Enver Bytyçi:Guximi për të mos u bërë palë me armiqtë e Kosovës
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi:Guximi për të mos u bërë palë me armiqtë e Kosovës
Guximi për të mos u bërë palë me armiqtë e Kosovës
Enver Bytyçi
Dotëheqja si virtyt i politikës moderne
ëaren Zimmerman kujton në librin e tij "Burimet e një katastrofe" një episod nga biseda që kishte zhvilluar në fillim të viteve 1990 me liderin e shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
- Zoti Rugova, ju duhet të merrni pjesë në zgjedhjet e Serbisë, sepse me këtë ju diktoni balancën e pushtetit në Beograd. - kishte kërkuar atë botë ambasadori amerikan në Serbi.
- Megjithë respektin që kam për ju si dhe për vendin tuaj, i nderuar zoti ambasador, unë nuk mund të pranoj që t'u bëj thirrje bashkëqytetarëve të mij, që ata të votonin presidentin e një vendi të huaj. Unë jam gati të jap dorëheqjen më parë sesa ta bëja këtë. - ishte përgjigjur presidenti historik i Kosovës. Ky përkushtim dhe ideal i Ibrahim Rugovës e kishte ngritur atë në nivelin e njeriut të shënjtë, të cilit i besonin dhe e ndiqnin pas dy milionë shqiptarë.
Më 11 shtator 2009, në ditën që përkujton tmerrin terrorist kundër emblemës së lirisë dhe demokracisë së botës, SHBA-së, Beogradi dhe misioni serbo-europian në Kosovë me emrin EULEX, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi "për të rikthyer" gjendjen e fillimviteve 1990 në Kosovë. Ndërsa i pari i Kosovës, tashmë kryeministër i vendit, Hashim Thaçi, i ka thënë opinionit publik se ai nuk është palë në këtë marrëveshje. Se qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk nuk kanë firmosur atë marrëveshje, këtë e dinë shqiptarët dhe joshqiptarët në Kosovë prej shumë kohësh. Se EULEX-si është një prezencë e OKB-së dhe jo e Europës, edhe ky është fakt i mësuar që në nisjen e këtij misioni. Që EULEX-i dhe Kermarbon janë në Kosovë për të qenë palë me qeverinë e Serbisë dhe jo me atë të Kosovës, edhe kjo dihet prej kohësh.
Po çdo të thotë të mos jesh palë? Nëse Thaçi dhe qeveria e tij janë ose nuk janë palë, këtë nuk e provon një deklarim i njënashëm i kryeministrit të Kosovës. Ai duhet të paraqesë prova se vërtetë "nuk është palë". Pra duhet të bëhet i besueshëm për zgjedhësit. Dhe meqë populli-zgjedhës nuk është një gjykatës klasik, prova e vetme që mund të paraqesë Hashim Thaçi është politike. Ajo ka çmimin e dorëheqjes së parevokueshme. Kush "bëhet burrë" t'ia zërë vendin, ai mbetet palë me palën e EULEX-it, Serbinë. Hashim Thaçi mund të shpallë zgjedhjeve të parakohshme. Nëse jep dorëheqen e parevkueshme Thaçi do të dëshmonte vërtet se "nuk është palë". Më pas intuita politike dhe formimi moral i zgjedhësve do ta rikthente atë si kryeministër të plotfuqishëm të Kosovës.
Dikush thotë se kryeministri dhe presidenti duhet t'u kundërvihen ndërkombëtarëve me metodat e një shteti autoritar. Kjo është shkolla e lindjes komuniste, të cilën shqiptarët duhet të jenë të fundit në botë që mund ta aplikojnë. Shkolla amerikane e lirisë dhe e demokracisë përkon me aktin legjitim të dorëheqjes, kur dikush vendos në kundërshtim me vullnetin e politikanit në drejtim. Ndërsa kjo dorëheqje është shumë më e motivuar kur dikush nga jashtë vendos në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve. Për këtë arësye përfaqësuesi i shkollës amerikane të politikës ishte tërhequr atë kohë para kërcënimit të Rugovës me dorëheqje, nëse shiptarët detyroheshin me dhunë të merrnin pjesë në zgjedhjet serbe.
Por që të japësh dorëheqjen duhet të jesh trim, madje më trim sesa në luftë. Në luftë, aq më tepër në luftrat e drejta të shqiptarëve, trimërinë ta shtojnë bashkëluftëtarët. Në aktin e dorëheqjes të duhet të marrësh vendim i vetëm, pa menduar që të të ndjekin të tjerët. Në politikë është si në biznes. Kush guxon fiton. Frikacakët nuk mund të kenë sukses. Frika nga dorëheqja mund ta zgjasë jetën e kryeministrit, të presiedentit e të ministrave edhe dy vjet të tjera, por asnjë ditë më shumë. Vetëm guximi dhe trimëria për të ndëshkuar aktet antikushtetuese, domethënë veprimet antikombëtare, qoftë dhe në rastin kur i realizojnë të tjerët, janë virtyte që shpërblehen.
Natasha Kondiç ka shkruar para disa vitesh se shqiptarët nuk i akuzojnë serbët për krime kolektive, megjithëse të tilla krime janë bërë kundër tyre. Ndërsa serbët i fajësojnë shqiptarët kolektivisht, edhe pse këta janë viktima të krimit serb. Unë mendoj se pikërisht kjo përpjekje e jona për t'u heq "të moderuar" ia ka dhënë të drejtën Europës ta rikthejë Serbinë në Kosovë. Po jo në formën klasike të rikthimit, pra jo me ushtri, polici e paramilitarë. Në formën e dredhisë europiane. Të asaj dredhie që ajo e ka përdor me dhjetra herë gjatë një shekulli kundër shqiptarëve. Dhe të gjitha dredhitë europiane pro Serbisë, Greqisë dhe të tjerë grabitës të së drejtës dhe territoreve shqiptare nuk i ka firmosur zyrtarisht asnjë shqiptar deri më sot, as Ismail Qemali, as Ahmet Zogu, as Enver Hoxha. Po a kanë qenë ata palë me europianët për shkatërrimin dhe asgjësimin e qenies shqiptare. Ata janë bërë palë në forma të ndryshme "të buta" të këtij procesi. Eksperienca jonë është e mjaftueshme të sinjalizojë se nuk bëhesh palë vetëm nëse nënshkruan diçka. Bëhesh palë edhe kur të keqen e pranon në heshtje. Prandaj Hashim Thaçit dhe Fatmir Sejdiut u duhet të japin dorëheqjen. Për të mos qenë palë e për të mos qëndruar si palë. Vetëm kjo do ta bëjë Europën esëll dhe njëkohësisht do të evitojë ndonjë përshkallëzim të zemrimit popullor në Kosovë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Bytyçi:"Po edhe këtë na e bëre, o Sali Berisha"!?
» Enver Bytyçi: Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!
» Enver Bytyçi: Shanset e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
» PROF. ASOC. DR. ENVER BYTYÇI-Aelatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës!
» Enver Bytyçi:Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Enver Bytyçi: Pse nuk mund të funksionojë ideja e ndarjes së Kosovës?!
» Enver Bytyçi: Shanset e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
» PROF. ASOC. DR. ENVER BYTYÇI-Aelatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës!
» Enver Bytyçi:Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi