Kim Mehmeti: Matanë kufirit një kufi tjetër
Faqja 1 e 1

Matanë kufirit një kufi tjetër
Nga Kim Mehmeti
Jo njëherë dhe jo shumë thellë në të kaluarën, Ballkani ka qenë hapësirë që është copëtuar dhe arnuar jo sipas parimit të së drejtës për pronësi, por sipas rendit që e ka imponuar më i forti. Andaj edhe propozimet e herëpashershme për korrigjimin e hartave të shteteve të Ballkanit, duhet shikuar nga këndi i nxjerrjes në ankand publik të së kaluarës së këtyre popujve, si edhe nga këndi i ringjalljes së ambicieve që përfundimisht çdonjërit t’i jepet ajo që i takon
Sikur kafsh­ët të ki­shin vet­ëdijen e njeriut dhe të fillo­nin ta ndan­in botën në shtetet që do t’u tako­nin llojeve të tyre, atëherë me siguri se planeti ynë do të dukej krejt ndryshe dhe mbase njerëzit më në fund do ta kuptonin se toka ka pronar vetëm vetveten, se të gjitha gjallesat që shkelin mbi të janë vetëm shëtitës të përkohshëm. Por përderisa është kështu siç është, pra përderisa njeriu dëshiron të ketë kufij të qartë që do ta ndajnë nga të tjerët, e kafshët do të duan t’u takojë e tëra deri ku mund t’i çojë instinkti i tyre, kjo botë do të jetë e ndarë me vija të qarta shtetërore. Dhe meqenëse kufijtë shtetërorë janë shpikje e vetëdijes njerëzore, ato nuk ndajnë mes vete vetëm popujt, por dhe urrejtjet e tyre të ndërsjella, ato janë mure që mbajnë larg mes vete mosdurimet, keqkuptimet, kufijtë ndërshtetërorë janë edhe shenjë e gabimeve që kanë bërë fuqitë e mëdha botërore kur kanë vizatuar hartat, janë simbol i tregtisë së bërë mes aleatëve të ndryshëm pas përfundimit të luftërave. Por, edhe pas vizatimit të hartave ndërshtetërore, thuajse gjithmonë ka mbetur edhe një kufi matanë kufirit, edhe një vijë e pashënuar në harta, por e vulosur thellë në imagjinatën kolektive të një populli, e që simbolizon të vërtetën se thuajse çdo kufi shtetëror është nën pretendimet e një populli, se çdo etnitet mendon se kufiri i shtetit të tij do të duhej të ishte më tej vijës së shënuar në hartat ndërkombëtare.
Se matanë çdo kufiri shtetëror ka edhe një kufi tjetër që do të donte ta legalizonte thuajse çdo popull i këtij planeti, më së miri mund të vërehet në Ballkan, ku si askund tjetër, popujt e këtushëm nuk jetojnë brenda kufijve të shënuar në hartat gjeografike të shteteve të tyre, por brenda kufijve që i kanë të vulosur në imagjinatë si troje të tyre etnike. Andaj, sikur në hartat e Ballkanit të shënoheshin edhe kufijtë e shteteve të “nacionalromantikëve” të popujve të këtushëm, kjo hapësirë do mbulohej me vija shumëngjyrëshe ku do gërshetohej e kaluara me të sotmen dhe ku nuk do të mbetej vend për ta vendosur të ardhmen. Dhe më në fund, do të dilte se këtu nuk jetojnë popuj që kanë kuptuar se shtetet janë bashkësi që ofrojnë zgjidhje të mundshme për realizimin e aspiratave individuale, por fise të cilat assesi ta zbërthejnë se toka nuk sillet rreth diellit pse kështu kanë vendosur njerëzit, por që të mund të sigurojë dritë për të gjithë gjallesat që jetojnë mbi të.
Jo njëherë dhe jo shumë thellë në të kaluarën, Ballkani kaq qenë hapësirë që është copëtuar dhe arnuar jo sipas parimit të së drejtës për pronësi, por sipas rendit që e ka imponuar më i forti. Andaj edhe propozimet e herëpashershme për korrigjimin e hartave të shteteve të Ballkanit, duhet shikuar nga këndi i nxjerrjes në ankand publik të së kaluarës së këtyre popujve, si edhe nga këndi i ringjalljes së ambicieve që përfundimisht çdonjërit t’i jepet ajo që i takon. E ndërkohë, thuajse të gjitha propozimet janë luhatur mes asaj se vallë hartat shtetërore duhet korrigjuar sipas “tapive” që kanë lënë pas vetes të vdekurit, apo vetëm nëpërmjet vatrave të të gjallëve që shkelin mbi tokë. Dhe mbase gjithmonë këtu kanë filluar mosmarrëveshjet, mbase grindjet kanë nisur atëherë kur zhurma e të vdekurve është përzier me britmat e të gjallëve, me çka është bërë e pamundur të dëgjohet zëri i gjeneratave që do të vijnë, zëri i atyre që kjo tokë u takon njësoj sa të sotmëve që vendosin për fatin e saj dhe kufijtë ndërshtetërorë.
Diskutimet më të fundit rreth idesë që Kosova të shkëmbejë territore me Serbinë, në thelb janë shumë jonjerëzore dhe johumane. Nëse për hiçgjë tjetër atëherë shkaku se të gjallët edhe mund t’i marrin plaçkat me vete dhe të ndërtojnë kasolle në ndonjë hapësirë tjetër matanë vijave të sotme kufitare ndërshtetërore, por ka diçka që ata nuk do të mund ta marrin kurrë me vete, ka diçka që do të mbetet prapa tyre e që do t’i nxitë grindjet e mëvonshme, që vetëm do të thellojë urrejtjet dhe mosmarrëveshjet: ata nuk do të mund ta mbështjellin në bohçe të kaluarën e vet, e as varrezat e të parëve, varreza që do mbeten aty ku do të vijnë të jetojnë e të vdesin ata me të cilët do të bëjnë shkëmbimin e vatrave të tyre jetësore. Andaj sa herë që flitet për shkëmbim territoresh, njeriu nuk mund t’i ikë ndjesisë se një veprim i tillë nënkupton kolona njerëzish, të cilët kudo që të shkojnë, nuk do të arrijnë më larg se te vendi ku do t’i djegë malli për vendlindjen, nuk do të arrijnë më tej se vendi ku do të ëndërrojnë të kaluarën e tyre dhe ku do të ushqejnë dëshirën e papërmbajtur të kthehen nga kanë ardhur. Pra, ata nuk do të arrijnë më larg se tek mallkimi i të parëve të vet dhe përbuzja e gjeneratave që do të vijnë.
Dhe sa herë që deri tani janë ngjallur propozime për korrigjim kufijsh në emër të paqes së qëndrueshme në Ballkan, shqiptarët i ka përcjellë fati i njëjtë: atyre u është propozuar të japin një pjesë të territorit të vet nga kjo anë e kufirit për të marrë të veten që u ka mbetur matanë kufirit. Pra, në njëfarë mënyre, trojet shqiptare kanë shërbyer për t’ua barazuar kufijtë ekzistues me ato të që i kanë imagjinuar popujt fqinjë. E bile edhe për të themeluar shtete të imagjinuara, si për shembull Maqedoninë. Dhe duke bërë këmbim të llojit të japësh një pjesë tënden për të marrë pjesën tjetër që ke matanë kufirit, shqiptarëve edhe u ka ndodhur që çdo përcaktim të ri të kufijve në Ballkan ta paguajnë me rrudhjen e territoreve të tyre. Apo u ka ndodhur që të mbetem në më shumë shtete, thuajse vetëm sa të ketë me çka të bëhet tregtia e territoreve kur për këtë të vijë koha e duhur.
Andaj kur sot flitet për ndërrimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve nuk u propozohet asgjë më shumë sesa të vendosin se nga cila pjesë e territorit të vet do heqin dorë. E ndërkohë të gjithë harrojnë se mbase ka ardhur dita kur shqiptarëve duhet pranuar se ndoshta janë populli i vetëm në Ballkan që ka hequr dorë nga “kufiri” matanë kufirit vetëm që të kontribuojë të jetojë në harmoni me të tjerët. Dhe duke hequr dorë nga kufiri matanë kufirit, shqiptarët pranuan të flijojnë pjesë të territorit dhe popullit të vet për të mbijetuar edhe tri shtete të tjera në këtë Ballkan, mes të cilëve edhe Maqedonia, të cilës po se ia heq trojet shqiptare dhe shqiptarët në të, nga ajo nuk do mbetet as shkronja “m” e saj, e le me pretendimet e maqedonasve të këtushëm se na qenkan pasardhës të Aleksandërit të Madh.
Mbase nuk ka kufij shtetërorë që do t’i kënaqte pretendimet e një populli. Por ka popuj që e kanë kuptuar se vijat kufitare janë gjurmë të marrëveshjeve nga e kaluara dhe e sotmja mes të gjallëve për të ndërtuar të ardhmen. Andaj ata që mendojnë se këmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do ishte zgjidhje që do çonte drejtë stabilizimit të Ballkanit, paraprakisht do duhej të shpjegonin se vallë ndërrimi do bëhet sipas “tapive” që kanë lënë pas vete të vdekurit, apo sipas vatrave ku sot jetojnë të gjallët. Dhe kur të jepnin këtë shpjegim, ata do e shoshin qartë se sipas cilit do parim të bëhej korrigjimi i kufijve të shteteve të këtushëm, shqiptarët kanë në çka të mbështesin besimin se kufiri i tyre është matanë kufijve që sot përcaktojnë Kosovën e Shqipërinë. Pra, propozuesit e këmbimeve të territoreve do shihnin se shqiptarët thuajse nga të gjitha anët kufizohen me vetveten, andaj edhe do del se ata nuk japin për të marrë diçka, por japin për të mbet pa asgjë. Japin pjesë të veten për të heq dorë jo vetëm nga ëndrra e tyre për kufirin matanë kufirit, por edhe nga realiteti se edhe kur jetojnë të ndarë në më shumë shtete, atyre u mbetet ngushëllimi se kufizohen me vetveten.
(Autori, shkrimtar dhe publicist nga Shkupi, është kolumnist i rregullt në të përditshmen “Koha Ditore”)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Besnik Prishtina: Në kufi me Serbinë digjen doganat, e në kufi me Shqipërinë burgosen deputetët
» Aleksander Çipa:MATANE MATANISTEVE
» Zbulohet enigma e kufirit!!!
» Larg marrëveshjes për menaxhim të kufirit
» LDD Gjermani: Në përvjetorin e thyerjes së Kufirit Shqiptaro- Shqiptar!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi