Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Xhemë Karadaku (Xhemail Halili)
Faqja 1 e 1
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Xhemë Karadaku (Xhemail Halili)
Xhemë Karadaku |
Nga Bilall MALIQI
Xhemë Karadaku (Xhemail Halili), i lindur më 1964 në Ranatoc të Karadakut të Preshevës, në periodikun tonë letrar është i pranishëm më shumë se dy dekada. Në krijimet e tij zë vend njeriu ynë halleshumë dhe krenar. Dy elemente, ashtu si te shumë krijues të tjerë, janë të pranishme në botën e tij artistike: vendlindja dhe fëmijëria. Prandaj lirisht mund të themi se në shkrimet e tij kemi jetën e karadakasit nëpër kohë.
Është autor i trembëdhjetë përmbledhjeve me shkrime: “Legjendë e re” (1992), “Natë mbi mua” (1994) , “Gjej e qesh” (1994) , “Pse iu kall mjekra gjyshit” (1995), “Zvarranikët” (1995) dhe “Trimi më i madh në botë” (1998), “Kalikuse, kalikuse a ma gjen një nuse” (2000), “Ëndërr me ëndrra” (2000), “Feniksi nuk është ndryshe” (2000), “Lavjerrësi i kohës” (2002), “Histori për një dashuri” (2003), “Lojë në Trojë” (2003), “Nipi i Don Kishotit” (2005).
Ka fituar mbi tridhjetë shpërblime letrare për vjersha dhe tregime. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është botues i Shtëpisë Botuse “Ura” në Prishtinë. Jeton në Gjilan e punon në Prishtinë.
Intervistën me shkrimtarin, për ju fëmijë të dashur, e bëmë ashtu duke parafrazuar titujt e librave të tij për fëmijë. Besojmë se do të ju pëlqejë…
Si të krijohet Legjendë e Re ?
Legjendën e re e krijojmë me punë. Me një punë të ndershme dhe të drejtë. Ndoshta pikërisht përmes artit mund ta krijojmë atë urën të cilën nuk do ta rrënojë asnjë kohë. Por për të bërë Urën (njësoj si Urën e Fshejit) duhet të sakrifikojmë diçka nga vetvetja. Duhet të sakrifikojmë një pjesë të jetës e ndoshta edhe të tërën ashtu siç bënë trimat e pushkës dhe të penës që ne tash të frymojmë më lehtë. Në vjershën e parë të këtij libri them: me besa-besë ta ndreqim urën. Vërtetë jemi në rrugë të mbarë të krijojmë këtë urë që na bashkon si komb, si popull i civilizuar. Njëherë ta bëjmë bashkimin shpirtëror, pastaj do ta kemi shumë më lehtë…
Vërtet Pse iu kall mjekra gjyshit?
Kur gjyshi e ka një nip Lazdran që këmbët i ka në dysheme e kokën në tavan, që nuk lë dy gurë bashkë, kur ky dai i ngjesh maçokut allti dhe e bën me armë rrush por s’i tutet askush, kur tërë fshatin e ngrit në këmbë dhe hekurin e ha me dhëmbë, ç’është mjekra e gjyshit për këtë trim? Kështu ai ( mos harroni në lojë, sepse gjyshin e do shumë) ia ngjesh një shuplakë dhe mjekra të shkretit i kallet flakë…
Kush është Trimi më i madh në botë ?
Trimëritë janë të shumta. Për mua fëmija është njeriu më i sinqertë. Prandaj edhe është më trimi. T’i thotë gjërat pa dorëza. Ai në vete mendon se është qendra e botës, se gjithçka duhet të sillet rreth tij, prandaj e konsideron veten mbret. Por është edhe një kategori njerëzish që mund të quhen trimat më të mëdhenj në botë !. Cilë janë ata? Janë krijuesit e mirëfilltë që kanë guximin t’i dalin përballë letrës së bardhë. Një fjalë e urtë nuk thotë kot: ajo që shkruhet mbetet, të tjerat i merr era! E shihni, është një përgjegjësi ndaj fjalës së shkruar. Jo vetëm njëherë. Përjetë. Prandaj a ka trimëri më të madhe?!
Si lindi Historia për një dashuri?
Një çun i vogël shumë, tek po truponte rrugës me mamin përdore, pa një kukull në shitore. Dhe u dashurua? U bë si u bë dhe mami u detyrua t’ia blinte kukullën. Me të çuni flinte, me të dilte në shetitore, me të hante e pinte. Ishte një dashuri e marrëzishme. Mirëpo çdo gjë vjen ose ikën me kohën. Ditë prej ditësh djali u rrit. Nisi të shikohej në pasqyrë gjithnjë e më shumë. Dhe një ditë tha: dua të shkoj në shkollë se i mbusha gjashtë vjet. Pastaj e harroi dashurinë e parë: kukullën. Lindi një dashuri tjetër: abetarja… Vërtetë ishte një histori inetersante.
Po me Kalikusen… ç’u bë?
Një djalosh, bukurosh, kishte dëgjuar se andej nga do të flutuornte kalikusja (mollëkuqja), andej do ta mirrte nusen. Dhe një ditë papritur një kalikuse u ndal në dorën e tij të vogël. Djaloshi u zverdh. Iu duk se përralla për kalikusen do të bëhej realitet. Pastaj i këndoj asaj: “Kalikuse, kalikuse, a ma gjen mua një nuse? Po ma gjete çfarë e dua, mik për jetë më ke mua. Unë nuk jam çfarëdo djalë, qe kapelën në vend ta falë…” Dhe hoqi nga koka kapelën t’i falte kalikuses. Ajo, e trembur, hapi krahët e vegjël dhe fluturoi. Mbase shkoi t’ia gjente nusen djaloshit…
Ç’do të bëjë Nipi i Don Kishotit?
Le ta dinë mirë prej sotit, Unë jam nipi i Don Kishotit. E kam Kalin xhamboxhet, asnjë furtunë nuk më pret. Ky kali im për Perëndinë, nuk do ujë as bar, veç kerozinë. Do t’i bie botës rreth e qark, se u bë e shkreta si një thark…Nuk e koris Gjyshin kurrë, do ta ndreq botën o burrë.
Në fund ç’është Karadaku për ty?
Karadaku për mua është më shumë se vendlindje. Është një Ylber, një vetull harkore që pi ujë në shtatë burime, me shtatë ngjyra, çdo ngjyrë zemër që rrah për këtë emër. Karadaku është plak, me mjekër deri në brez, Karadaku është djalë i ri, i fortë me shtatë zemra. Karadaku për mua është më tëpër se një simbol, se një metaforë. Është një drangua për trojet shqiptare. Prandaj sa herë e kujtoj ndiej mall e krenari përnjëherë dhe shi për këtë e kam vënë mbiemër.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arsim Halili: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Bilall Maliqi
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Ramadan Rexhepi
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Engjëll Koliqi
» Bilall Maliqi: LAVDËROVE TËKEQEN
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Ramadan Rexhepi
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Engjëll Koliqi
» Bilall Maliqi: LAVDËROVE TËKEQEN
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi