Ekskluzive: Intervistë e Alfred Papuçiut me Prof. Dr. Isuf Kalon (I)
Faqja 1 e 1

Atdheu ynë është Europa
Nga Alfred Papuçiu
Kisha disa muaj pa e takuar profesor doktor Isuf Kalon. E kam njohur qysh në vitet 90-të kur ai punoi pranë klinikës së mikut tonë të përbashkët, Prof. Dr. Jean-Philippe Assal (Zhan Filip Asal) për 6 muaj rresht dhe në fund u largua, duke marrë me vete pajisje për klinikën e diabetologjisë në Tiranë. Ishte një dhuratë e profesor Asalit dhe e Spitalit Kantonal Universitar të Gjenevës. Pastaj gjatë viteve e kam takuar shpesh herë Isufin, i cili “ i mban miqtë pranë vetes”. Kemi bashkëpunuar disa herë bashkërisht dhe së fundi për librin e Prof. Zhan Filipit dhe psikologes së nderuar, ish kolege për disa muaj e imja, me titull “Vetëedukimi i pacientëve me sëmundje kronike”. Një botim tepër domethënës që i nderuari Isuf Kalo e redaktoi me tepër profesionalizëm, pas përkthimit tim dhe që e përmend edhe në librin e tij të ri “Mes ëndrrës europiane dhe realitetit shqiptar”. Një libër voluminoz prej 510 faqesh, ky i fundit, por që lexohet me një frymë për problemet që trajton, sidomos për shëndetësinë, por edhe për të shkruarit thjesht, pa artifica dhe me një gjuhë të kulluar shqipe. Jemi ulur në verandën e apartamentit madhështor të së bijës, Entela. Bashkë me ne, pranë është edhe bashkëshortja e tij Desi, të cilës ai ja ka dedikuar librin e fundit të lartpërmendur: “Desit, shoqes time të jetës. Pa mirëkuptimin, mbështetjen dhe hapësirat, që ajo m’i dhuroi; këtë libër nuk do ta kisha shkruar dot”. Desi është tepër modeste dhe thotë se unë nuk e meritoj një dedikim të tillë. Është veterane e Bibliotekës sonë kombëtare. Ajo mban pranë vetes vajzat e Entelës, Athenën dhe Deboranë, që herë pas here, gjatë rregjistrimit tim, në kasetofon, të bisedës me prof. Isufin, dëgjohen edhe zërat e tyre fëminorë.
Isuf Kalo |
Më 27 korrik 2009 në takimin tonë të përbashkët në Lozanë, ai më dhuroi librin “Mes ëndrrës europiane dhe realitetit shqiptar” me shënimin: “Alfredit, me mirënjohje për bashkëpunimin tonë prej vitesh. Miqësisht. Isufi”.
Duke marrë shkas nga ky libër tepër domethënës dhe udhërrëfyes për shëndetësinë shqiptare, mendova që të realizoj për ju të dashur lexues të “Zemrës shqiptare” një intervistë ekskluzive që besoj se stafi i saj dhe drejtori i përkushtuar Gëzim Marku, edhe kësaj here si gjithmonë, do ta japin të plotë.
Libri përmban ndër të tjera parathënien e Akademikut Besim Elezi, i cili ndër të tjera shprehet: “Në dallim nga frazeologjitë retorike të tipit të plenumeve, parlamenteve e mitingjeve, lexuesi do të shijojë në këto shkrime një stil elegant e të këndshëm. Kjo e kthen leximin e këtij libri dhe në një kënaqësi estetike. Nëpër rreshta gjithnjë do të lexoni, përveç reales së përditshme edhe shpresën e besimin që ëndrrat mund të bëhen realitet”.
Ndërsa Qemal Dika, student i Fakultetit të Mjekësisë, Kryetar i Këshillit Studentor dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor, shprehet ndër të tjera:”Ndërsa shfleton në këtë vepër çdo faqe të paraqet një sfidë, çdo sfidë të ndjesh dëshirën për të qënë kontribues si ky që profesori po përcjell në fushën e mjekësisë është një thesar, i cili do të arkivohet në botën akademike, si dije e vyer. Me të ai po hap një faqe të re të publiçistikës mjekësore, të shkruar me preokupim, kompetencë dhe transparencë nga një “bluzë e barhdë” në dialog të sinqertë, dashamirës me kolegët dhe qytetarët tanë, për çështje të reformës dhe probleme të shëndetësisë që zakonisht ishin mbajtur deri sot të fshehta ose tabu brenda saj…”
Vetë Isuf Kalo tek “Pak fjalë nga autori” thekson se “fitorja më e madhe e shëndetësisë tonë të sotme është liria. Është koha që edhe shëndetësia vete, mund të flasë lirisht me zërin e saj…Dhe në vend të mbylljes, dua të kujtoj thënien e moçme: “Dëshira e mirë krijon 1000 mundësi”. Sepse dëshirat e qëllimet e mira tek ne nuk mungojnë. Ndoshta na duhet më tepër besim, dhe entuziazëm. Të tilla siç i solli emblematikisht për mbarë botën presidenti Obama. Do të isha i lumtur nëse ky vëllim do sjellë doza shprese dhe motivimi për ndryshim shëndetësisë tonë. “Yes We Can”. Isuf Kalo”.
Me një lexim të shpejtë të librit “Mes ëndrrës europiane dhe realitetit shqiptar” vëren se autori cek tema tepër të rëndësishme jo vetëm për mjekësinë shqiptare, por edhe për gjithë opinionin tonë publik. Të bëjnë përshtypje sidomos shkrimet e tij me tituj: “Në kërkim të cilësisë”, “Mjekësia, paraja, tregu: Qua va dis?”, Dallëndyshe të reja në fundvitin e mjekësisë sonë”, “Gabimet ‘e bardha’ dhe rreziqet e zeza të mjekësisë”, “Ta ndihmojmë shëndetësinë që të na ndihmojë”, “Obeziteti dhe dhjamosja”, “Letër profesorit tim”, “T’u jepet pacientëve zë, mbështetje dhe rol si partner”, “Ushqehemi keq”, “Refleksion” etj etj.
Më poshtë, të dashur lexues të “Zemrës shqiptare” po ju zbardh një pjesë të intervistës që i mora profesor doktor Isuf Kalos, lidhur me botimin e librit të tij të ri, si dhe për probleme të shëndetësisë, të Kombit tonë europian dhe figurave të tij. Nuk mund t’u jap në këto pak faqe të “Zemrës Shqiptare” gjithçka që folëm me profesorin e nderuar, pasi janë “rrëfime” intime, të cilat mund të dalin në dritë më vonë. Vetëm mund të përmend se në korrik 1973, Hysni Kapo me profesor Fejzi Hoxhën e thirrën dhe i propozuan që “t’i besohej shëndeti i shokut Enver”. Kishte vetëm 31 vjeç dhe u befasua nga ky propozim, kur E.Hoxhën e ndiqte nga ana mjekësore “babai i të gjitha specialiteteve në Shqipëri, Fejzi Hoxha”. Isufi flet me respekt për të, si një nga krijuesit e diabetologjisë shqiptare, një njeri me karakter dhe tepër modest. Një njeri që në çaste pushimi në Pogradec, nuk mungonte të luante letra me Nonda Bulkën dhe gjyshin e bashkëshortes sime, Dhimitër Kokoneshin, kryepeshkop dhe “prift me kobure” që nuk i la asnjëherë taksidarët të vilnin dhe të rripnin fshatarët e Llëngës.
Isufi qysh në moshën 23 vjeçare kishte punuar në Klinikën Speciale (të udhëheqjes së atëhershme) dhe puna e tij ishte e ndarë mes klinikës, spitalit dhe Universitetit, ku ishte pedagog i jashtëm. Kreu disa specializime, si në Kinë, Rumani, Francë dhe Zvicër. Në Francë, më 1972 u specializua në një klinikë që konsiderohej nga më të mirat në botë për diabetologjinë…Kur punonte në “Pavionin 5” të Spitalit në Tiranë, nisi lidhja e tij me OBSH-në, ku Shqipëria kishte aderuar qysh në krijimin e saj. Kur profesor Zhan Filip Asal u dërgua nga OBSH-ja për të parë gjendjen e diabetit në Shqipëri, ai me t’u kthyer bëri një raport pozitiv dhe akoma e kujton me mall atë udhëtim të tij në Shqipëri që nga Veriu në Jug. Federata Botërore e Diabetit, në Kongresin e Uashingtonit, e shpalli Shqipërinë vendin me diabet më të suksesshëm, me mjete minimale.
Lidhur me figurën komplekse të Enver Hoxhës, Isufi nuk don të shprehet shumë, tani për tani. Ai ndoshta do të shkruajë më vonë “kur njerëzit në Shqipëri të jenë më të ftohtë për të perceptuar të shkuarën”. Në këto çaste më kujtohen fjalët e filozofit të madh grek Sofokliut, i cili ka lënë një postulatë: “Shih dhe do ta gjesh- por atë që nuk e kërkon, nuk do ta zbulosh dot”. Marrëdhëniet miqësore me Isufin, më shtynë të bëj që të “kërkoj” dhe të zbuloj, qoftë edhe për veten time dhe njohuritë e mija, se çfarë fshihet pas insinuatave monstruoze, të pinjollit të E.H. ndaj profesorit të nderuar, që njihet jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Europë.
Siç shprehet ai “Enveri i ka bërë të gjitha detyrimet dhe gjithçka që mund të bëjë një pacient për të kuruar sëmundjen e tij, sigurisht i ndihmuar edhe nga e shoqja, Nexhmije Hoxha”. Akuzave të nuses së E.Hoxhës, Liljanës se gjoja ai dhe Ramiz Alia e kanë vrarë Enver Hoxhën me barna pa etiketë (?!), ai i përgjigjet me një nënqeshje të lehtë. Pasi përsa i përket vdekjes së E.Hoxhës, ai thekson se “ishte një vdekje krejt natyrale, pasojë e pritshme e sëmundjes nga e cila vuante”. Bile ekipi francez ishte befasuar nga performanca e ekipit shqiptar që kuronte E.Hoxhën dhe se nuk ishte vetëm Isuf Kalo që kujdesej për të por një grup mjekësh.
Më poshtë po ju japim pjesët kryesore të Intervistës me Prof. Dr. Isuf Kalon, të cilin e falenderojmë përzemërsisht për kohën që na dha në dispozicion për “Zemrën Shqiptare”
Alfred Papuçiu: Jam këtu me profesor doktor Isuf Kalon, i cili së fundi na ka dhuruar librin “Mes ëndrrës europiane dhe realitetit shqiptar”. Është një libër voluminoz. Aty ka dhënë mendimet e tij profesori, edhe Akademiku Besim Elezi, Qemal Dika, shkrimtarja Miranda Haxhia dhe bashkëkombas të tjerë. Tani profesori mund të na thotë diçka mbi veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme si mjek, fillimisht në Shqipëri, pastaj në Byronë Rajonale të OKB-së në Kopenhagë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ekskluzive: Intervistë e Alfred Papuçiut me Prof. Dr. Isuf Kalon (I)
Isuf Kalo: Kjo duhet të ishte një intervistë shumë e gjatë sepse unë kam një stazh prej mëse 45 vitesh në shëndetësi. Kam filluar punën si mjek i thjeshtë, si specialist në fushën e diabetit dhe endokrinologjisë dhe jam specializuar jashtë shtetit. Jam një nga krijuesit e këtij shërbimi në Shqipëri. Më pas kam qënë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, drejtues i Katedrës së Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Spitalin Qëndror Universitar të Tiranës. Më vonë u punësova nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për degën e Europës, pikërisht për të drejtuar një program europian për sëmundjen e diabetit. Ky program u bë shkas që të niset edhe një program tjetër, si model për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Ky ka qënë një nga programet më të suksesëshme të OBSH-së. Dhe nga ky zuri fill që u zhvillua më tej lëvizja për përmirësimin e cilësisë të kujdesit shëndetësor dhe gjithë sistemit shëndetësor dhe unë u bëra drejtues i këtij programi për Europën, deri sa dola në pension zyrtarisht sipas OBSH-së. Dhe atëhere isha para dilemës nëse do rrija në Kopenhagen, me nipërit dhe mbesat e mija, apo të kthehesha në Tiranë. Për fat të mirë m’u dha mundësia në Shqipëri që të hapja një qendër të re kombëtare, një institut të ri, të cilësisë, të sigurisë dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore. Kjo ishte një nga ëndrrat e mija, sepse këtë veprimtari e kisha nisur në vende të tjera të Europës, kur drejtoja një program në Kopenhagen. Pata mirëkuptim të plotë nga ana e kryeministrit Sali Berisha, i cili personalisht erdhi dhe e inaguroi këtë qendër të re. Me këtë ëndërr, mendoja që të vendosen në sistemin shëndetësor në Shqipëri disa mekanizma të munguara të këtij sistemi, siç janë ajo e standarteve, e matjes, e performancës së sistemit shëndetësor dhe treguesve të ndryshëm të produktivitetit të tij. Këto edhe lidhur me sektorë të tjerë që kanë të bëjnë me krijimin e shembujve të cilësisë, të praktikës më të mirë, udhërrëfyese se si duhet të ofrohen këto tek klinikat. Gjithashtu edhe për evidencën shkencore për të investiguar se cilat metoda janë më të mira dhe një lëvizje të re për të vendosur pacientët në qendër të sistemit shëndetësor. Është bërë për pacientët, si dhe për qytetarët në përgjithësi, por aktualisht ai duket sikur është pronë e “bluzave të bardha”, duke qënë pa llogaridhënie, në një mirëbesim nga popullata, dijnë të bëjnë atë që u është besuar të bëjnë. Praktikisht manifestojnë edhe ndonjë abuzim dhe kjo ka bërë që lëvizja e vendosjes së pacientëve në qendër të sistemit shëndetësor ka të bëjë me dhënien e të drejtave dhe rolit të tyre kryesor. Unë mendoj se esenciale në kohën e ekonomisë së tregut, duke qënë se pacientët janë konsumatorë, ata duhet të dijnë të kërkojnë llogari, dhe të zgjedhin. Kjo nuk mund të arrihet, nëse nuk ka metoda të matjes së cilësisë se cili mjek është më i miri dhe pse është më i miri, nëpërmjet informimit publik për ta dhe të reagimit të tyre duke bërë presion mbi sistemin shëndetësor. Ky sistem duhet të funksionojë në plotësimin e asaj që pacientët presin prej tij. Kështu, ç’është e vërteta, Qendra jonë ka bërë një punë të madhe këto vite në krijimin e standarteve për spitalet, për qendrat stomatologjike, laboratorët, si dhe për ngritjen e një rrjeti të gjërë bashkëpunëtorësh. Për herë të parë kemi krijuar mënyra se si matet performanca, produktiviteti dhe vijueshmëria e institucioneve shëndetësore dhe që ato të krahasohen jo mbi bazë subjektive, me mburrje dhe eufori
por mbi fakte reale. Kemi krijuar modelet e para të udhërrëfyesve të praktikës të klinikës së mirë. Pra që t’i themi mjekut jo të bëjë ashtu siç di ai, dhe aq sa di dhe aq sa mundet, por ashtu si duhet në të vërtetë dhe në mënyrën e duhur. Kjo duhet të jetë e shkruar që atij t’i kërkohet llogari dhe të ballafaqohet ajo që është bërë me atë që duhej bërë. Kjo është një lëvizje vërtetë e fuqishme dhe i kemi motivuar pacientët që të bashkohen. Kemi mundësi që edhe ata të edukohen, të njohin të drejtat e tyre, të luajnë rol sidomos në menaxhimin e sëmundjeve kronike. Sepse ata nuk mund të presin çdo gjë nga doktorët. Ata shumë herë duhet të marrin në dorë fatin e tyre. Për këtë arsye ata duhen ndihmuar dhe jo në mënyrë filantropike por institucionale, të programuar, duke bashkëpunuar me qendra të specializuara, si në Gjenevë, me profesor Zhan Filip Asalin (Jean-Philippe Assal), mik i vjetër i yni dhe i Alfred Papuçiut. Alfredi na ka ndihmuar që të përkthejmë një sërë dokumentash të rëndësishme, të tilla si për fuqizimin e rolit të pacientëve në sistemin tonë shëndetësor.
Alfred Papuçiu: Ju keni shkruar, siç përmenda edhe më parë librin shumë të vlefshëm me titull: “Mes ëndrrës europiane dhe realitetit shqiptar”. Këtu flisni për përvojën tuaj. Por çfarë doni të shprehni me botimin e këtij libri lexuesve shqiptarë, por edhe kolegëve shqiptarë dhe të huaj?
Isuf Kalo: C’është e vërteta ky libër është një përmbledhje shkrimesh të cilët janë bërë në mënyrë spontane, sa herë unë kam patur ndonjë problem. Ai është një mozaik problemesh të cilat unë i kam shprehur në shtypin apo Tv shqiptar. Një nga elementët për të ndryshuar sistemin shëndetësor, është që të përgatisësh ambientin për kulturën e cilësisë, që qytetarët të dijnë çfarë të kërkojnë apo çfarë bëhet gjetkë, si dhe të dijnë gjendjen e vërtetë të gjërave.Unë ka guxuar që të jem nga të parët “bluza të bardha” që flas të vërtetën e sistemit qytetarëve të mi, pa ndjenjë ndrojtje, pa ndjenjë turpi apo frike dhe pa patur qëllim të keq të denigroj apo të dënoj njeri. Unë jam nisur nga mendimi se po nuk u tha e vërteta jashtë, sistemi shëndetësor është shumë i mbyllur dhe njerëzit nuk kuptojnë se ç’bëhet brenda tij dhe është e domosdoshme që një njeri të flasë të vërtetën, e cila fshihet si për inerci, traditë që është bërë që njerëzit nuk duhet t’i dijnë se ç’ndodh brenda për brenda. Unë i dua kolegët e mi, shumë prej tyre janë ish nxënësit e mi. Unë i dua ata me të cilët bashkëpunoj, por i dua më shumë nëse ajo që realizojmë është e mirë. Pra duhet të jemi në radhë të parë, të sinqertë me vehten tonë. Prak y libër ka shumë aspekte ku unë flas hapur për gjërat siç janë, natyrisht me dhembje, por pa mllef. Flas pa fajësuar njeri, por thjesht për t’i ndërgjegjësuar, pasi ne e dijmë ku jemi, vetëm pasi të zhvishemi nga euforia dhe nga mburrjet, ne i japim shans vetes për të lëvizur përpara dhe për të ecur në rrugën e duhur. Në libër, në fillim shkrimet dukeshin të shkëputura. S’kisha qëllim në fillim që do të mblidheshin një ditë në një vëllim. Por pasi u bënë shumë, ato u përfshinë ashtu siç janë botuar në shtyp dhe TV. Shumë nga elementët që unë kam nxjerrë në këto katër vjet janë zhvilluar në atë drejtim.
Alfred Papuçiu: Pra idetë e hedhura nga ju u vunë në jetë.
Isuf Kalo: Nuk është se u vunë në jetë sepse i thashë unë. Nuk besoj që ta kem patur këtë meritë. Por vete koha i evoluoi. Ndoshta unë kam luajtur rol si katalizator, shpejtues. Shumë gjëra kanë lëvizur në drejtim pozitiv, apo vazhdojnë të lëvizin akoma. Pra libri “Mes ëndrrës europiane dhe realitetit shqiptar” nuk është një libër ankese as denoncimi, është një libër shprese. Në të theksohet se ne kemi kurajon të njohim vehten, por njëkohësisht duhet të krijojmë vizionin se ku duam të shkojmë. Libri në titull përmban ëndrrën time që është e bukur, e gjithë ëndrra e shqiptarëve që të kemi një shëndetësi europiane. Jemi akoma shumë larg prej saj. Hapi i parë fillon me njohjen e së vërtetës. Të qartësojmë se ku duam të shkojmë. Në libër unë shprehem me sinqeritet se kjo ëndërr që unë solla me vehte dhe për të cilën unë jam mobilizuar dhe kam ende entuziazëm dhe besim dhe që është bërë e shumë bashkëpunëtorëve të mi, të cilët tanimë i kanë hyrë kësaj lëvizje, e cila është e pandalëshme. Ajo është lëvizje e vete kohës, pasi reformimi i sistemit shëndetësor po ndodh në gjithë botën, jo vetëm tek ne. Unë kam evidentuar edhe pengesat, të cilat shumë herë janë subjektive, janë pengesa të mentalitetit, të atyre që bllokojnë lëvizjen përpara. Ka nga ata që ose janë mësuar për inerci ose janë mirë në gjendjen që janë aktualisht, e presin jo me simpati këtë shtysë, këtë denoncim, këtë zbulim, apo ekspozim përpara publikut. Ata e ndjejnë veten sikur po denigrohen apo po humbasin vlerat. Kjo natyrisht krijon rezistencë. Gjëja më e dhimshme për mua ka qënë ajo rezistencë e heshtur, por shumë mirë e organizuar, nga një grup njerëzish të cilët nuk duan të ndryshojnë. Nuk duan sepse nuk duan, por më shumë se nuk dijnë, apo sepse edhe cënohen, ose keqkuptohen. Pra ka shumë arsye. Qëndrimi im me ta ka qënë gjithmonë pozitiv, gjithëpërfshirës, transparent, jo denigrues, siç e theksova edhe më sipër. Asnjë sulm nuk është personal. Bindja ime është se çdo situatë e krijuar nuk është faji i një personi, por është rezultat i një sistemi. Thelbi i librit tim kërkon ndryshim të sistemit. Ajo që them edhe në parathënie që shëndetësinë duhet t’ja kthejmë qytetarit. Shëndetësia nuk është e “bluzave të bardha”. Ato paguhen nga qytetarët. Kur them qytetarët kam mendimin se ne duhet të jemi gjithmonë superaktivë se kush janë nevojat e qytetarëve dhe të jemi të gatshëm t’i plotësojmë në kohë kërkesat e tyre. Pra kur them qytetarë kuptoj që ata duhet të kenë një rol, të jenë bashkëpunëtorë. Natyrisht atyre u duhen disa njohuri dhe këto duhet t’ua japim ne. Jo se jemi më të zgjuar se ata, pasi ata na kanë mësuar net ë dijmë më shumë. Ne duhet t’u japim atyre llogari dhe t’u themi të vërtetën. Të luftojmë korrupsionin, të mos abuzojmë, me besimin që ata na kanë dhënë…
Alfred Papuçiu: Profesor, ju librin ja keni dedikuar shoqes suaj të jetës, Desit. A keni patur ndihmë nga bashkëshortja juaj, apo ajo ju ka penguar në hartimin e këtij libri. Natyrisht, ju, një pjesë të kohës suaj që duhej t’ja kushtonit familjes, e keni kaluar me librin, por nuk e keni lënë mënjanë dhe jetën tuaj familjare?
Isuf Kalo: Desin e kam njohur 45 vjet më parë, në Bibliotekë. Ne jemi njohur nëpërmjet librit. Ajo gjithë jetën ka punuar me librin dhe ç’është e vërteta, kur unë u ktheva në Shqipëri, ne kishim të dy mundësi të qëndronim në Danimarkë. Atje kemi shtëpinë tonë, nipër, mbesën. Ishim dy gjyshër të lumtur. Por vete Desi më nxiti që unë të vazhdoj të kontribuoj për vendin tim. Ndërkohë, ajo ende nuk kishte dalë në pension. Kjo ishte një marrëveshje midis nesh. Ajo donte që unë të mos humbisja ato vlera që mund t’ja jepja popullit dhe vendit tim. Prandaj thashë se më tepër meritë ka edhe ajo për këtë libër. Ishte dhe një kënaqësi që doja t’i jepja asaj. Ajo u ka dhënë mijra libra të tjerëve dhe emri i saj nuk figuronte në asnjë libër.
vijon
Prof Jean-Philippe Assal dhe Alfredi |

Alfred Papuçiu: Ju keni përmendur në librin tuaj profesor Zhan Filip Asalin (Jean-Philippe Assal), i cili është dhe një nga pionierët e edukimit terapeutik të pacientëve. Kohët e fundit unë kam biseduar me të në shtëpinë e tij dhe ai ishte i shqetësuar lidhur me përqindjen e diabetit në Shqipëri. Këtë e ka theksuar edhe në bisedë që ka bërë me ju. Tani, çfarë prisni ju nga profesor Asali, pra si mund të ndihmojë ai nëpërmjet Fondacionit të tij, apo edhe Diaspora shqiptare si mund të kontribuojë në këtë drejtim? Pasi më duket se kjo Diasporë është lënë pak pas dore, jo vetëm nga autoritetet shëndetësore në Shqipëri, por edhe nga Instituti i Diasporës. Cdonjeri mund të ndihmojë dhe mund të japë diçka. Të kujtojmë se si është shprehur Nënë Tezera, sikur çdonjeri të kontribuojë dhe një pikë Oqeani pak e nga pak mbushet…
Isuf Kalo: Zhan Filip Asali është një personalitet i madh në fushën e Diabetologjisë. Për mua është fat që jam miqësuar me të prej pothuajse 25 vitesh. Kemi bashkëpunuar në shumë fusha me të. Unë mund të them pa hezitim se ai është një njeri me intuitë, është novator, me vizion. Ai është befasues në shumë praktika. Zhan Filip Asali ka hapur fusha të reja në drejtim të deakademizimit të shëndetësisë. Shëndetësia nuk bëhet pa të sëmurët. Ata janë kryesorët. Ai m’a ka qartësuar këtë gjë: një mjekësi që funksionon pa llogaritur dhe pa i patur pacientët partnerë është diçka qesharake. Fati e ka sjellë që ne kemi bashkëpunuar me profesorin e nderuar në gjithë botën, si dhe në disa projekte për përmirësimin e diabetologjisë në Shqipëri, të vetëaftësimit të pacientëve për ta marrë vete në dorë sëmundjen e tyre. Shumë nga ish-bashkëpunëtorët e mi, që janë drejtues, në fillim janë trainuar si unë vete i pari dhe kolegë të mi, në klinikën e tij. Kemi marrë pjesë në shumë seminare të përbashkëta, në Grimentz. Ai e ka përmendur disa herë bashkëpunimin tonë si të frytshëm për të dy palet. Ai, përveç se është shkencëtar i madh, është një mik i veçantë, krijues i Fondacionit të Formimit të shqiptarëve këtu në Zvicër. Ka qënë vërtetë fat për neve. Unë ende vazhdj të mbaj kontakte me të. Ai është një burim i pashtershëm idesh, vizionesh dhe mendoj se në çdo takim me të unë marr diçka të vyer. Natyrisht, diabetologjia shqiptare, është edhe ajo në tranzicion. Shëndetësia jonë është e përfshirë në problematikën e transformimit, riadaptimit në kushtet e ekonomisë së tregut, të marrëdhënieve të reja që janë krijuar me shoqërinë. Unë me dhembje them se nuk e gjeta më të përparuar se ç’e lashë, ndonëse mundësitë kanë egzistuar, pasi nuk ka munguar numri i mjekëve, apo mjetet. Mua më duket se mungon pak shpirti i novacionit, i reformimit. Ka një plogështi si specialitet, në krahasim me vrullin që ka qënë në një epokë të caktuar.Praktikisht, diabetologjia jonë ka sot një paradoks. Ne kemi mjete shumë më të mira mjekuese, diagnostikuese, harxhojmë gati dhjetëfish më shumë financiarisht për diabetin në Shqipëri dhe kemi patur rezultate më keq se më përpara. Kemi po atë numër pacientësh, si 20 vite më parë, në një kohë që numri i tyre shtohet. Them që këtu ka një faktor subjektiv dhe faktorë të tjerë: nuk është vështirë të pengosh një gjë, në vend që ta bësh të përparojë.
Alfred Papuçiu: Cila është arsyeja që është në rritje përqindja e pacientëve që vuajnë nga diabeti në Shqipëri? Natyrisht kjo është një sëmundje e shekullit, pasi e shohim edhe në vende të tjera të industrializuara.
Isuf Kalo: Në Shqipëri pritet që të rritet numri i tyre. Faktikisht ne ende s’kemi statistika që të dëshmojnë se është rritur numri i diabetikëve. Këtë e them me dhimbje sepse fuqia diagnostikuese është e ulët. Unë nuk e drejtoj më atë sektor. Por ka disa faktorë që do krijojnë një “bum” në Diabetologji. E para e punës është se ka një “bum kalorik”, sepse ai që quhet “fenomen i koka-kolës”, si rezultat i asaj se tregu i lire ka sjellë lloj-lloj ushqimesh që mungonin më përpara, çokollata, pije. Në çdo pesë hapa ka një restaurant. Të gjitha llojet e çokollatave dhe pijeve të huaja që më parë “ëndërroheshin” janë në treg dhe njerëzit janë akoma të babëzitur t’i provojnë. Shqipëria ka patur një lakmi apo uri për ushqim, duke filluar nga bananet dhe çokollatat, tek pijet freskuese shumëllojëshe etj. Të gjitha këto kanë krijuar një superkalori. Është fakt se ne kemi një rritje të obezitetit. Faktori i dytë është urbanizimi i shpejtë i popullatës, pasi ne kemi patur pjesën më të madhe të saj në fshat. Popullata është urbanizuar, pasi ose ka ikur jashtë shtetit, apo është përqëndruar në qytetet kryesore. Dihet se në fshat nuk ka diabet apo obezitet, pasi atje veprimtaria fizike është kryesorja. E treta është një reduktim shumë i ndjeshëm i veprimtarisë fizike, sepse u zhduk ecja në këmbë dhe ngarja e biçikletës. Mania për të patur makinë, apo ngjitja në apartamente vetëm me ashensor dhe jo përdorimi i shkallëve të zakonëshme, por vetëm shkallëve elektrike në dyqane, ka reduktuar ndjeshëm zakonet e mëparëshme. Televizioni i mban njerëzit të mbërthyer pas karriges. Pra ka një bum kalorik tek njerëzit, që hanë më shumë dhe “djegin” shumë më pak. Ndërkohë ka një fenomen real që është plakja e popullatës. Në fakt dhe diabeti është më tepër sëmundje e të moshuarve, kryesisht sëmundje e gjeriartrisë (shënimin im: spitale për të moshuarit). Pas moshës 60 vjeçare, diabeti është pesë herë më i shpeshtë se tek njerëzit para kësaj moshe. Së fundi do të thosha se jo më pak i rëndësishëm është fakti i dukurisë së “stresit”, pasi shoqëria është kompetitive. Pasi njerëzit ndodhen para beftit, pasigurisë, para konkurencës, apo shumë konflikte familjare me karakter ekonomik ndikojnë negativisht në këtë drejtim. Faktikisht, stresi është faktor që nuk krijon diabet por e nxit atë. Të gjithë këta faktorë, po t’i mbledhim sëbashku nxjerrin si konkluzion se janë tipike të një shoqërie moderne, nga të cilat ne kemi qënë të mbrojtur prej primitivitetit dhe jo prej ndonjë platforme profilaktike të tyre. Ne hanim bukë të zezë, apo ecnim me biçikletë, si edhe në këmbë. Kishim popullatë kryesisht të re në moshë. Kishim më pas strese pasi çdo gjë ishte e siguruar në varfëri, pasi nuk kishe perspektivë tjetër. Pra ishim disi të mbrojtur nga faktorë primitivë. Tani ne jemi një shoqëri moderne, gjë do apo s’do na ekspozon në rreziqe diabetogjene, të cilat do të duan shumë më tepër mund për t’i përballuar, duke filluar nga edukimi i fëmijëve, pasi po rritet obeziteti i fëmijëve. Ka një “agresion” të ushqimeve në shkolla, me çokollata, dhe me “fast-fude”, akullore. Nëse i sheh fëmijët, në shkolla ata harxhojnë më tepër lekë, njëmijë fish më tepër se më parë, me ushqime. Apo qëndrojnë të ngulur sytë tek televizioni ose lojrave elektronike, pra nuk lëvizin. Pra nga ana tjetër moshimi është një element pozitiv që njerèezit jetojnë tani më gjatë, por kjo ka një faturë që lidhet me Diabetin.
Alfred Papuçiu: Dua të ngre dhe një problem tjetër me ju profesor. Shumë mjekë tanë kanë shkuar për specializim jashtë shtetit, ose dhe studentë që kanë studjuar në Francë, Gjermani, në Zvicër dhe gjetiu në Europë apo SHBA. Shumë prej tyre nuk janë kthyer në Shqipëri. Juve jeni një nga prekursorët e kundër rrymës, pasi punuat për vite të tëra në Danimarkë, u kthyet në Shqipëri, për të dhënë përvojën tuaj. Si mendoni ju, ata nuk kthehen pasi nuk kanë mbështetje nga shteti, apo ka arsye të tjera? A nuk duhet të japin dhe këta ndihmesën e tyre për zhvillimin e mjekësisë shqiptare?
Isuf Kalo: Alfred i nderuar, sot duhet të jemi realistë. Sot ka një treg. Tregu i punës nuk është si më parë, pasi bota gjithnjë e më tepër po globalizohet. Kufijtë midis shteteve sa vjen e më tepër po humbasin kuptimin e tyre. Ne jemi dëshmitarë të integrimeve. Shembull domethënës në këtë drejtim është Europa e Bashkuar. Ne në Europë duam të shkojmë po kështu si është ravijëzuar ajo. Vetë integrimi ka sjellë që tregu i punës të globalizohet. Dhe nuk ka shumë rëndësi, nëse njeriu është nacionalist apo internacionalist. Sot intelektualët sa vjen e më shumë janë thesari i botës, jo patjetër i fshatit ose i qytetit, i bashkësisë që i ka lindur ose edukuar. Kjo është një zgjedhje që gjithseicili do ta bëjë me ndërgjegjen e tij, apo pasionin e tij: një zgjedhje që i ka të dyja, mundet të krijosh më shumë hapësirë. Në rast se ti vjen tek vendi yt atje je më i njohur dhe ka shumë faktorë si tek nek u egziston faktori i solidaritetit midis njeri tjetrit. E dyta, siç përmenda më sipër është edhe zgjedhja individuale. Sot nuk pritet më nga shteti, pasi është gabim që të mendohet se ai rregullon gjithçka. Ky është një vendim vetiak. Unë kur u vendos aatje, danezi më dha të drejtën të qëndroja në Danimarkë. Por unë vendosa të kthehem në Shqipëri, pasi atë që ënderroja nuk do ta bëja dot në Danimarkë. Pra unë i krijova hapësira vetes. Natyrisht kjo zgjedhje ka me vete dhe një sakrificë. Bashkëshorten time për shembull nuk e mora dot me vehte disa kohë. Kjo është një faturë që ti duhet ta paguash. Këtu nuk është as meritë e shtetit dhe as faj i tij. Unë nuk mendoj që një intelektual që punon në një vend tjetër, duhet paragjykuar pse nuk kthehet në Shqipëri, nëse ai punon, prodhon, boton, nderohet nga njerëzit. Ne jemi universalë. Mjeku edhe indianin dhe kinezin e mjekon. Unë vete kam ndihmuar diabetologjinë e vendeve sllave me po atë përkushtim siç bëj për vendin tim. Pacientët sllavë me diabet janë njësoj si shqiptarë me diabet. Për mua në profesion nuk duhet të ketë dallim. Unë mendoj se nuk është kjo kryesorja. Kryesorja është vokacioni që ka individi. Ai e ndjen se vendi i tij të krijon hapësirë dhe mund të japë produktivitet më të madh. Por kjo ndodh edhe jashtë. Let ë themi se pasi njerëzit bëhen të famshëm jashtë, Shqipëria mburret me ta. Ta zemë, çmimi Nobël që mori Ferit Murati, ai nuk do ta kishte bërë atë punë po të ishte në Kosovë, apo Shqipëri apo Maqedoni. Fakti që e bëri zbulimin, ne krenohemi me të, jo se u ndihmua nga Shqipëria apo se kishte genin shqiptar. Ishte mjedisi i punës që të jep ty fuqi. Unë për shembull në OBSH drejtova një program të cilin me njerëz të tillë që ishte mjedisi i punës që më mundësoi të realizoja atë…
Intervista do të vazhdojë nesër...

Ekskluzive: Intervistë e Alfred Papuçiut me Prof. Dr. Isuf Kalon (II)
Prof. Dr. Isuf Kalo dhe Alfred Papuçiu |
Nga Alfred Papuçiu
Të nderuar lexues! Kisha kaluar një ditë të lodhëshme. Më datën 29 korrik në darkë nuk mund të flija, pasi bashkëshortja ime e mirë, tepër e ëmbël në rininë e saj, Roza është bërë pak “e sertë” dhe donte që unë të lija të gjitha punët gati, para se të nisesha në Crans-Montana. U detyrova në fillim, në 12 të natës, të zbras pjesën e prapme të “Toyotës”, mbushur me libra dhe t’i radhis në bodrum. Ndërkohë, m’u desh të hiqja dhe çokollatat e shumta që kisha blerë (pasi kam të drejtë të ha vetëm 30 gram në ditë) dhe t’i fshihja diku në apartament. Nuk besoj se Kozeta, apo ndonjë tjetër që njeh bashkëshorten time do t’ja transmetoj asaj…Pastaj m’u desh të lija në rregull faturat e familjes që të mos paguajë ato me gjobë Roza. Ishte ora 3.00 e natës. Piva ilaçet e zakonshme për gjumë dhe fjeta, duke menduar se do ngrihesha nga ora 7.30 për të vazhduar punët që kisha lënë akoma pa bërë: larjen e enëve që ishin bërë kapicë në lavomanin e guzhinës, rregullimin e valixhes etj. Në mëngjes, një zë i fortë më zgjon: “Ngrihu, se është ora 8.15”. Hap sytë, ishte Roza tanimë e ëmbël me shikimin e saj depërtues. Sapo kisha parë një ëndërr, sikur isha mbështetur tek supi i saj dhe meditoja…
U ngrita me shpejtësi, përgatita valixhen, por kisha dhe çanten e ordinatorit, një qese të madhe me libra dhe një çantë “Samsonit” që më kishte kushtuar të djelën në Nyon, vetëm 10 franga zvicerane. Ishin shumë për mua. Kështu që porosita një taksi për të qënë në hyrje të spitalit kantonal Universitar të Gjenevës, në oren 8.45. Taksia më kushtoi 20 franga. Në hyrje të spitalit, shoferi nuk kishte ardhur akoma. Më në fund erdhi. U nisëm 8 veta, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar. M’u ça hunda për një cigare “Prestige” që e kisha blerë nga 1 frangë paketën në Tiranë (e njëjta 5.90 franga në Gjenevë). Por Pierre shoferi as donte t’ja dinte. Ai kishte dëshirë të mbrinim në oren 12.15 në Crans-Montana. Mbritëm dhe hëngrëm si të uritur një drekë të pasur. Pa verë, pa alkol. Fqinji im u detyrua të shkojë në qytet të pijë një gotë të madhe birre, si rezultat i temperaturës së lartë. Por kur u kthye i vunë tubin në gojë dhe si rezultat ai është i “dënuar” të qëndrojë tre ditë në dhomë. Edhe për Festën Kombëtare të Zvicrës, 1 gushtin, ai është i detyruar të qëndrojë e shumta në oborrin e klinikës, por pa vënë alkol në gojë. I premtova se do t’i sjell një “shishkë” të vogel me verë të Valesë (Valais) që ta degustojë…Në darkë, pas lodhjes maramendëse për të zbardhur intervistën, ndodh katastrofa. Nuk mund ta dërgoj se nuk ka lidhje me internet. Por fatmirësisht u gjend shpëtimi. Informaticieni Cladue Bridy erdhi sot dhe e vendosi lidhjen. Kështu që tani po ja u dërgoj sëbashku me fotografitë e nxjerra. Pres që edhe miku im finsik, Bujar Kapexhiu të më dërgojë një karikaturë me fytyrën time, pasi kam besim se ajo do dalë më mirë se kjo fotografi reale që po ju dërgoj. Do të mbeteni të mahnitur, nëse do të shkoni të pini një kafe, me bashkëshorten apo shoqen tuaj, tek kafeneja e Bujarit, në Durrën e Durrësit, pranë Ministrisë së Mjedisit ku janë të ekspozuara një mori karikaturash miqësore të artistit, kineastit dhe piktorit tonë të shquar. Atje do të gjeni dhe Gjergj Bibën, me kostumin e tij shik, me mustaqet e prera bukur, me buzëqeshjen e tij të zakonëshme, dhe që herë pas here na dërgon historira të figurave të shquara botërore që flasin për Shqipërinë, por edhe për Nju Xhersin, ku ka vajzat, nipin, mbesën dhe dhëndrin e tij.
Bujar Kapexhiu dhe karikatura e tij e realizuar brenda 2 minutash, e kineastit Freddy Buache, ndodhet në librin e Artë të Kinematekës Zvicerane. Sa herë e shoh ndjehem krenar me bashkëkombasin tim, i cili mbetet gjithmonë i ri, pak më serioz se ç’duhet, por me shpirt të madh dhe karakter burrëror.Bile dua ta ftoj bashkë me kineastin e njohur në botë Freddy Buache, mik i yni i përbashkët, të bëjnë një dokumentar, prodhim shqiptaro-zviceran, për këtë perlë të maleve të Zvicrës që është Crans-Montana.
Sot pata një surprizë tjetër. Pranë meje në Klinikë më afrohet një grua e pashme, rreth të 45-tave dhe më flet në frëngjisht. Më falni, shoh këtu në Bibliotekën tonë dy libra në shqip, me emrin tuaj. Jeni shqiptar?”. “Po, i thashë”. Sytë ju mbushën me lot dhe ashtu papritur më përqafoi. “Unë jam shqiptare, nga Korça. Kam ardhur qysh në vitin 1991, jam e martuar dhe kam tre fëmijë. Prindërit i kam në Greqi. Kam shumë të afërm në Shqipëri. Më ka marrë malli për vendin tim. Këtu jam shumë mirë, por sado vend i huaj…” E mallëngjyer ajo filloi të qante.
Biseduam gjatë dhe përsëri do bisedoj me Izabelën, e cila përmban në vetvete një dramë të familjeve shqiptare që kanë vuajtur nën diktaturën e E.Hoxhës. Ju premtoj se do të jap jetën e saj ashtu siç m’a tregoi ajo, por ju kujtoj se unë jam skrupuloz kur është çështja për probleme intime. Kam shkruar edhe për ato vajza kosovare, trime që kanë shpëtuar nga dhuna e serbomëdhenjve, apo serbofilëve që mund të shkojnë së shpejti në Europë pa viza (?!). Do shkruaj për Izabelën e bukur dhe të fisme shqiptaro-zvicerane, pasi e meriton më tepër se ata parlamentarë që mburren me “bëmat” e tyre, me familjet e tyre…Ata duhet të vijnë këtu dhe gjetiu në Europë për të mësuar për shpirtin e pastër të atyre mijra shqiptarëve që e duan Atdheun e tyre më shumë se ata, që qajnë e mallëngjehen kur bisedojnë me bashkëatdhetarë. Izabela është krenare se fëmijët e saj megjithëse kanë ardhur të vegjël dhe babain e kanë francez, dijnë të flasin shqip. I dhashë dy libra shqip për fëmijët e saj dhe i premtova se sa të kthehem në Gjenevë do t’i dërgoj të tjera…
Lexim të mbarë. Fredi në Diasporën shqiptare, përkohësisht në malet e Zvicrës.
Cdo njeri do ta zgjedhë këtë mjedis. Nuk duhet të paragjykohet. Unë nuk mendoj që një njeri duhet të kthehet në Shqipëri, pasi nuk e ka atdheun me vehte. Unë kur isha në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kishim një kusht. Ti ke qënë vete diplomat dhe funksionar ndërkombëtar. Po u bëre ekspert ndërkombëtar duhet ta harrosh vendin tënd, pasi ti tani je i të gjithëve. Dhe unë u thashë me shaka. Këtë unë e interpretoj: t’i dua vendet e tjera njëlloj si vendin tim. Pra nuk është arsyeja që ti duke dashur të tjerët e mohuar tëndin. Ti mund të duash dhe të tjerët po aq sa don veten. Rëndësi ka mos e duash më pak tënden. Dashuria nuk matet me faktin se njerëzit u kthyen në vendin e tyre apo jo. Unë e dua Shqipërinë më tepër, pasi u ktheva. Por është një fakt. Pavarësisht nga fasada, nga retorikat, një punëtor i rëmdomtë, gjen hapësira të bëjë një punë dhe të paguhet mirë jashtë. Një intelektual duhet të konkurojë shumë herë më tepër. Janë disa paragjykime të fshehta. Nga ana tjetër është e drejtë edhe ajo që rikthimi në Shqipëri, nuk është e thënë që do pritet me krahë të hapura. Unë e përmend në librin tim që kam pasë kundërvënie, nga ana që i prisja dhe nuk i prisja, kundërvënie nga ata që i dua dhe më duan, sepse janë idetë dhe ndryshimi që unë sjell. Pra nuk është e thënë që çdonjeri që kthehet në Shqipëri do pritet me lule. Edhe në Shqipëri duhet të konkurojnë. Nganjëherë është më vështirë pasi jashtë shtetit ka disa rregulla. Për shembull, unë mora një post në OBSH në Kopenhagë dhe konkurova me 80 vetë. Pastaj mbetëm vetëm 20, pastaj 6 dhe në fund mbetëm 2. Dhe pastaj unë u zgjodha. Unë nuk mendoj se kjo mënyrë seleksionimi funksionon në Shqipëri. Nuk funksionojnë gjithmonë vlerat në Shqipëri. Ka mundësi që njeriu të kthehet në Shqipëri dhe të çgënjehet, ose të nënpërdoret, të keqpërdoret. Të gjithë njerëzit nuk duhet ta fajësojnë shtetin. Sepse nuk bëhet asgjë nga shteti. As pengesat që të shkojnë jashtë nuk bëhen nga shteti. Kjo duhet gjetur tek natyra njerëzore, konkurenca. Tregu ka konkurencë. Në të ti vete duhet të gjesh mënyrën se si duhet të shitesh, si të depërtosh, si të krijosh aleanca, të shmangësh armiqësitë. Dhe kjo është edhe brenda shtetit, por jashtë të paragjykojnë. Në Shqipëri, të paragjykojnë se ti ke ardhur të shesësh mend nga jashtë. Ose të thonë se ti nuk e njeh Shqipërinë. Jashtë të thonë se ti nuk je për këtu se ke ardhur nga Shqipëria. Cdo njeri duhet t’i bëjë vete llogaritë. Pra e përsëris, nuk duhet të përzihet shteti në këtë gjë. Natyrisht, shteti është mirë të ketë një platformë, që të dijë ku i ka njerëzit, të mund t’i potencializojë vlerat e tyre, aq sa mundet; të mund t’i shfrytëzojë kur ka nevojë për ekspertiza. Por duhet thënë se vete shteti nuk ua siguron dot të njëjtën hapësirë pune, kushte pune, apo laboratori dhe trajtim njësoj si jashtë. Pra ai që vendos të marrë një hap në këtë drejtim, duhet të gjykojë vete të mirat dhe mangësitë e veprimit të tij. Nuk është kusht që të kthehesh në Shqipëri. Nga ana tjetër, një njeri që ka vendosur të jetojë në një vend tjetër, mirë është që në kohën e sotme të globalizuar, të bëjë llogaritë që ikja nga vendi është një farë divorci. Është një zgjedhje e tij. Ti nuk mund të jetosh me dy gra njëkohësisht. Njërën duhet ta lësh, që të krijosh familje me tjetrën. Pra çështja mendoj unë shtrohet që të nisësh një jetë të re. Është një vendim që e merr ti. Por ti nuk do të thuash që unë do vazhdoj ta kem këtë grua, por më pëlqen edhe kjo gruaja tjetër, s’dua ta harroj dhe këtë tjetrën. Do një zgjedhje. Nëse emigranti ka ikur në Kanada, me pëlqimin e tij dhe vajti të bëhet qytetar kanadez, sa më shpejt që të integrohet atje, aq më mirë është për të, për fëmijët e tij. Ajo qe zgjedhja e tij. Nuk humbet gjë pse vajte atje. Por emocionet, nostalgjia e tij, malli, kjo është çështje tjetër. Ai le të mbetet gjithmonë mik dhe po pati mundësi, le të ndihmojë që nga Kanadaja. Por ama, detyrimet do t’i ketë tek aleanca e re. Pasi ti nuk mund t’i dërgosh fshehurazi para gruas me të cilën je ndarë, në një kohë që ke një grua tjetër të re dhe ke filluar një jetë të re. Kjo ndarje më dysh të lë pa u bërë askush. Dhe shqiptarët dhe shteti nuk duhet t’u bëjnë presion emigrantëve: “çfarë bëni ju për vendin?”. Ata bëjnë për vendin aq sa kanë mundësi. Bëjnë në radhë të parë për veten. Do integrohen njëherë në Zvicër, do të bëhen qytetarë zviceranë. Dhe po qe se dikush është i zoti dhe bëhet deputet në Zvicër, ta dish që të do dhe Shqipëria.
Alfred Papuçiu: Janë mbi 700 mijë zviceranë që janë vendosur jashtë shtetit, jo vetëm në Amerikë, në Australi dhe vendet europiane. Ata cilësohen si ambasadorë të Zvicrës. Nuk e di a vlereësohen në të njëjtën mënyrë edhe shqiptarët jashtë shtetit, Diaspora shqiptare. Janë 200 mijë shqiptarë në Zvicër, dhe vetëm në Gjenevë 8000 vetë. Si mendoni: çfarë duhet të bëjë jo vetëm shteti shqiptar, por edhe Instituti i Diasporës, ambasadat tona, Misionet tona?
Isuf Kalo: Me Institutin e Diasporës është në favor të shtetit të dijë se ku i ka banorët e vet, si i ka, çfarë bëjnë, t’i mbajë gjallë potencialisht ndjenjat e tyre për vendin, kulturën. Kultura është një gjë që nuk duhet të harrohet. Të ndryshosh vendin e punës është tjetër gjë, dhe të ndryshosh kulturën është diçka tjetër. Të mbash gjuhën është një thesar. Në këto elementë, mund të ndihmohet dhe mundësitë janë. Nga ana tjetër, po të marrin shembull Amerikën. Nuk gjen në Amerikë që të thuhet se “filani është italian”. Ka më nacionalistë se gjermanët? Kizingeri nuk thotë se jam gjerman. Thotë jam amerikan. Klintoni me origjinë irlandeze, origjina është harruar. Ata janë martuar me vendin e ri dhe integrohen aty. Të shkosh në Amerikë dhe të thuash se “unë jam gjerman, irlandez, kinez” nuk është më. Dhe kjo ka qënë forca e Amerikës, që solli Obamën, Klintonin. Le të marrim edhe shembullin e ish-sekretares së shtetit amerikan, Madëlenë Ollbrajt. Ajo nuk është se e mohon origjinën e saj çeke, por nuk e bën si çeke, sillet dhe quhet si amerikane. Janë ambasadorë, por nuk zgjidhen si ambasadorë. Këshilla ime ndaj emigrantëve është: në radhë të parë të integrohen sa më shumë në vendin ku janë, në martesën e re që kanë bërë. Pa harruar emocionalisht dhe shpirtërisht, ose nga ana kulturore vendin e tyre. Por jo presion nga vendi, “pse bëni këtë dhe nuk bëni këtë”. Kjo është një gjë personale që nëse ata nuk e ndjejnë, s’ka pse t’ua kërkosh”. Nëse ti ke pasaportë zvicerane, je qytetar zviceran. Ne nuk mund ta mbajmë shqiptarizmën duke bërë folklor shqiptar në Zvicër. Sot mund t’i hypësh avionit dhe të shkosh në Shqipëri dhe je përsëri në kontakt me vendin. Sot kanë vdekur kufijtë. Kjo që po ndodh sot është integrim gjeografik, shpirtëror. Ajo që do dallojë forcën është kultura. Por edhe kultura ka të bëjë me qytetarinë. Nuk mendoj se është në dëm të Shqipërisë. Njoh një intelektual shqiptar që është në Spanjë dhe merret me “nanoteknologjinë”. Në Shqipëri nuk ka nanoteknologji dhe ai nuk mund ta bjerë atë prej andej. Vonbrown që bëri bombën atomike e realizoi atë duke shpënë planet në Amerikë. Vonbrown kishte ëndërrën e tij të çonte njeriun në Hënë. Nuk e bënte dot në Gjermani e çoi në Amerikë. Dhe atje kur dha intervistën, foli anglisht, nuk foli gjermanisht. Unë them se duhet të hiqen emocionet. Tani jemi qytetarë shqiptarë, jemi qytetarë europianë, jemi qytetarë të botës, jemi qytetarë të të gjithëve. Dhe unë mendoj se sa më shumë njerëzit të zhvillohen në vendin që kanë, për zgjedhjen që kanë bërë. Nuk është zgjedhje e keqe të jesh në Shqipëri. Unë për veten time them se Shqipëria është vend shumë dinamik. Unë shkoj në Danimarkë dhe nuk shoh asnjë ndryshim. Cdo muaj që iki në Shqipëri shoh ndryshime.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ekskluzive: Intervistë e Alfred Papuçiut me Prof. Dr. Isuf Kalon (I)
Alfred Papuçiu: Si mendoni për çështjen e vizave, duke patur parasysh se Shqipërisë nuk ju dha e drejta siç ju dha Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Shqipëria dhe Kosova janë lënë për një periudhë tjetër. A është kjo e drejtë kjo?
Isuf Kalo: Unë mendoj se kjo është proçeduriale dhe nuk mund ta cilësoj drejtësi apo padrejtësi. Një proçedurë që Europa thotë se që të hysh në këtë Bashkësinë tonë, duhet të kesh pasaportë. Nuk na e ka fajin njeri që qytetarët tanë nuk shkojnë të bëjnë pasaporta. Ne sivjet filluam të bëjmë pasaporta biometrike për votimet. Në rast se ti nuk je i rregjistruar në vendin tënd, si do të njohë Europa se kush je ti. E dyta, të thonë siguro kufijtë që njerëzit që nuk janë të familjen tonë të mos vijnë. “Duhet mbyllur dera jote, pasi na i prish punë gjithë hyrjes”.
Këto kërkesa, me sa di unë u janë bërë politikaneve tanë 20 vjet përpara dhe ka patur kohë që këto çështje të rregullohen. Sivjet u bë një hap i madh. Do të vazhdohet në këtë rrugë. Unë mendoj se nuk ka paragjykim për Shqipërinë. Nuk mendoj se Europa e ka inat Shqipërinë.
Alfred Papuçiu: A mos ndikojnë edhe disa llobe armike tonat që kanë lëvizur gurët e tyre prej kohësh në drejtim negativ?
Isuf Kalo: Nuk besoj, pasi ato nuk kanë fuqi. Më e ndjeshme është çështja e Kosovës, që ka të bëjë përsëri me një anë proçeduriale, të njohjes. Në rast se të gjitha vendet europiane do ta kishin njohur Kosovën, askush nuk do ta pengonte ecurinë e saj. Pasi Kosova i ka realizuar më shpejt këto probleme, falë pranisë ndërkombëtare. Mendoj se është një akt proçeduarial. Vetë Europa nuk don që të na mbajë jashtë. Tek ne kufijtë nuk kanë qënë të sigurtë, ka patur trafiqe, por mbi të gjitha ka patur mungesë dokumentacioni. Të mos jesh i rregjistruar, këto dalin nga zënkat me njeri tjetrin të politikanëve dhe këto Europa i di dhe thotë: “Bëj një, dy tre detyra dhe hajde bujrum!” Pra është çështje teknike, e respektimit të disa rregullave. Nuk ka të bëjë me paragjykimet, apo mbivlerësimin. Serbia ka pasë shans më të madh se ka qënë shtet më i konsoliduar, sidomos nën Titon. Edhe para Titos. Ka një traditë shtetërore, me një dokumentacion shumë më të mirë, ndoshta. Unë nuk jam njeri që e njoh në detaj këtë punë. Fakt është që këtu tek ne ka munguar komponenti shtetëror, i cili u cënua me përmbysjet e para që u bënë me ndrime të shpejta. Ana e mospajisjes me pasaporta ka qënë një pistë që u shfrytëzua nga të dy palet gjatë zgjedhjeve elektorale. Por nga ana tjetër thashë që të jepen vizat është një aspekt, kurse pranimi në Bashkimin Europian kërkon një sforcim shumë më të madh.
Alfred Papuçiu: Si mendoni për reformat e reja që do ndërmarrë kryeministri Sali Berisha, gjatë mandatit të dytë të qeverisë demokratike? A mendoni se do t’ja dalë mbanë, pasi është në radhë të parë mjek, natyrisht edhe politikan? A duhet ta ndryshojë stafin e tij?
Isuf Kalo: Sali Berisha është politikan, ai nuk është më mjek. Është politikani më i fortë, më me përvojë, më i shkathët, më i suksesëshëm. Unë nuk njoh në Shqipëri politikan tjetër më efikas, më profesionist se Berisha. Profesioni i Berishës është politikan. Ky është backroundi i tij. Ka qënë mjek, por ka kohë që është shkëputur dhe profesionin tonë po nuk e ushtrove, dy ose tre vjet nuk rikuperon më. Ai i ka hyrë tani fushave të tjera. E dyta Berisha nuk është politikan sido kudo, por është politikan reformator. Një njeri që e materializoi pluralizmin në Shqipëri. Nuk ishte kollaj të krijoje partinë e parë opozitare dhe sot e kësaj dite ajo është një nga partitë më të forta. Krijoi një opozitë, krijoi një vizion tjetër për të ardhmen, shkërmoqi regjimin e kaluar, pa dhunë dhe në mënyrë demokratike dhe vendosi debatin demokratik, pluralizmin në shtyp, pra lëshoi rregullat e lojës në demokraci. Dhe unë mendoj se vizioni i Berishës, natyrisht, është i drejtë, në radhë të parë në rregullimin e infrastrukturës. Shqipëria nuk mund të jetë një vend europian, pa një infrastrukturë, pasi kjo cënon integrimin me tjetër të Europës. Edhe prospektet që kemi ne për turizmin, si dhe për funksionimin brenda vendit pa një infrastrukturë rrugore, të komunikacionit etj.
Alfred Papuçiu: Lidhur me politikën e ekuilibrit të Shqipërisë, sidomos me vendet fqinje, ose me vendet europiane. Si mendoni ju profesor, kemi një politikë ekuilibri apo duhet t’u mëshojmë më shumë marrëdhënieneve, me Greqinë apo Italinë?
Isuf Kalo: Unë jam i fundit që mund të pyetem për politikë. Por mund të them se në politikën e jashtme ne kemi një homogjenitet, një vazhdimësi për t’u admiruar. Unë nuk shikoj një Shqipëri që ka ndonjë parti politike që debatet me palën tjetër i ka për çështjen e politikës së jashtme. Koherenca që kemi ne në politikën e jashtme, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Paktin e Atlantikut Verior, miqësi me të gjitha vendet europiane, miqësi me fqinjët, integrim rajonal. Kjo është deviza jonë. Ne jemi të hapur si vend pa paragjykime, si dhe respektojmë tregun e lire, jemi shumë më bjar ndaj fqinjëve, se sa janë ata ndaj nesh. Nuk mendoj se ekuilibrat i bën qeveria apo apo ndonjë parti politike, por i bën tregu, se si evoluojnë interesat reciproke. Është çështja e reciprocitetit që përcakton. Dhe është vështirë tani të dallosh se kush është kush! Ne kemi mbi një milion njerëz jashtë, në Itali, Greqi, Europë dhe gjetiu. Me 500 mijë vete është një ushtri e tërë. Sikur të duash ta pushtosh një vend nuk duhe të çosh më shumë se 500 mijë vetë. Prandaj kemi njerëz në ato vende, ata kanë interesa financiare dhe biznesi tek ne, strategji të përbashëta. Unë nuk mendoj që ne kemi problem fqinjësie. Besoj dhe me Serbinë nuk shtrohet më, pavarësisht nga ngadalësia e tyre, në kuptimin e “Europës së re”. Europa e re është mozaik vendesh të bashkuara dhe të së njëjtës familje. Ne jemi si dy komshinj që kemi patur një zënkë për një keqkuptim, për interesa disa interesa. Do s’do koha do t’i shuajë ato. Politika e jashtme e jona nuk është një pikë nevralgjike. Ne problemet më shumë i kemi të zhvillimit të brëndshëm, sidomos të zhvillimit kulturor. Nga ana kulturore, e mentalitetit, e aftësimit teknik, teknologjik, përshtatjes së shqiptarëve në kohën e sotme të cilët duhet të heqin dorë nga vartësia nga shteti. Kyçi i ndryshimit tek ne është se shteti hoqi dorë nga profkat, duke thënë se unë do të të rregulloj shtëpinë, do të rregulloj bursën, do rregulloj arsimin. Shteti i krijon hapësirat, të thotë ja ku i ke, lufto, gjej burimet. Natyrisht mbron dhe ne kemi ende një komponent të fortë social. Pavarësisht nga të djathtë apo të majtë, tek ne theksoj se ka një komponent shumë të fortë social për mbrojtjen e njerëzve të varfër, të njerëzve pa asnjë burim, të të moshuarve, fëmijëve, të Grave. Po ta shohësh në këtë drejtim edhe për pronarët lidhur me mbrojtjen e pronës së tyre ka patur një ngadalësi, jo sepse nuk njihet e drejta e tyre, por sepse është një masë e madhe njerëzish që mund të dëmtohen. Pra problemet i kemi të zhvillimit të brëndëshëm, jo aq material, se sa të zhvillimit të brëndëshëm kulturor, të rregullave të demokracisë, të qytetarisë, të sjelljes, të debatit, të qëndrimit ndaj njeri tjetrit, të mentalitetit ballkanik të intrigave, të hileve. Kjo e bën të vështirë funksionimin e shtetit ligjor. Ne kemi ligje të mrekullueshme që nuk zbatohen. Për shembull kemi ligjin ku theksohet ndalimi i pirjes së duhanit në mjedise publike. Ai është ligj shumë i mirë por nuk zbatohet. Vetë policia nuk funksionon se ka një rezistencë. Edhe në rrugë duket, derisa njerëzit nuk respektojnë vijat e bardha, nuk respektojnë dritat e semaforeve. Pra kjo kulturë është si një tregues që tregon se sa shumë përshtaten njerëzit me rregullat e lojës të një vendi demokratik. Në këtë pikë dua të theksoj se kjo nuk është një çështje politike, e një partie. Kjo është një çështje e zhvillimit të brendëshëm që do disa breza. Kontakti me botën, mirësjellja. Natyrisht, kjo është pasojë, kjo egërsi, ky brutalitet, një dhunë pak e madhe, një harbutëri, një babëzi, korupsioni, hile të mëdha në çdo gjë, fryma e mosbesimit. Të gjitha këto kanë bërë që të cënohet edhe funksionimi i institucionit të tillë siç është drejtësia. Se nëse drejtësia cënohet në një vend, cënohet dhe funksionimi i shtetit. Nëse njeriu nuk gjen dot të drejtën në rrugë shtetërore, atëhere do kalojë tek vetëgjyqësia. Por vetëgjyqësia është primitivitet. Atëhere, nëse humbet shpresën tek drejtësia, se ku të vejë ta gjejë atë, duke menduar se vetëm tek Zoti mund ta gjejë, ky është një problem i madh. Në momentin që ne nuk kemi rregulluar drejtësinë, nuk mendoj se jemi demokratizuar. Mekanizmat egzistojnë, rregullat janë, ligjet gjithashtu, loja politike e medias. Ndërkohë hileja është dhe tek korrupsioni: hile që t’i heqësh taksat, të marrë mall pa doganë, kur merr diçka me hater, kur thua atë që s’mendon, për më tepër kur gënjen në dëshmi, hile kur fsheh pronën.
Alfred Papuçiu: Diçka tjetër, i nderuar profesor Isufi. C’qëllim ka cënimi i figurave tona kombëtare si Skënderbeut, Nënë Tereza, Ismail Kadaresë? Herë pas here shohim sulme, si ai i Shmidit ndaj Skënderbeut, ndaj Nënë Terezës për përkatësinë e saj si shqiptare, apo për Kadarenë.
Isuf Kalo: Unë nuk mendoj se ka një platformë për këtë gjë. Kjo është çështje individi. Ne jemi treg. Tregu është shumë tërheqës, shumë magnetik, për shumë nisma që në fasadë duken sikur janë për qëllime të mëdha, në të vërtetë mund të fshehin qëllime të vogla. Shmidi ka bërë një analizë në mënyrën e tij. Nuk mendoj se duhet parë me kaq shumë emocione, një libër apo autor që thotë diçka, të rrëzojë një të vërtetë. Por ne duhet të jemi të ndërgjegjëshëm për një gjë. Pikërisht nga mangësia e shtetit, traditës së shtetit, të kulturës së shkruar, të dokumentuar, ne kemi zhdukur dokumentat, kemi shumë pak prej tyre. Këto lënë vend për abuzime, qoftë në drejtimin negativ apo atë euforik. Ne kemi krijuar një histori dhe natyrisht dhe kemi nevojë ta ruajmë atë. Edhe sulmet që bëhen ndaj Kadaresë.
Alfred Papuçiu: Si mendoni që është figura e Ismail Kadaresë për Kombin shqiptar?
Isuf Kalo: Kadareja rastësisht është shqiptar. Mund të ishte italian, ose francez. Ai është një gjeni. Gjenitë kanë lindur në vende të ndryshme, pa ndonjë lidhje me pasurinë shpirtërore apo kulturore të një populli. Kadareja është një eksepsion (veçanti), është shumë më tepër se sa mesatarja e Shqipërisë, apo e letërsisë shqipe. Ai është një njeri jo vetëm me talent të madh, por dhe me produktivitet të madh. Në radhë të parë ai është artist i madh. Kështu do parë figura e Ismailit. Një artist i madh ai ai në rrezatimin që lëshon i hap rrugë dhe lirisë, demokracisë, sfidon dhe diktaturën, dit ë mbijetojë, krijon shumë mesazhe që janë në funksion të kësaj. Kryesorja është se është talent i madh. Po të mos ishte si i tillë, ç’rëndësi do të kishte se çfarë miqësirash apo armiqësirash do të kishte Ismaili, çfarë qëndrimi mbajti ndaj situatës, çfarë tha një ditë apo një tjetër. Rëndësi ka që Ismail Kadareja është i madh në krahasim me të mëdhenjtë. Ai është në një elite artistike. Ai ka disa vlera që ata që e njohin e cilësojnë të një race të veçantë. Aleksandër Moisiu për shembull qëlloi që ka një gen shqiptar por nuk është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar aktrimi i tij. Kadareja është një fenomen.

Alfred Papuçiu: Ai njihet më shumë se çdo president i çdo vendi të botës.
Isuf Kalo: Kadareja është Kadare, si institucion më vehte. Të mos mendojmë se u sulmua Kadareja, u sulmua dhe Shqipëria. E mori çmimin Nobël Kadareja dhe e mori Shqipëria. Ai po e mori atë e merr vetë. Shqipëria është fatlume që e ka. Nuk e bën dot Shqipëria Kadarenë dhe ai vete nuk e ndryshon dot Shqipërinë në mënyrën që donte ai të ishte. Është pak si nëna. Nëna që ka bërë Kadarenë, nuk është gjeniale. Por është nëna e Ismailit. Unë mendoj se sulmet ndaj Kadaresë bëhen nga ata njerëz që duan të bëhen të dukshëm.
Alfred Papuçiu: Si mendoni për Enver Hoxhën që është një figurë komplekse? Si kanë qënë marrëdhëniet e tij me ju. Juve ju kanë akuzuar se keni dashur ta vrisni, kurse e vërteta është ndryshe. Ju nuk keni folur shumë për Enver Hoxhën. A mund të flisni diçka shkurtimisht?
Isuf Kalo: Ajo që mund të them për Enver Hoxhën është ajo që dihet. Ai ka qënë pacienti im, një nga pacientët më të famshëm që kam patur. Dhe ka qënë pacienti im jo se unë isha gjenial, por sepse ai vuante nga diabeti dhe unë jam diabetolog. Rasti qëlloi që më zgjodhi mua si mjek apo të tjerët, por sigurisht ai më pranoi dhe kaq. Një mjek flet për pacientin aq sa lejon profesioni i tij. Enver Hoxha është një pacient me të cilin unë kam kujtimet e mija. Ai më ka respektuar dhe unë e kam respektuar kujtimin dhe intimitetin e tij.
Alfred Papuçiu: Përsëris e vërteta është ndryshe se ju në asnjë çast nuk keni menduar ta vrisni, pèasi është folur edhe për Stalinin dhe figura të tjera botërore, sikur mjekët e tyre kanë dashur t’i vrasin.
Isuf Kalo: Një udhëheqës i një vendi mjekohet nga një ekip. Në të vërtetë dhe Enver Hoxha nuk është kuruar vetëm nga unë por nga një ekip dhe kjo është një detyrë shtetërore. Dhe në krye të çdo detyre shterërore ka një llogaridhënie, ka një dokumentim të saj. E gjithë kjo llogaridhënie është dhënë dhe ka patur një vlerësim maksimal, nga shteti i asaj kohe, nga e shoqja e tij dhe gjithë familja e tij. Fabula të tilla mund të krijohen, rubrika të zeza janë gjithmonë interesante. Për këto ka patur dhe do ketë abuzime në këtë drejtim.
Alfred Papuçiu: C’mendoni për reformat që ka ndërmarrë presidenti amerikan Barack Obama në shëndetësi?
Isuf Kalo: Është shumë shpejt të flas për to. Është për t’u përgëzuar që është një President që nis karierën e tij, duke i dhënë prioritet shëndetësisë. Është nga të rallët që e ka bërë këtë. E vërteta është që të njëjtën gjë ka bërë edhe Presidenti Klinton, bile Hilari Klinton ka qënë frymëzuese. Nga analiza që kam bërë dhe informacionet që kam marrë deri tani ka një ngjashmëri midis këtyre dy aktorëve, se si i kanë konceptuar ato reforma. Është një reformë për t’u përshëndetur, është e guximëshme, pasi është në shumë plane, ka tre drejtime kryesore. Në radhë të parë tek aksesi, të gjithë të kenë akses, të jenë të siguruar nga sigurimet shëndetësore. E dyta që të ketë përmirësim të cilësisë së dhënies të kujdesit shëndetësor me një novacion të shkencës. E treta, me një promovim të shëndetit publik, sidomos për profilaksinë, parandalimin e sëmundjeve. Kjo është mënyra më e zgjuar. Sigurisht ky është një program ambicioz, pasi do të derdhen për të 100 trilion dollarë në vit, dhe kjo është një shumë tepër e madhe. Kjo do një guxim të madh. Por siç e ka shprehur ai dhe ata që e mbështesin: “ne nuk mund të mos e bëjmë këtë gjë, sepse ndryshe nuk forcojmë dot as ekonominë, përderi sa gjendja shëndetësore e popullsisë amerikane është e tillë si është sot”. Ky është një shqetësim i drejtë. Sa efektive do të jetë kjo reformë, do shikuar, sepse ç’eshtë e vërteta është në shërbim të njerëzve të varfër, të të moshuarve, të qytetarëve, është pak socialiste, e detyrimit të njerëzve që janë të pasur dhe gjysëm të pasur, por pa cënuar njerëzit e mesëm dhe të varfër. Pra për t’i bërë ata të parët që të paguajnë. Obama tha se kjo nuk është një sakrificë por është një detyrim për të qënë në komunitet, Është interesante, unë e kam studjuar dhe ka shumë aspekte novacioni. Rreziku i vetëm i saj është çështja e përballimit të çmimeve në vazhdimësi.
Alfred Papuçiu: Profesor Isufi, ju falenderoj nga zemra, për këtë intervistë tepër interesante dhe me vlera njohëse për lexuesit tanë, edhe në emër të stafit të “Zemrës Shqiptare”, drejtorit fisnik Gëzim Marku, me të cilin tani komunikoj çdo ditë, Mario Brahës, Kadri Manit, Alma Papamihalit, Kozeta Zylos, Suzana Kuqit, Agim Gashit, Ëngjëll Koliqit, Pal Sokolit dhe atyre qindra bashkëpunëtorëve të saj.
Crans- Montana 30 korrik 2009 ora 19.30

Prof. Isuf Kalo me bashkëshorten Desi dhe dy mbesat Athena dhe Deborah |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Intervistë e Alfred Papuçiut me personalitetin e Vitit 2009, Vaçen tonë...
» Intervistë ekskluzive me prof. Ibrahim Egriu
» Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha
» Dashnim Hebibi:Intervistë ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në UEJL, USHT dhe në Kosovë
» Një libër i ri i Alfred Papuçiut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi