NDRE MJEDA
Faqja 1 e 1
NDRE MJEDA
Ndre Mjeda Nga jeta dhe vepra e autorit (1866-1937) Lindi në Shkodër më 1866. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni. Që në kohë e studimeve, Mjeda i ri shkroi vjershat e para. Poemthi "Vaji i bylbylit" u botua me 1881. Ndërsa në vitin 1937, Mjeda botoi poemthin "Liria". Ai shkruajti dhe poemthat me tingëllima "Lissus" dhe "Scodra", kjo e fundit e papërfunduar. Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në krahinat e Shkodrës, sidomos në fshatin Kukël, ku u vendos më 1906-1907. Aty krijoi dhe poemën "Andrra e jetës". Mjeda dallohet për lirizmin e tij, stilistikën e vargut dhe forcën përçuese të mesazhit. Vdiq në Shkodër më 1 gusht 1937. Liria - I - O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni: A shndrit rreze lirie n'ato maja; mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja, ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni? A keni ndie ndikund, kah fluturoni ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj? A keni ndie nji kangë të patravajë?*) O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni! "Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah malsia. A ka lirim ky dhé që na shkel kamba, a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia? Flutro shqipe, flutro kah çelet lama, sielliu maleve përreth që ka Shqipnia, e vështroje ku i del lirimit ama. ................................. - VI - Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria: Lodhun prej hekrash që mizori e njiti, lodhun prej terri ku robnimi e qiti, shpreson me e zgjue fluturim mënia.**) E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti kasoll' për kasoll' rreth buneve***) e soditi frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin nanat e Hotit djelmënin' ushtore e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin. E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore. *) pa vuajtje, pa mjerim. **) urrejtja ***) banesave .................... Gjuha shqipe Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon* përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. ................................ Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia**) jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq.***) Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. ................................ *) më ushton thellë, oshëtin **) fusharakët ***) bashkoi |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ndre Mjeda, Hartuesi i rregullores së Parlamentit të parë shqiptar
» Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda” Nga:Tomë Mrijaj
» Nga:Klajd Kapinova -Dom Ndre Mjeda rivjen me piedestal mes banorëve të Shkodrës
» Ndre Mjedja:DIMNI
» DON NDRE ZADÊJA: (Plint. Paneg.)
» Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda” Nga:Tomë Mrijaj
» Nga:Klajd Kapinova -Dom Ndre Mjeda rivjen me piedestal mes banorëve të Shkodrës
» Ndre Mjedja:DIMNI
» DON NDRE ZADÊJA: (Plint. Paneg.)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi