Agim Vuniqi:Shteti pa kufijë
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi:Shteti pa kufijë
Shteti pa kufijë
Në Kosovë nuk janë të instaluara strukturat paralele serbe por janë të instaluara strukturat okupuese të pushtetit serb
Agim Vuniqi
Reçaku i cili futi në lëvizje diplomatët botërorë për të ndëshkuar
politikën shfarosëse të Serbisë para mbi 10 vitesh, po rikthehet si një
ngjarje e paharruar, si sfidë e të ardhmes së Kosovës, duke dhënë
mesazhin e qartë se Kosovës po i shemben kufijtë. Paralajmërimi i
vizitës së Tadiqit dhe ngritja e leckës së bardhë të kapitulimit
politik të qeverisë kosovare për hirë të "paqes dhe të ardhmes", po le
të kuptohet si ulje e heshtave të luftës, si "përpjekje" për të zbehë
ekstremizmin e skajshëm serb për të "goditur" inspiruesit e logjikës
sekrete dhe konspirative, duke lënë të hapur shtigjet e reja të
kooperativitetit dhe bashkangjitjes në familjen evropiane, që po
kuptohet nga shumica që mendojnë esull se po mbahet zvarrë statusi
kushtetues i Kosovës, duke mos e kuptuar akoma se kush është sovrani i
vërtetë, kështuqë populli i Kosovës po dënohet me kartuqin e kuq, duke
u nxjerrë jasht loje, meqë përfaqësuesit e votuar dhe "selektori" e
dorëzuan lojën, sa do të zgjatë ankthi, deri kur?
"Rusët nuk kanë trupat në Kosovë, as sërbët, trupat amerikane janë
atje, pra as pavarësia e Kosovës nuk është punë e tyre, është çështje e
amerikanëve.. ." CNN , më 12 janar 2008; kështu deklaroi
korespondentja e CNN-it Suzanne Malvoux e akredituar në "White House",
duke u bazuar në informatat e zyrtarëve të qeverisë amerikane.
Shpeshherë zyrtarët amerikanë e kanë përsëritur, por edhe kanë
konfirmuar këtë, edhe në GJND, në favor të shteteve që përkrahën
shpalljen e pavarësisë së Kosovës si veprim të drejtë dhe në koherencë
me Ligjin Ndërkombtarë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe se nuk mund
të ketë kjo ndonjë risi, apo ndryshim rapid të politikës ndërkombëtare
të SHBA-së, edhepse prioritetet e saj kanë ndryshuar, si në shtimin e
trupave amerikane në Afganistan, por edhe në ashpërsimin e gjuhës
diplomatike në raport me Iranin, por edhe luftimin e çelulave të Al
Kaidës në Jemen. Si duket Serbia ka filluar të futë në lojë prap
modelin "domono", por mundë të gabohet rëndë ngase SHBA ka kapacitete
të mjaftueshme diplomatike dhe ushtarake të angazhimit në shumë vatra
krize përgjatë rruzullit tokësor. Ata që dyshojnë se politika e jashtme
amerikane mund të ndryshojë kohë pas kohe mund të gabojnë, ngase
qëndrimet e politikës së saj të jashtme janë konsekuente dhe janë shumë
të qëndrueshme, ashtu siç ishte intervenimi amerikan dhe i aleatëve të
tjerë të NATO-s kundër politikës Millosheviqiane, e që kishte kulmuar
me vrasjen masive të shqiptarëve gjatë viteve të 1998-1999, i cili
kishte shfrytëzuar APJ-në për të realizuar spastrimin etnik për qëllime
plitike, gjë që shtyri forcat e NATO-s të sulmoi ushtarakisht caqet
ushtarake serbiane për të penguar katastrofën humanitare, duke u
mbështetur në kapitullin VII të OKB-së, meqë në fakt rrezikohej paqa
rajonale dhe ndërkombëtare.
Serbia dhe kreu i saj politik dhe ushtarak nuk ka lëvizur fare nga
logjika ekspanzioniste dhe logjika e rrezikshme politike që me luftë të
realizoi qëllimet e parashtruara politike, përfshirë edhe Kishën
Ortodokse Serbiane e cila gjithnjë ka qenë inspiruese shpirtërore e
krimeve te vazhdueshme në Ballkan, dhe konkretisht në Kosovë. Ajo që u
pa tash së fundi; hartimi i listës së gjykatësve dhe emrimi i tyre në
Kosovë, pastaj tendenca për shembjen e sitemit financiar të Kosovës,
duke përulur parlamentin e Kosovës, me ndarjen e mjeteve buxhetore të
qeverisë serbe për strukturat okupuese-jo paralele, po ngulfatë
institucionet demokratike kosovare dhe po pengon drejtpërdrejtë
zbatimin e Marrëveshjes Ahtisaari, jo vetëm kaq, por serbët as që po
përfillin institucionet e dala nga vota e popullit, dhe qytetarët serb
nuk paguajnë tatime qeverisë kosovare... Shuëmçka që ndodhë brenda
enklvave serbe, as që bëhet publike dhe nuk publikohet, por është
vazhdimësi e një logjike konspirative e instaluar në mbamendjen e
serbëve që nga Beteja e humbur e Kosovës, logjikë që u shndërrua në
tragjedi ndërkombëtare viteve të 14 të shekullit XIX, atëherë kur disa
nga oficerët serb planifikuan atentatin kundër perandorit austriak
Franc Ferdinand.
Serbia e cila është një shembull i keq i rrezikimit permanent të paqes
botërore, po përpiqet që me politikën e saj destruktive, të implikojë
si gjithëherë gjatë historisë Rusinë, për të shkaktuar krizën botërore,
qëllim politik i së cilës është dobësimi i unitetit brenda evropianë,
duke dashur që të futë pengesa të reja për të ngadalsuar reformat e
projektuara në Evropë. Nuk është ky provokimi i vetëm, ngase ajo me
prononcimet e kohëpaskohshme të kreut më të lart shtetërorë, që u prinë
politikani i vijës së ashpër Dodik, në BEH, tash edhe presidenti serb
Tadiq, po i lënë të hapura burimet e reja të konfliktit, duke u
përpjekur ta ndajnë Republikën Serbe nga Federata e BEH dhe ta
coptojnë Kosovën.
Serbia e cila ishte shkaktare edhe e esklaimit të Luftës së Parë
Botërore, po pretendon edhe tash të ndikojë në çrregullimin e raporteve
brenda BE-së, për të rikthyer gjendjen e tensioneve të reja në Ballkan,
por që është një përpjekje spekulative aspak reale, meqë fuqia e Ariut
siberian nuk është siç ishte në Kohën e Paktit të Varshavës, dhe në
kohën e Kremlinit të kuq, meqë BRSS ishte shumë më e shtrirë në Evropë,
ndërsa tash është e rrudhur dhe e kufizuar me shtetet e ndara të cilat
kërkojnë anëtarësimin në NATO. Për atë nuk besoj se historia mund të
përsëritet, por duhet rikujtuar ngjarjet hisorike kur Serbia jo vetëm
njëherë, kërcnohej edhe me mundësitë e sabotazhit në liqenin e Ujmanit,
të cilat edhe pse në nivelin e spekulimeve rrisin skepticizmin e
popullatës dhe është formë e e luftës speciale.
Përvoja historika spjegon se nuk ka konflikte të mëdha apo të vogla
meqë mund të përhapen shpejt, nëse nuk u paraprihet me diplomaci të
fuqishme. Historikisht nuk është aspak e rastësishme që fillet e
terrorizmit global janë vazhdimësi e organizimeve të fshehta sekrete
dhe terroriste, që nga vrasja e perandorit austriak Franc Ferdinandit,
që ishte njëra ndër vrasjet më të mëdha të realizuara nga një
organizatë terroriste që shkaktojë edhe Luftën e Parë Botërore. Në një
artikull të Michael Shackelford të titulluar "The Black Hand, the
secret Serbian Terrorist society", jepë detaje për shtrirjen e
terrorizmit serb.
Fillet janë që nga tetori i vitit 1908, vetëm dy ditë pas aneksimit të
Bosnie e Hercegovinës nga Austria. Shumë njerëz disa syresh të ranguar
në pozita të larta si ministër, zyrtarë dhe gjeneralë, mbajtën takimin
në hallën e qytetit në Beograd. Ata formuan shoqatën gjysmë sekrete
"Narodna Odbrana" (Mbrojtja popullore) të cilës i dhanë karakter
pansllavist në fokus dhe organizim. Qëllimi i grupit ishte të regrutojë
dhe ushtrojë partizanët për luftë të mundshme në mes të Serbisë dhe
Austrisë. Ata gjithashtu ndërmorrën një propagandë anti Austriake dhe
organizuan spiujë dhe saboterë për të operuar brenda krahinës
(provincës) së perandorisë Kjo organizatë terroriste fshehte karakterin
e njëmendët duke u koncentruar në edukim dhe propagandë brenda Serbisë,
duke u përpjekur ta paraqiste vetën si organizatë kulturore. Propaganda
e fuqishme por edhe ndihma shumë e madhe ushtrisë, e xhandarmërisë dhe
qeverisë serbe (në prapavi Rusisë) mundësojë krijimin e organizatës së
parë terroriste me reperkusione globale, lindjen e "Dorës së Zezë".
Dhjetë prej tyre u takuan me 9 maj, 1911 për të formuar "Ujedinjenje
ili smrt" (bashkimi apo vdekja), e njohur gjithashtu si Dora e Zezë.
Qëllimi kruesor i grupit ishtë formimi i Serbisë së madhe, duke
shfrytëzuar dhunën si mjet politik. Dora e Zezë bëntë trajnimin e
guerilës dhe saboterëve duke aranzhuar vrasje politike. Dora e Zezë në
fillim ishte e organizuar në atë shkalle të 3 deri 5 qelulave,
organizativisht dëgëzohej në komitetet e rretheve, në krye të së cilës
ishte komiteti qendror në Beograd. Në piramidë të kësaj organizate
ishtë dhjetësha udhëheqëse e Komitetit ekzekutiv herë pas herë me më
shume ose me më pak anëtarë. Anëtaret e rinjë betoheshin " ...para
zotit, në nderin dhe jetën time do të ekzekutoj të gjitha misionet dhe
komandat pa pyetje. Unë betohem para zotit, në nderin dhe jetën time që
do t'i marrë të gjitha sekretet e kësaj organizate në varrë se bashku
me veten". Grupet satelite u formuan në Slavoni, Bosnje ë Hercëgovinë
dhe Istër. Grupi i Bosnjes u emërua Mlada Bosna (Bosna e Re). Puna e
"Narodna Odbrana" (Mbrojtja Popullore ishte mjaft efektive ashtu që më
1909 Austria bëntë presion furioz në qeverinë serbë për të ndale
rebelimin. Rusia nuk ishte tërsishtë e gatshme të qëndronte prapa
Serbisë pasi që gjerat do të vinin në gremisje, kështuqë Beogradi
jashtë vullnetit ishte forcërisht i shtyerë të lëshojë pe. Logjika
terroriste e ndërtuar dhe e kultivuar nga shteti bekohej dhe
vazhdimisht kishte mbështetje nga Kisha Ortodokse Serbe duke i dhënë
asaj karakter politik dhe fetar ku ortodoksizmi serb rivalorizonte
qëllimet një shekullore të "Dorës së Zezë" që në fokus kishte
pansllavizmin dhe Serbinë e madhe. Propagandimi i krimit dhe
terrorizmit shtetëror si akt patriotik përfshinte tërë shoqërinë serbe
pa përjashtim, aty këtu dëgjihej zëri i vonuar i ndonjë intelektuali që
ishte "zë nga shkretira" për sjelljet devijante të shoqërisë serbe.
Shtypi dhe televizioni serb në vazhdimësi "edukon" dhe indoktrinon
popullatën me urrejtje patologjike kundër jo serbëve, kjo pasqyrohet
edhe përmes rezultateve të anketimit të opinionit serbë të shprehura në
përqindje dhe urrejtja kundër të tjerëve është në shkallë shumë të
lartë dhe se indeksi i urrrejtjes kundër shqiptarëve arrinte deri në
92%. Rezultatet tregonin se serbët nuk janë të gatshëm të jetojnë në
një shoqëri multietnike, kërkesë immediate e BE-së. Eshtë edhe një gjë
që shton kokëdhimbjen, është klima e krijuar luftënxitëse, meqë serbët
ende madhërojnë krimelët më të mëdhenjë të pas Luftës së Dytë Botërore
si heronjë, edhe Graçanica shpesh mbulohej me fotot e krimelëve serb që
shkelën ligjet ndërkombëtare duke shkaktuar krime të shumta kundër
njerëzimit, si ai në Srebrenicë, por edhe i të tjerëve që kanë mbetur
të pazbuluar duke bërë masakrën e Reçakut.
Decentralizimi nuk duhet të keqinterpretohet nga serbët si tendencë për
ndarje të Kosovës, meqë ashtu nuk zgjidhen nevojat e të gjithë
qytetarëve në mbarë Kosovën, përkundrazi ashpërsohen raportet me
tendencë të zgjërimit të mëtejmë, gjë që mund të rritë tensionet jasht
kontrollit. Përpjekjet për ndarjen e Kosovës mund të jenë shumë
shqetësuese, meqë do të nënkuptonin lëvizjet e popullatës dhe shumë
dhunë në rajon. Kjo nuk është alternativë që e çon Kosovën dhe rajonin
përpara, nga kjo nuk kanë asnjë dobi as për shtetet përreth që nuk e
kanë pranuar ende Kosovën, si Maqedonia e Mali i Zi, por as Serbia dhe
vet Rusia. Prandaj duhet që menquria të triumfojë dhe të pranohet pa
asnjë hezitim realiteti i ri, dhe të gjitha palët të bëjnë përpjekje të
vullnetit të mirë, që të gjejnë një gjuhë të përbashkët(?). Kjo është
në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përmbushjes së
kritereve për anëtarësim më të përshpejtuar në BE dhe në NATO, në këtë
të gjitha palët kanë pajtueshmëri, bile së paku ashtu po deklarohen.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi:Shteti pa kufij
» Agim Vuniqi: ...O njeri!
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: Revolucioni: kundërevolucioni = dyshek

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi