Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoumeni TV bënte vrasje që t'i filmonte pa ardhur policia

Shko poshtë

Shoumeni TV bënte vrasje që t'i filmonte pa ardhur policia Empty Shoumeni TV bënte vrasje që t'i filmonte pa ardhur policia

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 13, 2009 11:04 pm

Shoumeni TV bënte vrasje që t'i filmonte pa ardhur policia

Wallace Souza, shoumen dhe deputet, akuzohet se është urdhëruesi i vrasjes së 5 narkotrafikantëve.


Shoumeni TV bënte vrasje që t'i filmonte pa ardhur policia SHOU
"Unë jam ai që kam hedhur kërkesa në Parlament mbi krimin e organizuar, mbi sistemin e burgjeve, mbi trafiqet e drogës mes policisë dhe për pedofilinë, për këtë duan të më fusin në burg," - mbrohet deputeti Souza.

Kishte urdhëruar të paktën 5 vrasje për të shtuar popullaritetin e tij në televizion dhe për të shtuar dhe audiencën e programit të tij. Kjo akuzë e policisë braziliane ka rënë mbi Wallace Souza, një prezantues televiziv, deputet dhe ish-agjent policie. Burri nuk pranon asnjë akuzë, duke u mbrojtur me faktin se këto gjëra për të ishin thënë nga rivalët e tij, pasi duan ta poshtërojnë. Përveç kësaj, autoritetet braziliane e kanë akuzuar drejtuesin televiziv dhe për trafik droge në shtetin e Amazonës.
"Urdhri për të ndëshkuar ndonjë është dhënë gjithnjë nga deputeti dhe i biri i tij, i cili më pas njoftonte televizionin, që të shkonin në vendngjarje më parë se sa vetë policia", - ka thënë për "Associated Press" shefi i policisë lokale, Thomaz Vasconcelos. Vrasja e trafikantëve të drogës "duket se është bërë për të hequr qafe rivalët e tij dhe për të shtuar audiencën e show-t të tij televiziv," - ka shtuar Vasconcelos. Burri është akuzuar se është përfshirë në 5 vrasje.
"Unë jam ai që kam hedhur kërkesa në Parlament mbi krimin e organizuar, mbi sistemin e burgjeve, mbi trafiqet e drogës mes policisë dhe për pedofilinë, për këtë duan të më fusin në burg," - mbrohet deputeti Souza.
Avokati i shoumenit, Francisco Balieiro, mbrohet me idenë se "nuk ka asnjë element prove për akuza të tilla".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi