Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arbnor Pula:Hulumtimet për diasporën si forcë shtytëse për zhvillimin në Kosovë

Shko poshtë

Arbnor Pula:Hulumtimet për diasporën si forcë shtytëse për zhvillimin në Kosovë Empty Arbnor Pula:Hulumtimet për diasporën si forcë shtytëse për zhvillimin në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:41 pm

Hulumtimet për diasporën si forcë shtytëse për zhvillimin në Kosovë

Kërkimore në Kosovë dhe në Zvicër

Në dhjetor 2007, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) në Prishtinë e ngarkoi Forumin për Iniciativë Demokratike (FID) për ta zbatuar projektin “Vlerësimi i ndikimit të migrimit në zhvillimin e Kosovës”, me synimin e përgjithshëm “për ta inicuar debatin politik me vendimmarrësit, partnerët shoqërorë, mediat, organizatat joqeveritare, akademinë dhe publikun në përgjithësi në Kosovë mbi ndikimin e migrimit në zhvillimin e Kosovës duke dhënë informacion të saktë dhe të besueshëm të bazuar në kërkim multidimensional”. Ambicja e këtij raporti pra ishte për ta plotësuar një pjesë të zbrazëtisë që ekziston lidhur me ndikimin e diasporës në zhvillimin e Kosovës duke ofruar një pasqyrë të saktë dhe shkencore të kësaj dukurie. Qëllimi i hulumtimit, kriteret e rrepta metodologjike të përcaktuar për ta kryer këtë studim dhe përmbushja e një fushe të gjerë të kërkimit në Kosovë dhe Zvicër do të ofrojnë të dhëna dhe informacione të rëndësishme për vendimmarrësit në Kosovë për t’i përkufizuar dhe zbatuar politikat publike duke e përdorur migrimin në mënyrë efektive dhe lidhjen e saj pasuese si strategji për zhvillim. Çështja kryesore që ky kërkim (studim) synonte t’i përgjigjej ishte: “Cili është ndikimi i diasporës në zhvillimin e Kosovës?” Objektivat kryesore të studimit ishin: Për të dëshmuar kontributin dhe ndikimin e mërgimtarëve, diasporës dhe familjeve të tyre në zhvillimin e Kosovës, për t’i identifikuar kushtet politike, ekonomike dhe ligjore që mërgimtarët, diaspora dhe familjet e tyre i hasin në vendin mikpritës dhe të prejardhjes dhe për rekomanduar ndryshimet për ta përmirësuar ndikimin në zhvillim si dhe për ta përkrahur potencialin e mërgimtarëve, diasporës dhe të familjeve të tyre në kontribuimin për zhvillimin (e qëndrueshëm) në Kosovë. Analiza jonë bazohet në vetë mërgimtarët (kapitalin e tyre njerëzor) dhe të familjeve të tyre, kushtet sociale në vendet pranuese (studim i rastit në Zvicër) dhe integrimi i tyre shoqëror atje. Gjithashtu analiza vlerëson nivelin dhe llojet e investimit nga mërgimtarët dhe format shoqërore të organizimit të mërgimtarëve në vendin pranues (studim i rastit në Zvicër) duke përfshirë ndikimin e tyre në jetën politike në vendin mikpritës dhe të prejardhjes. Ky hulumtim u prezantua ne konferencen nderkombëtare e cila u mbahjt në Prishtine, gjatë muajit të kaluar, në organizim te FID-it, Zyrës së Diaporës pranë Zyrës se Kryeministrit të Kosovës, Agjensionit për Promovimin e Bizneseve të Kosovës dhe në mbështetje të SDC-Prishtinë.
Arbnor Pula
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi