Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë ekskluzive me ambasadorin austriak në Paris Wolfgang Petrich

Shko poshtë

Intervistë ekskluzive me ambasadorin austriak në Paris Wolfgang Petrich Empty Intervistë ekskluzive me ambasadorin austriak në Paris Wolfgang Petrich

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 12, 2009 11:43 pm

Intervistë ekskluzive me ambasadorin austriak në Paris Wolfgang Petrich

Nefail MALIQI
Mirupafshim në Evropën e madhe! - Ambasadori austriak në Paris z.Wolfang Petrich, njohës i mirë i zhvillimeve në Evropën Juglindore duke folur për krizën në Luginën e Preshevës, diplomati austriak vlerëson se OSBE-ja dhe OKB-ja duhet t’i kushtojnë vëmendje më të madhe zhvillimeve politike dhe sociale në Luginën e Preshevës para eskalimit të situatës jo të mirë në këtë rajon të banuar me shqiptarë autokton.



Intervistë ekskluzive me ambasadorin austriak në Paris Wolfgang Petrich Wolfgang_petritsch_09
Ambasadori Wolfang Petrich në bisedë me redaktorin tonë Nefail Maliqin
Së bashku në Evropë
Kur thash mirupafshim në Evropën e madhe, fjalën e kisha natyrisht edhe për shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe ata në Kosovë. Më vjen mirë që zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan ashtu siç ishin pritur sipas rregullave demokratike dhe standardeve ndërkombëtare.
E pamundshme
Natyrisht, ndërrimi i territoreve, në këtë rast mes Mitrovicës me Preshevën, jo vetëm që është i pa mundshëm, por kjo do të ishte një hap i gabuar dhe i rrezikshëm me pasoja të mëdha për mbarë rajonin.

Gjenevë, 9 gusht - Diplomati i BE-së z. Wolfang Petrich, në intervistën ekskluzive për “Bota sot”, duke folur për synimet e regjimit të Beogradit për copëtimin e Kosovës apo ndërrimin e territoreve me Kosovën deklaron se ndërrimi i Mitrovicës me Preshevën, jo vetëm që është i pamundshëm, por ky do të ishte një hap i gabuar dhe i rrezikshëm me pasoja të mëdha për mbarë rajonin.
Ambasadori austriak Wolfang Petrich njihet si njëri ndër njohësit më të mirë të zhvillimeve në Kosovë dhe Ballkan. Ai gjatë periudhës së luftës në Kosovë ishte përfaqësues i lartë i BE-së në konferencën e Rambujes. Diplomati Petrich është autor i disa librave kryesisht diplomatik, njëra prej të cilave titullohet “Kosova.. Si në këtë vepër ashtu edhe në libra të tjerë”. Z.Petrich ka bërë përpjekje të shpjegojë arsyet pse Kosova duhet të jetë shtet dhe pse ky rajon i nevojitet Evropës.
Bota Sot : Z. Ambasador u bënë më shumë se një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga shumë vende botërore, vende këto me ndikim dhe reputacion ndërkombëtar, siç janë SHBA-të, BE-ja dhe vendet tjera të Evropës Juglindore dhe arabe. Ju si diplomat që i keni kontribuar këtyre proceseve sa jeni të kënaqur me zhvillimet e fundit në Kosovë?
Petrich: Natyrisht situata në Kosovë pas shpalljes se pavarësisë së saj është në rrugë të mbarë të stabilitetit dhe integrimeve në instancat ndërkombëtare. Procesi i njohjes së shtetit të Kosovës nga vendet botërore, është në rrugë të mbarë, të cilat njohje do të përshpejtohen pas pushimeve verore. Tash Kosova, popullata dhe qeveria duhet më shumë të përqendrohet në stabilizimin e vendit ekonomik, me qëllim të përmirësimit të situatës sociale dhe qytetarëve në vend, e kam fjalën për hapjen e vendeve të lira të punës, pastaj për hapjen e dyerve për investitorët e jashtëm në Kosovë. Njëkohësisht besoj se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme se me krim të organizuar dhe diskriminim të të drejtave të pakicave në vend, Kosova nuk do të ketë perspektivë të mirë. Prandaj, kur BE-ja është e gatshme të pranojë një vend demokratik edhe Kosova duhet të pranoj zhvillimet e proceseve demokratike sipas standardeve evropiane.
Bota Sot: Mendoni se do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon zërat, për ndarjen e Kosovës apo “ndërrimin e territoreve”, siç po debatohet ditëve të fundit në mediat tona?
Petrich: Çdo përpjekje e prekjeve të kufijve, në këtë rast cenimit të integritetit territorial të Kosovës, padyshim nuk do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në rajon. Idetë për copëtime të rajoneve sovrane, janë ide të shekullit të 19-të dhe këto përpjekje ne do t’i kundërshtojmë meqë ne tash nuk jemi në shekullin e 19-të, por në shekullin e 21-të, shekullin e evropianizimit, demokratizimit të rajonit. Jam i bindur se presidenti serb Tadiç është i vetëdijshëm se çdo tentim në ndarje apo ndërrim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, rajoni kthehet mbrapa për një shekull. Ndërrimi i Mitrovicës me Preshevën apo rajonet tjera mes Serbisë dhe Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm me pasoja për mbarë rajonin. Beogradi duhet të heq dorë nga ambiciet e Milosheviqit, për “Serbinë e Madhe”, në të kundërtën, sipas tij, ndarja e rajoneve në baza të minoriteve, do të ishte bumerang ndaj vetë Serbisë, kur dihet se në këtë shtet, sot jetojnë dhe veprojnë mbi 20 minoritete, si ai në Vojvodinë, Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës. Pas pavarësisë së Kosovës, Beogradi dhe Tirana duhet ta respektojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe duhet të inkurajojnë palët në avancimin e proceseve drejt anëtarësimit të rajonit në familjen e madhe të BE-së…Prandaj, të drejtat humanitare dhe sociale nuk ka të drejtë askush t’ua mohojë as serbëve në Mitrovicë e as shqiptarëve në Preshevë, këto janë principet primare të BE-së.
Bota Sot: Do të thotë, sipas jush zoti ambasador politika e „ndërrimit të territoreve”, në ketë rast mes Mitrovicës dhe Preshevës është i rrezikshëm për rajonin, apo?
Petrich: Natyrisht, ndërrimi i territoreve, në këtë rast mes Mitrovicës me Preshevën, jo vetëm që është i pa mundshëm, por kjo do të ishte një hap i gabuar dhe i rrezikshëm me pasoja të mëdha për mbarë rajonin. Ky ndërrim i territoreve do të provokonte pastaj të tjerët si për shembull ata në Vojvodinë, Sanxhak, Maqedoni, Greqi...Bosnje...e vende tjera ku dominojnë minoritetet si popullatë e rëndësishme. Ide të tilla siç e dinë tashmë të gjithë ka pasur diktatori serb Milosheviq, i cili ishte dërguar në Hagë mu për shkak të politikës së tij, i cili provoi të ndërtonte “shtetin e madh” me serbë në vendet tjera, duke kolonizuar dhe cenuar sovranitetet e vendeve tjera jo serbe, të cilës politikë bashkësia ndërkombëtare i kishte dhënë shpërblimin e merituar. Tash e tutje qeveritë dhe qytetarët, qoftë ata të Serbisë po ashtu edhe të tjerët nuk duhet menduar më për shtete të mëdha, por duhet punuar për një Evropë të madhe duke u inkuadruar të gjithë së bashku në këtë familje të madhe të demokracisë dhe tolerancës. Atëherë, mirupafshim në Evropën e madhe!
Bota Sot: Z. Ambasador, meqë përmendët Preshevën, siç e dini pas atentatit ndaj deputetit dhe veprimtarit Isuf Azizi situata në Luginë ditë e sa vjen po tensionohet, ku policia serbe ka intensifikuar aksionet e dhunës duke filluar përmes bastisjeve të njëpasnjëshme në shtëpitë e shqiptarëve dhe arrestimeve të shumta ndaj të rinjve. Politikë kjo diskriminuese, e cila ka bërë që Lugina e Preshevës, të hyjë në agjendën ndërkombëtare si zonë e parë konfliktuoze?

Petrich: Mendoj se diplomacia në Beograd, në krahasim me vitet e kaluara, ka ndryshuar për të mirë dhe jam i mendimit se presidenti Tadiç dhe ekipi i tij qeverisës janë duke bërë përpjekje për ndryshime në favor të paqes dhe frymës së bashkëpunimit mes gjithë popujve në rajon. Por, kjo nuk do të thotë se me pakicat nuk ka probleme. Ne me mjaft përkushtim jemi duke ndjekur zhvillimet sikur në rajonin e Preshevës ashtu edhe në mbarë Serbinë dhe Kosovën. Me keqardhje po e them se nga Lugina e Preshevës nuk na vijnë lajme të mira në Bruksel, apo qoftë në Paris e Gjenevë. Kemi njoftime nga rajoni se qytetarët atje nuk janë të kënaqur me politiken e Beogradit dhe sjelljet e policisë serbe ne Preshevë. Prandaj, OSBE-ja dhe OKB-ja duhet ta përqendrojnë vëmendjen më shumë në zhvillimet politike dhe sociale në Luginën e Preshevës, para eskalimit të situatës jo të mirë në këtë rajon, të banuar me shqiptarë autokton. Mendoj se problemi i Mitrovicës dhe ai i Preshevës mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut mes forcave demokratike lokale dhe vendore, natyrisht me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe assesi përmes dhunës, sepse të gjithë qytetarët e rajonit tashmë e dinë mirëfilli se çfarë mund të sjell dhuna...
Bota Sot: Shqipëria me sukses mbajti zgjedhjet e veta muajin e kaluar, i cili vend tashmë është bërë anëtar i NATO-s. Mendoni se ky vend i shqiponjave po ecën në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit në BE?
Petrich: Po, kur e thash, mirupafshim në Evropën e madhe, fjalën e kisha natyrisht edhe për shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe ata në Kosovë. Më vjen mirë që zgjedhjet në Shqipëri u zhvilluan ashtu siç ishin pritur sipas rregullave demokratike dhe standardeve ndërkombëtare. Unë e përshëndes qeverinë e Tiranës për progresin që ka bërë në avancimin e këtyre proceseve demokratike dhe anëtarësimin e vendit në NATO. Për të ardhur deri këtu natyrisht është dashur punë e madhe. Unë po ashtu përshëndes progresin në Shqipëri, e cila ka marrë me seriozitet anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian vend, ky i cili ditë e sa vjen po luan një rol të rëndësishëm diplomatik dhe të kooperimit në rajon në favor të paqes dhe stabilitetit mes popujve të Evropës Juglindore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi