Petraq Kote: … emri im është puthje
Faqja 1 e 1
Petraq Kote: … emri im është puthje
… emri im është puthje
Shënime kritike pë librin poetik “ Mbretëresha është gjallë “ të poetit Sabit Idrizi
Shkruar nga Petraq Kote ©
Çdo natë kur akrepat lenë orën 00 : 00 : 00, e hedhin kapërxyellin për të numëruar sekondat e ditës së re, rrallë më ndodh të jemë me letërsi të huaja. Jam me letërsinë shqiptare të Kosovës. Me miqtë e mi më të mirë e më të sinqertë dhe më vërtetëthënës. Më eruditët dhe më shpirtërorët. Jam me Rexhep Qosjen, Agim Vincën, Adem Gashin, Agim Devën, Faik Shkodren, Ejup Idrizin, Fahredin Gungën, Ali Podrimjen, Begzad Baliun, Shefkije Osmanin, Buzhalën, Çapriqin, Din Mehmetin, Sabit Idrizin, Sali Bashotën, Miftar Kurtin, Riza Hazirin, Ramadan Mehmetin, Anife Kurtin, Jusuf Gërvallën, Adem Zejnullahun, Enver Gjergjekun, Gani Baliun, Isa Sejdiun, Anton Pashkun, Lumnie Thaçin, Fazli Hajrizin, Gani Baliun, Valdet Ukën, Brikenë Cerajën, Sherif Çitakun, Albulenë Kërleshin, Nora Perkazin, Mexhid Mehmetin, Dajtinë Dërgutin, Riza Greiçevcin, Haxhi Vokshin, Latif Berishën etj, etj. Qetësia mbretëron aso kohe. Tek - tuk prej largu vjen ndonjë këngë gjeli. Fieri i mbi njëqindë mijë banorëve i ka fshatrat pothuaj ngjitur me vijën e verdhë. Edhe qentë e lagjes nuk lehin më. Vetëm bulkthi dhe ndonjë zog Gjon ose Gjin që thërret vëllanë ( njëri nuk dëgjon, tjetri nuk shikon, pasojë mallkimi prindërish ) më shoqëron ndër rreshta. Dhe pse e dua në absolutitet qetësinë, këto shoqëri tingëllore i dua.
Në dimër është ndryshe. Kam erën shoqëruese. “ Erën që s’vjen erë. “ Kam dhe shiun që troket xhamat e s’lodhet kurrë. Kam dhe vetëtimat që shpojnë çdo skutë, herë me gjëmima shoqëruar e herë pa gjëmima.
… kur e krahasova lulen me gjarpërin
Më thane shpjegohu se të vretë kënga
U thashë se gjarpëri kafshon nga dashuria…
( Krahasim i shëmtuar )
Para këtyre verseve të bukur tejet mendësor, poeti i dhimbjes mitrovicare kishte shkruar:
M’kërkoni në diej
Më gjeni në ballë
Poezia
mbretëresha e arteve është gjallë.
A mund të shijohen në krisma fjalësh, pushkësh këto copra shpirti shqiptar, që erdhën dyzuar në rreshta nga lufta çlirimtare e një populli 600 vjet shtypur, pesëqindë prej otomanëve dhe njëqindë prej sllavëve? Sigurisht që jo. Mjaft u shurdhua gjuha dhe letërsia shqiptare e Kosovës.
Po, Sabit, gjallë është mbretëria e shpirtit tënd i dashur poet i Cerajës, i nderuar nip i Jakupit dhe Ejupit, kushëri i Brikënës. Armatar flakërues. Po, në glabelë të kemi dhe jemi krenar për këtë pasje.
Kështu pra çelet libri poetik “ Mbretëresha është Gjallë “ i poetit të shpirtit të luftës së fundit të Ballkanit, Sabit Idrizi. Libër, thjesht i bukur. Larg demonizmave, larg letrarizmave, larg erës së barutrave…Ja pse. Sepse Sabiti e di që tashmë është poet, poet i klasit të parë. I vlershëm shoqërisht. I pa kufij. Ballkanas, europian.
… luginës së Ibrit zhdirgjem ngadalë me Migjenin
Duke kafshuar mushkritë tona të thithura.
Atij një çerek shekulli i rëndon mbi supe
Mua mezi më mbajnë këmbët nga pesha e fundshekullit ( fundluftës )…
( Pesha e fundshekullit )
Dhe
… me ç’emër ta pagëzojmë vdekjen
Kur të godet çdo kohë e pa kohë?
Këto poezi thyesë, ku emëruesi është më i madh se numëruesi, janë jeta jonë shqiptare, fatkeqësisht ende dhe pse këtej ka “ fituar “ demokracia dhe andej “ pavarësia “. Faktori shqiptarë i coptuar, akoma nuk ka zë, nuk ka fizik, nuk ka faktorizëm. Për hegjemoni nuk bëhet fjalë fare. Dhe pse trojet shqiptare bënë dy shtete dhe tre draftshtetet e tjera gëlojnë, Europa nuk i pranon në gjirin e saj. Shqiptarët u mërzitën me këtë nënë të keqe e cila merr në sisë fëmijën kriminel Serbinë dhe le jashtë shtëpie fëmijën viktimë. Deri kur? Ndaj dhe poeti Idrizi pyet:
… me ç’emër do ta pagëzojmë vdekjen?
Unë e kam parë vdekjen në projekt mbi urën e Ibrit. Kam parë dhe jetën e shpërfillur në rrjedhën e tij. E ruanin ushtarët francezë. Dhe kur unë doja ta celuloja, ata ia mbyllën sytë aparatit fotografik. “ Pa sy, Kamy! “ klitha unë. Para klithmës sime ishte poeti Sabit Idrizi dhe pas klithmës poeti tjetër Agim Vinca. Tre klithma mbante me pushkë në ballë Ura e Ibrit, pushkët ishin franceze…
“ Apo lumi! “ shkruan Podrimja dhe shqiptarët e shkretë rrjedhin “ all the albanian rivers, ruan “. Rrjedhin fizikishtë, rrjedhin shpirtërishtë, rrjedhin mendërishtë, rrjedhin poetikishtë.
… u lindëm binjak
A unë të polla, varr?!
( varri )
Është populli i vetëm në botë që raporti lindje vdekje ka qënë binjak. Me çdo lindje është pjellë edhe një varr. Populli më i lindur dhe populli më i vdekur njëkohësisht! Poezia Idriziane e di këtë fat - gjëmë, e di edhe poetika europiane, estetika, eseistika, albanologjika.
Dikur i kushtoja një poezi mikut tim të shquar, të diturit të Kosovës, prof. as Begzad Baliu me titullin “ Kohezion “, pse i kishte kushtuar një studim brilant një përfaqësuesi europian brilant të kësaj dije e një kohe albanolog :
… kush thotë se na përkundin djepet ne shqiptarëve?!
Me djepe pimë vuajtje.
Në varre na përkundin nënat.
… pasi varrosen rriten shqiptarët.
Paradoksi është lënda koncept e këtij libri të pa buj. Mbi këto limane qëndron e cimuar poezia e Sabit Idrizit. Vijnë e ikin, ikin e vijnë vizitorë, kalimtarë, rastëtarë, të butë, të mirë, të egër, kryeneç por mrekullohen.
… në mëlçinë e zezë të Prometeut të lidhur
ethshëm kafshojmë unë dhe korbi i zi.
( Unë dhe korbi “
Sabit Idrizi është poet surrealist dhe shpesh herë hermetik. Ai ka poezi të zgjuar. Vargu modern dhe i skalitur e bënë atë edhe më të respektuar në bashkësinë e poetëve, kritikëve dhe lexuesve të thjeshtë. I gjithë arsenali i figuracionit gjendet në të. Duket sikur vargjet e poezive të këtij libri e kanë ndalur kohën. Kanë ndalur njerëzinë, diellin, hënën, shiun, lumin, detin. Oh, jo. Metamorfoza e çastit është larmia e këmbimit pamor e ndjesor të kësaj vepre letrare moderne. Bashkohorësia stilistike e ngjeshur në tipologjinë e poetikës së Sabit Idrizit, përshkon të gjitha poezitë e këtij libri, pamvarësisht se kujt rryme a ndërtimi i përkasin. Kjo pasuri e madhe leksikore sinonimike dhe e drejtpërdrejtë e ngjit poetin Idrizi në hierarkinë e respektit akademik shqiptar.
Këtë herë poeti Sabit Idrizi është edhe Niçean.
… nganjëherë më vjen me ia ngjit edhe Diellit
E me e përplas diku matanë qiellit…
( revoltë )
Pastaj bëhet Fromm:
… me ëndrrën time të etur
Për shumëçka
Gërmova në rrashtën e një kohe…
( Kotësi )
E më pastaj bëhet Schopenhauer:
… në fund të çantës së krahut,
Bart pamjen e vet të rreme…
( Gruaja )
Ky është trageti poetik i Sabit Idrizit. Janë të gjithë të hipur mbi ‘të. Edhe ti që nuk ke hipur. Është ndërtuar në Mitrovicën shqiptare, mbi lumin Ibër. Ka fragmente udhe të kundërt me rrjedhat, ky lumë. Dhe trageti, ka bashin kiç e kiçin bash. Ecën dhe për së gjëri ose paradoksialisht. Ç’lidhje ka lundrimi me stuhitë?! Po të mos kishte stuhi, furtunale, tajfune nuk do të kishte marinarë.
… emri im është puthje.
Deklaron me shpirt poeti në poezinë “ Më thirr në emër! “. Ndryshe nga poetët që erdhën nga lufta e dytë botërore, poetët e luftës së Kosovës janë modern dhe të prerë ndaj ngjarjeve. Ata nuk e vazhduan luftën në poezi edhe pas luftës. Pas lufta gjithmonë është ndryshe nga lufta. Këtu pati poetë që poezitë i kthyen në automatikë dhe pushaktuan lirinë e poezisë së të tjerëve. Ishin thjesht bejtexhinj pjesa dërrmuese e tyre dhe pa kurrëfarë vlere estetike. Ata prodhuan letërsi - element lufte civile. Shumë dramacitete të dhimbëshme ngjanë këtu atëhere. Kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Sejfullah Maleshova, “ u pushkatua “ dhe u varros për tridhjetë vjet në Fier. Petro Markos iu gjakos vepra letrare dhe të mos ishte Mehmet Shehu ai do të ishte pushkatuar, siç e pësoi me burg Mitrush Kuteli, Vinçenc Prenushi, Bernardin Palaj, Mustafa Greblleshi, Kasëm Trebeshina, Visar Zhiti, Miho Gjini etj. Ernest Koliqi, Bilal Xhaferri dhe Arshi Pipa u arratisën që shpëtuan, Blloshmi, Leka, Xhagjika u dënuan me vdekje. Shumë përkthyes të talentuar si Jusuf Vrioni, Pashko Gjeçi, Gjon Shllaku etj., u dergjën burgjeve. “ Teutoni me flokë të verdha ‘ lirikbërësi magjik i shqipes, Lasgush Poradeci “ u harrua “, demoni i “ Hakrrim “ Ali Asllani u la më njanë. Po të ishte gjallë Konica me Migjenin ishte i sigurt gjaktrimi i tyre.
E pra, kësaj binjakngjarje i shpëtoi letërsia shqipe e Kosovës, ndaj dhe poetët kosovarë në zërin e Sabit Idrizit sinqerojnë: “ emri im është puthje “

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Petraq Kote:Dimali i Ri i letërsisë shqiptare
» Petraq Kote:GJAKMERRËSI
» Petraq Kote: Një dashuri e vazhduar
» Petraq Kote:Shënime “ Darka e Gabuar “ e Kadaresë
» Petraq Kote:Trenul ce fuge de durere

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi