Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reshat Sahitaj:DISA ANTIVLERA NGA DIASPORA SHNDEROHEN NE VLERA KOMBETARE

Shko poshtë

Reshat Sahitaj:DISA ANTIVLERA NGA DIASPORA SHNDEROHEN NE VLERA KOMBETARE Empty Reshat Sahitaj:DISA ANTIVLERA NGA DIASPORA SHNDEROHEN NE VLERA KOMBETARE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 8:59 pm

RESHAT SAHITAJ



DISA ANTIVLERA NGA DIASPORA SHNDEROHEN NE VLERA KOMBETARE



-Si është e mundur që redaktorët tanë i japin hapësirë “poetit “ që para dy vitësh i kushtoi poezi Emir Kosturicës bashkëpunëtorit më të afërtë të Millosheviqit?!



Janë të njohura periudhat kohore kur intelektualët tanë nga diaspora ndikonin ne ngritjen e vetëdijës kombëtare dhe kulturore të qytetarët tanë të sunduar. Me ardhjën në pushtet të sistemit të hekurt komunist në Shqipëri fillon një valë e madhe shpërnguljës së popullatës për në Kosovë dhe vende tjera. Një shtresë e madhe e këtyre emigrantëve me dëshirë ose pa të u futën të punon në Sherbimin Sekret të Serbisë në demë të shqiptarëve. Të tillët gëzonin benificione të shumta nga qeveria e Serbisë si në banim, para e veshmbathje. Pjesa e këtyre emigrantëve që i sherbenin sistemit kishin të drejt të mbanin arme me leje lirshem të flisnin kunder sistemit jugosllav, që në fakt ishin provokatorë për t’i nxitur patriotët shqiptar të reagonin e pas pak t’i arrestonte polica sekrete jugosllave. Një pjesë e këtyre provokatorëve visheshin me kostume dhe me sheshir (republikë) në kokë e natyrisht me arme ne brez, ndonjë tjetër që vepronte në fshatra të lënë të Kosovës vishej me rrobe kombëtare e me plisa të bardhë dhe në ndeja (dasma,vdekje,fejesa, pajtime…) provokonin për t’i zbuluar atdhetarët që më vonë të burgoseshin.

Gjatë viteve 60-ta , një pjesë e madhe e këtyre emigranteve u shperngulen në Europën Perëndimore e kryesisht në Belgjikë. Shumë shpejt Belgjika u shndërrua ndër qendrat më të mëdha të emigracionit shqiptar dhe një ndër qendrat më të rrezikshme ku operonte Sigurimi Sekret i Serbisë. U shkelen dhe filluan të njollosën emrat e kolosve të kulturës dhe politikës shqiptare që vepruan ne Bruksel siç qe Faik Konica, Luan Gashi, Midhat Frashëri e të tjerë. Ambasada e Jugosllavisë në Bruksel fillojë të fabrikojë « intelektualë » shqiptar të cilët i përgatiste të spiunonin jo vetëm në Bruksel por edhe në Kosovë. Ata që e frekuentonin ambasadën Jugosllave në Bruksel si SH.SH. V.M. M.S.B, K.V.G , R.G.M, etj kishin më shumë autoritet se sa vetë Bexhet Shabani (Sekretar i parë i Ambasades Jugosllave) i cili ka deklaruar para pak kohe.



Pse nga Brukseli vijnë të studiojnë në Prishtinë ?

Djemtë e atyre që e frekuentonin ambasadën jugosllave, nuk ishin aq të aftë sa edhe të mbaronin studime e mesme apo të larta në shkollat e Belgjikës. Një pjesë e tyre përjashtoheshin nga shkollat dhe perfundonin në punën fizike e ndonjërit prej tyre ambasada jugosllave ia rregullonte të gjitha dokumentët shkollore që të vinin e të regjistroheshin në Kosovë. Këta i përfundonin studimet kurrë të pafilluara. Absurditet ! Pse këta djemë e vasha vinin ta kryenin Fakultetin e frengjishtës në Prishtinë ? Universiteti i Prishtinës ishte me i njohur se ai i Brukselit apo Parisit ?! Çuditërisht aso kohe Kosova dhe Shqiperia i dërgonte studentët e tyre në Paris të specializoheshin kuadrot tona e nga diaspora vinin të “specializoheshin” në Kosovë. Asnjëri në botë nuk shkon të studion gjuhen fringe apo angleze jasht Francës , Belgjikës, apo Anglisë ose Amerikës e diaspora e jonë dergonte studentët e deshtuar në Kosovë pikërisht për ta studier frengjishten ose anglishten. Tempora mores! Detyra e ketyre studentëve të deshtuar ishte të spiunonin shokët e tyre në Kosovë, profesoret e tyre dhe miqt që e rrethonin.

Njeri prej këtyre studentëve nga Brukseli që studioi në prishtinë, ka dy vite na paraqitet ne media të Tiranës dhe Prishtinës si shpetimtar i pozisë shqiptare dhe novator i një stili të “ri” poetik, stilit të “ri” të te folurit hundor, stilit të “ri” debatues e madje ka filluar të meson Tiranën dhe Prishtinën edhe si duhet ecur, si duhet …

Të folurit hundor, kompleks I inferioritetit

Pse ky fare “poeti I famshëm” e gënjen opinionin tonë duke folur sikur të ishte rritur me disa personalitete të njohura të filmit,muzikes dhe literatures franceze e kurrë deri tash gazeta “Le Monde”, “Le Soir” nuk ia ka cituar madje as emrin?! Eshtë e vertetë se emir I tij është permendur në gazetën “Nr 1 Belgique” , por kjo është një fletushkë që sherben për shitblerje dhe shperndahet falas siç janë dy a tri të tilla edhe në Prishtinë.

Pse e mashtron opinionin shqiptar se ka biseduar intimisht me legjendën e gjallë Gerard Depardieux , kur ky aktor njihët si tepër rendë, sa qe kur është fjalosur me djalin e tij nuk i ka folur kurrë madje edhe kur u shtri ne shtratin e vdekjës. Me Depardieux ky fare “shpëtimtari” ynë nga Brukseli ka mundur të bisedojë sa për ta bërë ndonjë foto siç vrapojnë fancat tjerë.

Pse ky “poet” në Kosovë e Tiranë na paraqitët me të folur hundor?! Jam i bindur se stil i tij i të folurit hundor pas veti ka kompleksin e inferioritetit dhe tani me një folur të tillë dëshiron të na paraqitet si njeri që jeten e ka kaluar vetëm me francez dhe se është I ndikuar nga ajo gjuhë. Të folurit e tij hundor është fals siç është edhe tërë jeta e tij sepse unë njoh francez që e flasin shqipën por jo me një të folur hundor. Njoh fëmijë tanë që kanë lindur në Francë dhe flasin shqip siç flasin tërë shqiptarët natyrisht me një aksent të dobët por simpatik. E ky fare poeti ynë e ka deformuar edhe shqipën edhe frengjishtën për ta krijuar stilin e tij të imponohet me lehtë mediave të Prishtinës dhe Tiranës. Po të ishte kaq I njohur në Francë dhe Belgjikë , mendoni se do të ketë aq kohë sa të sorollatët rrugëve dhe televisionëve tona?!

Poezi kushtuar E.Kosturicës

Permes mediave e nençmon letërsinë në Tiranë dhe Kosovë duke harruar se këtu është atdheu Ismail Kadares, Dritero Agollit, Rexhep Qosjes, Ali Podrimjës, Esat Mekulit, Xhevahir Spahiut e shumë e shumë poetëve e krijuesve tjerë të njohur. Si është e mundur që një poet që ka korr suksese europiane (siç deklarohet ai ne media) të humb kohe me ne në Tiranë dhe Prishtinë?! Si është e mundur që redaktoret e mediave tona I japin aq hapsirë pa e verifiukuar asnjë thënije të kritikës letrare të Perendimit kur sot me internet bota është afër dhe çdo gjë verifikohet. Si është e mundur që redactorët tanë I japin hapësirë “poetit “ që para dy vitësh I kushtoi poezi Emir Kosturicës bashkëpunëtorit më të afërtë të Millosheviqit?! Pas tërë djegieve, vrasjeve, masakrave që Millosheviqi bëri në shqiptar , poeti ynë gjen kohë t’I shkruaj poezi me admirim Emir Kosoturicës, kundër të cilit edhe intelektualët francez u ngritën kur ai po emërohej Kryetar i Jurisë në Festivalin e Kanit sepse ai njihet si perfaqësuesi me I forte I luftës diplomatike të kriminelit Millosheviq kunder shqiptarëve. Apo redaktoret tanë e kanë harruar gjakun e derdhur të familjës Jasharaj, gjakun e luftëtarëve të UÇK-së, gjakun e bijve invalid të luftës , e gjakun e mijëra të humburve që familjet ende i kerkojnë?!! Apo ndoshta jemi ne kohën kur duhet të kultivohet bashkimi-vëllazerimi i sistemit të Millosheviqit! Unë nuk po kuptoj asgjë në këtë kohë turbullirash ku antivlerat na servirohen vlera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Reshat Sahitaj:DISA ANTIVLERA NGA DIASPORA SHNDEROHEN NE VLERA KOMBETARE Empty Re: Reshat Sahitaj:DISA ANTIVLERA NGA DIASPORA SHNDEROHEN NE VLERA KOMBETARE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 9:10 pm

Çdo gjë është në rregull dhe për këtë arsye e publikova këtë shkrim.Por, një gabim bën Reshat Sahitaj që nuk ia përmend emrin personit për të cilin shkruan. A ka frikë z.Reshati apo diçka tjetër, unë smund ta kuptoj, por emri i tij do ta kompletonte shkrimin i cili mbetet shumë i mangët pa emër të përsonazhit të shkrimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi