Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naim Miftari:Spastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së

Shko poshtë

Naim Miftari:Spastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së Empty Naim Miftari:Spastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 22, 2013 1:58 pm

Naim Miftari:Spastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së 403x302106113Naim-Miftari

Naim Miftari:Spastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së
 
Dihet se ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve Serbe, kurse 1.564 familje shqiptarë me gjithsej 11.364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës. Dëshmitë bëjnë me dije se në atë kohë, grupet kriminale Serbe, brenda një nate i’u vërsulën familjeve jo-serbe që jetonin në pjesën veriore të Mitrovicës, duke vrarë 6 persona brenda një nate, ndërsa 4 persona të tjerë humbën jetën, më pas nga plagët e marra nga armët zjarri dhe granatat e përdoruara gjatë sulmit, dhjetëra qytetarë kryesisht shqiptarë të tjerë u plagosën, ndërsa edhe qindra familje janë detyruar të kalojnë në bregun jugor të lumit Ibër, duke lënë prapa disa shtëpi në flakë.

Me datën 3.02.2000 ora 09-30 në zyrën time në katin nr. 2, dhoma 17 -G2, ka ardhur një burrë rreth të tridhjetave dhe më është prezantuar si ‘’SHPATI’’ nga Shtabi i Përgjithshëm, të cilin e njoh edhe sot si emër i njohur për mua,dhe mu drejtua me fjalët se : bisedova me Rrahman Ramën dhe ai më drejtoi tek ti në zyrën e G2 , Shpati më pyeti se a keni njerëz në veri, po i thashë rreth 30-40 vet ushtar civil dhe I kem ne veri rreth 150 armë të kalibrave të ndryshme por me pak municjone pasi nuk kishum municjon në atë kohë dhe I kishim trajnuar tri grupe civilesh të veriut për mbrojtje dhe në rast të luftës brenda Mitrovicës. Tek ne i ka sjell ato grupe civile për trajnime Profesori A.M.trajnimimet jen bër në Qiqavic … Shpati më është drejtuar se këtu jam me urdher të Kadri Veseli dhe Hashim Thaqi dhe SHTP. Shpati më tha se duhet të largohen menjëherë ata njerëz tuaj nga veriu i Mitrovices sepse është një vendim i prerë nga Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi dhe SHTP, dhe kur unë kerkova arsyet pse?, ai më tha sepse Garda e Drenicës do të hyjë sonte atje dhe që mos të vije deri tek vrasja mes veti pasi do jetë errësir dhe nuk njohen nder veti duhet te largohen ata njerëz nga veriu.! Isha shumë i dyshimtë nga kjo që po ndodhte sepse ishte e papritur , isha total isha i pa informuar por vendimin më duhej ta zbatoja.

Pyeta ime ishte a ma mire me qenë edhe 40 njerëz tone atje dhe se nese ka nevoj te shkojmë te gjithë andej, ai mu përgjigjë dhe tha se ky eshtë urdher teper sekret, as Rrahman Rama nuk din hollsira pos neve ”ti largoj njerzit e juaj kurse të tjerat janë probleme tonat që i zgjedhum ne, unë i kam thirrë ushtarët tonë dhe me radio lidhje, që të largohen nga veriu dhe armët të fshiheshin që mos ti gjejë KFOR-i. Atë natë komandanti i zonës Rrahman Rama kishte shkuar në Prishtinë në banesën e tij. Ne prisnim çka do të ndodhë edhe pse nuk e besoja aspak ketë ”akcjon të GARDES”?!sepse atje ishin 5000 forca franceze plus mijra Danez tjer të KFOR-it. Ne ishim disa shokë afer ures dhe nuk vrejshum ndonje risi në levizje porpos qe forcat francese ishin te alarmauara dhe disa ushtar tonë na percillnin hap pas hapi dhe ka ora 19 kem dëgjuar dy detonime me dy buçitje. Nuk kanë kaluar as 5 minuta dhe na ka rrethuar ushtaret e KFOR-i Francez dhe na kanë dërguan në holin e hotel Adriatik duke na akuzuar se ne UÇK.-TMK_ ja i sulmuam Sërbët,.. ata na kanë mbajt deri mbas ores 23 me forcë duke na pamundsur kantaktin jashtë nderteses, aty na u murren radjolidhjet . Dhe e vetmja arsyetim i komandes franceze qe na mbanin aty me forcë ishte se ata e kerkonin Rrahman Ramën aty të jet personalisht.! e ai ishte ne Prishtinë dhe për fatë të keq nuk i bente tel .? Neve na liruan dikur ka ora 23 dhe tanë kohen na akuzonin se kinse UQK-TMK_ja po luftonte ne veri dhe do ti japim llogari para NATO-s..? Më vonë kah ora 12 pas mesnate kam shkuar në Shtab që të informohem çka po ndodhë pasi kur u lirova me shokë takuam shumë civil të ikur nga atje .. Kujtoja se tanët janë ka luftojnë ne veri por civilet tregonin nje storje krejt tjeter sepse atje Serbet po sulmojn e jo Shqiptaret , por më vonë erdhi një ushtarak i NATO-së . me emrin Mashall De Mella MSU dhe më tha, se ka të vrarë dhe janë shqiptar por është 1 ora e nates dhe se edhe ata MSU- po e kan te veshtirë te leviznin ne veri. Dergova nje patrull tonen nga 10 ushtar të tentojnë te depertojn sa ma afër veriut por ishin sulmuar me armë posa ishin vrejt nga autoblindat e KFOR –it Franzeve të cilit kishin bllokuar nga jasht Mitrovicen veriore me perde qeliku tanke dhe automjete të blindume por nga brenda kishta ”lejuar” në heshtje që Serbet të benin kerdi mbi civil duarthat shqiptar.? Në analizën tonë ma von na doli që sulmin e parë me predha në oren 19 me 2, ZOLLA e bënë dy djem që ishin të dyshimtë edhe gjatë luftës {gjat bombardimit të Natos } , ne G2 i UQK. i kishim arrestuar pikrisht këta dy provokatoresh për grabitje automjetesh në Mitrovicë, në emer UQK, dhe të nje komandanti nga zona e parë e Drenices..,Këta dy persona kishin shkrepur dy Zolla nga nje shkollë fillore nga jugu i Mitrovices në pjesen veriore por nuk kishin vrar apo plagosur askand në veri të Mitrovices .!? Domethan krejt ”Garda” ishte e përbër nga dy persona ata që të dyt të arrestuar ma par po nga UÇK -ja. për grabitje ,shkrepen dy arm zolla nga Jugu dhe ikën vrap nuk vran apo plagosen askand,mirpo serbet kishin qen në pritje të pergaditur për luftë dhe të ndihmuar nga KFOR-I Francez i cili kishte spaku 7000 ushtar dhe polic – Zhandar dhe nuk mundi ti ndaloj vrasjet apo ta arrestoj asnje sulmus serb kjo z’don koment.!

E gjitha del se ishte një skenar mirë i përgatitur nga Inteligjenca e KFOR-i Francez me disa shqiptar dhe serb.? Me daten 03-03-2000.Të vrarë ishin Sebiha Abrashi, Boshnjakja Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Ndërim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi janë vrarë në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriorë të Mitrovicës. Këta persona janë vrarë dhe masakruar nga grupi kriminale Serbë. MUP i Serbisë me në krye ish komandantin e Dragan Delibashiç i cili ka perdor ”Osa” arm 90 mm dhe Oliver Ivanoviç. Dokumenti sekret ”Pandora” i NATO’s që inkriminon Oliver Ivanoviçit Për këta dy udhëheqës të këtij operacioni, si dhe shumë kriminelë tjerë, rezultojnë të anagazhaur me fakte edhe një dokument i policisë së UNMIK-ut, i njohur me emrin “Pandora”.Botërisht dihet se ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve serbe, kurse 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës. Muharrem Sokoli ishte rrahuar nga një grup serbësh deri në humbjen e vetëdijes, ndërsa më pas i ishtë hedhur edhe një bombë që ia kishte marrë jetën. Ndërsa për rastet e Nderim Ajetit (13) dhe të Nerimane Xhakës, sipas këtyre burimeve, kanë ekzistuar fletëparqitje penale kundër të dyshuarve: Ish- kryepolici serb Dragan Delibashiç, ish-shefit të Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës dhe udhëheqësin e rojeve të urës Oliver Ivanoviç dhe qytetarëve I.V, N. V, S.M dhe S.L..

Nga ky rast ShPATIN nuk e kam takuar më, e njof mirë por kushdo që e ka dërguar atë ditë tek unë e ka pas me ”HILE” ,dhe se kan shfrytzuar naivtetin {BESIMIN} e pa rezer që kishum në atë kohë ndaj eprorve tan sidomos ndaj liderit poltik Hashim Thaqit ,Kadri Veseli,Agim Qekut,.. prandaj është mirë që këtë pyetje me ja shtruar SHPATIT, se aty nuk kishte kurrfarë Garde, kurrfar sulmi i marrjes të veriut, kurrfar forcash por ishte një provokim skenar i përgatitur mirë nga eprorët e Lart të KFOR-it Francez dhe po ashtu nga shefat e SHPATIT edhe të tonët… Nuk dua të paragjykoj atdhetarin e SHPATIT në asnjë rrethanë por kur analizoj edhe veshtersit problemet që i kem pas me vendos në Mitovicë UÇK-n ,edhe nga vet SHTP, dyshimet rriten tek strukturat më të larta që kanë qen të lidhur me KFOR-in DGSE- francez.,botrisht dihet se kryeministri jon ka pas lidhje shum aktive me DGSE e Frances.

Më duhet edhe të shtoj, sa herë që ka patur demonstrata në Mitrovicë e që shumicen i kem nisur vet ne çdo herë që janë bërë demostratat shumë masive me dhjetra her me urdhër të Hashim Thaçit dhe Agim Çekut dhe Kadri Veselit janë ndalë ato. Kjo ka vazhduar deri ne muajin mars 2000 kur jam larguar nga Mitrovica. Dhe bëhet pytja pse .? kësaj radhe kaq …por do ket edhe pjesë tjera të panjohura gjer sot por jo vetem per Mitrovicë.

/standardi.info
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Naim Miftari:Spastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së Empty Re: Naim Miftari:Spastrimi etnik i Mitrovicës u bë nga KFOR-i francez dhe liderët politik të UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 22, 2013 2:10 pm

 Dihet se ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve Serbe, kurse 1.564 familje shqiptarë me gjithsej 11.364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitro...

S.Z.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi