Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi: Urra për "hyqmetlinjët", ndërsa elektorati le ta "mjelë" Kasandrën

Shko poshtë

Agim Vuniqi: Urra për "hyqmetlinjët", ndërsa elektorati le ta "mjelë" Kasandrën Empty Agim Vuniqi: Urra për "hyqmetlinjët", ndërsa elektorati le ta "mjelë" Kasandrën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 12:49 am

Agim Vuniqi: Urra për "hyqmetlinjët", ndërsa elektorati le ta "mjelë" Kasandrën U1_AgimVuniqiUrra për "hyqmetlinjët", ndërsa elektorati le ta "mjelë" Kasandrën

Nga Agim Vuniqi

Janë të përqudshme impresionet e filmave limonadë që sfidojnë ndjenjat e shqiptarëve, ndoshta jo vetëm të tyre. Në të kaluarën, por edhe tash, jepen në vazhdimësi filma serik, që si temë bosht kanë jetën në lëkundje të familjeve në perëndim, edhe ndonjë, apo shumë sish filma të Amerikes Latine ku indeksi i papunësisë është shumë i lartë, ku ka varfëri dhe mjerim social. Siç duket mentaliteti i latino-amerikanëve dhe i ballkanasve puqet dhe karakterizohet me shumë faktorë të përbashkët, por tash së fundit edhe me fatalitete. Fatkeqësisht shikueshmeria e filmave të tillë është shumë e lartë edhe ndër shqiptarë. Këtë e kane kuptuar edhe menaxhmentet e stacioneve televizive të Kosovës që u servirin dëgjuesve limonada të tilla, ku aktorët luajne me rutinë rolet e tyre që kanë të bejnë me implikimet e ndryshme në afera të dashurisë, dhe kështu dëgjuesit e harrojnë edhe një ditë të problemeve të përditshme ekzistenciale. Si duket ky model tashmë po jep edhe rezultate inkurajuese në relaksimin e raporteve ndërnjerëzore, gjatë emitimit të filmave të tillë, rrugët janë më pak të frekuentuara me kalimtarë dhe vetura në krahasim me orët tjera të ditës. Nje mik imi nga Prishtina i sforconte edhe më teper konstatimet e mia, bile ai e ripërsëriti edhe një herë një ngjarje të paraluftës në Kosovë. Edhepse ishte koha e çmendurise fashiste- millosheviqiane të serbëve filmat shiqoheshin, bile për të ikur nga realiteti i egër; gjatë emitimit të serialit Kasandra në TV, në njërin nga fshatrat e shumëta në Kosovë (qëllimisht nuk përmenda vendin dhe fshatin, meqë edhe nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme) kishin hy hajnat dhe kishin vjedhur lopën nga ahuri (mos të them të vetmen, kjo fjalë mos të rrjedhë nga goja ime v.a.), të cilët e kishin profesionalizuar "zejen" duke lënë edhe ndonjë fjalë sa për "gajret" familiarëve të shtëpisë; syzheu i letrës së tyre ishte "Qitash milne Kasandrën se Larën do e mjelim na", ishte edhe kjo një pjesë e humorit të zi të perditshmërisë "Hamletiane" në Kosovë.

Siç po informohëm nga shumë burime-miqësh një pjesë e vogël ë popullatës 5% flen në pare, ndërsa të tjërët "rruhen" në të terur. Ata që ishin afër tendereve ushtruan zanatin e "rruarjes" dhe të "mjeljes" së bashku. Gishti tregues nuk e lenë të qetë as "pronarin" e odës më të madhe të Kosovës, pamja e paraodave të cilit ndryshonte sipas huqeve të koalicionit të "paprekshmit" . Më bëni përshtypje sidomos ajo mjeleni Kasandrën, se larën do e mjelim ne, është kjo moto e angazhimit partiak apo e zgjedhjeve të reja ec e merre vesh...

Eh…, morë vlla kështu e paska "dynjallëku" te shqiptarët, se po që se nuk i "mjele", "qethe" e "nënqethe", apo rruajte nuk ta dijnë vlerën, mbase kjo është shumë e natyrshme te njeriu, sidomos në klasën e të gjithëdijshmëve me spiranca demokratike..

Nuk ka ndonjë lajm të frëskët për planin ë ardhshëm hapësinor afatgjatë të Prishtinës, përveç atij të mëhershmit (i Ismet Beqirit) kur parshifej rrëzimi i shtëpive në "Tophane" dhe ndërtimi i objekteve mbi 10 katëshe, sigurisht se për këtë nuk llafoset, por as nuk flitet e përflitet. Ata që kanë ndërtuar objekte banimi pa leje ose do të "rruhen" përsëri ose do të pag(j)uajnë extra para. Kuptohet që ky projekt ideor, të cilin e kanë lansuar strukturat komunale, dhe aspak nuk besoj që nuk është votuar nga këshilltarët e bashkisë së Prishtinës (për atë i marrin edhe pag(j)at, për të mbajtur duart lartë së bashku me dygishtërinjtë e "demokracisë" partiake me këmbë të zvarrura nën ulëse). Dhe për kryerjen e projekteve ishte angazhuar një kompani gjermane, emrin e së cilës akoma nuk e kam të njohur, shpresoj që investigimet nuk do të zgjasin aq gjatë sa ato të Policisë së Kosovës të provave faktike të plaçkitura nga zyra "top secret" dhe të gjyqësisë kombëtare e ndërkombëtare. Ky projekt "megalloman" thuhej se do ta zbuste papunësinë sikurse ofertat tjera partike, në radhë...

Dhashtë Zoti shqiptarët, shumë shpesh të bekuar, do të angazhohen me punë në rrrënimin ë shtëpivë të tyre dhe në ngritjen e godinave shumëkatëshe, sigurisht që kompenzimi për pronarët e shtëpive do të bëhët përmes "pjësëmarrjes" në objekt. Sigurisht ata që kanë realizuar një projekt të tillë ideor, ia kanë qitë edhe "tahminin" për pjesën reaIizuese. Kështu e kish pasë Prishtina vazhdimisht sa herë që ndërrohen "hyqmetet", komunistët e patën rrënuar qarshinë e mbuluar të Prishtinës, dhë shumë objekte të vogla zanatlish, duke ndërtuar bankën në qelq të Kosovës, postën në midis të Prishtinës dhe trerremshin e "bashkim vëllazërimit" (të gjitha shtetet i rrënuan simbolet komuniste, ndërsa trerremëshi I Prishtinës mu pranë komunarëve mbetet ende kacavjerrët). Edhe tash "bylyku" i "demokratëve" përpiqej të lansojë projekte megalomane duke filluar me rrënimin e Tophanës dhë zëvëndësimin e saj me objekte shumëkatëshe. sigurisht që janë paraparë edhe ndërtimi i baseneve dhe "hamameve" me u la e parit elektorati nga punët e mundimshme "fizike". Ka me u dalë shumë punë edhe politikanëve- ndërtimtarë dhe kompanive të tyre me i kënaqë shqiptarët me ndërtimin e rrokaqiejve, nuk është largmëndësh që këto objekte kanë me u emëruar me emra herojsh e dëshmorësh, se shumë shqiptarë patriotizmin e kanë biznes ashtu siç e pat thënë Konitza para një shekulli (edhe ashtu datat po ndërrohen sipas petkut), kështu është puna e "hyqmetlive" sa të jenë gjallë nuk u han palla për ta, kur palohen e pushojnë në "kodrën ë ditës së mirë", i stolisin më gurë të shtrenjtë dhë i bëjnë dëshmorë, dhë shumica mburren më ta që kanë qenë bashkohanik dhë bashkvëprimtar të tyre.

Të falat le t’i marrë elektorati, dhe le të kënaqen duke llafosur për biznes së nuk është për zarar, dhe për këtë ende nuk është paraparë tatimi sipas Kushtetutës që herë i thonë e Republikës e herë-herë e bazuar në Marrëveshjen Ahtisaari, le të jet ashtu si është, Kushtetutë vendore, kështu është më lehtë, një letër e presidentit Sejdiu dërguar Sollanës është më e fuqishme se shkronjat e Kushtetutës të shkruara në papirus nga artisti Shyqri Nimani. Nëse nuk më besoni do të bindeni shpejt EULEX-i e qeveria serbe veç u morën vesh për bashkëpunim ndërpolicor, nejse de parlamentarët sigurisht janë në pushim, duhen me u paritë, dimri vjen shpejt, kanë me pasë kohë me i gatitë turshitë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi