Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varfëria:Familjet skamnore bëjnë thirrje për ndihmë

Shko poshtë

Varfëria:Familjet skamnore bëjnë thirrje për ndihmë Empty Varfëria:Familjet skamnore bëjnë thirrje për ndihmë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 5:45 pm

Familjet skamnore bëjnë thirrje për ndihmë




Shumë familje në Kosovë jetojnë në kushte shumë të rënda sociale. Disa sish kanë të ardhura shumë të ulëta, që nuk iu mjaftojnë për të përballuar koston e jetesës. Kurse disa familje të tjera jetojnë me ndihma sociale, që janë po ashtu të pamjaftueshme për një jetë normale. Ata kanë nevojë për ndihmë të përhershme dhe bëjnë thirrje për ndihmë, sidomos në këtë muaj të Ramazanit, që njihet edhe si muaj mëshire dhe solidariteti.
Varfëria në Kosovë po vazhdon të thellohet. Shumë familje përballen me minimumin e ekzistencës. Në lagjen “Kodra e Trimave” jetojnë shumë sish. Nazifja jeton me tri vajzat dhe nuk ka kurrfarë të ardhurash. Ajo është kryefamiljare dhe jeton me ndihma sociale.
Një tjetër familje skamnore është edhe ajo e Ramize Zenelit, e cila jeton me të shoqin që punon në ndërmarrjen për pastrimin e rrugëve dhe dy fëmijë, njëri nga ta i sëmurë rëndë.
Në të njëjtën pjesë të qytetit të Prishtinës jeton edhe Sanie Hajzeri, nënë e katër fëmijëve. Asaj i punon i shoqi, por me pagën që merr duhet të paguajnë një kredi për shtëpinë, dhe ajo që ngelet i shtrëngon brenda minimumit të ekzistencës.
Këto dhe shumë familje tjera skamnore në Kosovë kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme materiale, për të përballuar jetën e vështirë që kanë.
Ndryshe, në bazë të një raporti të publikuar ditë më parë nga BSPK-ja, varfëria në Kosovë ka arritur në 20 për qind, përderisa shkalla e papunësisë mbi 60 për qind.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi