Nisin hetimet për bombat
Nisin hetimet për bombat
Nisin hetimet për bombat
Prokuroria dhe policia kanë intensifikuar hetimet për ngjarjen në oborrin e ndërtesës së qeverisë. Për këtë rast ende nuk ka të arrestuar. Vesel Aruqi, personi i cili ka drejtuar protestën e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK’së, ka qenë i dënuar edhe më herët për veprën penale të krimit të organizuar dhe marrjes së haraçit
Nga Jeton Musliu & Selvije Bajrami
Kanë filluar hetimet në lidhje me hedhjen e mjeteve shpërthyese brenda oborrit të Qeverisë së Kosovës.
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar Policinë e Kosovës, që t’ia dorëzojë xhirimet nga kamerat e sigurimit të vendosura në objektet qeveritare.
“Këto xhirime ne i kemi kërkuar me qëllim të identifikimit sa më të saktë të personave që ne dyshojmë se kanë të bëjnë me hedhjen e dy granatave në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës”, thotë një zyrtar i lartë i prokurorisë për Express.
Në fakt, prokuroria dëshiron të ketë prova konkrete në lidhje me këtë rast, punë të cilën ata së bashku me policinë e kanë bërë gjatë ditës së premte.
Kjo çështje është marrë me shumë seriozitet nga organet e drejtësisë, pasi menjëherë pas rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurorët vendas dhe ata ndërkombëtarë.
Prokurorja e çështjes, Laura Pula së bashku me kolegen e saj nga misioni i EULEX-it, Emanuela Dukos, kanë shikuar vendin e ngjarjes, madje para se policia ta rrethojë zonën e rrezikshmërisë.
Në fillim me rastin ka nisur të merret Njësia e Krimeve të Rënda, por menjëherë gjatë ditës së enjte rasti i ka kaluar Njësisë së Hetimeve Regjionale.
Megjithëkëtë, personat të cilët kanë hedhur mjetet shpërthyese në protestën e së enjtes, e pranojnë hapur se janë të gatshëm t’i bartin pasojat për këtë veprim.
“Ajo ka qenë mënyrë e revoltës sonë, pasi nuk na janë përgjigjur në kërkesat tona. Menjëherë pas gjuajtjes së mjeteve shpërthyese kanë filluar lëvizjet e qeveritarëve. Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e kërkesave”, është shprehur një ditë më parë Vesel Aruqi për Express.
Veprimi i dhunshëm dhe deklarimi i tillë nga përfaqësuesi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UCK-së ka bërë që gjatë ditës së premte, për ndërtesat qeveritare, të kujdesen Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
“Nuk do të shtrihemi më në rrugë për të protestuar, por do t’i përdorim format tona, të cilat janë sekrete për momentin”, ka thënë Aruqi në deklarimin e tij të enjten për Express.
Por, duke u bazuar në deklarimet publike të Vesel Aruqit, në rast se prokuroria do nisë hetimet për të, atëherë kjo nuk do të jetë hera e parë që ky person do të përballet me drejtësinë.
Burime të Expressit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë sqarojnë se Aruqi ka pasur edhe më herët precedent të rëndë penal.
Në vitin 2006, ky person është akuzuar dhe dënuar për veprën e rëndë penale të krimit të organizuar dhe atë të marrjes së haraçit.
Ai është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngase kjo e fundit ka konstatuar se duke përdorur pozitën e tij gjatë luftës së fundit në vend, Vesel Aruqi ka kërkuar haraç.
Për këtë vepër penale ai është dënuar së bashku edhe me disa persona të tjerë, pasi është gjetur fajtor për detyrim të dhënies së haraçit nga disa pronarë të bizneseve të ndryshme.
Në shkresat e lëndës thuhet se Vesel Aruqi së bashku me persona të tjerë, përveç presionit psikik që u ka shkaktuar biznesmenëve të ndryshëm, ai ka arritur deri në atë pikë sa t’u kërkojë deri në 100 mijë euro haraç.
Për këto vepra penale ai ka mbajtur gjashtë muaj burg, ndërkohë që pjesën tjetër të dënimit prej disa muajsh e ka shlyer me kusht.
Nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, prokuror i kësaj çështjeje ka qenë Osman Mehmti, ndërkohë që nga Gjykata e Qarkut, gjyqtar ka qenë Mejdi Dehari.
Express ka bërë përpjekje të kontaktojë këta dy zyrtarë, megjithatë ka disa ditë që të dy ata ndodhen në pushim vjetor.
Pavarësisht paralajmërimeve për vazhdim të protestës nga drejtues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të ish UCK-së, gjatë tërë ditës së premte, organizime të tilla nuk ka pasur.
Ndërkohë, drejtuesit e tri shoqatave të dala nga lufta e UCK-së kanë pasur takim me zyrtarët qeveritarë, saktësisht me ata të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Jozyrtarisht Express ka mësuar se ligjet përkatëse për invalidët, familjet e dëshmorëve dhe veteranëve të UCK-së janë drejt finalizimit.
“Besohet e deri në shtator këto ligje do t’i dërgohen për miratim Kuvendit të Kosovës, kurse zbatimi i tyre të fillojë nga 1 janari i vitit tjetër”, thotë një zyrtar i lartë nga MPMS.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nisin hetimet për telefonatat e përgjuara
» Nisin hetimet kundër Haraqisë, Rugovës, Osmanit dhe Abrashit

» Nisin grevën 700 punëtorë të “Trepçës”, të pakënaqur me AKP-në
» Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi