Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rast i rrallë, shtatëzënë me 12 fëmijë

Shko poshtë

Rast i rrallë, shtatëzënë me 12 fëmijë Empty Rast i rrallë, shtatëzënë me 12 fëmijë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 5:08 pm

Rast i rrallë, shtatëzënë me 12 fëmijë

E përgatiti: Diella XHOKLI
Femra anonime në Tunizi është shtatzënë me 12 fëmijë, 6 djem dhe 6 vajza, të cilët janë fekonduar në formën artificiale, ndërsa mjekët paralajmërojnë që shancet që ata të mbijetojnë janë minimale

Rast i rrallë, shtatëzënë me 12 fëmijë Zanaa

Femra nga Tunizia deri më tani i ka pasur dy dështime spontane, pas të cilëve ka vendosur për tretmanin e fekondimit artificial, dhe thuhet që ajo tashmë është në muajin e nëntë të shtatëzënësisë. Ekspertët për fekondim e kanë gjykuar këtë lajm të jashtëzakonshëm, dhe thanë që mjekët që janë duke e trajtuar atë, janë të papërgjegjshëm nëse e rrezikojnë jetën e nënës dhe të fëmijëve të saj.
‘Ajo mund të ketë lindje natyrale’?!
Edhe më tutje nuk është bërë e njohur se me çfarë tretmani të fekondimit artificial është trajtuar, ndërsa gazetarëve lokal burri i saj ju ka deklaruar, se atyre u është thënë se ajo mund të ketë lindje natyrale, që, siç pajtohen të gjithë ekspertët, është e pamundur. Bashkëshorti Marwan, i cili është arsimtar i gjuhës arabe në shkollën e mesme të qytetit Gafsi, ju tha gazetarëve se bëhet fjalë për 12 fëmijë, një gjë e mrekullueshme, po njëkohësisht edhe e jashtëzakonshme. 'Në fillim kemi menduar që bashkëshortja ime do të lind binjak, por pas kësaj është zbuluar më shumë fetusë, ndërsa gëzimi ynë është rritur me numrin e tyre', tha bashkëshorti i gëzuar tejmase.
Rrezik që asnjë mjek nuk do të guxonte të hynte
Eksperti për fekondim nga Universiteti i ‘Oxford-it’, Simon Fisher, për ‘Telegraph-in’ britanik tha se lajmi për 12 fëmijët është ‘i tmershëm’ dhe se mjekët e këtij vendi janë sjellur shumë të papërgjegjshëm. Ai mendon që ky numër ka mundur të vijë për shumë faktorë, për arsye se ky çift është treguar shumë naiv dhe i papërgjegjshëm dhe kanë pasur marrëdhënie edhe gjatë tretmanit, dhe kështu gruaja ka arritur që të mbetet shtatëzënë edhe me fekondim artificial, por edhe në mënyrën natyrale, apo ata për arsye religjioze kanë vendosur që t’i përdorin të gjithë embrionet në vend që t’i shkatërojnë një numër të tyre. 'Çfarëdo që të jenë arsyet e tyre, shancet që kjo shtatëzëni të përfundojë me sukses, janë shumë të vogla. Shancet për mbijetesë janë minimale, sikur edhe shancet që një numër i tyre të mbijetojnë pa pasoja. Ndërsa, shancet e saj për mbijetesë varen nga ajo se si do të mbikëqyret i tëri procesi i lindjes nga ekspertët. Ajo do të përballet me një ngarkesë dhe lodhje tepër të madhe, edhe nëse kjo do të jetë e re dhe në formë të mirë, vështirë që mund ta përballojë. Fekondimi artificial praktikohet me përgjegjësi të madhe në tërë botën, dhe askush nuk do të guxonte që të gjendet në një situatë të këtillë', tha dr. Fisher.
Deri më sot askush nuk i ka lindur 12 fëmijë përnjëherë. Në janar të këtij viti, amerikanja Nadya Suleman, i ka lindur 8 fëmijë, e fekonduar edhe ajo artificialisht.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi