Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi: Mehmet Dyzi, pavarësia, EULEX-i dhe SHBA

Shko poshtë

Agim Vuniqi: Mehmet Dyzi, pavarësia, EULEX-i dhe SHBA Empty Agim Vuniqi: Mehmet Dyzi, pavarësia, EULEX-i dhe SHBA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:09 am

Agim Vuniqi: Mehmet Dyzi, pavarësia, EULEX-i dhe SHBA U1_AgimVuniqiMehmet Dyzi, pavarësia, EULEX-i dhe SHBA

Shkruan: Agim Vuniqi

Nuk e di a e keni njohur Mehmet Dyzin, njeriun që bënte dresimin e kuajve "atllarë", nganjëherë i veshur me veshje kombëtare shkelmonte atin rrugëve me kalldërmë të Prishtinës, ai parakalimin e fillonte prej shtëpisë së tij që ishte në anën e Godinës së Kosovafilmit, atëherë, e cila më vonë iu dha Akademisë së Arteve dhe Shkencës, përballë teqes së Shejh Mehmetit, e ngjitur me oborrin e Gjimnazit, bënte qarkun po në atë drejtim me dalje në të majtë duke përfunduar turnin me këthim në të djathtë. Me prekjen e vitheve ati i tij ngrihte këmbët e para në ajr dhe hingëllonte, e lëshonte frymën me presion, deri sa i shkonte edhe shkuma nga goja. Ishte atrakcion i veçantë kur shifshe kalorësin e veshur bukur me tirqi si e kaluronte atin. Gjatë këtij ekspozimi publik kombinohej fisnikëria e kalorësit dhe veshja kombëtare, ishte ky një demonstrim i shkëlqyer i performansës së kalurimit. Ai nuk kishte vijuar ndonjë kurs të kalurimit apo dresimit të atllarëve, ai këtë e arriti fal dëshirës dhe vullnetit të madh që posedonte. Mehmeti pra e njihte për bukuri artin e kalurimit, për atë njihej dhe kishte bërë emër në Prishtinë, sa herë kërciste kalldërmi nën këmbët e atit të tij dilnin fëmijtë por edhe të moshuarit kurreshtarë për të shijuar këtë ngjarje të rrallë për kohën, por ai asnjëherë nuk harronte të vishte veshjen kombëtare dhe plisin e bardhë, ishte ashtu më i admiruar. Familja Dyzi njihet si familje e nderuar në Prishtinë, të dhënë pas punëve të tyre, por edhe zejeve që posedonin, njëri ndër djemtë e Mehmetit kishte vuajtur dënimin mbi 20 vjet në Shqipëri, në burgjet e atjeshme, ndoshta e kam gabim por mund të ishte burgu i Burrelit, ai kishte shkruar një libër udhërrëfyes për ngjarjet e tij të rënda dhe të hidhura. Nuk ishte qëllimi i shkrimit përshkrimi biografik i kësaj familjeje sa ishte qëllimi për të karakterizuar njeriun me profesionin e tij që e bënte të dallohej nga të tjerët, pra, që domosdo lidhej edhe suksesin e tij në jetë, që do të ishte patjetër i pamohueshëm, nuk ndahen pra dëshira dhe dija, njëra nuk bënë pa tjetrën. Moskujdesi shoqëror, por edhe sistemi pa klasa-vetëm një klasë, ajo punëtore, ka bërë që shqiptarët të arrijnë në këtë stand ku janë sot, shoqëri pa traditë të qëndrueshme; pa traditë indusrtiale, pa traditë intelektuale, pa traditë biznesi të imtë, pa traditë shëndëtësore, pa traditë mësimi e leximi...

Nuk është defekti te shqiptarët, ngase shumë nga ata ishin të ndershëm, punëtorë dhe stoik, dallimet ndër ta shiqoheshin pak më ndryshe se te popujt tjerë që e kishin të rregulluar çështjen nacionale: thjesht populli i njihte familjet që ishin me traditë atdhetare dhe ata që njiheshin si bashkëpunëtorë të regjimeve okupuese. Çështja pra qëndronte shumë më ndryshme se që do të mendonim ne tash, ishte pra shumë delikate dhe e ndieshme; është njejtë si të shtrohet tash pyetja pse Kosova nuk ishte shtet më heret, apo pse të tjerët ishin para nesh? Dhe po kështu të jipet përgjegja shumë thjeshtë, është dashur të mbahen zgjedhjet e lira, e marrina tjera që për kontekstin kohor do të thoshte pse atëherë nuk është aplikuar interneti, kur pasja e një radioje me llampa ishte raritet. Nuk është punë fati, as faji, a guximi, puna ishte se shqiptarët ishin popull i vogël në numër, autokton, dhe i ndryshëm nga të tjerët, dhe siç ndodhë gjatë historisë me popujt e vjetër, ata jetonin në një vend ku kishte shumë pasuri natyrore, aty qëndron thelbi i tendencave për zhbërjen e tyre, për atë ata kanë qenë vazhdimisht të kolonizuar, dhe si mund të ndërtohej e ardhmja nën pushtetin e të tjerëve? Ju edhe mund të mendoni menjëherë, si të tjerët shkuan përpara, edhe pse ishin ardhacakë, ndërsa vendorët nuk luajtën vendit, nuk u zhvilluan. Nuk keni nevojë të hargjoni shumë mend, ngase tregues më i mirë i ngjarjeve është e tashmja, keni parë sa shpejt u aklimatizua shoqëria rurale në atë urbane në Prishtinë, është e vërtëtë ata bartën një pjesë të egërsisë malore, por ata iu rrekën punës, nuk u ndalën. Do të ishte gabim të thuhet se nuk ka keqbërës në mesin e tyre-shumë bile, por sa mund të fajësohen ata kur institucionet kinse shtetërore lejuan atë shkapërderdhje të pa planifikuar. është vështirë që gjërat të ndryshojnë përnjëherë, për këtë pra duhet dëshira dhe dituria. Eshtë e vërtetë që pavarësia e Kosovës ishte mitike, ishte ëndërr, tash është realitet i pandryshuar.

Askush nuk mund të rrënon më pavarësinë e saj, ajo është e qëndrushme, pse pra aq shpesh përmendet sllogani pavarësi e panegocueshme, nuk duhen shumë fjalë, pavarësia është akt i kryer. Nëse shtetbërja është detyrë mbi të gjitha detyrat, nuk është ajo detyrë e qeveritarëve, ata janë të paguar të qeverisin me vendin në bazë të mandatit të dhënë, por edhe në bazë të kushtetutës, çdo devijim nga kjo rrugë është rrugë e "Henri-Philippe Petain", ai që ua dorëzoi Francën gjermanëve, meqenëse konsideronte se Franca nuk ishte e fuqishme të vetëmbrohej, ai këtë e bëri duke menduar se po bënte një akt patriotik për të shpëtuar Francën nga rrënimi, nëse doni të dini më tepër se si i erdhi fundi mund të bëni hulumtime të mëtejme në "Spartacus Educational".

Problemi është së paku pak më ndryshe se ç'po përflitet për shtrirjen e "EULEX-it", ky mision i rendit publik dhe vendosjes së ligjit në Kosovë veç është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, për atë edhe nuk ka për çka të ribisedohet me qeverinë e Kosovës, është pranuar edhe marrëveshja Ahtisaari, bazë e së cilës është Kushtetuta, nuk ka asgjë për t'u befasuar. Zvarritja e dislokimit të plotë të EULEX-it në Kosovë, nuk është bërë se këtë e ka penguar qeveria me ndonjë kërkesë të arsyeshme, ndoshta edhe nuk dijnë ta bëjnë, apo i kanë rezervat personale të karrierës së mëtejme politike, këtë më së miri ata e dijnë, por këtë duhet ta dijnë edhe qytetarët, pra mungon komunikimi i drejtpërdrejtë "to person" siç ndodhë në çdo shtet apo shoqëri demokratike. EULEX-i pra po e shpëton politikisht qeverinë e Kosovës nga bankrotimi politik, ngase ata edhe nuk janë në gjendje, por as që kanë mundësi reale për të rikthyer Mitrovicën nën patronazhin qeveritar. Mund të themi se kjo çështje është e hapur kaherë, menjëher pas luftës, kur u nënshkrua marrëveshja ushtarake e Kumanovës dhe më vonë u aprovua nga KS i OKB-së rezoluta 1244, që nënkuptonte se Kosova mbetej nën juridiksionin jugosllav, me bartjen e problemit në OKB, e jo t'i dorëzohej sovraniteti NATO-s, ishte ky truku politik i Millosheviqit, por edhe kujdesi i Bashkësisë ndërkombëtare për të mos e denoncuar përfundimisht Serbinë për të gjitha luftërat e shkaktuara në ish Jugosllavi. Meqë ushtria serbe u detyrua të kapitulojë ushtarakisht nga NATO-ja, me obligimin detyrues për kapitulim ushtarak, nënshkrimi i marrëveshjes së Kumanovës, sipas të cilit forcat serbe detyroheshin të tërhiqeshin në Serbi, duke krijuar tampon zonën në largësi 5 km., pra që atëherë ishte vizatuar harta politike e Kosovës, për sigurinë e kufinjëve të së cilës ishte zotuar KFOR-i.

Eshtë shumë brengosëse dhe e çuditshme se si shqiptarët nuk materializuan politikisht shansin historik për të zgjedhur njëherë e përgjithmonë problemin nacional, edhe pas luftave çlirimtare në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, ata nga faktorët vendosës u këthyen në faktorë pritës, mendoj se mu këtu qëndron dështimi. Problemi edhepse në dukje vendor, i kalonte caqet e kufijëve ku shtrihen shqiptarët, ishte bartur si problem edhe në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, me letrën e hapur të Obamës drejtuar lobit serb për interesim më të shtuar. Kjo ishte qartësuar më vonë gjatë një takimi që kishin pasur lobistët shqiptarë me senatoren Klinton. Ajo si gjithëherë e hapur u deklaronte atyre se pavarësia e Kosovës është e qëndrushsme, problem është Mitrovica veriore. Qëndrimi dinjitoz dhe i vendosur i shqiptarëve bëri që shtabi elektoral i Obamës dhe Obama të ndryshojnë pikëpamjet duke i përafruar me ato të lobistëve shqiptarë. Shumëçka u sqarua më vonë me një dalje masovike të shqiptarëve krahpërkrah presidentit të zgjedhur Obama, duke u angazhuar edhe në aktivitete vullnetare të përkrahjes si motivimi i votuesve për dalje në zgjedhje, dërgimi i aplikacioneve për votim në shtëpitë e tyre, bindja e votuesve për të votuar për Obamën, gatishmëria për të vozitur ata në qendrat votuese etj., ishte pra ky një përkushtim shumë i vërejtur në favor të predidentit që po vinte nga radhët e demokratëve, të cilët fituan edhe shumicën në Kongres (Dhoma e përfaqësuesve+Senati).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi