Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDD: Po falet pasuria e Kosovës

Shko poshtë

LDD: Po falet pasuria e Kosovës Empty LDD: Po falet pasuria e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:25 pm

LDD: Po falet pasuria e Kosovës




LDD: Po falet pasuria e Kosovës Ldd_lulzim_zeneli-490x320-490x320


Nga Express

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 2 mijë MW, dhe dhënia me koncesion e minierës së Sibofcit për periudhen 40 vjeçare nuk mund të kuptohet ndryshe, përveç falje e pasurisë së Kosovës, deklaroi të shtunën Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Lulzim Zeneli.

Ai bëri këto komente në konferencën për gazetarë, ku edhe ka dhënë qëndrimet e partisë lidhur me vendimin e qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e termocentralit me kapacitet 2 mijë megavatesh për dhënien në koncesion të minierës së Sibofcit. Në emër të LDD-së, ai po ashtu LDD ka shprehur shqetësimin lidhur me veprimin e Komisionit Evropian për mos përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.

“Është një vendim që Lidhja Demokratike e Dardanisë e konsideron të dëmshëm, dëmton drejt për së drejti interesat e shtetit të Kosovës. Është për habi sjellja e qeverisë së Kosovës ndaj pasurive të Kosovës, ndaj një resursi që është konsideruar në interes strategjik për shtetin, na sjell para dilemave dhe pikëpyetjes së madhe, se deri ku mund të shkojnë këta njerëz”, tha ai.

Sipas tij, qeveria e Kosovës, jo vetëm në këtë rast që injoroi rekomandimet e ekspertëve, jo vetëm që ofendoi Kuvendin e Republikës së Kosovës si miratuese e strategjisë e zhvillimit të energjisë së Kosovës, por sjellja e kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës në këtë rast, ai tha se i bëjnë që të kuptojnë qartë se ata (ekzekutivi) udhëheqin nga parimet e interesave personale, apo individuale edhe atëherë kur goditet interesi i shtetit të Kosovës.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Zeneli tha se lënia anash është proces i dëmshëm, që duhet t’i adresohet dhe po i adresohet institucioneve të Kosovës vazhdimisht që fatkeqësisht nuk po e kuptojnë këtë.

Ai tha se është një porosi që ata duhet t’i hapin sytë dhe të shikojnë nga prizmi real se gjerat nuk shkojnë me këtë politikë ditore, ashtu siç i kanë projektuar ata vet.
“Politika e qeverisë aktuale po shndërron Kosovën në një karantinë që të gjithë do të ikin nga Kosova, kjo po e rrezikon perspektivën e vendit, po rrezikon të ardhmen e vendit dhe që është me e keqja, kjo po sjell në pikëpyetje edhe objektivat strategjike të Kosovës që i kemi për integrim euro-atlantik”, tha ai.

Nënkryetari i LDD-së tha se vendimi i Komisionit Evropian është komfor një politike jo-shtet formuese që po udhëheq Qeveria e Kosovës, një politikë anti kushtetuese dhe anti ligjore dhe demonstrativisht është një politikë që, sipas tij, bie ndesh drejtpërdrejt dhe i akordohet mungesës së vullnetit politik të institucioneve të Kosovës për të ndërtuar shtet ligjor e funksional dhe për të luftuar me vendosmëri krimin e organizuar dhe kontrabandën. (KosovaLive)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi