Kujtime të tmerrshme të brutalitetit të pastrimit etnik
Faqja 1 e 1

Nga memoria e bashkatdhetarëve tanë që sot jetojnë në diasporë
Fytyra e saj ishe zbehur, flokët i kishte të shprishura, lëkura e saj e ndyrë. Sytë e saj ishin të zbrazët, ecja e saj e pacak. Ajo shtrëngoi një deng afër gjirit të saj, dhe si ajo kaloi unë pashë të ishte bebja e saj e vdekur. Ky ishte një fshat në Kosovë, tash e dhjetë vite më parë.
Ishte një vend, një moment, një ngjarje në histori që kurrë nuk do ta harroj. Rrethanat që më shtynë të shkoj atje gjithashtu nuk do të më hiqen nga mendja. Unë kam qenë TV reportere për disa vite dhe besoja se e kisha “brendinë” e tregimit. Derisa NATO po bombardonte serbët që të ndalnin pastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës, dëgjova për një tog të ushtarëve skocezë të cilët ishin pjesë e forcave tokësore gati të lëviznin në veri nga Maqedonia.
Ministria Britanike e Mbrojtjes refuzoi që të na jep çasje tek trupat. Ata thanë se ishte shumë rrezik që të ngjiteshim për ta. Por nëse dëshironim që të shkojmë në Kosovë vetë, ajo varej nga ne. E luta shefin tim që të më lente të shkoja. Isha tregimi i momentit, sytë e botës ishin mbi të.
Jam e lumtur të them se ai rrezikoi konsiderueshëm dhe pranoi, duke më dhënë dritën e gjelbër që të filloj një aventurë mahnitëse. Unë dhe kolegu im kameramani fluturuan më Selanik të Greqisë. Në aeroport po bëja pazar me një shofer që të na dërgoj në vijën e frontit. Pas një kohe ai u pajtua që për 800 funta sterline të na dërgonte atje. – shkruan gazetari skocez.
Gjatë rrugëtimit nëpër Maqedoni, ne kaluam nëpër mijëra njerëz, trafik lufte i njerëzve. Ata ishin refugjatë, të përzënë nga shtëpitë e tyre prej serbëve. Disa ishin përzënë nën tytën e pushkës, të tjerët i kishin detyruar të shihnin se si ushtarët serbë po digjnin shtëpitë e tyre. Udhëtimi i fundit për shumë prej tyre do të ishte Skotlanda, por ky është një tregim tjetër. Në ndërkohë ata po ecnin.
Destinacioni im i fundit ishte Podjeva (Besiana), afër kufirit të Kosovës me Serbinë. Ne u ndalëm në Prishtinë, në kryeqendër, për pak kohë. Atje, tek stacioni i trenit, e pashë një skenë të tmerrshme, që të kujtonte Holokaustin. Të shpërderdhura nëpër platformë ishin mbeturinat e dhimbshme të njerëzve që ishin përzënë për shkak të religjionit të tyre – tesha, këpucë fëmijësh dhe çanta. Në një anë të binarëve ishte një grumbull i mbetur i pasaportave, secila me faqen e fotos të shkoqur.
Pasi që u “çnjerëzuan”, muslimanët, shqiptarët, u mblodhën si kope bagëtish nëpër trena dhe u transportuan. Gjatë natës trenat ishin ndalur dhe ata ishin urdhëruar që të dilnin jashtë. Ata frikësoheshin se do të pushkatoheshin afër binarëve. Në vend të kësaj ushtarët serbë i urdhëruan ata që të ecin për në Maqedoni.
Pamjet e atij stacioni të trenave kurrë nuk do të më lëshojnë. Ishte një ditë e nxehtë, unë isha atje dhe ende nuk mund të imagjinoj se si do të kishte qenë të isha futur në një vagon bagëtish dhe përzënë nga shtëpia ime.
Që të shenjëzoj përvjetorin unë bëra disa seriale dokumentarësh për stacionin tim televiziv. Unë e qita në pah fqinjën time, gruan nga Kosova e cila arriti në Glasgow para një dekade me asgjë më shumë se teshat që kishte në trup. Fatmirësisht, tri vajzat e saja ishin shumë të reja që të kuptonin se çka po ndodhte me mëmëdheun e tyre. Ajo në Kosovë ishte arsimtare por e kishte humbur punën dhe shtëpinë dhe kishte ikur në Skotlandë.
Gjatë pesë viteve të ardhshme ajo punoi dhe studioi shumë dhe arriti të bëhet refugjatja e parë që u kualifikua si arsimtare në Skotlandë. Ajo tash është pronare e shtëpisë së saj dhe jeton e lumtur aty. Por ajo dëshiron që të bëj më shumë, ajo momentalisht është mësuese furnizimi dhe dëshiron që të ketë klasën dhe shkollën e saj. Ajo po vazhdon studimet.
Në buletinin e njëjtë të lajmeve kishte tregime për të rinjtë e Skocisë të dënuar për krime të shkaktuara nga alkooli, se si njerëzit ndiheshin të dështuar nga sistemi i benefiteve të Skotlandës dhe se si përfaqësuesit e zgjedhur ishin përfshirë në skandale financiare. Dhe ishin tregimet e zgjedhjeve Evropiane.
Që me kujton – se kushdo që ka votuar për BNP (parti anti-imigrante britanike) duhet të shikojnë këtë grua të vogël e të zojën nga Kosova, e cila humbi çdo gjë dhe erdhi këtu me asgjë dhe e cila është një shembull që shkëlqen për të gjithë ne.
U.K.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI - FALENDERIM PUBLIK NË PËRKRAHJEN E JUAJ NË MUNDIN E PASTRIMIT TË ATDHEUT!
» Thaçi: Bombardimet ndaluan pastrimin etnik dhe gjenocidin serbë
» Dokumenti kriminal i Çubrilloviqit bazë mbi spastrimin etnik të shqiptarëve
» Flamuri i Mijakëve-Fis apo grup etnik i asimiluar i Rekës së Keçe
» Naim Miftari:Spastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi