Vehbi Miftari:Kultura politike dhe shenjat e identitetit
Faqja 1 e 1

Kultura politike dhe shenjat e identitetit
Vehbi Miftari
Kohë më parë një hulumtim i cili përveç tjerash synonte të nxirrte një rezultat për formën në të cilën mbështetej elektorati i partive politike, theksoi një fakt tepër interesant: LDK-ja, doli të jetë njëra nga partitë e rralla elektorati i së cilës besonte fuqishëm në programin e saj. Madje, mbi 60 për qind e tyre e theksuan programin e saj si vlerë identitare me të cilën donin të identifikoheshin. Meqë teoria e identitetit politik njeh anëtarësinë, liderin, dhe programin si vlera identitare, kurse rajonalizimin, karakterin etnik dhe atë gjuhësor si pjesë të përkatësisë së votuesve, besimi në programin përpara se në anëtarësinë ose në liderin, si dhe përpara karakterit etnik ose atij gjuhësor, sado i pakapshëm mund të duket, shpreh qartë një segment të kulturës politike të cilën LDK-ja e ka kanonizuar në programin e saj nacional, i cili është mbështetur në vlerat tradicionale dhe i cili është trashëguar si vlerë e përbashkët me të cilën qytetarët e Kosovës duan të identifikohen. Kjo e dhënë bëhet veçanërisht e rëndësishme nëse kemi parasysh faktin se tradicionalisht në Kosovë partitë politike funksionojnë duke u mbështetur në forma të tjera dhe jo në programin politik. Për të provuar një shpjegim të këtij hulumtimi, le ta krahasojmë kulturën politike të cilën LDK-ja e ka trashëguar nga vitet ‘90, duke e ballafaquar atë me shenjat ideologjike dhe me filozofinë politike të cilën e ka kultivuar për dy dhjetëvjetësha, filozofi e cila prek ideologjinë e saj.
Pyetjen mund ta artikulojmë kësisoj: çfarë ka ndikuar që LDK-ja të krijonte te elektorati i saj tradicional një besim kaq të madh në programin e saj, nëse ajo është themeluar si lëvizje për pavarësi dhe nëse ajo është afirmuar si artikuluese e vullnetit qytetar për liri dhe, më tej akoma, si lëvizje e solidaritetit të gjerë qytetar?
Para së gjithash, fakti se ajo është krijuar si parti me orientim nacional, e cila synonte hapur ta përmbyste ideologjinë komuniste dhe të ndërtonte një sistem vlerash sipas rendit demokratik. Kjo ndikoi që filozofia e saj politike, si dhe koncepti realist për zëvendësimin e ideologjisë komuniste, të zëvendësohej me një sistem të papërsëritshëm në të cilin bërthama intelektuale-kulturore, e cila ishte edhe bërthamë strukturore e saj, u identifikua plotësisht me vetëdijen për përfaqësim politik mbi një sistem vlerash. Ajo e artikuloi këtë qëndrim duke e theksuar se karakteri kulturor, i mbështetur në premisa nacional-kulturore, do të jetë thelbi i veprimit drejt lirisë universale.
Theksimi i identitetit nacional, i kulturës dhe i vlerave të traditës ishin dhe mbeten premisa për programin politik të LDK-së. Vetë dr. Rugova i kërkonte dhe i kultivonte me pasion arketipat e kulturës dhe të identitetit shqiptar. Njohja dhe identifikimi me figurat e mëdha të kulturës e të historisë kombëtare i shërbyen atij si premisa për ta ndërtuar një model të veçantë të kërkimit të identitetit personal në arealin e madh të kulturës e të dijeve nacionale. Prijësi nacional i shqiptarëve mbështetej fort në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike si vlerë nacionale dhe në mundësitë e ripërtëritjes së saj sipas normave të modernitetit, duke nënkuptuar edhe një situatë të kapërcimit nga ajo që po e quajmë këtu idealitet kulturor në vizionaritet politik, pra nga leximi i shenjave nacional - kulturore e i paradigmave të tyre në artikulim të mendimit politik dhe të një strategjie vepruese që nënkupton edhe përfshirjen e kodeve të mëdha vepruese. Nuk ishte aspak e rastësishme pse ai mbështetej në figurat e heroit nacional të shqiptarëve, Skënderbeut, dhe në shëmbëlltyrën morale të cilën e përfaqësonte Nënë Tereza. Përmes tyre, ai i shpaloste paradigmat e ekzistimit të kodeve kulturore e nacional-kulturore, të cilat u shndërruan shpejt në premisa për program politik.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Arti dhe kultura në funksion të identitetit kombëtar
» Parti politike apo subjekte politike!
» Shenjat e besimtarit
» Si te njohesh shenjat e infarktit?
» CIKËL POETIK NGA VEHBI SKËNDERI
» Parti politike apo subjekte politike!
» Shenjat e besimtarit
» Si te njohesh shenjat e infarktit?
» CIKËL POETIK NGA VEHBI SKËNDERI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi