Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kampionati u nis me fitore të thellë

Shko poshtë

Kampionati u nis me fitore të thellë Empty Kampionati u nis me fitore të thellë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:46 pm

Kampionati u nis me fitore të thellë

Ruzhdi Statovci
Frankfurt: FC Kosova – FG Seckbach 7:3 (2:1)


Kampionati u nis me fitore të thellë Franki%20(Small)
FC Kosova Frankfurt, skuadra më e mirë shqiptare në Gjermani

Skuadra shjqiptare nga Frankfurti nisi kampionatin e ri me fitore të thellë. Në javën e parë u mund një prej skuadrave favorite për kreun e tabelës FG Seckbach me rezultat 7:3 (2:1). Golat i shënuan Alijaj në minutat 5 e 90, Hasani 23 e 72, Mazllomaj 59 dhe dy herë autogola shënoi lojtari mysafir Sikorski.
FC Kosova: Salihu, Krasniqi, Toski, Blakqori, Mazllomaj, Selmanaj, Bajraliu, Hasani. Alihajdari dhe Alijaj.
Trajner: Sami Blakqori.
FC Kosova nga Frankfurti, momentalisht skuadra më e mirë shqiptare në Gjermani kampionatin e ri e nisi siç është më së miri. Në javën eparë përkundërshtarkishte skuadrën FG Seckbach, e cila në bazë të përforcimeve nga medita ekëtushme gjermane para fillimit të sezonit llogaritet si njëprej favoritëve për kreun e tabelës. Porse skuadra shqiptare që sikurse vitin e kaluar edhe në këtë ndeshje po luan një lojë shumë sulmuese dhe ajo që është më rëndësi nuk i lëshon rastet pa i konkretizuar në gola. Kështu që në minutën e 5-të, Muhamet Alijaj solli skuadrën e tij në epërsi. Pas barazimit të rezultatit nga ana e mysafirëve në minutën 23 Skënder Hasani, golashënuesi më i mirë i Bezirkligës së Frankfurtit në sezonin e shkuar me 38 gola, e çoi skuadrën e tij edhe njëherë në epërsi, tash 2:1.
Në pjesën e dytë të takimit skuadra shqiptare shënon radhazi edhe tre gola tjerë për të avancuar 5:1. Në këtë moment, mysafirët sikur këndëllen dhe me dy gola të shënuar radhazi e shkurtojnë epërsinë në 5:3. Kjo ishte e gjithë ajo që ata mundën ta bëjnë ngase dy golashënuesit më të mirë të FC Kosovës, Skender Hasani e Muhamet Alijaj edhe nga njëherë shënohen në listën e golashënuesve për të siguruar fitorën e skuadrës së tyre me rezultat të thellë 7:3 dhe me tri pikë që nga java e parë e kampionatit të zë vend në vet kreun e tabelës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi