Kryeministri Berisha inauguron shkollën “Ahmet Zogu”

Kryeministri Berisha tha sot, se zhvillim kalon nga dyert e shkollës, ndaj konsolidimi i një sistemi arsimor modern është përparësia më madhore e qeverisë, ndërsa inauguroi një tjetër shkollë në Kamzë, shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu”, investim prej 187 milionë lekë.
“Çdo hap drejt dritës, është hap drejt punësimit, është hap drejt prosperitetit, është hap drejt zhvillimit. Për ne, çdo zhvillim kalon nëpërmjet dyerve e bankave të shkollës, ndaj jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për një sistem arsimor modern,” – tha Kryeministri, në përshëndetjen e tij, me rastin e inaugurimit të shkollës, për të cilën u shpreh se edhe kjo shkollë e standardeve europiane është dëshmi e radhës e vendosmërisë dhe përkushtimit për ta vendosur arsimin në krye të përparësive.
Ndërsa vlerësoi arritjet në modernizimin e infrastrukturës arsimore me ndërtimin e rindërtimin e 1300 shkollave, shtrirjen e internetit në çdo shkollë, rritjen me 120 përqind të pagës së arsimtarit, rritjen në 92 përqind të numrit të nxënësve që vazhdojnë shkollën e mesme dhe në 70 përqind të atyre që vazhdojnë shkollën e lartë, duke i konsideruar këto ndër treguesit më të mirë të vendeve të zhvilluara, Kryeministri theksoi si sfidë të radhës në arsim, rritjen e cilësisë.
Kryeministri Berisha e cilësoi gjithashtu, një lajm shumë pozitiv vendimin e bashkisë së Tiranës për të nisur këtë vit ndërtimin e 10 shkollave të reja, duke lënë në këtë mënyrë pas, vitet e gjata të mos konsiderimit të arsimit si çështje madhore për kryeqytetin.
Mbështetja e fuqishme e arsimit dhe e përparësimit madhor të shkollimit të fëmijëve, tha Kryeministri, është alternativa që ofron kjo mazhorancë, përballë alternativës së injorimit të arsimit, e cila u shoqërua me një rritje të shpejtë të analfabetizmit dhe largimit masiv të arsimtarëve nga shkollat, sepse me ato të ardhura nuk përballonin kurrsesi jetesën.
Fjala e Kryeministrit Berisha në ceremoninë e inaugurimit të kësaj shkolle.
“Së pari, ju përshëndes përzemërsisht. Ndjehem shumë i gëzuar që ndaj me ju këtë kënaqësi të veçantë të inaugurimit të kësaj shkolle të re. Shkolla për fëmijët tanë është shtëpia e dytë e tyre. Sa më të bukura, sa më të pajisura t’i bëjmë ato, aq më të gëzuar, më të motivuar e më të kënaqur do të jenë orët e mësimit për vajzat e djemtë, nipërit e mbesat tona. Kjo shkollë është një nga shkollat e përmasave e parametrave evropiane dhe ka kushtuar 187 milionë lekë, ka 24 klasa, 4 laboratorë, sallë multifunksionale, bibliotekë, palestër moderne e mjedise të tjera. Shkolla ka kapacitet prej 1400 nxënës.
Shkolla mban emrin e një prej burrave më të shquar të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, emrin e personalitetit që i bëri shqiptarët me shtet, në një kohë kur të shumtë ishin ata që po punonin pabesisht, në mënyrë që Shqipëria e shqiptarët të mos figuronin në hartën politike të Europës, në mënyrë që shqiptarët të mos kishin shtetin e tyre. Por ishte trimëria, burrëria, vizioni e mbi të gjitha, atdhetaria e një djaloshi, asokohe 20 e ca vjeçar, i cili mendonte krejt ndryshe, mendonte njëlloj si populli i tij që donte shtetin e pavarur të konsolidohej çdo ditë dhe ia doli me përpjekje të jashtëzakonshme. U përball me ndërhyrje brutale të të huajve, me tradhti e grushte shteti, por asgjë nuk e pengoi atë t’u faktonte shqiptarëve dhe botës se ky vend mund të ndërtonte dhe po e ndërtonte shtetin e tij të lirë e të pavarur.
Të dashur nxënëse nxënës, mësuese e mësues të shkollë “Ahmet Zogu” në Kamzë,
Inaugurimi i kësaj shkolle është dëshmia e radhës e vendosmërisë dhe përkushtimit të kësaj mazhorance për ta vendosur arsimin në krye të të gjitha përparësive tona dhe kjo për faktin se për çdo njeri e familje, fëmijët janë të parët. Ndaj, gjatë këtyre viteve në pushtet, ne kemi ndërtuar e rindërtuar në mbarë vendin 1300 shkolla dhe jemi të vendosur që në mandatin që vjen të përfundojmë çdo shkollë, në të katër anët e vendit. Për ne, arsimi është e do të mbetet përparësia më madhore, ndaj edhe kemi vendosur në piedestal mësueset e mësuesit e fëmijëve tanë, këta misionarë fisnikë që ndriçojnë dijen, që në çdo orë mësimi hapin horizontet për fëmijët e Shqipërisë. Në një hark kohor të shkurtër 6 vjeçar, rrogat e mësuesve, në përputhje me premtimin tonë solemn, janë jo vetëm dyfishuar, por janë rritur me 120 përqind. Në rast se 6 vite më parë, arsimtari i shkollës 9-vjeçare merrte 227 mijë lekë, sot, ai merr 505 mijë lekë. Në rast se arsimtari i shkollës së mesme merrte një rrogë 270 mijë lekë, sot, ai merr 590 mijë lekë. Në rast se diferenca midis rrogës së kryeministrit dhe asaj të arsimtarit ishte 9 herë, sot, kjo diferencë është 4.5 herë. Unë jam sot, këtu, për t’u zotuar para arsimtarëve të Kamzës e të Shqipërisë se kjo diferencë do të shkojë gjithnjë duke u ulur, rrogat e tyre do të shkojnë gjithnjë duke u rritur.
Në një hark kohor 6 vjeçar, ne ia kemi dalë që shkollave tona, me infrastrukturën më të prapambetur, t’u japim pajisjet më moderne, të shtrijmë internetin në çdo shkollë dhe të vazhdojmë ta shtrijmë atë, në çdo klasë. Sot, 92 përqind e të gjithë nxënësve që mbarojnë shkollën 9-vjeçare ndjekin shkollën e mesme. Sot, 70 përqind e atyre që mbarojnë shkollat e mesme ulen në auditorët e universiteteve. Këto janë treguesit më të mirë të vendeve më të zhvilluara. Natyrisht, cilësia është ende jo në nivelin e vendeve të zhvilluara, por kam besim të madh se me përkushtimin tonë, mençurinë e intelektin e shkëlqyer të fëmijëve tanë, përkushtimin e misionarëve të arsimit tonë, mësueseve dhe mësuesve të Shqipërisë, do të jetë e afërt dita kur shqiptarët të dalin ndër vendet më të mira për cilësinë e arsimit. Ne do të bëjmë gjithçka, për të vendosur standardet e cilësisë më të lartë në shkollimin e fëmijëve tanë. Çdo hap drejt dritës, është hap drejt punësimit, është hap drejt prosperitetit, është hap drejt zhvillimit. Për ne, çdo zhvillim kalon nëpërmjet dyerve e bankave të shkollës, ndaj jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për një sistem arsimor modern.
Unë besoj se shqiptarët kudo që ndodhen, në Kamzë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës e kudo kanë konstatuar e prekur këtë angazhim të madh tonin, për shkollimin e fëmijëve të tyre dhe ky është një nga realitetet më pozitive. Dua t’u jap këtu edhe disa shifra të tjera. Le të ndalemi në Kamzë. Gjatë këtyre viteve, në Kamzë janë ndërtuar e rikonstruktuar 23 shkolla e kopshte, 8 kopshte, 10 shkolla 9-vjeçare, 3 shkolla të mesme, 2 shkolla profesionale. Ky ka qenë angazhimi ynë për shkollimin e fëmijëve të Kamzës dhe ju garantoj se është i njëjtë për shkollimin e fëmijëve kudo në Shqipëri. Ky është angazhimi i qeverisë vendore për shkollimin e fëmijëve tuaj.
Të dashur qytetare e qytetarë të Kamzës,
Dua t’ju informoj se gjatë këtyre 6 viteve, në qytetin tuaj janë ndërtuar rreth 30 përqind shkolla e kopshte më shumë se në kryeqytetin vendit dhe kjo jo se atje nuk kishim adresuar fonde, përkundrazi, kishim adresuar fonde për arsimin 4 herë më të mëdha se në bashkinë e Kamzës, por problemi qëndronte se nuk lejonte lakmia e trojeve për të ndërtuar shkolla për fëmijët e Tiranës. Në qoftë se shkollat në Kamzë, në vitin 2005 funksiononin me tre turne, në qoftë se në Kamzë, në vitin 2005 ora më e gjatë e mësimit ishte 30 minuta, në qoftë se klasat më parë kishin 50-60 nxënës, sot turni i tretë nuk ekziston, klasat kanë gjithsej 30-35 nxënës dhe po ecet me shpejtësi drejt normalitetit të plotë të arsimit. Ndërsa në Tiranë, klasa ku mëson mbesa ime, shokët e shoqet e saj ka 40 nxënës dhe jam i sigurt se shumica e klasave në shkollat e Tiranës janë jashtë standardeve, për shkak të qëndrimit që u mbajt ndaj arsimit në kryeqytetin e vendit. Bashkia e re ka ndërmarrë masa të fuqishme. Vetëm këtë vit janë gjetur trojet dhe nis ndërtimi për 10 shkolla të reja në kryeqytet, në një kohë kur në shtatë vite u ndërtuan gjithsej vetëm 7 shkolla.
U ndala në këto shifra, për të thënë se shqiptarët, në një hark kohor të shkurtër 8-10 vjeçar, janë përballur me dy alternativa: Alternativa e mbështetjes së fuqishme të arsimit dhe e përparësimit madhor të shkollimit të fëmijëve të shqiptarëve dhe alternativa e injorimit të arsimit, e cila u shoqërua me një rritje të shpejtë të analfabetizmit, alternativë që pati si rezultat të vetëm largimin masiv të arsimtarëve nga shkollat, sepse me ato të ardhura nuk përballonin kurrsesi jetesën, alternativë që pati si rezultat shkollën me tre turne në Kamzë, klasat me 40-50 nxënës në shkollat e mbarë qyteteve të Shqipërisë.
Të dashur nxënëse e nxënës,
Sot, Shqipëria është e angazhuar në një projekt të madh, projektin më të madh për këtë shekull, pas anëtarësimit në NATO, që është integrimi në Bashkimin Europian. Ju bëj thirrje të ndiqni punimet e parlamentit, të tempullit të demokracisë së kombit dhe do të shihni si çdo ditë, një grusht i vogël deputetesh, tani në prag të statusit, largohen nga salla e mbledhjes, për të mos votuar ligjet që kërkohen për integrimin e vendit. Me karriget bosh ata duan të rrënojnë ëndrrën tuaj europiane. Ndaj u bëj thirrje fëmijëve të Shqipërisë kudo që janë, të bisedojnë me prindërit e tyre. Zgjedhjet po vijnë dhe me votën e tyre, kësaj radhe, ata të votojnë jo vetëm për vete, por edhe për ju, djem e vajza të dashur, për mësuesit e Shqipërisë, për ëndrrën tuaj europiane, në mënyrë që ne të ecin të sigurt drejt të ardhmes së shkëlqyer që meritojmë.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Ahmet Zogu, burrështetasi më i madh i kombit
» Ahmet Zogu Mbreti i shqiptarëve
» Berisha inauguron spitalin e ri të Kavajës, investim 1 miliard lekë
» Berisha: Zogu ka qëndruar gjithnjë në anën e drejtë
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi