Enver Bytyçi: Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!
Faqja 1 e 1

Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!
Nga Enver Bytyçi
Kundër status quo-s
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabaker, një prej emrave prominentëve të politikës amerikane, ka hedhur këto ditë idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ekspertja juridike amerikane, Shërli Kllojs DioGuardi, këtë sugjerim e quante të guximshëm me arsyetimin se “Statuskuoja nuk po funksionon më”.
Ndërkaq kongresmeni amerikan i referohet një principi demokratik të vetëvendosjes, sipas të cilit “E drejta shtetërore ekziston mbi njerëzit në territore të caktuara dhe jo thjesht mbi territoret”. Ky koncept modern i vetëvendosjes është përdorur si argument gati dhjetë vjet më parë nga ana e profesorit të Universitetit të Berlinit, Holm Sundhaussen, kur ai arsyetonte atë kohë të drejtën e Kosovës për pavarësi. Ky lloj arsyetimi, të cilit i referohet zonja DioGuardi, kishte shërbyer si katalizator dhe argument i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e botës demokratike.
Tani që e dëgjojmë sa i përket territorit të banuar nga serbët shumicë në veri të Kosovës, i njëjti argument tingëllon si i papranueshëm, nëse ndarja kufizohet vetëm në Kosovë, e jo në tërësinë gjeografike autoktone shqiptare. Një analizë e hollësishme e idesë së Dana Rohrabaker është e pamundur të zhvillohet në një koment si ky, por me saktësi mund të thuhet se argumenti për vetëvendosjen e Kosovës është legjitimuar nga fakti që Serbia kurrë në historinë e saj nuk ka dëshmuar se e dëshironte një Kosovë të banuar me shqiptarë. Beogradi kishte ushtruar të gjitha mjetet e krimit përbindësh për ta përvetësuar territorin e Kosovës, duke e spastruar atë prej banorëve të saj, shqiptarët.
Në rastin e 40-50 mijë serbëve që banojnë në veri të Kosovës, ata sugjerojnë të njëjtën zgjidhje si për dy milionë shqiptarët e masakruar e të dhunuar sistematikisht në Kosovë. Popullsia serbe e veriut të Mitrovicës nuk i është nënshtruar asnjë persekutimi dhe asnjë lloj dhune prej shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës. Kushtetuta dhe ligjet demokratike të shtetit të Kosovës u kanë dhënë serbëve të drejta, të cilat nuk i ka asnjë pakicë në botë, madje asnjë shtet shumëkombësh. Nëse Beogradi dhe serbët e Kosovës tentojnë ta mbajnë peng Kosovën dhe të zgjasin një statuskuo të panevojshme, kjo taktikë diversioniste dhe destabilizuese nuk mund ta zgjidhë problemin, edhe pse statukuoja ushqehet e mbahet gjallë nga vetë Evropa.
Nëse një pakicë ka të drejta të barabarta me shumicën dhe ajo nuk është e diskriminuar dhe e dhunuar, pra pakica serbe në Kosovë si e tillë, nuk mund të motivohet me argumentin e “qeverisjes mbi njerëzit, por jo edhe të territoreve” për vetëvendosje. Në fakt aplikimi i këtij principi, që në thelb mbetet gjithnjë demokratik, pasi arsyetohet me respektimin e vullnetit të njerëzve, do të ishte në favor të shqiptarëve. Zbatimi në veriun e Kosovës të kësaj formule, do të thoshte respektim të këtij vullneti edhe për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, edhe për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe para së gjithash për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.
Meqë pjesa më problematike mbetet kërkesa për vetëvendosje dhe shkëputje e shqiptarëve në Maqedoni, sugjerimi sipas këtij principi i Dana Rohrabaker u jep të drejtën atyre që të imponojnë shkëputjen e territoreve deri në kufi me Greqinë në Lindje dhe deri në kufi me Bullgarinë në verilindje. Kjo thjesht për faktin se fshatrat shqiptarë të banuar me aq serbë sa banojnë në veri të Mitrovicës e rrethojnë Manastirin dhe ata do ta kenë të drejtën të jenë pjesë e shkëmbimit të territoreve midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pra, kudo në Maqedoni, ku jeton një komunitet shqiptar prej 20-30 ose 50 mijë banorësh do ta ketë këtë të drejtë. Por, a do ta akceptonte ushtrimin e kësaj të drejte popullsia maqedonase? Sigurisht që jo. Atëherë zgjidhja do të vinte përmes një konflikti të ri, ndoshta më të përgjakshëm sesa të gjitha konfliktet e deritashme në ish-Jugosllavi.
Ndoshta Rohrabaker ka parashikuar që shqiptarët thjesht të pajtohen me propozimin e tij “të guximshëm” për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës. Nëse kjo ndarje do të kufizohej vetëm në hapësirën e sotme të Kosovës, dhe jo si parim për gjithë hapësirën në Ballkanin Perëndimor, kjo do të ishte copëzim i asaj që quhet “e drejtë universale e njerëzve”. Ky lloj copëzim vjen në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe si i tillë nuk është kurrsesi i pranueshëm.
E drejta ndërkombëtare dhe ajo njerëzore u jep shqiptarëve shansin që të jetojnë në një shtet të përbashkët. Nëse ata e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, pa të drejtë bashkimi me Shqipërinë, ky është thjesht një lëshim për hatër të aleatëve perëndimorë. Por, nëse nuk funksionon as ky “hatër” atëherë opsionet janë ta hapura dhe u nënshtrohen proceseve që kërkojnë zgjidhje definitive, ndërprerje të status quo-s.

Marrë nga Gazeta Bota Sot
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Bytyçi: Shanset e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
» Enver Bytyçi:Guximi për të mos u bërë palë me armiqtë e Kosovës
» PROF. ASOC. DR. ENVER BYTYÇI-Aelatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës!
» Enver Bytyçi:Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Enver Bytyçi:Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari plotësonin historinë e 20 viteve të fundit të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi