T’ia ngarkosh vetvetes përgjegjësinë e Fuqive të Mëdha?!
Faqja 1 e 1

Sa i përket “skandaleve politike” që shkelin sovranitetin e Kosovës e që po ndodhin në kontinuitet 19-mujor, gjenden individë dhe organizata politike (parti) “kosovare” që krejt përgjegjësinë mbi këto “skandale politike” nuk ia hedhin Konfigurimit të UNMIK-ut (konfigurimi e ka transformuar UNMIK-un në “misione” evropiane) të cilat edhe po e shkelin sovranitetin e Kosovës, duke mos e njohur këtë sovranitet dhe duke vendosur në emër të popullit të Kosovës. Tash së voni “misionet” as nuk hezitojnë ta fshehin këtë gjë. Përgjegjësinë për këto “skandale politike” të “misionarëve biblikë” ka parti politike që e hedhin mbi supe të shtetit dhe pushtetit vendor të Kosovës. Në bazë të kësaj po del se pushteti i Kosovës qenka më vendimmarrës se Fuqitë e Mëdha, të cilat haptas zbatojnë politikat e tyre në Kosovë, pa lejen dhe miratimin e asnjë faktori a institucioni të Kosovës. Ky sot është çasti vendimtar kur shqiptarët duhet t’i harrojnë opozicionet partiake (dhe ambiciet karrieriste politike) dhe duhet të bëhen bashkë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, në mbrojtje të shtetit, në mbrojtje të pavarësisë, të mbrohemi me aq sa kemi mundësi (vetëm politike) dhe të mos lejojmë që “misionet” e punësuara nga BE-ja dhe Serbia (KS-ja) ta shkelin sovranitetin e shtetit të Kosovës. Ka individë dhe organizata politike (partiake), këtu në Kosovë, që përpiqen të nxjerrin yndyrë nga pleshti, e të fitojnë poenë elektoralë në fatkeqësinë e Kosovës, të fitojnë poenë për zgjedhjet lokale nëpër provincat e Kosovës duke e shkarkuar përgjegjësinë e BE-së në supe të pushtetit dhe shtetit të Kosovës. T’u arsyetohesh shkelësve të pavarësisë (sovranitetit) të Kosovës, duke i shpallur qeveritarët e Kosovës bashkëpunëtorë “të misioneve” të 1244-shit, kjo më jo që nuk ka shije, por lirisht mund të konsiderohet edhe komplot politik jo kundër pushtetit, por kundër shtetit të Kosovës. Derisa të huajt sulmojnë kështjellën nga jashtë, ne luftojmë ndër vete brenda saj, duke i stimuluar kështu ata që sulmojnë nga jashtë për ta suprimuar pavarësinë (sovranitetin) që është arritur me angazhimin dhe sakrificën e brezave shqiptarë dhe me verdiktin e popullit. Askush nuk ka iluzione se pushteti vendor është i përsosur dhe se pushteti nuk bën lëshime në sferat qeverisëse institucionale, por kjo është çështje e diskursit të pushtetit, e jo shtetit. Po rrezikohet shteti (sovraniteti i tij) kështu që tash nuk kemi punë dhe kohë për të folur dhe kritikuar “pushtetin”, por mbi shtetin. Pushtetin do ta kritikojmë gjithnjë (për ta korrektuar dhe për ta bërë gjithnjë më të mirë), por kësaj here nuk është problem pushteti, po është çështje e shtetit e cila rrezikohet nga marrëveshjet midis dy faktorëve të jashtëm që kështu shkelin sovranitetin e shtetit të Kosovës. T’i arsyetojmë këta faktorë të jashtëm që injorojnë sovranitetin, e sovraniteti injorohet kur të huajt injorojnë pikërisht pushtetin dhe shtetin, dhe t’ia shkarkojmë përgjegjësinë pushtetit vendor, kjo është një thikë pas shpine që ia fusim vetvetes. Nuk është koha për fushatë paraelektorale, nuk është koha të luftojmë për pushtet, por së bashku ta mbrojmë sovranitetin e shtetit. Koha është për shtet (dhe derisa pushteti është i një partie apo i koalicioneve), shteti është i të gjithëve. Këta që gjejnë adresa për ta akuzuar vetveten në këto çaste, duke emëruar fajtorë, harrojnë se edhe ata janë fajtorë, për shkak se dihet kategorikisht që e gjithë klasa politike në Kosovë ka qenë unike në marrëdhënie me ndërkombëtarët, me BE-në. Nëse sot del se kemi gabuar në këto qëndrime me BE-në, gabimi nuk mund t’i hidhet një partie apo një koalicioni, por gjithë klasës politike të Kosovës. Nuk është koha për kritikë të të tjerëve, por për autokritikë të përbashkët. Është patriotike të gjithë të marrim përgjegjësi, e jo t’ia shkarkojmë njëri-tjetrit, sidomos kur të gjithë e dinë se përveç “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit, asnjë strukturë e organizuar nga klasa politike nuk ka qenë disonance në marrëdhëniet e vendorëve me ndërkombëtarët. Kjo nuk e shfajëson asnjë nga pushtetet e pasluftës, por edhe asnjë nga opozitat e pasluftës! Mos ta proklamojmë bashkimin, por të bashkohemi, se kështu nuk do të mund të na përkulin!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Braçe, Thaçi votoi kundër vetvetes
» Xhevat Rexhaj:SHQIPTARËT- ARMIQË TË VETVETES
» Besnik Dizdari: Shqipëria në peshëngritje - një prej dhjetë fuqive të Evropës!
» Beqiri:Thaçi le të merr përgjegjësinë
» Kurti: Përgjegjësinë për bisedimet e mban Thaçi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi