Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
Faqja 1 e 1
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Hysen Këqiku
Hysen Këqiku |
Shkrimtari, Hysen Këqiku me krijimtarinë letrare si në atë që ka krijuar për të rritur dhe në atë për fëmijë në prozë, poezi, dramaturgji e së fundit edhe në kritikë letrare, ka shtrirë ndikimin e tij kreativ në tërë hapsirat tona etnike edhe pse fatkeqësisht të ndara. Për këtë krijues ndarja është vetëm fizike. Ndarjen tonë shpirtërore nuk ka forcë që mund ta bëjë. Pa marrë parasysh kufijtë që na ndajnë shpirti jonë do të jetë një. Ecja jonë do ta ketë një kahje dhe një cak të vetëm. Dihet ecja vazhdon...
Intervistën e zhvilloi Bilall Maliqi
Diellori:Z. Këqiku, Ju prej kur e keni botuar vjershën e parë, keni hyrë në 43 vjetorin e krijimtarisë letrare. Keni botuar shumë vepra për të rritur e për fëmijë, lexuesit e “Diellorit” kanë dëshirë të bisedojnë me Ju, t’u flisni atyre se si e keni filluar dhe çka ju inspiroi të merreni me shkrime?
Hysen Këqiku: Paraprakisht i përshëndes të gjithë lexuesit e “Diellorit”.Me që tërë jetën time pothuaj e kam kaluar me fëmijë, po më duket se edhe lexuesit e “Diellorit” i kam përpara po i shof dhe po komunikoj me ta. Jeni shumë të mirë, Jeni të vyeshëm dhe të zellshëm në rrugën e dritës që e keni zgjedhur. Përshëndes edhe stafin që e përgatitë “Diellorin”. Me një URIM të madh sepse puna dhe veprimtaria juaj është jo vetëm e madhe po e shenjtë.
Nga fëmijëria ime ka mbetur një kujtim i thundruar në mendjen time. Në pranverë kur ktheheshin lejlekët nga jugu i nxehtë. Një u printe kurse tjerët në formë të shkronjës “V” i shkonin pas. Ata e dinin ku shkonin... e kishin drejtimin e tyre...ata sikur ma sollën vjershën e parë (“Lejleku”) kur isha nxënës i klasës së shtatë në Shkollën fillore “Rilindja” në Llojan të Kumanovës. Lejleku tjetër i bardhë ishte shkrimtari i njohur për fëmijë Ali Huruglica i cili që nga Shkupi shkruante për vendlindjen e tij Gjyrishecin. Në vjershat e tij e shihja vendlindjen time Velegllavën (Velia Glauan) time madhështore. Aq shumë më pëlqenin vjershat e tij sa i lexoja derisa i mësoja përmendësh. Unë tok me vjershat e Aliut shpirtërisht jetoja në vendlindje kurse fizikisht në Vaksincë të Kumanovës.
Më vonë më nxiti edhe Migjeni. Këta dy shkrimtar më përfituan dhe më futën në vallen e tyre magjike dhe që nga ajo kohë po bëhen 43 vjet që merrem me krijimtari letrare. Shkruaj vjersha për të rritur, drama, vjersha dhe tregime për fëmijë,
kam shkruar panorama letrare (3) dhe monografi. Kohën e fundit merrem edhe me kritikë letrare.Motivet dhe inspirimet më kanë rrëmbyer në drejtime të ndryshme duke i lënë pak fëmijët jo në harresë por në një përkushtim timin pak sa më të zbehur. Për ta kam shkruar deri tash vetëm tri vepra “Ti dil nga loja” (“Pionieri”, Prishtinë 1995), “Ujëvarë e patharë” – poemë (“Rilindja”, Prishtinë 2000) dhe “Qëndresë me besa-besë” – poemë (“Ura”, Gjilan 2000). Në dorëshkrim kam disa libra për fëmijë. Atyre do t’u kthehem dhe fëmijët për mua do të jenë më të përgdhelurit, më të mirët – loçkat e mija....
Diellori:Lexuesit e “Diellorit”, me që nuk e kanë lexuar veprën “Ti dil nga loja”, kanë dëshirë të dijnë se çka ka në përmbajtjen e saj poetike.
Hysen Këqiku: Ky libër, në fakt është një përëmbledhje e vjershave të mija të botuara në revistat për fëmijë:”Pionieri”, “Gëzimi”, “Fatosi”, “Rilindja për fëmijë”, “Bati” dhe “GEP-i” (Gazeta e pionierëve). Që nga viti 1969 – 1990. Kjo vepër për mua është më e mira dhe më e dashura sepse në të kam psherëtimat e mija të para, komunikimet intime dhe shpirtërore që kam bërë me fëmijë si mësimdhënës i gjuhës shqipe. Për çudi fëmijët kudo janë njësoj. Ata i kanë buzëqeshjet e njejta. Kudo që t’i takosh e me ta të komunikosh, të rrëmbejnë, të bëjnë shokë. Janë shumë të zgjuar. Ata të kuptojnë se e ke me zemër bisedën - kontaktin me ta, apo vetëm sa për të thënë. Po të kuptuan se i ke në zemër e në shpirt, të rrëmbejnë fare, ta falin tërë qenien e tyre shpirtërore. Ata si të tillë që i ka dhuruar natyra - Zoti ynë i madh, të fusin nëpër labirinthet fantastike dhe, të shëtisin shtigjeve të bardha të fantazisë. E tërë përëmbajtja e kësaj përmbledhjeje është një shoqërim i sinqert me fëmijët, me kërkesat e tyre prej buzëqeshjes së ëmbël, që ata ta falin, e deri tek loja. Loja e tyre është lojë e vërtetë, ajo është vetë jeta e tyre dhe në të nuk durojnë hileqarë e lojaprishës.
Diellori: Letërsia shqipe për fëmië nuk është aq e pasur me poema për fëmijë, Ju këtë letërsi e keni begatuar me dy poema. Në fakt na e prezentoni të parën “Ujëvarë e patharë” - një titull freskues dhe provokues.
Hysen Këqiku: Jeta dhe lumenjtë nuk e ndalin ecjen e tyre. Lumenjtë e kësaj përmbledhje janë Marga (Morava), Lapusha (Llapushnica) dhe Galapusha (Kriva Reka). Personifikojnë tri motara. Motrën e madhe Margën dhe dy motrat e tjera Lapushën dhe Galapushën. Ato në ecjen e tyre bashkohen, siç do të bashkohen trojet tona të copëtuara gjatë historisë. Bashkimi i parë ndodh rrëzë kalasë së Pogragjës kur Marga dhe Lapusha bëhen NJË. Ato vazhdojnë derisa takohen edhe me motrën e vogël Galapushën. Gjatë tërë ecjes së tyre, deri në derdhje në Detin e Zi, evokojnë dhe shprehim mall për njëra tjetrën. Pas një kohe ato do t’i rrëmbejë malli për vendlindjen. Lumi nuk kthehet mbrapsht. Ato shndrrohen në avull dhe kthehen tok me retë, në pika shiu dhe derdhen në vendlindje duke formuar lumin që rrjedh i patharë. Motivi kryesor është dashuria ndaj atdheut, ndaj vendlindjes. Ai lumë – lumi i kurbetçarëve e vazhdon këtë ecje në vazhdimësi.
Diellori: Qëndresa dhe thundrrimi i saj në gjetje artistike në krijimtarinë letrare, pasqyerohet në poemën për fëmijë “Qëndresë me besa-besë”...
Hysen Këqiku: Kjo poemë ngërthen një dialog poetik që zhvillohet në mes Skifterit – si banorë autokton në Rrapin e rrafshit tonë jetësor dhe Korbit i cili, duke mos pasur atdhe i vardiset Skifterit për t’ia rrëmbyer Rrapin e për të bërë qerdhe në të. Ky konflikt është i gjatë dhe me lumenjë gjaku rrëke. Dialaogjet e ashpra, konfliktet dhe ballafaqimet, gjatë historisë, i krijoi një jetë të rëndë Skifterit në truallin e tij të ngrohtë. Ky konflikt vëhet në spikamë edhe në dramën time “Kufij që preken”. Fatkeqësisht në Rrapin e skifterit Korbi bëri qerdhe – e krijoi shtetin e vet që prore pretendon ta zgjerojë. Së fundit, dinjitetin dhe krenarinë e një pjese të Rrapit e rriti UÇK-ja, e cila sfidoi dhe ia doli që Skifterit të mos i rrezikohet hapësira më e gjerë. Sa u përket degëve të rrapit që mbetën jashtë një vije që u hartua nga dorëzezët, ato do të ushqehen me lëngun e jetës që rrjedh nëpër damarët e Rrapit dhe do ta vazhdojnë ecjen krenare deri në pafundësi.
Diellori: Duke ju falenderuar përzemërsisht, në emër të të gjithë lexuesve të “Diellorit”, Ju lutemi na e shprehni një mesazh për lexuesit për opinionin e gjerë të Luginës
Hysen Këqiku: Ju jeni degë e Rrapit të moçëm, e thash më lartë, dhe si e tillë do të jeni një prej degëve më të njoma – në kupëtimin e ruajtjes të gjuhës, traditave dhe identitetit kombëtar –Lugina e Preshevës, e cila tek të gjithë krijuesit e rinjë është quajtur Lugina e luleve, Ylberi i luginës etj. do të shërbejë si frymëzim i pashterrshëm për të krijuar.Madhështia e kësaj Lugine do të rritet me punën kreative të të gjithëve edhe nëpërmes “Perspektivës”, “Jehonës” dhe “Diellorit”. JU LUMTË.
Marrë nga libri me intervista “Ide të trazuara”
Hysen Këqiku: Tri poezi
UNË MINUS TI
Ti më ngacmon e më nget
Ma lë këngën gjysmë për gjysmë,
Kur të afrohem keq bërtet
Pse të mira i përëmbysë.
Ti më shan e unë duroj
Ma mbyt fjalën pak e nga pak,
N’tokën ime pse frymoj
Askuj fare s’i kam hak.
Ti mëshikon me përçmim
M’skakton dhembje e ofshamë,
Ç’t’u ka mbjellur ky hidhërim
Kopshtin tim ta bësh lamë.
Shkele lule e bar të butë
Pa u skuqur fare në faqe
Dëgjo të mirën që të lutë:
Rrugës së drejtë mos i bëj laqe!
Sjellja jote s’është për shok
Pse ma merr bukën nga goja,
Ne të dy kurrë më tok;
Unë mbetem ti del nga loja.
Nga: “Ti dil nga loja”
NJË TAKIM I PËRMALLAR
Në rrafshirën
Rrëzë kalasë,
Zbrt Lapusha
Ujëkulluar
Në tatëpjetën
Rrasë më rrasë,
Me një mallë
Të përvëluar.
Nga lartë hëna
Valët shndritë,
Në udhëtime
Të përqafuara;
Gurabardhët
Tek bëjnë dritë
Nëpër kujtime
Të përmalluara.
Natës memece
Ia mbysin qetësinë,
Kur bilbilët
Flalsin mesvete;
Udhëton Lapusha
Me madhështinë;
-Kërkon motrën
Se ku i treti,
Me vrap malli
Merr tatëpjetën,
Përkëdhel gurë
Në shtrat të vjetër.
Bashkë me peshqit
Copëtojnë rrjetën,
-Margën dua
Askë tjetër.
Mbi kala
Ndalet dielli,
Mallëngjehet
Për një takim;
Në duar të bariut
Jehon fyelli,
Marga e Lapusha
Në përqafim.
Me afsh zemre
Gushë për gushe
Merren ngryk
Rrëzë kalasë;
Si freski mali
Si ngrohtësi fushe
Motra motrën
Kur e has.
Aty puqen
Dy engjëllushe,
Njëra e fushës
Tjetra malësore;
Një puhizë mali
Një valëz fushe,
Vazhdojnë ecjen
Dorë për dore.
E kur lajnë
Flokët e arta,
Zoti i ujërave
U fal uratë;
Me bekime
Lutjesh t’zjarrta
-Në udhëtim
Ju paçi fat.
Nga: “Ujëvrë e patharë”
GRINDJE
Korbi i ndërsyer
Me aq pangopësi,
Erdhi nga veriu
Me zhurmë, egërsi.
M’shikon vëngër
Bëhet se s’më njeh,
Ti në atë degë
Mirë a më njeh!
S’ta dua folenë
Në të njëjtin lis,
-Ik ku të dusha
Nuk të kam fis.
S’të kam të gjakut
As soj as farë,
-Lëshoma vendin
Sa më parë”
Sa më parë
Që ke mundësi!
-Shko në Afrikë
N’dash në Azi!
Se po ngjau
Të të çelë drita,
Do të t’i vë
Njëqind prita.
Të gjitha pritat
Me zjarrë e flakë,
Edhe më shumë
Se m’duken pak.
Të djeg në zjarrë
Të pjek në furrë
Të të bëj keq
S’ngopem kurrë.
II
Pyet kush jam
Me kaq habi,
-Zogë skifteri
N’timen shtëpi.
N’timen shtëpi
M’krijon shamatë
Ditët me dritë
M’i bëre natë.
-Ti zog skifteri
Flet kështu!
-Para teje
Unë isha këtu.
-Nuk pajtohem
Gjepura flet,
-Në këto male
Qe tremië vjet.
-Çka më shikon
Me kaq habi,
I vogël jam
Po këtë e di!.
Nga: Qëndresë me besa-besë”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Ramadan Rexhepi
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Engjëll Koliqi
» Arsim Halili: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Bilall Maliqi
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Xhemë Karadaku (Xhemail Halili)
» Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Engjëll Koliqi
» Arsim Halili: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Bilall Maliqi
» Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Xhemë Karadaku (Xhemail Halili)
» Bilall Maliqi: Intervistë me skulptorin Hevzi Nuhiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi