Albert Zholi: Pasion për Shqipërinë dhe për shqiptarët
Faqja 1 e 1

Pasion për Shqipërinë dhe për shqiptarët
Nga Albert Zholi
Mall për idealizmin dhe shpirtin e bukur të një vendi më të ëmbël se mjalta. Mall dhe pikëllim për atë model përsosurie që askush nuk mund ta zëvëndësojë. Për atë idil romantik që s’mund të vdesë, por që vetëm gjeneron. Për këtë troll që ka pjellë heronj dhe ka hyjnizuar burra të mençur dhe gra trimëresha. Ndokujt i ngjan me një term arkaik, të ngjyruar apo të fryrë më shumë se ç’duhet. Por është shumë larg asaj ndjenje që gjallon dhe frymon tek intelektualët e vërtetë shqiptarë. Tek ata që e dinë se dashuri mbi dashuri, zot mbi zot dhe kryesues është vetëm Atdheu. E ndërsa kjo dashuri na është mëkuar që foshnjë, sot më shumë se kurrë e kuptojmë thelbin e kësaj fjale të bekuar. ATDHE. Vend që do të rrojë përtej kohërave, përtej nesh, në jetë të jetëve…
Është kjo bindje, ky pasion që na bën ne shqiptarëve të shohim tej hundës së vetvetes…Të shohim larg dhe tutje..
Sepse vijmë nga një histori e mbushur me trimëri dhe heroizëm, trashëgojmë një rracë të pastër e të stërlashtë, jemi stërnipërit e Dodonës e të Skënderbeut, të afërmit e Nënës së të gjitha kohërave të asaj gruaje (Nënë Terezës) që në shekullin 20-të ndryshoi mentalitetin e botës me zemrën e saj.
Ndaj, më shumë se kurrë, të jesh shqiptar sot, është një krenari e dukshme, që ashtu e transmetuar brez pas brezi, vjen në këtë libër nëpërmjet fjalës së emetuar me shpirt nga disa prej personaliteteve më të njohura të diasporës shqiptare. Por jo vetëm nga to. Shumë personalitete dinjitoze si zoti Masrur Imani, konsulli i nderit Xhovanni Ferrara dhe profesoresha Vera Lucia Alves Neves, kanë lidhur përditshmërinë e tyre me fatet e tokës shqiptare. Ato kanë nisur të frymojnë shqip. Dhe janë jo vetëm admirues të këtij vendi të çuditshëm, por e propagandojnë atë në kancelaritë e huaja, si një vend me potenciale të mëdha, një alternativë në kohërat moderrne. Këto personalitete, duan që përveç nënshtetësisë që zotërojnë, të marrin dhe një pashaportë shqiptare dhe kjo është një vlerë që ato duan t’ia shtojnë jetës së tyre. Dhe ky fakt me të vërtet na çudit. Por e tillë është Shqipëria, një dashuri dinjitoze që nuk kërkon farfurina, por vetëm dhurim pa kufi. Dhe jo vetëm ata që në gjakun e tyre mbajnë pastërtinë e gjakut të heronjve kombëtarë, por dhe të atyre që e dëshirojnë prejardhjen nga trolli i pasardhësve të shqiponjave. Ne u themi me plot gojë :Mirë se të bëheni shqiptarë. Ju adhurojmë…
Shqipëria 18 vitet e fundit ka përjetuar një nga dramat më të mëdha të historisë së vet. Largimin e ajkës së kombit shqiptar. Të atyre njerzve idealistë që e donin atdheun, por mbi të gjitha donin lirinë. Sepse historia diktatoriale 40 vjeçare u mohoi ëndrrën për të qenë vetvetja, për t’a shprehur mendimin ashtu siç donin, i ndaloi të bëheshin njerëzit që ëndërronin. Dhe ky mohim i vetëegzistencës nuk ishte një shaka, por një torturë mbijetese. Kriza e idenditetit ishte shtysa për t’u larguar, për të ikur gjetiu, larg, sa më larg atij vendi të tjerrurr me barazi të trilluar dhe tragjedi të përditshme. Ndaj dhe shumë shqiptarë u sikterisën nga sytë këmbët, për t’i dhënë mundësi vetes dhe familjes së tyre të ishin të barabartë me të tjerët. Të ishin njerëz. T’i shpëtonin asaj diktature që i shtypi nën këmbë, duke i kthyer në manekinë të makinës së egër të komunizmit, ku s’mund të kishin sy, veshë, e ndijim. Duhet të zbatheshin sa më shpejt nga kjo copëz tokë e kaftë e harruar nga vetë zoti. Sepse diktatura i zhveshi njerëzit nga morali dhe i kthehu në kallëpe serialë. Në burra të trishtë dhe gra mashkullore. I vrau ëndrrat, i preu dëshirat, i ktheu në trungje cullakë. Por shpresa nuk i braktisi. Pranvera përsëri harboi në trupat e tyre. Sepse shpirti i dlirë, i mbijeton torturës dhe ferrit. Dhe ato ditën të përtëriheshin. Ditën t’i ktheheshin atij modeli që kishin ëndërruar. Dhe bulëzuan, lulëzuan, e nxorën frytet e krenarisë shqiptare. Dhe ndërsa sot ndjehen qytetarë krenarë të botës, në kraharorin e tyre, një gropëz ka mbetur bosh. Nuk ka ajër që e mbush, nuk ka peshë që e shtyp. Vetëm malli e bymeh si mjegullnajën e agut. Sepse atdheu, është vetëm një në botë, ai është nënë në përjetësi. Është dashuria për këtë nënë, që i ka bërë emigrantët shqiptarë poetë në skutat më periferike të globit, që i ka kthyer në nxënës të flaktë të çështjes shqiptare dhe që pak nga pak, me largësinë fizike, po i gërryen egzistencën e përditshme dhe të ardhmen. Por, është dashuria dhe respekti për këtë komb, që i ka bërë të japin më të mirën e vetes së tyre, aty ku jetojnë. Janë këto personalitete që sot përmirësojnë imazhin e Shqipërisë në botë. Që kanë arritur, jo vetëm të gjejnë veten e tyre në emigracion, por të krijojnë një rrjet të fortë mbështetje në të gjithë botën. Ato ruajnë shenjtërinë e gjuhës shqipe, jo vetëm në familjet e tyre, por tek gjithë shqiptarët kudo që janë; duke u bërë shpeshherë, mësues të fëmijëve shqiptarë kudo nëpër botë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Xha Gaqoja
» Albert Zholi: Tradhëtia
» Albert Zholi: Përçmimi
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Xha Gaqoja
» Albert Zholi: Tradhëtia
» Albert Zholi: Përçmimi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi