Andi Terziu:Shuflai, albanologu i devotshëm
Faqja 1 e 1
Andi Terziu:Shuflai, albanologu i devotshëm
Shuflai, albanologu i devotshëm |
Andi Terziu
Albert Ajnshtajni dhe Heinrich Mann ishin dy figura të mëdha që bënë apel botëror për vrasjen e historianit kroat, Milan Shuflai. Ai u vra sepse ishte një albanolog i përkushtuar nga duar antishqiptare. Mw 2002-ishin ish Presidenti shqiptar Alfred Moisiu e ka dekoruar me medaljen “Naim Frashwri d’or”. Historiani kroat me origjinë gjermane, dr. Milan Shuflai (Šufflay), ishte albanologu më i devotshëm i periudhës kur jetoi. U lind në Lepogllavë më 9 nëntor 1879 dhe vdiq nga një atentat barbar në Zagreb më 19 shkurt 1931. Shuflai ishte njohës i mirë i gjuhëve ballkanike dhe profesionalisht një nga historianët më të mirë të gadishullit ballkanik. Formimi e tij prej studjuesi ishte produkt i shkollave austro-gjermane të albanologjisë dhe shkollave kroate e sllovene. Interesimin e Shuflait për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore. Duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë, ai zbuloi materiale burimore, shumë interesante, të pa botuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë në atë kohë ishte e pa hulumtuar dhe zgjoi interes të jashtëzakonshëm te studiuesi i ri, interesim ky që e preokupoi aq shumë, sa u bë qëllim kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën. Gjatë asaj periudhe kohore, dr. Milan Shuflai shkroi studime të jashtëzakonshme me vlera të larta shkencore në fushën e albanologjisë. Pas zbulimit të lëndës arkivore, ai bëri studime dhe analiza të posaçme, të cilat e paraqesin kulturën shqiptare në një shkallë të lartë zhvillimi në mesjetë, duke mbrojtur teorinë se kjo kulturë ishte më e afërt me bizantin dhe dalmatët, se sa me sllavët e ngulur në Ballkan dhe, se kishte një traditë të pasur që nga kohët më të lashta. Kontributi i tij në këtë drejtim është i argumentuar dhe ka themele të forta shkencore. Ndër studimet e tij më të mëdha është botimi me bashkautorët L. Thalloc dhe K. Jireçek i “Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, dëshmi dhe dokumenta që ilustrojnë ngjarjet e Shqipërisë në mesjetë. Kjo vepër në dy vëllime njihet me emrin “Acta Albaniae”. Volumi i parë u botua në Vjenë më 1913, kurse i dyti më 1918, po në Vjenë. Ato flasin për Shqipërinë e viteve 334 - 1406. Studime të tjera të këtij albanologu janë “Rrethanat kishtare të Shqipërise paraturke” dhe “Politsche Schiscksale det Themas Durrachin” (Fatet Politike të Themës së Durrësit), “Biologjinë e fiseve të popullit shqiptar”, në gjermanisht. Në vitin 1920 botoi “Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në Mesjetë”, ndërsa më vonë studimin “Historia e shqiptarëve të veriut” dhe monografinë “Serbët dhe shqiptarët”. Trajtimin e çeshtjes së ngritjes së dinastive shqiptare në Shqipërinë e Veriut dhe problemin e gjenezës së tyre e zbërthen në atë mënyrë, që duke gjetur lidhje të ndryshme farefisnore, të gjakut apo martesore me bujarët fqinj, malazias, kroatë, grekë, maqedonas, bullgarë apo serbë, vëren ndikim të caktuar në organizimin e strukturës shtetërore shqiptare dhe institucionet e tjera, që në këto treva kishin një traditë të gjatë. Aktiviteti studimor i Milan Shuflait në dobi të historise së shqiptarëve nuk i pëlqente hegjemonizmit serb. Ky hegjemonizëm kishte filluar të ndjehej dukshëm, që nga fundi i viteve 20’ dhe inspirohej hapur nga mbreti serb, Aleksandër dhe mbështetësit e tij, të cilët i kryenin kërcënimet dhe spastrimet e personaliteteve kroate e më gjerë nën moton: “Za kralja i otadbinu”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Ushtaret te devotshem i Shqiperise Etnike
» Muharrem Sfarqa:PATRIOTI I DEVOTSHËM I PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Andi Bejtja: “Problemet e vogla” që cënojnë turizmin shqiptar
» Thanas Gjika dhe Andi Dervishi: Një pasues i denjë i Kostandin Kristoforidhit
» Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit
» Muharrem Sfarqa:PATRIOTI I DEVOTSHËM I PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Andi Bejtja: “Problemet e vogla” që cënojnë turizmin shqiptar
» Thanas Gjika dhe Andi Dervishi: Një pasues i denjë i Kostandin Kristoforidhit
» Kastriot Shkreli: Pjetër Jaku - Atdhetar i devotshëm i Kombit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi