Nesër nisemi në parajsë
Faqja 1 e 1
Nesër nisemi në parajsë
Nesër nisemi në parajsë
Qe dhjetë vjet zbatuam standarde për parajsën e premtuar politike, dhe pikërisht atëherë kur kishim kujtuar se “kemi arritur” atje ku me shekuj kanë synuar shqiptarët, na thanë se duhet kohë të ndërtohet parajsa. Ia nisëm punës, hajt-hajt, e hajt hajt, dhjetë vjet, ndërtimi i parajsës s’e qetë dot kulmin, e le më flamurin në trarët e tij. Në Librin e Shenjt, nuk ka parajsë të re dhe të vjetër. Dhe parajsa është e ndërtuar që kur është paraqitur Zoti në ndërgjegjen njerëzore. Kështu që, nëse rastësish arrijnë në parajsë, nuk ke çka e ndërton edhe më parajsën, të përpiqesh (si Sizifi punëkotë) parajsën ta bësh një parajsë të re dhe më të mirë se parajsa e vjetër, vetë brenda “hapësirës parajsore” përplotë civilë agjentë, ushtarë, policë, administratorë dhe tranvestitë. Ç’e thotë urtësia, nuk është fjala fare për parajsë, po ku ka rrathë (shkallë) për të kapërcyer të arrish deri etje, asaj i thonë - purgator. Korridorin katakombik ta shohësh duhet të ecësh nëpër terr të veglave të mundimit pranë bulshinjëve të përjargur të Argusëve (qenve të ferrit), duhet ta kalosh këtë që të arrish atje ku ke ëndërruar të arrish qe hiç më pak se 500 vjet. Senati i shenjtorëve ndërkombëtarë të nxjerr para komisioneve të shenjtorëve që ata të ta verifikojnë meritën tënde, a je a s’je i pjekur për parajsë, a bën a s’bën, a ke aftësi t’i që të mos e përdorësh parajsën për ta shndërruar në ferr për të tjerët. S’ka çka bëhet parajsa ferr, kur ekziston ferri, veç nga parajsa të bëjmë edhe një ferr të ri, që të bëhen dy ferre, e të mbesim pastaj pa asnjë parajsë e me dy ferre. Qe dhjetë vjet rrugë korridorit (purgatorit) me vegla pune ndërtimore në shpinë jemi nisur me qëllim që ta rindërtojmë parajsën, ta bëjmë të re, të shihet se ne dimë e mund të mos e përdorim parajsën për ta bërë ferr për pakicat e gjora, që nuk kanë gjë pas shpirtit, pos një shtet terrorist, një armatë terroriste, një polici sekrete gjenocidiste tradicionalisht, një aleancë ndërkombëtare kundër “myslimanëve”… jonë të gjorë këta, nuk bën parajsën t’ua bësh ferr! Mbi parajsën e tyre 100-vjeçare duhet ta ndërtojmë një plus parajsë edhe më të mirë se parajsa e tyre e vjetër! Nuk hidhërohemi, hajde po punojmë qe dhjetë vjet, mjeshtëro, kompromisëzo, por projekt-arkitektit të parajsës së re që po e ndërtojmë ne, seç nuk i pëlqen dot aftësia jonë ndërtuese e shtëpisë parajsore. Vazhdimisht posa ta ndërtojmë një mur, na thonë, është i shtrembër, nisjani për së dyti. Sa i vendosi, do tjegulla, ku shihet si pikon çatia, ku-ku. E po parajsa nuk ndërtohet qysh po kujton ti, për dhjetë vjet, shikoni sa kohë ka zgjatur ndërtimi i Taxh Mehallës ose Piramidave, Notër Dam de Parisit, ose “kanali” i Panamas, ose superstrada Durr Merdare. Ju po doni përnjëherë të ndërtoni parajsën e të rehatoheni aty, të qëndroni aty si ujku para qengjit terrorist. Qengji veç që e ka parasysh ujkun ndërtues të parajsës, ligët e dobësohet, me një fjalë frika e bren hekurin, e le më njeriun e shkretë që nuk ka asgjë tjetër pos një armatë terroriste dhe një shtet vazal të Hexhemonit Historik. Nuk ka rrugëdalje, duhet ta ndërtojmë parajsën “e fituar” jo këto dhjetë vjet sa dështuam ndërtimin, po qoftë nevoja edhe 90 vjet të tjera, që të bëhen rrafsh dyqind vjet ndërtimtari. A jemi a s’jemi ne krijuesit e mitit baladik mbi ndërtimin e Urës Shejt, ose Kështjellës së Rozafës? Ne jemi popull biblik që ditën punojmë ura dhe kështjella të parajsës, natën na i rrëzon komisioni ndërkombëtar, i cili në projektin e tij arkitektonik, gjen defekte, të cilat nuk mund të evitohen, por vetëm të rrënohen. Pra, derisa ta ndërtojmë parajsën tonë, na duhet të jetojmë në dy ferre, në ferrin që ekziston dhe në ferrin tjetër që po provojmë ta bëjmë parajsë me konstruktimet e arkitektëve ndërkombëtarë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kërcënon çetniku serb: Do të nisemi për në Maqedoni! (Foto) 0
» Skënder Korça:Parajsë e rreme...
» Xheneta I. Jetishi:LETËR PËR NË PARAJSË! PA KËRKIM KTHIMI…
» Miranda Haxhia:Teki Dervishi niset për parajsë
» Urimi mbresëlënës i Dom Gjergjit: Në Xhenet apo në Parajsë, dua të jem me mikun mysliman

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi