Mërgim Korça: Engjëlli ''Kristo Frashëri'' dhe Satanai i vonuar
Faqja 1 e 1
Mërgim Korça: Engjëlli ''Kristo Frashëri'' dhe Satanai i vonuar
ENGJËLLI “KRISTO FRASHËRI” DHE SATANÁI I VONUAR
Mërgim Korça : Polemik’ e fundit me “Të përzgjedhurin e Satanáit”.
Dëgjomë o profesor Kristua, kam lexuar shumë shkrime prej teje po si ky i fundit, ku e ke sqaruar Mërgim Korçën si edhe shokët e tij, nuk kisha par’e as dëgjuar ! Më të lumtë penda, ose më saktë ... ajo mëndje e ndritur q’e drejtoi pendën tënde. Po, po, ai truri yt i veçant’e i betontë pa ashtu, si i thoni ju, cir-con-volu-cio-ne mbase, por beton i sheshtë safí !
Tek e lexoja shkrimin tënd të përfytyroja ashtu siç je, babaxhan, me atë fytyrë prej ëngjëlli edhe atë buzëqeshjen tënde të sinqertë thuajse prej të mituri, tek e gozhdoje Mërgim Korçën që pas gjashtëdhjetë vitesh akoma nuk e ka gjetur një dëshmitar rreth mallkimit që të paska bërë jot’ëmë ! E di, e di se çdo të më thuash ... se u lëkunde shumë derisa e vure këtë pohim se mbase i vete mëndja njeriu e thotë ... “po ç’ne që 60 vite të shkuara z.Mërgim Korça të jetë interesuar të gjejë bashkëdëshmitarë të asaj ndodhíje ... ai tani, vitet e fundit, qëkur t’a shikon fytyrën tënde të sinqertë e bindëse në intervista televizive që shikohen edhe në Sh.B.A., ka filluar edhe interesohet për atë ngjarje ! Besomë mua o profesor, asnjeriu nuk i vete mëndja kësisoji, kushdo ty të beson. Ti i imponohesh cilitdo !
Mjaft të shikosh se si ti, me një mjeshtërí të veçantë, duke i thënë botës se z.Mërgim Korça nuk sjell asnjë fakt lidhur me Gjyqin Special, jo që e bind lexuesin, por duke i bërë edhe një paraqitje elegante e mbushur me sofizma lidhur me krahasimin mes procedurave juridike komuniste dhe atyre demokratike jo që e nxjerr M.Korçën të mbarsur me mentalitetin e procedurës komuniste akoma sot, në një kohë që lexuesi ty automatikisht të radhit me pararojën demokrate ! Ja, kjo mjeshtërija jote e pashëmbulltë ! Të lumtë ! Ku ke të drejtë e ke. Unë në fakt u entuziazmova edhe tek lexoja kur e vije me shpatulla pas muri atë klysh kolaboracionisti e tradhëtari tek i a përplas dyshimin rreth broçkullave që i paska pasë thënë i ati Kadri Hazbiut : “Këto i paska thënë Xhevat Korça në mars apo në prill të vitit 1945 Kadriut, kur Enver Hoxha ende nuk ishte bërë diktator (!)... As nuk na njofton se kush i a ka thënë atij bisedën midis Kadri Hazbiut dhe Xhevat Korçës.” Mirëpo kur e lexova së dyti, tamam që u tërbova e ti e di se çdo të thotë inat Satanái ! Po si e bëre këtë gafë more profesor i nderuar ? Takimi me Kadri Hazbinë qé ditët e para të grevës urisë Xhevat Korçës, (e ajo nuk ish si grevat që bëjnë tani në Shqipëri), që përfundoi me vdekjen e tij. E ajo daton vitin 1959 more i uruar Kristo ! Le që ai i kishte cilësuar edhe ata q’e dëshmuan bisedën. Ktheju e lexoje shkrimin e M.Korçës ! Nuk të lejohet ty të gabosh kësisoji, pikërisht ti që di të shfytyrosh faktet thuajse si unë vetë ! Lere, nuk duhej kurrsesi t’a kishe bërë atë gafë. E kupton ti që edhe vetë proces-verbali i gjyqit ata dëshmitarët, (që ti i quan të vdekur, i sjell të gjallë), sot ! Pa le ai dokumenti i gjeneral Dalmazzo-s që M.Korça t’a tregon edhe pozicioin në arkiv. Këtu ke shkarë ti edhe unë bashkë me ty.
Që t’a mësosh se unë nuk rrëmbehem, po të tregoj nga ana tjetër se sa jam entuziazmuar tek e thua troç kur i drejtohesh M.Korçës “... ç’qëndrim mbajti Xhevat Korça kur u parashtrua për ekzekutim dënimi me vdekje i Hamit Shijakut, Hamdi Mëzezit, Nikolla Tupes, etj., etj. ... Nëse nuk ishte dakord me dënimin e tyre me varje, përse nuk kundërshtoi, madje përse nuk dha dorëheqjen ? ... Q.Stafa, J. Misja, P.Rexhepi dhanë jetën në luftë me milicët fashistë të Mustafa Krujës dhe të Xhevat Korçës, të Hasan Dostit dhe të Mark Gjonmarkajt”. Ta them sinqerisht, je madhështor ! Im bir të kishe qenë nuk do të manovroje më djallëzisht ! Doemos mua nuk ma hedh dot, por unë të vlerësoj në djallëzinë tënde të cilën e kuptoj dhe e njoh si xhepat e mij ! Shiko pse të vlerësoj o mëndje e ndritur djallëzore. Mustafa Kruja, Xhevat Korça si edhe Mark Gjonmarkaj nuk e dhanë dorëheqjen, (ndonëse, të thuash të vërtetën, vendimet gjyqësore nuk kalojnë në qeveri, po kjo as i vete njeriu në mëndje kur ka të bëjë me pohim tëndin që imponohesh me autoritetin tënd shkencor). E me që u konformuan me atë vendim, ti automatikisht u vendos vulën si kolaboracionistë tradhëtarë ! Bukur fort. Ngelet problemi i Hasan Dostit edhe Jup Kazazit. Jupin ti e kalon pa e zënë në gojë. Tamam mjeshtrí nga ana e jote. Mirëpo Hasan Dosti me gjithë Jup Kazazin, që të dy ministra në qeverinë Kruja, e dhanë dorëheqjen. E këtu rritet në kulm së rishmi mjeshtërija e jote se këtë fakt kush e di ? E di ti me shokët historianë, po ju jo që e kini lënë në harresë e nuk e kini zënë në gojë në asnjerin prej teksteve historike të hartuara nga ju, por Hasan Dostit edhe Jup Kazazit që atëhere i a kini vënë vulën e tradhëtisë e doemos edhe sot e kësaj dite ti një vulë edhe Hasanin dëng në thes me M.Krujën, Xh.Korçën edhe Mark Gjonmarkajn ! Po për Jup Kazazin i vete njeriu mëndja të pyesë se ç’u bë ? Asnjeriu, ndonëse ti e di se partija ku militoje edhe ti, plumbin ballit i a dha Jupit ndonëse e dha dorëheqjen me Hasan Dosin në shënjë proteste ! Je i madh Kristo. Shkurt fjala, je historian djallëzor i madh !
Sa i takon gjyqeve ku ka dëshmuar jot’ëmë, prap ke shkarë. Zbardhi. M.Korçës i thua se nuk ka sjellë fakte, (kur ai ka sjellë), për gjyqin Special, kurse ti vetëm një pohim të përgjithshëm ... e hidhesh matanë.
T’a mbyllim edhe këtë vlerësim timin të sotëm, o profesor duke të treguar një sekret timin, sekret të thellë. E di se cila qe pika q’e mbushi kupën që të të vija gishtin ty si të përzgjedhurin tim ? Ja ai, ai Mërgim Korça. Po, po, se qe ai rrugaç*, siç e quan ti me plot edukatë familjare, intelektuale si edhe formacion etike shoqërore që, pavarësisht se ti i a veshe dyshimin lexuesve se ai nuk ka sjellë jo fakte, por asnjë fakt ndaj atyre që thotë për të të kundërshtuar ty, por un’e lexova me vëmëndje se ç’ka pohuar e ndritura mëndja jote në faqen 240 të librit Historia e Shqipërisë (botim i vitit 1984) : “Lëvizja kundra fesë ishte një lëvizje që për nga karakteri, përpjesëtimet dhe rezultatet konkrete nuk e ka njohur historia botërore ... Fetë në vëndin tonë e kanë pasë lidhur fatin e tyre me atë të pushtuesve të huaj ... Feja dhe shërbëtorët e saj dolën para gjyqit të historisë e të popullit ”. Ja, ai rrugaçi e bir tradhëtari qé që e solli punën t’a përqëndroja mëndjen tek ti si të përzgjedhurin (beniamin) timin ! Pa le kur lexova atë tjetrën se ç’ke shkruar ti, e zezë mbi të bardhë, në faqen 174 : “Me formimin e P.K.Sh. populli ynë kishte, për herë të parë në historinë e tij, një udhëheqje besnike e të sigurtë të luftonte deri në fund për mbrojtjen e interesave të tij”. Ose në faqe 197 : “P.K.Sh. i siguroi popullit aleatë të shumtë e të fuqishëm. Ajo e edukoi popullin shqiptar me frymën e internacionalizmit proletar, të miqësisë e të vëllazërimit me të gjithë popujt e në radhë të parë me popullin sovjetik”. ... “Gjatë vitit 1946 u zbuluan komplotet e grupeve të fshehta politike të organizuara nga misionet angleze dhe amerikane. Qëllimi i tyre ishte përmbysja e pushtetit popullor me ndihmën e ndërhyrjes ushtarake anglo – amerikane ... Siç vërtetoi gjyqi i deputetëve fijet e komplotit të tyre çonin gjithashtu te misionet anglo- amerikane”.
Tashti doemos të lind e drejta ty, o profesor shum’i nderuar, të më pyesësh se si me kaq pak informacion e informacion të marrë nga një rrugaç, që ti gjithë etiket’e mirësjellje e ke cilësuar M.Korçën, unë nxjerr përfundime të themelta sa për të marr’edhe një vendim me kaq rëndësi për mua si edhe sektorin që drejtoj. Po, miku im i dashur, por duhet të dish se unë e kam edhe një vetí që pak kush e ka, atë të nxjerrjes përfundimeve me bashkëshoqërim informacionesh, (ndonëse edhe ti, mos kujto se je më pak djallëzor se unë kur kapesh pas maje degësh e veç kur bën përgjithësime të gënjeshtërta e bombastike). Shiko si e kam nxjerrë unë përfundimin se ti, me karakterin tënd, je tipi aktualisht më i përshtatshëm t’a kesh nderin të jesh i përzgjedhuri im. Gjatë gjithë periudhës diktaturës, me një 250 lekësh, e shpëtove veten nga terrori komunist i Enver Hoxhës. Mos ma moho, së paku mua, se e kam intervistën kur e ke pohuar se me të, (250 lekëshin), bleve një “tutius” me të cilin e kyçe gojën. Dakord. Mund t’a dijnë edhe të tjerë këtë gjë po ... nuk u bën përshtypje se edhe ata e patën kyçur gojën. Po çfar tjetër shoh unë tek qëndrimi yt, i cili t’a jep të drejtën me plot gojën që të shkëlqesh e të shquhesh në syt’e mij prej Satanái e që të tjerët nuk e shquajnë dot ? Ti nga njera anë i a vure kyçin gojës, por nga ana tjetër shkrove e shkrove, (ato që ai rrugaçi e bir tradhëtari Mërgim Korça i quan fakte kurse ti me plot të drejtë thua se ai nuk paraqit asnjë fakt), e kësisoji unë tek ti vlerësoj tri cilësi tuajat themelore :
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mërgim Korça: Rreth akuzave që më drejton z. Kristo Frashëri...
» Kristo Frashëri: Ledi Shamku dhe “Formula e Pagëzimit”
» Kristo Frashëri: Jo Ivan Kastrioti, por Gjon Kastrioti!
» Kristo Frashëri: A duhet dënuar Skënderbeu se u përdor nga Enveri?
» Kristo Frashëri:Skënderbeu, hakmarrës apo kampion i luftës çlirimtare
» Kristo Frashëri: Ledi Shamku dhe “Formula e Pagëzimit”
» Kristo Frashëri: Jo Ivan Kastrioti, por Gjon Kastrioti!
» Kristo Frashëri: A duhet dënuar Skënderbeu se u përdor nga Enveri?
» Kristo Frashëri:Skënderbeu, hakmarrës apo kampion i luftës çlirimtare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi