Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Durrës-Kukës, korridori i fluksit më të madh të turistëve nga Kosova e Europa

Shko poshtë

Durrës-Kukës, korridori i fluksit më të madh të turistëve nga Kosova e Europa Empty Durrës-Kukës, korridori i fluksit më të madh të turistëve nga Kosova e Europa

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 8:00 pm

Durrës-Kukës, korridori i fluksit më të madh të turistëve nga Kosova e Europa



Durrës-Kukës, korridori i fluksit më të madh të turistëve nga Kosova e Europa Durres_kukes1


Interesi i madh i turistëve nga Kosova dhe të huaj për Shqipërinë, falë rrugës Durrës-Kukës po merr përmasa përditë e më të mëdha. Autostrada Durrës-Kukës, investimi më madhor në infrastrukturë ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve, të cilët udhëtojnë nga Kosova me destinacion bukuritë e Rivierës ahqiptare. Dikur një udhëtim i gjatë e i lodhshëm, kjo rrugë ka thyer çdo barrierë që ndante dy vendet. Mjaftojnë pak orë për të shijuar më pas disa ditë pushimi në Bregdetin e Adriatikut apo atë të Jonit. Fluksi i madh i turistëve që mbërrijnë nga Kosova dhe që jetojnë në Perëndim dëshmon sesi tashmë kjo rrugë ka mundur të lehtësojë udhëtimin për në Shqipëri, duke e kthyer bregdetin e saj në destinacionin turistik më të preferuar për ta. "Kam ardhur nga Gjermania. Kalimi përmes autostradës na ka lehtësuar udhëtimin", shprehet një turist gjerman. "Është vepër madhështore për kombin dhe pasqyra e ekonomisë së një shteti që të çon drejt zhvillimit. Rruga është shumë më e lehtë tash, po shihet qartë që është lehtësim i madh", thekson një turist, i cili vjen nga Mali i Zi. "Hera e parë që kaloj në këtë rrugë. Kam ardhur nga Belgjika për në Durrës. Më shkurt, më shpejt, më mirë. Durrësi është shumë mirë, na ka pëlqyer shumë. Rruga është shumë e mirë, është për bukuri", shprehet një turist kosovar. Hapja e autostradës Rrëshen - Kalimash, u pa jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë, por dhe agjencitë turistike si një mundësi atraksioni për të thithur vizitorë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Rruga e kombit, tashmë më shumë se kurrë ka bashkuar dy vendet, duke i bërë edhe shqiptarët e Kosovës të ndihen si zotër të shtëpisë dhe të shijojnë bukuritë vendit.
Rruga e përmasa evropiane bashkoi fizikisht shqiptarët
Aorta e kombit tashmë ka marrë formën e një rruge me përmasa europiane, e cila ka sjellë një bashkim fizik të shqiptarëve. Vëllimi gjigant i punimeve për ndërtimin e rrugës madhështore Durrës-Kukës ka vënë në jetë superstradën shekullore që shqiptarët prisnin prej vitesh. Çdo shqiptar që mezi e ka pritur këtë ëndërr të realizohet, tashmë e prek atë në realitet. Ky projekt, për çdo vizitor shqiptar, por edhe të huaj është i përmasave të paimagjinueshme. Duke ndjekur trajektoren e kësaj vepre madhështore, befasinë që ka shkaktuar jo vetëm në sytë e çdo shqiptari, por edhe çdo zyrtari të lartë europian apo amerikan që e ka vizituar atë, kupton se në nyjën lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës është bërë një punë e papërsëritshme në historinë e kombit. E cilësuar si aorta e kombit, në çdo metër e kilometër të kësaj rruge ravijëzohet ëndrra e çdo shqiptari për bashkim e zhvillim. Është kjo rrugë që ndriçon Shqipërinë në mes të të gjitha vendeve të Ballkanit, duke u bërë kështu ura lidhëse zhvillimore, ekonomike, politike e kulturore në të gjithë rajonin. Kompania Bechtel-Enka është duke avancuar me hapa të shpejtë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 kilometrash, duke sjellë kështu dhe prerjen e shiritave të inaugurimit të veprës shekullore për shqiptarët. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, projekti më i madh infrastrukturor në Shqipëri, është me 4 korsi, 2 korsi në çdo drejtim, dhe shpejtësia e lëvizjes lejohet 80-100 km/orë. Ndërtimi i saj përfshiu edhe dy tunele paralele me nga 5.6 km, por edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga kompania turko-amerikane Enka & Bechtel. Rruga që lidh Portin e Durrësit me Morinën, në kufi me Kosovën, përshkohej nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, asnjëra prej të cilave nuk i përgjigjej kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes mallra/pasagjerëve. Kjo për faktin, se si njëri dhe tjetri variant ekzistues, kalon nga Qafa e Malit, në lartësi mbi 1000 m dhe zbret në lugina në kuota 300-600 m, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km nga 5 deri në 7 orë, me shpejtësi nga 30-45 km/orë, krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve. Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Kështu, vera e vitit 2009, po sjell qindra mijë pushues nga Kosova, të cilët tashmë e kanë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit.
Lehtësirat në qarkullim
Shpejtësia e qarkullimit të mjeteve në këtë aks, është 100 km/orë. Në tunel dhe në disa pjesë të këtij segmenti rruga është me 4 korsi, ndërsa në pjesët e tjera me dy korsi. Ndërkohë në shpatet e kodrave do të ketë rrugë të tjera lidhëse që lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni parë është Rrëshen-Reps, 19.5 km, seksioni i dytë Reps-Thirrë 26.5 km, seksioni i trete Thirrë-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro 6 km. Urat që janë ndërtuar në këtë segment të vështirë malor, do të jenë 35. Rruga Rrëshen-Kalimash, 60.85 km, është pjesë e autostradës prej 170 km, për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo tashmë rezulton në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës, pranë Tiranës, dhe Morinës në kufi me Kosovën. Ky projekt, i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin Trans-Europian të rrugëve, përmirëson ndjeshëm situatën ekonomike të zonave nga kalon, duke stimuluar turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, si dhe pozicionin konkurrues të Portit të Durrësit.
Kukës: Një ditë në Morinë, ku puna nuk ndërpritet asnjë çast
Autostrada nga Kukësi në drejtim të Morinit, edhe pse ende nuk ka përfunduar ka nisur të japë efektet e para pozitive për çdo udhëtar që lëviz në këtë segment. Këtë e ndjejnë edhe doganierët, edhe punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Kufirit."Është periudhë e veçantë, kur mesatarisht hyjnë çdo ditë mbi 9 mijë persona, e disa mijëra të tjerë dalin nga Shqipëria në Kosovë. E kemi përballuar gjithë këtë fluks, thotë drejtori Rajonal i Policisë së Kufirit, Ylber Zyberi. Ka edhe rekorde në këtë periudhë siç është data 25 dhe 31 korrik, kur brenda një dite kanë hyrë në Shqipëri 19 mijë persona. "Gjiithë ky fluks nuk ka ulur cilësinë e kontrollit, për këtë periudhë kemi patur bashkëpunim edhe me doganën sipas rregullores e urdhërit të miratuar mes dy palëve. Për këtë mjafton të përmendim faktin se, vetëm gjatë korrikut është bërë i mundur ndalimi i 3 personave në kërkim nga policia si dhe sekuestrimi i dy mjeteve të trafikuara", tregton Zyberi. Çdo kontroll kryhet sipas procedurave ligjore të përcaktuara, ashtu siç ndodh edhe me mjetet me targa të huaja, kontrolli i të cilave ka një procedurë tjetër nga ato me targa të Kosovës. Rregullat e vendosura bëjnë që të eliminohen radhët e gjata edhe pse doganierë e policë ushtrojnë kontrollin si në një ditë pune normale. Sabri Berisha është nga Theranda (Suhareka). E pyesim si ndjehet sa ka hyrë në Shqipëri e ai përgjigjet: "Është hera parë që udhëtoj këtej, autostrada është si në Zvicër, ku prej 24 vitesh punoj e jetoj e si kudo në Evropë. Edhe këtu në doganë jam i kënaqur, gjithçka super se atje në Zvicër kemi dëgjuar edhe ndryshe, por çfarë po shoh është krejt ndryshe. Mirë thonë: më mirë një e parë se njëqind të dëgjuara. Veç mos thoni kosovarë, thoni të paktën prishtinas, prizerenas siç thonë kuksianë, më mirë thoni thjesht shqiptarë", thotë Sabriu. Duke i dhënë të drejtë Sabriut bisedojmë me Hashmet Fejzullahun nga Gjakova. "Shumë përparime kemi bërë në marrëdhëniet tona të ndërprera prej afro një shekulli. Dhe këtë më së miri e tregojnë lidhjet miqësore. "Vetëm në Gjakovë, kemi mbi 10 nuse nga disa qytete të zonës së Shqipërisë së mesme", thotë Hashmeti. Kjo tendencë nuk është vetëm në Gjakovë. Se vetëm nga fshatrat e zonës së Valbonës, janë të martuara në zonën e Pejës e rreth saj 20 vajza. Është një fenomen që po gjen një shtrirje gjithnjë e më të gjërë. Askush nuk mërzitet nga disa minuta pritjeje në doganë. Ndërsa te sportelet e kontrollit (janë 7 - 9 të tilla puna vlon pa ndërprerje. "Nuk mund të thuhet se ka radhë. Po përpiqemi të mos lejojmë radhë e t'i mërzitim udhëtarët", thotë Besniku, njëri prej kontrollorëve të turnit. Fluksi i lëvizjes së udhëtarëve në të dy anët e kufirit gjatë këtyre ditëve të gushtit është aq i madh sa volumin e punës mesi e përballojnë 7 sportelet e hapura. Kontrolli kryhet njëherësh nga doganierët e nga policia. "Çdo mjet kontrollohet njëherësh brenda pak minuatave, gjë që minimizon radhën", tregon Besniku. Thuajse çdo orë në këtë doganë lëvizin në drejtim të Shqipërisë autobuzë, furgonë e mjete të vogla. Janë qytetarë nga çdo qytet e fshat i Kosovës. Nuk janë vetëm pushuesit, por edhe tregtarët, biznesmenët që kanë bërë të rritet numri i fluksit të lëvizjes drejt Shqipërisë e anasjelltas. Janë tregtarë e biznesmenë, që jo rrallë i ja kanë vënë syrin ndonjë vendi përgjatë autostradës. Rexhepi ka ardhur të interesohet për të ngritur një karburant. "Kam dëgjuar në televizor se, qeveria ka shpallur një tender për këtë, kam ardhur të interesohem për kushtet e tenderit", thotë Rexhepi. Ndërsa, fluksi rritet edhe më shumë të shtunave e të dielave, kur dhjetra kuksianë u drejtohen pikave të pushimit të Prizrenit për të kaluar disa orë, veçanërisht atyre të ngritura buzë Liqenit të Fierzës siç është Mifabeli. Është si të thuash shkëmbim mes vëllezërish, të pikave të pushimit, të bisedave për të rritur biznesin në të dy anët në interes të përbashkët. Është kjo arsyeja që dogana e Morinit i ngjan këto ditë një qyteti të pagjumë, ku flitet e mendohet vetëm shqip.
ATSH
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Durrës-Kukës, korridori i fluksit më të madh të turistëve nga Kosova e Europa Empty Gjysmë milioni kosovarë kaluan Vërmicën në korrik

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 8:18 pm

Gjysmë milioni kosovarë kaluan Vërmicën në korrik


Durrës-Kukës, korridori i fluksit më të madh të turistëve nga Kosova e Europa Jetmir_idrizi_trafiku-490x320

Vetëm gjatë korrik të këtij viti, nëpër vendkalimin kufitar në Vërmicë, kanë hyrë ose dalë më shumë se 530 mijë persona si dhe 122 mijë vetura, bëri të ditur sot Policia e Kosovës.

Krahasuar me muajin e njëjtë të një viti më parë, hyrje-daljet e personave kanë shënuar rritje për më shumë se 250 për qind, kurse e veturave për 260 për qind.

Arbër Beka, zëdhënës i policisë, saktësoi se në muajin korrik, nëpër vendkalimin kufitar të Vërmicës kanë kaluar 533 696 persona si dhe 122 199 vetura. Korrikun e vjetëm, nëpër këtë pikë kaluan 149 350 persona me 33 185 vetura.

Ndërsa, po të llogariten hyrjet-daljet e personave në të gjitha pikat e kalimit kufitar rezulton se në muajin korrik të 2009 ka pasur hyrje-dalje të 1 495 926 personave si dhe të 464 162 veturave, transmeton KosovaLive.

Për dallim prej muajit korrik të një viti më parë ka rritje prej 19.63 % të hyrjeve-daljeve të personave në të gjitha pikat e kalimit kufitar si dhe 43.41 % të hyrje-daljeve të veturave.

Zëdhënësi i Policisë vlerësoi se në krahasim me vitin e kaluar nuk ka ndonjë ndryshim të madh të procedurave të kalimit të kufijve përveç marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për lehtësim të kalimit të kufirit për periudhën e pushimeve verore.

Ai tha se duke marrë parasysh që vendkalimi kufitar në Vërmicë është më i frekuentuari, Policia ka angazhuar në maksimum kapacitetet e saja që të mos ketë pritje të gjata, dhe pritjet në kufi sipas tij janë prej 5 deri në 15 minuta.

Mirëpo, lehtësimi i qarkullimit në kufirin Kosovë-Shqipëri ku në të shumtat e rasteve nuk kontrollohen as dokumentet e udhëtimit a paraqet mundësi për kontrabandim më të lehtë gjatë këtij sezoni veror, Beka tha se nuk mund të paragjykojë raste të tilla.

Ai njoftoi se në pikën kufitare të Vërmicës në rastet kur zyrtarët policor kanë ndonjë dyshim atëherë bëhet një kontroll i selektuar me ç’rast automjeti i dyshuar ndahet nga kolona dhe kontrollohet.

Sipas tij, gjatë këtyre muajve të sezonit veror më së shumti ka pasur arrestime për dokumente të falsifikuara, konfiskim të veturës që dyshohet me dokumente të falsifikuara, mallrave që është tentuar të futen ilegalisht, si argjend etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi