Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj
Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj
Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj |
Vëzhgimi Të zgjidhesh ministër nuk është çështje fati, por më shumë çështje merite. Tani kemi një qeveri prej 15 ministrash, të cilët do të drejtojnë shtetin për 4 vjet. Por ku qëndron “pika e fortë”, e cila i ka çuar ata në marrjen e posteve? Gazeta “Tirana Observer” boton sot CV-të dhe të pathënat e 15 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Si e kanë nisur jetën politike, angazhimet e tyre, e deri tek punët që kanë bërë. Ilir Meta - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm Mori postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm falë marrëveshjes midis LSI-së dhe PD-së. Meta dhe Berisha bashkëpunojnë për herë të parë sëbashku që nga viti 1991, që janë aktiv në politikë. -Diplomuar për Ekonomi Politike në Fakultetin e Ekonomisë, -Universiteti i Tiranës. -Studime Pasuniversitare në të njëjtën fushë. -Në vitin 1990 është angazhuar në lëvizjen studentore në përmbysjen e regjimit komunist. -Nga viti 1992 e në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë. -1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme. -Është një ndër themeluesit e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e këtij forumi në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESSH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, nënkryetar (1992-1995) dhe kryetar (1995-2001). -Anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992, dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-së (korrik 2003). -Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste për rrethin e Tiranës. -1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste -1994 - 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. -Kryeministër i vendit gjatë periudhës nëntor 1999 - shtator 2001. -Shator 2001 - shkurt 2002 sërish kryeministër. -Zv.Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhë korri k2002 - korrik 2003. -Zv.Kryeministër dhe Ministër i Koordinimit Qeveritar gjatë periudhës tetor 1998 - tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian -Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Lulzim Basha- Ministër i Brendshëm Lulzim Basha është ndër të besuarit kryesorë të kryeministrit Berisha. Brenda katër vitesh Basha ka drejtuar dikasterin e ministrisë së Transporteve, më pas në ministrinë e Jashtme dhe aktualisht është pozicionuar në ministrinë e Brendshme. -Jurist (Maester in de Rechten ekuivalenti i LLM), i specializuar në të drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë -Shtator 2005 dhe në vazhdim, deputet i Legjislaturës XVII të Kuvendit të Shqipërisë. -Shtator 2005 - maj 2007, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. -Janar 2005 dhe në vazhdim, koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, Partia Demokratike, Tiranë -Korrik 2000 – tetor 2001, këshilltar ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK. -Maj 1998 – korrik 1999, pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove; Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi. -Maj 2007-shtator 2009, Ministër i Jashtëm. Bujar Nishani – Ministri i Drejtësisë Posti i ministrit të Drejtësisë do të mbahet nga ish ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Për shkak të disa problemeve shëndetësore, Nishani e humbi postin e mëparshëm për tu vendosur në një vend që nuk kërkon shumë lëvizje. -1988, Akademia Ushtarake "Skënderbej" -2004 , Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik; Instituti i Gjuhëve të Huaja, -1996, San Antonio Teksas, USA; studimet pasuniversitare, Kaliforni (ShBA); -2004, Master për Studime Europiane -2001, Sekretar i Përgjithshëm, dega PD-së, Tiranë -2004,Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së -2005,Anëtar i Kryesisë së PD-së. Maj 2007-shtator 2009, Ministër i Brendshëm Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit Majlinda Bregu u kthye nga një zëdhënëse e PD-së në një bashkëpunëtore e kryeministrit. Është e vetmja zonjë në kabinetin qeveritar, i cili dominohet nga burrat në 95 për qind të tij. Ashtu si mandatin e kaluar dhe këtë herë Bregu do të jetë ministre e Integrimit. -Mars 2007 - e në vazhdim, ministre e Integrimit Evropian -Mars 2007 – e në vazhdim, zëdhënëse e Qeverisë -Korrik 2005 – e në vazhdim, deputete e Parlamentit, Partia Demokratike (PD) -Korrik 2005 – Mars 2007, kryetare e Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Parlamentin Evropian -Anëtare e Komisionit Parlamentar për Shëndetin dhe Çështjet Sociale -Kryetare e nën-komisionit për Të Miturit dhe Barazinë Gjinore -Prill 2004, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike -Janar 2004, koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin e Orientimit të Politikave, PD - Shkurt 2007 Zëdhënëse e fushatës së zgjedhjeve vendore Përvoja personale -Shtator 2005 – e në vazhdim, pedagoge e ftuar, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale; “Metodat e kërkimit Shkencor & Çështjet Gjinore”. -2004 – 2005 Koordinatore Kombëtare e Institutit Gjinor, Universiteti i Tiranës. -1996 - 2005 Lektore, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. -"Metodat e kërkimit Shkencor & Çështjet Gjinore” 1992 – 2005 Programe dhe produksion në Media Karriera akademike -2001 - 2004, doktoraturë, Universiteti i Urbinos, Itali, në “Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe procesit normativ” -2001 - 2003, Master në Studimet e Politikave Sociale, Universiteti i Tiranës. -1992 - 1996, Diplomë në Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. -1997 - 2004, Praktika dhe kurse me kohëzgjatje mesatare në Universitetin Mc Gill,Montreal, Kanada; Instituti NOVA për kërkimin shkencor dhe Politikat Sociale, Oslo, Norvegji; Universiteti Viadrina, Gjermani etj. Ridvan Bode- Ministër i Financave Ridvan Bode gjatë diskutimit të qeverisë ka qenë ministri më i sigurt për tu rikonfirmuar. Bashkëpunimi midis Bodes dhe Berishës fillon që në fillim të viteve ’90 dhe duket se do të vazhdojë gjatë. Datëlindja: 26 qershor 1959 -1979-1983, UB Tiranë, diplomuar "Financier i Lartë" Studime Pasuniversitare -1992-1993 Montpellier, Francë "Diplome de Specialisation Post Universitaire" (DSPU), me vlerësimin "Cum Maxima Laude" -1992-1995 Përfundon ciklin e thelluar të studimeve pasuniversitare Montpelier France dhe fiton titullin "Master of Science" në opsionin "Kërkim shkencor", me vlerësimin "Cum Maxima Laude" -Deputet në Legjislaturat Legjislatura XIII-të, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike -Viti 2001, eputet i listës shumëemërore në Legjislaturën XV-të, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike -Viti 2005, deputet i zonës elektorale 81 Korçë. -Legjislatura XVI, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike Karriera politike -1996-1997, ministër i Financave -1996-1997, deputet në Kuvendin e Shqipërisë -1997-1999, sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH -1999-2001, sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH -2001-2005 e në vazhdim, Sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë Karriera profesionale -1983-1990 Shef i degës së financës Përrenjas, Librazhd -1991-1995, Pedagog i Analizës Financiare në Universitetin Bujqësor Tiranë -1995-1996, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Ministria e Financave -1996-1997, Ministër i Financave Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë Ashtu si Arben Imami dhe Genc Ruli ka pasur një histori të komplikuar me kryeministrin Berisha. Aktualisht Ruli përbën një nga shtyllat e PD-së dhe njihet si aleat i fort i Berishës. Datëlindja: 11.04.1958 Arsimimi -1977 –1981, Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës -1978 –1982, Diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti Tiranës -1986, Mbron gradën shkencore “Doktor në Ekonomi”, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës -1994, I jepet titulli Profesor, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tiranës Eksperienca pune -1996 – aktualisht, Pedagog i Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës -1996 – aktualisht, President, Instituti i Studimeve Bashkëkohore -1992 – Maj 2005, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Instituti i Sigurimeve (INSIG). -1994 – 1996, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës -1991-1996, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Praktikes Parlamentare të Lindje - Perëndimit, Amsterdam, Holandë -1992 – 1993 Ministër i Financave dhe Ekonomisë -Qershor–Dhjetor 1991 -Ministër i Financave, Qeveria e Stabilitetit -1982 – 1990 Pedagog i Financës dhe Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës Sokol Olldashi- Ministër i Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi është ndër të emrat e besuar të Berishës. Edhe pse i zhgënjyer nga zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, edhe pse nga Fieri solli një rezultat të pakënaqshëm, sërish Kryeministri i besoi Olldashit postin e Ministrit të Transporteve. Arsimi dhe kualifikime -2004 College of Defense at the Command of Doctrines (National Security Policies) -1991-1995 Universiteti i Tiranës -Fakulteti i Drejtësisë. (Graduated as lawyer) () Veprimtaria politike -2002-në vazhdim Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) -2005-në vazhdim Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës -2001–2005 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë; -Nënkryetar i Komisionit të Përhershëm të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë -Anëtar i Komisionit Bipartizan për shqyrtimin e vërejtjeve dhe rekomandimeve të Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2001 -2005–2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26. -2005–2007 Ministër i Brendshëm -2007-në vazhdim Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Arben Imami- Ministër i Mbrojtjes Në se do të ktheheshin në vite para, një bashkëpunim midis Imamit dhe Berishës do të dukej utopi. Por e tashmja është krejt ndryshe. Imami është ndër bashkëpunëtorët më të afërt aktual të kryeministrit dhe do të mbaj postin e ministrit të Mbrojtjes. Datëlindja: 21.01.1958 Arsimi dhe Kualifikimet -1999-2000, Fellowship ne School of Foreign Service Georgetown University Washington D.C, USA -1977-1981, Instituti i Lartë i Arteve, Tiranë Detyra Shteterore -2000 – shkurt 2002, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit -2000-2001, Ministër i Drejtësisë -1997-1999, Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin -1997-1998, Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë -1997-2005, Deputet -1992-1996 , Deputet Poste Politike -2000- 2002, Partia Aleanca Demokratike,Kryetar Ekzekutiv i Partisë -1992-1997, Partia Aleanca Demokratike, Sekretar i Përgjithshëm -1990-1992, Partia Demokratike e Shqipërisë Nënkryetar i PD Myqerem Tafaj- Ministër Arsimit dhe Shkencës Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të jetë Myqerem Tafaj i cili ka mbuluar pikërisht çështjet të arsimit në stafin e kryeministrit Berisha. Tafaj do të zëvendësoj Fatos Bejën i cili në këtë legjislaturë do të jetë vetëm deputet. Datëlindja: 14.11.1957, Dibër Grada/tituj -Janar 1997, Fituar titullin ‘Profesor’ në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) -Mars 1996, Asistent-Profesor në UBT -Shkurt 1996, Dr. sc., Universiteti i Stuttgartit-Hohenheim/Gjermani. -1988, Kandidat i shkencave (UBT), konvertuar në ”Doktor” -1977 – 1982, Studime universitare në Fakultetin e Veterinarisë , UBT Kualifikime pasuniversitare jashtë vendit -Nëntor 1990 – Tetor 1991, Politikat e zhvillimit, Fondacioni Gjerman për Zhvillim Internacional (DSE) dhe -Universiteti i Göttingenit/Gjermani. -Shtator 1992 – Mars 1996, Studime të doktoratës, Universiteti i Stuttgartit-Hohenheim -Shtator 1999- Gusht 2001, Kërkime shkencore në Universitetin e Stuttgartit (Hohenheim), fituar grant kerkimi nga Fondacionit Gjerman ‘Alexander von Humboldt,. Karriera profesionale -Mars 2007 në vazhdim, Këshilltar i Kryeministrit për shkencën dhe teknologjinë -Shkurt 2006 – Mars 2007, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave -Shtator 2005 –janar 2006, Këshilltar i Kryeministrit -Shtator 2001-Gusht 2005, Pedagog në Universitetin e Stuttgartit-Hohenheim -Gusht 1997 – Gusht 2001, Pedagog në UBT -Mars 1997 – Korrik 1997 Ministër i Arsimit të Lartë & Shkencës, Qeveria e Pajtimit Kombëtar Petrit Vasili- Ministër i Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë do të mbahet nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së. Vasili nuk është se ka pasur ndonjë marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Berisha. Vasili mori këtë post për shkak të marrëveshjes së PD-së me partinë e Metës. Arsimimi -Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës për degën e mjekësisë -Ka kryer disa specializime pasuniversitare në Itali, në vijimësi të shkollimit të tij -Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë -Është pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë në Departamentin e Shëndetit Publik -Mban detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti- Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Ministrinë e Ekonomisë nuk do ta ketë më Genc Ruli si katër vitet e fundit por një ndër deputetët e LSI-së. Dritan Prifti rikthehet në këtë dikaster si disa vite me parë. Marrëdhënia e Priftit me Berishën ka qenë kryesisht antagoniste. Datëlindja: 27 gusht 1968, Berat Arsimi -Diplomuar për Anglisht, Universiteti i Tiranës -Master në New-Mexico Aktiviteti politik -2001-2005 Ministër Shteti për Energjinë, Drejtor i KESH-it, shef kabineti në Kryeministri dhe shef kabineti në Ministrinë e Firancave. -Deputet në tre legjislatura -Anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Posti i ministrisë së Punëve do të mbahet nga një përfaqësues i minoritetit grek, i cili vetëm pak ditë para zgjedhjeve u largua nga PBDNJ për te Partia Demokratike. Ksera do të jetë si përfaqësues i minoritetit dhe pse është deputet i PD-së. Arsimimi 1985-1990 Universiteti i Tiranës Inxhinieri Mekanike 1992 master Aktiviteti politik -Nga 2005 prefekt i Gjirokastrës -2000 anëtar i organizatës Omonia Genc Pollo-Ministër Shteti Ish zëvendës kryeministri do të jetë ministër pa portofol në qeverinë e re. Genc Pollo do të mbajë postin e ministrit të Shtetit dhe do të jetë ndërlidhës midis qeverisë dhe parlamentit. Arsimimi -1988-1990 Studime pasuniversitare në Universitetin e Vjenës me bursë të akorduar nga Qeveria Austriake -1986-1988 Kërkues shkencor në Akademinë e Shkencave -1986 Diplomuar në Shkencat Historike në Universitetin e Tiranës Karriera politike -2001-në vazhdim Kryetar i Partisë Demokrate të Re -1999-në vazhdim Përfaqësues Kryesor i Lëvizjes Reformatore brenda Partisë Demokratike -Shtator 1997 Nënkryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të saj -Qershor 1997 Rizgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë -Prill 1997 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike -Mars 1997 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme -Shkurt 1997 Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i Partisë Demokratike -1996 Zgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë -Anëtar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme -Kryetar i Nënkomisionit Parlamentar të Integrimit Evropian -1993 Anëtar themelues dhe Nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut -1990 -1992 Bashkëthemelues i Partisë Demokratike dhe zëdhenës i parë i saj Ferdinand Xhaferi- Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të drejtohet nga deputeti i qarkut të Durrësit Ferdinand Xhaferi. Deputeti i PD-së, pas arritjes së një rezultati të mirë në Durrës bindi kryeministrin për ta pasur në stafin e tij. Arsimimi -Diplomuar ne Inxhinieri Mekanike Qershor 1988, në Universitetin e Tiranës. -Master “Për Marrëdhënie Ndërkombetare” (shkëlqyeshëm), Naval Postgraduate School, CA, USA. Dhjetor 2002. -Master “Për Çështje të Sigurisë Kombëtare” (shkëlqyeshëm), Naval Postgraduate School, CA, USA. Dhjetor 2002. -PhD “Për Çështje të Sigurisë Kombëtare”, Akademia e Mbrojtjes, Qershor 2006, Tiranë. -Kualifikime mbështetëse: -Kualifikohet në Universitetin e Harvardit “Për politika që garantojnë zhvillimin ekonomik” – 1999. -Kualifikohet nga Instituti Amerikan “Për politikat e administrimit të buxhetit”, Mars 2000. -Kualifikohet nga Departamenti i Shtetit, SHBA “Për marrëdhënie ndërkombëtare”, Maj 2000. Aktiviteti politik -1995-1999: Kryetar i Partisë Demokratike, Dega Durrës. -1996-1997: Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë. -1996-2001: Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar i Komisionit të Mbrojtjes. -2002-2005: Zv.Kryetar i Partisë Demokratike të RE. -2003-(vazhdim) Pedagog i jashtëm në Akademinë e Mbrojtjes -2005-2008: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Zv.Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian -2007- (vazhdim) Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim në NATO. -2009- (vazhdim) Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë. -1996-1997: Kryetar i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. -1997-2001: Anëtar i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit Ministri më i përfolur i këtij kabineti është padyshim Fatmir Mediu. I ndodhur në kushte kur i duhej të bënte koalicion më PR-në, Berisha pranoi emrin e propozuar nga kjo parti. Berisha do ti duhet të jetë në mbrojtje të ministrit i cili ende është nën hetim. Datëlindja 21 janar 1967 Arsimimi Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Gjeologji-Miniera, dega e inxhinierisë së Nxjerrjes së Naftës Aktiviteti politik -1992-1997 zv/kryetar i Partisë Republikane -1997 e në vijim kryetar i kësaj partie -2005-2008 ministër i Mbrojtjes. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha publikoi emrat e ministrave të rinj
» Rrezik që SHIK-u ti imponojë emrat e ministrave të LDK-së
» Shllagvordi i ministrave
» Ndërrimi i ministrave s’ndryshon qeverisjen
» Kurti ofron emrat e familjarëve të ministrave në ambasada
» Rrezik që SHIK-u ti imponojë emrat e ministrave të LDK-së
» Shllagvordi i ministrave
» Ndërrimi i ministrave s’ndryshon qeverisjen
» Kurti ofron emrat e familjarëve të ministrave në ambasada
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi