Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flutura e vetme në “shkretëtirën“ e Kosovës

Shko poshtë

Flutura e vetme në “shkretëtirën“ e Kosovës Empty Flutura e vetme në “shkretëtirën“ e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 8:23 pm

Flutura e vetme në “shkretëtirën“ e Kosovës
Nuk bën të habitemi kur një ditë thëngjilli i Kosovës të jetë më i lirë në Evropë se në Kosovë. Kafja është më e lirë në Gjermani se në Brazil!


Arsim Gashi

Kosova dhe disa nga gjashtë pasuritë e saja, qofshin ato edhe strategjike (Vala 900 dhe Telekomi i Kosovës, Kosova e Re dhe Sibovci përcjellës, distribuimi i KEK’ut, ndërtimi i pjesës kosovare të autostradës panshqiptare, si dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, në realitet nuk mund te konsiderohen të tilla. As privatizimi dhe as projektet kapitale të iniciuara në Kosove, nuk janë diçka specifike, e as të veçanta. Realisht, vendet përreth nesh qysh moti kanë filluar me procesin e privatizimit dhe të realizimit të projekteve kapitale. Projekte të tilla të investimeve, shpesh edhe direkte/të huaja, por edhe privatizime kapitale, janë duke u realizuar në vendet fqinje që një kohë. Kosova këtu është në fillim.

Një pasuri e dhuruar dhe madhështore e Kosovës që mund të materialzohet është pasuria e saj nëntokësore. Por, prapëseprapë, kapitali apo pasuria më e rëndësishme e Kosovës janë njerëzit e saj. Duke u bazuar në këtë kapital të (pa)aftësuar, sot e kemi Kosovën ekonomikisht këtu ku e kemi, pa marrë parasysh rrethanat apo arsyet. Duke u bazuar në (pa)aftësitë tona, janë duke na u bërë barrë e “rëndë” pasuritë tona natyrale që i kemi. Arsyeja dihet: ne kemi resurset për një jetë jo vetëm të mirë por ndoshta edhe të mrekullueshme, por s’jemi në gjendje t’i shfrytëzojmë dhe të përfitojmë aspak nga to. Si shumica e vendeve me fat të njëjtë! Arsyeja qëndron kryesisht te njerëzit e Kosovës, te (pa)aftësitë tona. Nuk është kjo një përsëritje e retorikës nga ndonjë libër menaxhimi, apo të ngjashëm, por është një vlerësim gjithëpërfshirës. Ne jemi të detyruar t’i “ftojmë“ të tjerët për ta “punuar” tokën tonë (resurset tona), me shprese që ne të fitojmë diçka nga kjo. Ende e kam në kujtesë habinë e një kolegu nga Brazili, që kafja në Gjermani ishte më e lirë se në Brazil!
As Aeroporti i Kosovës, as PTK-ja apo VALA, nuk do të mund të jenë në këtë gjendje të mirë që e kanë, sikur mos të ishin njerëzit e Kosovës që me shpenzimet e veta i sjellin këtyre kompanive përfitime të konsiderueshme materiale. Çdo analizë e çfarëdo lloji, për rritje ekonomike të këtyre kompanive, do të bazohet çdo herë në aftësinë/dëshirën/vullnetin/mundësitë kryesisht të njerëzve të këtij vendi për të shpenzuar. Nuk munden brenda një viti nga 2 milionë banorë të bëhen 5 milionë konsumatorë!

Nga ana tjetër, Kosova si vend i menaxhuar edhe nga jashtë, nuk do të mund të zhvillohet ekonomikisht pa u marrë parasysh edhe interesat e shumë vendeve apo faktorëve kryesorë menaxherialë të Kosovës. Prandaj, si e tillë, Kosova do të zhvillohet ekonomikisht, krahas interesave të saja shtetërore edhe duke mundësuar, apo ofruar avantazhe për faktorë të ndryshëm të huaj.

Rrjedhimisht, disa, apo ndoshta edhe të gjitha orientimet strategjike dhe projektet kapitale të Kosovës, duhet të shihen nga dy këndvështrime: nga ai i interesit kosovar dhe atij të jashtëm. P.sh., ndërtimi i rrugës Merdarë-Morin, apo edhe privatizimi i Valës, është kryesisht me karakter kosovar dhe më pak i rëndësishëm (përjashto efektet e mundshme anësore) për dikë jashtë Kosovës. Kuptohet, nëse Kosova vendosë për ta ndërtuar një rrugë të tillë, apo për ta privatizuar ndonjë kompani, do të gjenden me siguri kompani që këtë punë e kanë biznes dhe që ndoshta do të jenë edhe të “gatshme” të realizojnë një projekt të tillë. E njëjta vlen edhe për Aeroportin e Prishtinës. Të gjitha vendet në rajon kanë aeroporte dhe të gjitha kanë ëndrra të njëjta si ne. Aeroporti ynë nuk dallon esencialisht me asgjë të theksuar nga aeroportet tjera, për të qenë qendër e diçkafit. Kriza ekonomike, tregu i limituar dhe fakti që ndërmarrjet blihen kur shkojnë lirë, në anën tjetër mund të na e prishin llogarinë e bërë. Përparësitë tona të vetme, që të tjerët ndoshta nuk i kanë, janë disa nga pasuritë e eksploatueshme nëntokësore.

Ndërtimi i kapactiteteve të reja energjetike është shembull tipik i një konglomerati të përzierjes së interesave të llojllojshme në këtë projekt duke filluar prej interesave kosovare e deri te ato të faktorëve të ndryshëm të jashtëm. Nga këndvështrimi kosovar, realisht s’do të kishte kurrfarë kuptimi ndërtimi i kapaciteteve aq të mëdha energjetike deri në 2000 MW, e aq më pak kur “ëndërrohet” të bëhemi ndonjë “Superfuqi” energjetike në rajon, kur kemi një përvojë zero me projekte të tilla, dhe kur s’kemi as njohuritë më të vogël se për çka kemi nevojë, ndërsa të gjitha vendet e rajonit kanë projekte dhe “ëndrra” të tilla të cilat shkojnë edhe deri te centralet atomike. Edhe kriza financiare çdoherë e më shumë është duke e vështirësuar realizimin e projekteve të tilla. Nga aspekti i interesave të jashtme, duket se opcioni i eksploatimit të thëngjillit të Kosovës dhe “by the way“, ndërtimi i ndonjë termocentrali të një fuqie ndoshta deri në 1000 MW, sa për t’i “kënaqë” interesat e ngushta kosovare, më duket më reali. P.sh., Gjermania pjesën më të madhe të thëngjillit e importon pa ndonjë problem, bile edhe nga Australia e largët. Mos ta harrojmë edhe faktin që në këtë vend pothuajse është çështje e mbyllur eksploatimi, përkatësisht subvencionimi i mëtejmë i thëngjillit vendor. Natyrisht, ky është vetëm një opsion i cili po përflitet dhe i cili mbetet të shihet nëse do te del i saktë, apo jo.

Nuk bën të harrohet që çdo projekt kapital, vetë nga natyra që ka, mund të dështojë dhe dështimi i mundshëm mund të ketë pasoja edhe më të mëdha për Kosovën. Mos të flasim edhe për faktin se duke u bazuar në CV’në e Kosovës deri më sot, në përvojën tonë me projektet e tilla kapitale, plotësisht të panjohura për ne, nuk japin sinjale të forta që mund të jenë plotësisht të suksesshme. Ndoshta nuk do të ishte edhe aq keq të fillohej me projekte të vogla (populli do të thoshte “me kafshata të vogla”), pse jo edhe inovative, të përballueshme financiarisht, teknikisht, materialisht dhe politikisht. Të fillojmë të zhvillohemi dhe, pse jo, edhe të bëjmë pak përvojë, ta pasurojmë CV’në e Kosovës me më shumë stacione të suksesshme para se t’i varim shpresat në punë të mëdha që nuk dimë si t’i bëjmë.

(Autori është ekspert inxhinieringu dhe ligjërues në Programin MBA në Universitetin e Darmstadt, Gjermani)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi