Kacafyten në Kuvend, për ‘fajin’ e RTK-së!
Faqja 1 e 1

Shqipe Osmani, Bota Sot
Pozita dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën
Pozita dhe opozita edhe njëherë janë “kacafyten” në mes vete, kësaj radhe për “fajin” e RTK-së. Për mungesë kuorumi nuk formohet komisioni ad-hock për RTK-në.
“Ministri i ministrave”
Gani Geci, deputet nga radhët e LDD tha se ka shkelje flagrante në RTK dhe kjo nuk mund të mohohet. Ai nuk e ka hedhur poshtë asnjë opinion të deputetëve se në RTK ka ndërhyrje politike, por përkundrazi RTK-ja diktohet nga “ministri i ministrave”, që sipas tij, është Kadri Veseli. Sipas tij prolongimi i zgjedhjes së Bordit të RTK-së po bëhet me qëllim deri pas zgjedhjeve lokale, mbase drejtorët pa mandat janë të gatshëm të lëpijnë sahanët atyre që janë në pushtet.
Edhe AAK e përzier
Pas fjalës së deputetes Kada ndërhynë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili me një dozë nervoze ka reaguar ndaj fjalës së deputetes Kada. ”Nuk po e mohoj faktin se politika është e përzierë në RTK, por edhe AAK-ja është e përzierë në RTK. AAK-ja e ka krijuar këtë gjendje në RTK, hiq më pak faj nuk keni as ju, edhe ju kur keni qenë pushtet i keni bërë gjitha të zezat”, tha Krasniqi.
Kuvendi i Kosovës në seancën e së hënës ka vazhduar me rendin e ditës nga seanca e së premtes ku është debatuar për gjendjen aktuale në Radiotelevizionin e Kosovës. Debati për RTK-në është përshkruar me tensione të deputetëve, duke vënë në pah kështu shkeljet flagrante ligjore që janë bërë brenda këtij institucioni të vetëm publik informues, mbase nuk janë lënë anash edhe kritikat e shumta të deputetëve për ndikimin e politikës në këtë institucion. Deputeti nga radhët e LDK-së Arsim Rexhepi, fillimisht paraqiti konstatimet e dala nga shqyrtimi i raporteve financiare të RTK-së për vitin 2007 dhe 2008 të bërë nga komisionet përkatëse kuvendare e që nuk kanë dhënë një pasqyrë të këndshme të funksionimit dhe menaxhimit të këtij institucioni të vetëm publik në Republikën e Kosovës.
RTK shkel ligjin e prokurimit
“Të mbështetur në dy raportet financiare të RTK-së, komisionet kuvendare kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit të prokurimit dhe ligjit për RTK-në. RTK-ja posedon me gjashtë llogari bankare e që është një shkelje e Ligjit për Financat Publike”, është shprehur Rexhepi.. Ai para ligjvënëseve paraqiti edhe shkeljet tjera flagrante në mediumin e vetëm publik RTK-së, duke theksuar kështu se menaxhmenti i këtij institucioni ka punësuar 240 individë mbi të ashtuquajturën kontratë mbi vepër dhe që mandati i këtyre të punësuarve në këtë formë është vazhduar për një vit, e që bie në kundërshtim me ligjin për RTK-në ku përkufizohet në tre muaj mandati i tyre. Po sipas raporteve të komisioneve kuvendare, RTK-ja ka bërë shkelje ligjore edhe me rastin e lidhjes së marrëveshjes me Universitetin e AAB-së për shkollimin e kuadrove profesionale, e që me këtë është shkelur Ligji për RTK-në. “Ky televizion është shndërruar në televizion të korruptuar. Ky televizion paraqet rrezik për shtetin dhe demokracinë”, tha ai. Duke e përmbyllur debatin e tij për shkeljet e rënda në RTK, deputeti Rexhepi kërkoi nga Kuvendi shkarkimin urgjent të drejtorit të RTK-së Agim Zatriqi, formimin e Komisionit Ad Hoc për hetime kuvendare në RTK, si dhe shpalljen e konkursit të ri për anëtar të Komisionit përzgjedhës të anëtarëve të Bordit të RTK-së. Pas kërkesave të parashtruara nga deputeti Rexhepi, një ndërhyrje të shkurtër e bëri kryekuvendari Jakup Krasniqi, i cili tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka mandat të bëjë shkarkimin e drejtorit, ndërkohë që kërkesën për hetime e vlerëson të arsyeshme. “Kërkesa për hetime, është e arsyeshme, kurse tjerat kërkesa nuk janë në përgjegjësin e Kuvendit”, tha Krasniqi. Sipas tij e vetmja kërkesë që duhet të mbështet është krijimi i komisionit hetimor.
Ndërkohë shefi i Grupit Kuvendar të PDK-së Ramë Buja i dha mbështetje kërkesës së 44 deputetëve për formimin e Komisionit Ad Hoc për hetime në RTK, por kërkesat i quan jo kushtetuese.
Lutfi Haziri, shef i GK-së të LDK-së nuk është marrë me shkeljet financiare të gjetura tek raportet e RTK-së, por ai më shumë është koncentruar tek shkeljet që po i bënë kuvendi në raport me krijimin e Bordit të RTK-së. “Ne jemi vonuar me themelimin e Bordit, ndërhyrjet në menaxhment, në politikat redaktuese do të shtrembëronin rolin tonë legjislativ. Ne duhet të merremi me themelimin e Bordit të RTK, kjo është përgjegjësia jonë si kuvend”, tha Haziri.
Sistemi i instaluar në RTK, monist
Më e ashpër në debat ishte deputetja e AAK-së Dionika Kada, e cila tha se RTK-ja nga një televizion publik me ndërhyrje të shumta të politikës po kalon në një televizion privat, televizion të kryeministrit Thaçi. Ajo ftoj kuvendin të themeloj bordin sa me shpejt. Ajo e quan monist sistemin e tashëm të instaluar në RTK, duke e krahasuar këtë sistem me atë të viteve të 90 kur në televizionin shqip kishte ndërhyrë policia serbe. Gjatë fjalës së deputetes Kada është ndërprerë edhe transmetimi direkt i RTK-së. Pas fjalës së deputetes Kada ndërhynë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili me një dozë nervoze ka reaguar ndaj fjalës së deputetes Kada. ”Nuk po e mohoj faktin se politika është e përzierë në RTK, por edhe AAK-ja është e përzierë në RTK. AAK-ja e ka krijuar këtë gjendje në RTK, hiq më pak faj nuk keni as ju, edhe ju kur keni qenë pushtet i keni bërë gjitha të zezat”, tha Krasniqi.
Kritika dha edhe Esat Brajshori nga radhët e AKR-së, duke thënë se një pjesë të përgjegjësisë për gjendjen në RKT e ka edhe Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi nuk është “fajtor”
Xhavit Halit, anëtar i kryesisë së Kuvendit vlerëson të arsyeshëm debatin për gjendjen në RTK, por ai tha se përgjegjësia e Kuvendit është vetëm të zgjedh Bordin e RTK-së dhe të përcaktojë detyrat dhe obligimet e atij bordi duke i inkorporuar ato rregulla në ligjin për RTK. Sipas tij Kuvendi nuk ka obligim ligjorë të hetojë RTK-në për shkelje financiare. Ibrahim Makolli, vlerësoi se monitorimi i punës së RTK-së është përgjegjësi e Këshillit të Përkohshëm për Media e jo e Kuvendit. Sipas tij Kuvendi është përgjegjës për ta mbrojtur këtë institucion publik dhe të ndikojë për mos ndërhyrjen në politikën redaktoriale. Pas shumë përplasjesh në Kuvend për hetim në RTK, disa nga deputetët kanë tërhequr nënshkrimet e tyre për formimin e Komisionit AD Hoc për hetim në RTK, ndërkohë që opozita nuk është pajtuar me këtë tërheqje dhe demonstrativisht kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kuvendi ndërprenë punimet për mungesë korumi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pacolli: Unë jam duke e paguar fajin e të tjerëve
» Berisha: Pas zgjedhjeve Rama do të thotë, fajin e ka populli
» Enciklopedia problemATIKE.SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritëse
» VV dështon për debat në Kuvend
» Engjëll Koliqi: Në kuvend

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi