Shllagvordi i ministrave
Faqja 1 e 1
Shllagvordi i ministrave
Shllagvordi i ministrave
Editoriali
Këta që i thonë “gazetarë investigues” sikur nuk u ka rënë në sy fakti se, raportet e auditorëve për disa ministri, pikërisht aty ku ishin katastrofale, pikërisht në ato ministri dhe me deklarime publike të ministrave u lavdëruan raportet e auditorit, dhe u shpallën sukses i mirmenaxhimit të tyre gjatë vitit 2008. A nuk është kjo diçka e koordinuar, që të gjithë të defektuarit e audituar, korazi ta japin si të kishin një gojë, një të njëjtën deklaratë unanime. Po kjo është koordinim “deklarativ”, por a është vështirë të supozohet “koordinatori”, sepse analiza nuk duron supozime. Por, as nuk i pengon ato, e rëndësishme është që supozimet të mos shpallen si argumente, pra të mos përmenden të supozuarit “koordinatorë” të shllagvordit të ministrave. Është po ashtu indikative, pse është pritur Vera e Thellë që të shpallen raportet e auditimit, dhe pse, edhe më e çuditshme, disa media (nuk i botojnë fare) e disa madje edhe i redaktojnë që të duken vërtetë suksese mirëmenaxhuese të institucioneve? Por, nëse gushti është herët që megjithatë të shkruhet dhe të flitet shtruar mbi këtë temë, shtatori do të ishte shumë vonë, të “riaktualizohet” heshtja verore e raporteve të auditorit gjeneral. Pra, dikë e mbanë shpresa se deri atëherë, dalin probleme tjera, të reja, dhe harrohen problemet e vjetra. Mbase në këto staza është planifikuar koordinimi i deklaratave të ministrave të kënaqur me rezultatet e raporteve të auditorit gjeneral. Ajo që është e sigurt, u hap a jo kjo temë në momentin e duhur, e sigurt është se temat tjera problematizuese vjeshta do t’i imponojë dhe brenda tyre mund të inkorporohen edhe shllagvordet verore të ministrave, atëherë kur të jenë ftohur paksa nga freskija vjeshtore. Dihet se janë dhënë disa premtime se do të ndëshkohet puna e secilit dhe se askush nuk do të jetë mbi ligjin, por a dihet se sa mund të rudimentohet pikë së pari implementimi i ligjit, ende pa e emëruar përkatësinë e tij vendore apo ndërkombëtare? Mirëpo, “investigatorëve” të mediave u ka qëlluar sivjet vera shumë e nxehtë, kështu që janë molepsur dhe nuk kanë më vullnet të punojnë së paku minimumin sa kishin punuar kur “investigonin” raportet e auditorit gjeneral të ministrive të pushtetit të para zgjedhjeve të nëntorit. Mbase në kontinuitet kanë ndodhur shumë ndryshime në vetë marrëdhëniet e opozitarëve të atëhershëm me shefat e mediave të atëhershme që janë po ata edhe sot. Pra, ndryshimi i qasjes për një të njëjtin problem, a është kjo e mundur (të ndryshohet qasja) vetëm brenda një kohe kaq të shkurtër? Përgjigjen mund ta kërkojmë atje ku nuk e gjejmë dot, atje ku dhe kur pushteti paraprak, i cili duke u anatemuar nga opozita, nuk ia ka bërë “vërë” të mbrohej për një fije të vogël madje. Pse? Sepse, nisur nga marrëdhëniet e reja, (të ndryshuara, siç thamë më lartë) del se paska ekzistuar një marrëveshje e heshtur, e cila marrëveshje nuk është imponuar nga opozita e atëhershme dhe pozita e atëhershme, por nga ndërkombëtarët që i kanë mësuar dyja palët si të veprojnë, për shkak të ngjarjeve të pritshme të atëhershme, që do të ndodhin më vonë gjatë 18 muajve të pavarësisë. Të shohim, vjeshta është te dera.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shllagvordi i ministrave
Rasmusen: Synoj reduktim të KFOR-it në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në ditën e parë të punës, tha se synon reduktimin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja.
"Për Kosovën, qëllimi im është i qartë: deri në fund të mandatit tim, dëshiroj ta shoh KFOR-in e reduktuar në një forcë të vogël të reagimit, ose dalje të gjithë së bashku”, tha sot zoti Rasmusen, në një konferencë për gazetarë në Bruksel. Duke folur për Afganistanin, ku, sipas raporteve, trupat e jashtme po ballafaqohen me periudhën më vdekjeprurëse prej vitit 2001, sekretari i ri i përgjithshëm theksoi se synim afatgjatë duhet të jetë lëvizja drejt transferit të përgjegjësive për siguri tek afganët.“Qëllimi afatgjatë duhet të jetë që konkretisht dhe dukshëm të lëvizim me transferin e përgjegjësive për siguri tek afganët. Besoj se gjatë mandatit tim si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, afganët duhet ta marrin udhëheqjen e përgjegjësisë për siguri në pjesën më të madhe të vendit të tyre”, tha zoti Rasmusen. Në këtë temë, ai theksoi se mandati i NATO-s nga Kombet e Bashkuara është i qartë, “që të ndihmohet parandalimi që Afganistani të shndërrohet përsëri në stacion të madh të terrorizmit ndërkombëtar”. Sipas tij, “secili që beson në të drejtat themelore njerëzore, përfshirë edhe të drejtat e femrave, duhet ta mbështesë këtë mision” të NATO-s në Afganistan. Mendohet se një nga sfidat e sekretarit të ri të përgjithshëm të aleancës euroatlantike, do të jenë dhe raportet me Rusinë. “Besoj se gjatë mandatit tim si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ne duhet të zhvillojmë një partneritet të vërtetë strategjik me Rusinë. Ne duhet ta zgjerojmë bashkëpunimin praktik në fushat, ku kemi interesa të përbashkëta”, tha Anders Fog Rasmusen, në konferencën për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel. Por, ai tha se me Rusinë ka edhe mospajtime fundamentale. “Është e qartë se do të ketë edhe çështje fundamentale, për të cilat ne nuk pajtohemi. Ne, për shembull, duhet të insistojmë që Rusia të bashkëpunojë me obligimet e veta ndërkombëtare, përfshirë edhe respektimin e integritetit territorial dhe lirinë politike të fqinjëve të saj”. “Por, ne nuk do të lejojmë që këto fusha të mospajtimeve t’i helmojnë raportet e tërësishme”, tha Anders Fog Rasmusen, në ditën e parë të punës në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Similar topics
» Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj
» Halit Bogaj: Ndërrrimi i ministrave
» Ndërrimi i ministrave s’ndryshon qeverisjen
» Thaçi ministrave: Kuçi do të rikthehet
» Rrezik që SHIK-u ti imponojë emrat e ministrave të LDK-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi