Kamberi: Beogradi ta ndal luftën speciale ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Faqja 1 e 1

Kushtrim Maliqi
Intervistë me Shaip Kamberin, kryetar i komunës së Bujanocit
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit
Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Bota sot" flet kryetari i Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, i cili shpreh shqetësimin për rrezikun e eskalimit të situatës në Luginën e Preshevës. “Beogradi po zhvillon një luftë speciale ndaj shqiptarëve të Luginës, që ka për qëllim, paraqitjen e popullatës shqiptare si kriminogjene dhe me prirje për “terrorizëm” në mënyrë që të arsyetojë fushatën e xhandarmërisë dhe forcave tjera speciale në rajon dhe delegjitimimin e kërkesave politike të shqiptarëve’, thotë ai.
Shqiptarët në Kosovën Lindore prej kohësh janë vënë “nën shënjestrën” e terrorit serb, pavarësisht deklaratave për përmirësim të pozitës së shqiptarëve në këto troje, sipas një prej kryetarëve të këtyre komunave, Shaip Kamberit, asgjë nuk ka ndryshuar. Madje sipas tij gjendja është gjithmonë e tensionuar dhe po rëndohet gjithnjë e më tepër jeta e qytetarëve shqiptarë, madje deklarata edhe më të egra vijnë nga Beogradi “arrestimet do të vazhdojnë”. Institucionet si të Kosovës, Shqipërisë, por edhe ndërkombëtare duket se po bëjnë spektatorin.
Bota sot: Z..Kamberi, Lugina e Preshevës çdo ditë po ballafaqohet me një diskriminim në gjitha fushat duke përdorur këtu dhunën dhe arrestimet, për t’i bërë ballë këtij regjimi a është i domosdoshëm unifikimi i një strategjie të përbashkët të liderëve të tri komunave,që kohëve të fundit fatkeqësisht mungon apo ndoshta duhet kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët?
Kamberi: Përkundër faktit se në sfera të caktuara të jetës ka avancime në pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që vjen si rezultat i procesit politik të filluar në maj të vitit 2001, mund të thuhet se edhe më tutje shqiptarët e Luginës së Preshevës ballafaqohen me probleme të shumta të pazgjidhura që e rëndojnë jetën e tyre normale. Militarizimi i vazhdueshëm i rajonit, çështjet e pazgjidhura në arsim-posaçërisht atë të lartë, kulturë, informim, pjesëmarrje efektive në institucione publike, qarkullim të lirë vijnë si pasojë e mungesës së vullnetit politik në Beograd për t’i zgjidhur ato, edhe pse Beogradi, ndërkombëtarisht, me Programin e vitit 2001, ka marrë obligim që të përmirësojë pozitën e shqiptarëve në këto sfera. Natyrisht, fushata e fundit e demonstrimit të forcës përmes aksioneve të dhunshme spektakolare të xhandarmerisë, në mënyrë plotësuese, e rëndon jetën e qytetarit shqiptar. Mendoj, se edhe përkundër faktit se ka nënshkruar një marrëveshje të re për dinamizmin e procesit politik, Beogradi, ka tendenca të fshehta që gjendjen në këtë rajon ta mbajë të tensionuar.
Në një “luftë” për përmirësimin e kësaj pozite, shqiptarët pashmangshëm duhet të kenë qëndrime unike politike lidhur me çështjet vitale të kësaj popullate. Mjerisht, mund të thuhet se një unitet i brishtë që po arrihet ne deklarime, në praktikë dhe veprime po cenohet, që po i krijon hapësirë Beogradit për manovrime dhe bishtnime nga obligimet e marra.
Në gjithë këtë proces, mendoj se roli i Bashkësisë ndërkombëtare dhe kooperimi ynë me të është krucial. Zyrtarisht, sipas Programit të vitit 2001, por edhe marrëveshjes së fundit të marsit të këtij viti, Bashkësia ndërkombëtare është pjesë e këtij procesi që po çalon, dhe mendoj se ajo duhet të jetë katalizatori i këtij procesi. Por, më duhet të them se nga serioziteti i veprimeve tona do të varet edhe përkrahja që presim nga Bashkësia ndërkombëtare.
Bota sot: Z. Kryetar, nga atentati ndaj deputetit Isuf Azizi dhe bastisjeve të njëpasnjëshme në shtëpitë e shqiptarëve dhe arrestimeve të shumta nga xhandarmëria serbe si duket Lugina e Preshevës, ka hyrë në agjendën e ndërkombëtarëve si zonë e parë konfliktuoze, sidomos tash së fundi, pas deklaratave të ministrit serb Daqiç, i cili ka alarmuar se arrestimet do të vazhdojnë. Pas këtyre paralajmërimeve a mund të flitet për një luftë speciale të spastrimeve etnike të këtyre viseve shqiptare?
Kamberi: Mund të thuhet se sipas stereotipeve të njëjta, për disa vite radhazi, fillimisht përmes mediave proshtetërore, Beogradi po zhvillon një luftë speciale ndaj shqiptarëve të Luginës, që ka për qëllim, paraqitjen e popullatës shqiptare si kriminogjene dhe me prirje për “terrorizëm” në mënyrë që të arsyetojë fushatën e xhandarmerisë dhe forcave tjera speciale në rajon dhe delegjitimimin e kërkesave tona politike. Në vitet që kemi lënë pas, këtu kanë ndodhur incidente të shumta, bile, që si pasojë kanë pasur edhe vrasjen e civilëve shqiptarë. Veç akuzave të shumta që kanë ardhur nga Beogradi ndaj “terrorizmit shqiptar”, janë zhdukur e vrarë shqiptarë të shumtë, sikur rasti i fundit me atentatin ndaj deputetit dhe humanistit Isuf Azizi dhe deri tash asnjë rast nuk është zbardhur?! Kjo flet për paaftësinë dhe mungesën e vullnetit të policisë lokale dhe rajonale për zbardhjen e autorëve dhe motiveve të këtyre incidenteve.
Bota sot: Para disa ditësh tri kuvendet Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, u shqyrtuan të gjitha problematikat serioze, të cilat kërkojnë reagim të menjëhershëm, kuvendi pas mbarimit të seancës lexoi një deklaratë, e cila iu dërgua Beogradit, SHBA-ve dhe disa vendeve evropiane, mirëpo zyrtarët nga Beogradi e injoruan këtë deklaratë duke thënë se në këtë mënyrë nuk mund t’i zgjidhni problemet, atëherë shtrohet pyetja cila do të ishte mënyra e zgjidhjes së problemeve.?
Kamberi: Mund të them se Deklarata e fundit vjen si vazhdimësi e deklarimeve të këtilla politike të shqiptarëve të Luginës lidhur me situatën dhe kërkesat e tona politike. Është pritur që Beogradi ta injorojë këtë Deklaratë, për faktin se Beogradi, Kuvendin e këshilltarëve shqiptar në Luginë e konsideron si organ parashtetëror dhe nuk njeh deklarimet e këtilla. Por, ajo që është e rëndësishme se kërkesat e paraqitura nga ky Kuvend jo vetëm që kanë legjitimitet politik, por, edhe kanë mbështetje në të gjitha dokumentet për të drejtat e njeriut dhe pakicave që vlejnë në Evropë. Për Beogradin, nuk mund të jetë e pranueshme kërkesa jonë për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë, prandaj zhvillon fushatë që së pari ta deligjitimojë Kuvendin si organ politik të shqiptarëve, për të shpallur “të papranueshme” deklarimet politike që dalin nga ai organ. Për të treguar se ne jemi kooperativ dhe se jemi të interesuar që problemet në rajon t’i zgjidhim me dialogim, ne kemi pranuar Marrëveshjen për reorganizimin e Trupit koordinues, nëpërmjet të cilit duhet të zgjidhen problemet ekzistuese. Beogradi ka mungesë të vullnetit politik për të respektuar edhe atë. Prandaj, mendoj që përmes kontakteve tona me përfaqësues ndërkombëtarë –OSBE është nënshkruese e Marrëveshjes- të “inkurajojmë qeverinë që të përshpejtojë procesin e zgjidhjes së problemeve të hapura, që gjenerojnë krizë në vazhdimësi”.
Bota sot. Z.Kamberi, Mendoni se do t’i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon zërat apo parullat e dala nga Begradi për qëllime tashmë të njohura, gjoja për ndarjen e Kosovës apo “ndërrimin e territoreve” , siç u përfol ditëve të fundit në mediat tona?
Kamberi: Qëndrimi i subjekteve shqiptare të Luginës i formuluar në Platformën politike të vitit 2006 është më se i qartë. Ne kemi përkrahur dhe respektuar parimin e Bashkësisë ndërkombëtare për mos ndryshim të kufijve, ne kemi përkrahur në tërësi Planin e presidentit Ahtisari për pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues dhe jemi duke i respektuar ato qëndrime. Vlerësimi ynë rreth ndryshimit të kufijve është i pajtueshëm me atë të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare por edhe të Bashkësisë ndërkombëtare, kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir me mundësi reale të eskalimit të situatës në tërë Ballkanin. Por, në Platformë është deklaruar se po që se vjen deri të ndryshimi i këtij parimi, ne do të thirremi në shprehjen e vullnetit të popullatës sonë më 1992.
Megjithatë, besoj se ajo që për ne është e rëndësishme është respektimi i të drejtave tona si pakicë, sipas standardeve evropiane, por, edhe atyre që janë instaluar në Kosovë për pakicat, posaçërisht për atë serbe. Mendojmë se universalizimi i të drejtave të pakicave në këtë pjesë të Evropës është parakusht i stabilitetit të saj të përgjithshëm.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Beogradi ta ndalë luftën speciale në Kosovën Lindore
» Edita TAHIRI: Me njohjen reciproke të diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë, përfitojnë studentët e Luginës së Preshevës
» Beogradi sot shpall vendimin gjyqësor për 17 shqiptarë të Luginës
» Fondacionit TransConflic: Shqiptarët e Luginës së Preshevës më të rrezikuarit dhe më të diskriminuarit në rajon
» Volfgang Petritch: Presioni mbi liderët e Luginës së Preshevës nuk është formë demokratike !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi