Naser Aliu: Letër homoseksualëve shqiptarë
Faqja 1 e 1

Letër homoseksualëve shqiptarë
Nga Naser Aliu
Legjislacioni komunist dhe ai i ndikuar nga religjioni, ndalonte atë që ekzistonte vetëm teorikisht, sepse homoseksualizmin e dëbonin në ilegalitet.
Demokracia, si rend jo më i mirë shoqëror, - por më i miri që ka zbuluar njeriu deri më sot, - pranon ekzistencën e tyre dhe toleron jetën e tyre, duke mos futur hundët dhe duke mos politizuar orientimin privat seksual të një njeriu. Nuk është detyrë e shtetit të mbikëqyrë se kush me kë dhe si i kalon çastet e dashurisë.
Homoseksualizmi ekzistonte edhe në Greqinë e Romën antike. Me ardhjen e religjioneve, këta njerëz u përjashtuan nga jeta normale. Hitleri, më vonë, nisi edhe eliminimin e tyre, ndërsa komunizmi nuk i digjte, por i burgoste bashkë me ata që mendonin ndryshe. Fetë e konsiderojnë perversion martesën e së njëjtës gjini, por martesën me katër e quajnë legjitime, ku gratë konsiderohen lodra të mashkullit.
Reagimet e shumta në "Shekulli On-line", që kam lexuar këto ditë për këtë temë, mendoj se flasin për dy e më shumë aspekte: ata të cilët janë homoseksualë në luhatje e sipër dhe kundërshtojnë; ata që për shkak të gjykuarit anadollak e përjashtojnë dhe ata të cilët, në emër të një patriotizmi të rrejshëm, përpiqen ta ruajnë dëlirësinë dhe pastërtinë e kombit. Janë karakteristika tipike të kombeve me struktura fisnore.
Ne dimë se Shqipëria dëshiron t´i bashkëngjitet lokomotivës dhe civilizimit evropian.
Sot habitemi se si në komunizëm ndalohej mendimi i lirë.
Me reagimet tona, përsëri rithërrasim komunizmin dhe rendin puritan. Intelektualët që nëpër internet shkruajnë dhe bëjnë apele banale - derisa vetë jetojnë në Perëndim, e ndoshta mjeku i tyre është homoseksual - duhet të dinë se me ndalimin, (nuk nënkuptohet edhe mosekzistimi), ata do të ekzistojnë si gjithmonë, por tani të strukur nga frika dhe reagimi i shoqërisë primitive, si në komunizëm e fashizëm.
Homoseksualizmi nuk është sëmundje ngjitëse. Askush nuk ka të drejtë t´i parashkruajë dikujt se si dhe me kë duhet ai të kalojë natën.
Homoseksualizmi qenka perversion, por jo arat me kanabis sativa, që helmojnë adoleshentët, fëmijët tanë. Korrupsioni nuk qenka perversion, as votimet tribale ku voton krejt familja nën mbikëqyrje, jo.
Unë do t´isha ndjerë i lumtur po të pensionohej Sali Berisha. Pas naftës Serbisë dhe rrënimin e shtetit shqiptar, ky njeri nuk e ka merituar të drejtojë këtë shtet, mirëpo nëse këtë projektligj e ka seriozisht, duhet të përkrahet.
Me këtë ligj Shqipëria tregon nivelin e civilizimit. T´i tregojmë botës se ne nuk i fusim hundët aty ku nuk na takon dhe kujdesemi vetëm për veten. T´i tregojmë se jemi evropianë dhe se pranojmë diferencat dhe se në aspektin e qytetarisë jemi para Serbisë dhe Maqedonisë dhe pjesëve të tjera të Ballkanit.
T´i mbrosh të drejtat e atyre që nuk janë si unë dhe ti, është vlerë. Le ta jetojë çdo njeri jetën e vet sipas dëshirës së vet, jo sipas times apo tëndes.
Biologët dhe ata që merren me gjenetikë konstatojnë se tre gjene te homoseksualët kanë përjetuar një ndryshim, mirëpo kjo akoma nuk është fjala e fundit shkencore për homoseksualet, domethënë një ditë do të kuptohet arsyeja, por tani për tani mjekësia u mbetet borxh...
Ka një peshk, ndoshta ka edhe kafshë të tjera, që posedon të dy gjinitë. Orata quhet në italisht, Goldbrasse në gjermanisht. Një biolog detar në "RAI1" deklaroi se një peshk, emri tij për fat të keq nuk më kujtohet, 10 vite po jetuaka si femër, pastaj ndryshon gjininë.
Këto nuk po i përmend për kuriozitet, por për të dëshmuar se në natyrë ekzistojnë fenomene të tilla. As njeriu nuk bën përjashtim. Me mijëra vjet histori na tregojnë se një diskrepancë e tillë mes shpirtit dhe trupit mund të ekzistojë...
Nesër, Guido Westerwelle do të bëhet ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe do ta vizitojë Shqipërinë, ky, si avokat ka mbrojtur shumë shqiptarë në Gjermani gjatë programit serb, kur na dëbonte Serbia, sepse nuk ishim si ata.
Edhe ky është homoseksual dhe jep kontributin e vet, më mirë se shumë heteroseksualë...
Ata që mendojnë se Shqipëria ruhet nëse nuk voton këtë ligj, duhet ta kuptojnë se ky ligj nuk shumon homoseksualët, por toleron jetën e tyre. Është koha të tregojmë se kush jemi: si thotë Kadare evropian apo siç mendon Qosja: hem evropian, hem anadollak. Fjalën e keni Ju!
P.S. Nuk pres lëvdata për këtë shkrim. Pres sigurisht shumë ofendime, mirëpo ashtu si luftuam për demokraci në Shqipëri, për liri në Kosovë, duhet të luftojmë edhe për tolerancën. Reduktuesit dhe pezulluesit e lirisë individuale, do të jenë gjithmonë humbës...

Botuar në Shekulli
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naser Aliu: Letër burrave
» Naser Aliu: Letër Burrave (II)
» NASER ALIU:Letër Hoxhës
» Naser Aliu: Letër grave...
» NASER ALIU - „LETER HOXHES“
» Naser Aliu: Letër Burrave (II)
» NASER ALIU:Letër Hoxhës
» Naser Aliu: Letër grave...
» NASER ALIU - „LETER HOXHES“
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi