Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Publikimi i dështuar

Shko poshtë

Publikimi i dështuar Empty Publikimi i dështuar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:34 pm

Publikimi i dështuar


Publikimi i dështuar Fisnik_dobreci-bomba-qeveriakosoves0016-490x320

Dështon publikimi i një raporti të EULEX-it për gjendjen në polici, dogana dhe drejtësi. Shkas ishte mungesa e zyrtareve të qeverisë. Raporti ka 152 faqe, tregon anët e forta dhe të dobëta të këtyre tri shtyllave dhe jep 70 rekomandime.

Nga Jeton Musliu

Qeveria e Kosovës ia ka dështuar EULEX-it publikimin e një raporti, i cili flet për gjendjen në polici, dogana dhe drejtësi.

Ky raport është planifikuar të publikohet të enjten pasdite, pasi ministrat përkatës të qeverisë së vendit ta kishin këtë dokument disa orë më parë.

Por, takimi ndërmjet zyrtarëve të EULEX-it dhe ministrave kosovarë në orët e paradites ka dështuar nga mungesa e këtyre të fundit.

Për këtë arsye, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ia ka dërguar një letër sqaruese zyrtarëve të misionit të EULEX-it.

Ai ka shpjeguar arsyet e mungesës së ministrave të kabinetit qeveritar në pranimin e këtij raporti, i cili ka edhe shumë rekomandime.

“Nuk mund të them se cilat janë arsyet e dhëna, por kemi marrë kërkim falje nga zëvendëskryeministri”, thotë Christophe Lamfalussy, shef i Zyrës për Informim në misionin e EULEX-it.

Ndërkohë, kontakti me zyrtarët e qeverisë të enjten ka qenë i pamundur për të shpjeguar së cilat kanë qenë arsyet që i kanë shtyrë ata të bojkotojnë këtë takim.

Sa i përket përmbajtjes së raportit, burime të Expressit sqarojnë se dokumenti është i përbërë prej 152 faqeve.

Në të janë të përfshira gjashtë muaj mbikëqyrjeje të 400 monitoruesve të ndryshëm, të cilët kanë kontrolluar punën e sistemit të drejtësisë, policisë dhe të doganave.

Ky dokument përmbledh pikat më të dobëta dhe më të forta që kanë këto sisteme, duke përfshirë edhe dhënien e 70 rekomandimeve të ndryshme.

“Ka pjesë ku flitet për policinë, ku njëra ndër pikat më të dobëta të saj është koordinimi”, thotë burimi i gazetës.

Sipas tij, ky raport jep edhe këshilla profesionale se çfarë duhet bërë ndërkohë që monitoruesit kanë dhënë edhe detaje të disa rasteve.

Tash pas kësaj shtyrjeje që i është bërë publikimit të këtij raporti, ende nuk dihet se kur ky dokument do të jetë i gatshëm për publik.

“Nuk mund të themi se kur do të mbahet ndonjë konferencë për këtë raport, por dua të them se kjo është një punë gjashtë muajsh e monitoruesve”, thotë Christophe Lamfalussy, shef për informim në EULEX.

Përndryshe, ky dokument i cili tash nuk dihet e kur do të publikohet, titullohet “Raporti i EULEX-it mbi programet” dhe është vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i anëve të forta dhe atyre të dobëta të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë që nga fillimi i misionit evropian në dhjetor të vitit të kaluar.

Monitorues të EULEX-it janë vendosur nëpër gjykata, stacione policore, shërbime korrektuese dhe zyra doganore të Kosovës, të cilët në bashkëpunim me kolegët e tyre vendorë gjatë muajve të fundit kanë kryer më shumë se 2 mijë e 500 vlerësime.

Ndërkohë, në prezantimin e këtij raporti ishte planifikuar të merrnin pjesë edhe zëvendësshefi i misionit, Roy Reeve dhe shefi i zyrës për programe në EULEX, Alessio Zuccarini.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi