Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsimtari dhe babai frymëzojnë nxënësen për arritjen e suksesit

Shko poshtë

Arsimtari dhe babai frymëzojnë nxënësen për arritjen e suksesit Empty Arsimtari dhe babai frymëzojnë nxënësen për arritjen e suksesit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:31 pm

Arsimtari dhe babai frymëzojnë nxënësen për arritjen e suksesit

Shembull i bashkatdhetarëve tanë në SHBA


Arsimtari dhe babai frymëzojnë nxënësen për arritjen e suksesit Marsela%20dodi%20(Small)
Marcela Dodi gjatë ceremonisë së maturës

Para dy viteve Marcela Dodi (18) shqiptare nga Roslindale e SHBA-ve dështoi gati në të gjitha lëndët e shkallës së 10-të në shkollë dhe gati sa nuk kishte ndërprerë shkollimin. Ajo e frymëzuar nga familja dhe arsimtari i saj në shkollën e mesme Media Communications Technology të këtij qyteti, jo vetëm që po diplomon por edhe do të vazhdojë në kolegj.
Si një nxënëse që vazhdimisht ikte nga orët e mësimit, Dodi përmendi imigrimin e saj në moshën 11 vjeçe nga Shqipëria dhe udhëtimin e paplanifikuar për në Shqipëri në vitin 2006 kur i kishte vdekur gjyshja, gjë që e kishte lënë mbrapa me mësime. Më në fund, një takim prej dy orësh me babain dhe arsimtarin e saj Sung-Joon Pai, e përmirësoi atë.
“Babi im më tha diçka në shqip”, rikujton ajo.
A është kjo çka ti në të vërtetë dëshiron nga jeta – a dëshiron që të mos kesh asgjë?.
Pas kësaj ajo qëndronte në shkollë gati për çdo ditë duke fituar nota të larta . Në vitin e fundit ajo u zgjodh nënkryetare në klasën e filantropisë në kolegjin Wheelock College.
Ajo do të fillojë studimet në Brandeis University që të studiojë shkencat politike dhe historike, për të cilat ajo ka gjetur një pasion gjatë dy viteve të fundit.
“Pasi që të gjeni se cili është caku juaj, asgjë nuk mund t’u dalë përpara që ta arrini atë,” tha ajo.
U.K.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi