Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U arratis me nxënësen, në burg profesori

Shko poshtë

U arratis me nxënësen, në burg profesori Empty U arratis me nxënësen, në burg profesori

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 01, 2012 1:54 pm

U arratis me nxënësen, në burg profesori


U arratis me nxënësen, në burg profesori Largea_jeremy-forrest-301349026676
Profesori i matematikës Jeremy Forrest i arratisur me nxënësen adoleshente, u dërgua në një burg në Francë në pritje të ekstradimit drejt Britanisë së Madhe.

Kështu deklaroi avokati i tij, ndërsa e cilësoi si të paligjshëm këtë vendim për sa kohë që vajza iku me dëshirën e saj.

Policia franceze gjeti dje në Bordeaux adoleshenten angleze të arratisur me profesorin e matematikës.

Mësuesi Jeremy Forrest i martuar dhe nxënësja 15 vjeçare Megan Stammers kishin kapërcyer kufirin nëpërmjet një trageti më 20 shtator, ndërsa mes tyre ekzistonte një lidhje dashurie.

Të arratisurit u ndaluan nga policia franceze ku vajza u mor në mbrojtje, ndërsa mësuesi u vu në pranga për tu kthyer drejt Anglisë.

Nga ana e policisë thuhet se largimi i vajzës është vullnetar dhe se ky fakt duket se do e lehtësojë pozitën e mësuesit, pavarësisht faktit se të dy kaluan kufijtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi