Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sporti në diasporë

Shko poshtë

Sporti në diasporë Empty Sporti në diasporë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 12:38 am

Sporti në diasporë


Sporti në diasporë Sh_b
Sporti në diasporë 00%20Ilirida
Pamje nga një ndeshje e skuadrës shqiptare nga Offenbachu


Offenbach: Wiking Offenbach - FC Ilirida 0:4
Rezultat i mirë me lojë mesatare
Në ndeshjen e kësaj jave FC Ilirida nga Offenbachu importoi tri pikë duke e mposhtur skuadrën Wiking me rezultat bindës 4:0. Golat i shënuan Labinot Lugolli në minutën 15, Ramiz Alia 60, Liridon Tasholli 82, dhe Shpend Sadriu 89.
FC Ilirida: Zekaj, Vll. Filis, Alia, Reshani, H. Tasholli, Vasiliev, Izeiri, L. Tasholli, Ismani, dhe Lugolli.
Trajner: Salih Lugolli.
FC Ilirida shënoi fitoren e dytë të sezonit pranveror me rezultat të bindshëm por jo edhe me lojë ndaj një ekipi mjaft të dobët të Wikingut i cili përveç disa rastave qindpërqinta ata nuk treguan asgjë në lojë. Ilirida edhe pse fitoi dhe me këto tri pikë të reja u sigurua edhe me shumë në kreun e tabelës të ajo shihet se i mungon përgatitja fizike e duhur dhe një sëmundje që çdoherë e përcjellë ekipin shqiptar, diciplina e lojtarëve edhe pse trajneri Salih Lugolli po mundohet të stabilizojë ekipin komplet psiqikisht dhe fizikisht lojtarët e Iliridës shpejt bien në provokime ose nga lojtarët kundërshtar ose nga referi si psh. kapiteni i ekipit Hebib Izeiri ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe që nga minuta e dyzetë e lojes ai duhet ta lëshojë fushën dhe lojtaret tjerë jo vetëm që duhet ta ruajnë rezultatin e pjesës së parë por edhe e ngritën në katër gola të cilat ishin mjaft të bukura në aksione ashtu edhe në të shënuar. Në këtë lojë duhet të veçojmë edhe këtë se lojtarët e Iliridës kishin shumë fat ngase në minutën e 55 dhe 72 ekipi Wikingut qëlloi dy herë shtyllat dhe sikur t´i shënonte këto raste sigurisht se do të kishte ndryshuar koncepti i lojës dhe lojtarët shqiptarë nën ndikimin psikik po e humbin durimin. Pra mbetet punë e madhe për trajnerin Salih Lugolli që të punojë edhe më shumë dhe kompenzimin e disa lojtarëve ose të lënduar ose të denuar duhet ta gjejë.

Shaip Ademaj
*******************
Hamburg: Kickers - KF Kosova 0:9
Me fitore të thellë vazhdohet seria e sukseseve
Në ndeshjen e kësaj jave skuadra shqiptare e futbollit nga Hamburgu shënoi fitore të thellë në fushën e kundërshtarit duke e mundur skuadrën Kickers Hamburg me rezultat 9:0. Golat i shënuan Saliuku në minutën 15, Alidemi 30 e 40, Kastarti 65, 77 e 79 dhe Mushici në minutat 67 e 75.
KF Kosova: Makolli, Dinaj, Beqa, Saliuku, A. Sylejmani, N. Sylejmani, Arifi, Abazi, Alidemi, Shala e Kastrati.
Trajner: Gëzim Smajli.
Në këtë javë ekipi shqiptar nga Hamburgu ishte mysafir i ekipit Kickers Hamburg të cilët po luftojnë për ekzistencë që të mbesin në ligë. Mirëpo ekipi shqiptar në këtë stinor është shumë mirë i përgatitur dhe ende nuk ka pësuar humbje kështu që vendasit në këtë takim hynë me pak shpresë se do të nxjerrin ndonjë rezultat të mirë. Kjo shpresë zgjati deri në minutën e 15-të të takimit ku një mosmarrëveshje ndërmjet mbrojtjes dhe portierit ku ky i fundit merr topin me dorë dhe referi tregon gjuajtje indirekte ku Arifi dhe Saliuku kombinuan e Saliuku shënoi golin e parë në minutën 15. U krijuan edhe disa raste ku dështohej si ng Arifi, Alidemi, Kastrati, Abazi po sikurse të shfrytezoheshin të gjitha këto raste atëherë do të ishte rezultati më i lartë. Në minuten 30 dhe 40 dy herë radhazi shënon kapiteni i ekipit Alidemi dhe ngrit rezultatin ne 3:0 me të cilin rezultat mbyllet pjesa e parë.
Në pjesën e dyte u aktivizua i riu Mërgim Mushici dhe kjo pjesë e lojës ishte pak më e lehtë se pjesa e parë ngase ekipi vendas sikur u dorëzua krejt. Keshtu që pasuan edhe golat me radhë në minutat 65 Kastrati, 67 Mushici, 75 Mushici,77 e 79 Kastrati dhe se fundit A.Sylejmani ky ishte rezultati perfundimtar i këtij takimi ku duhet t´i përmendim se munguan edhe Mazrekaj, Bauta, Kameraj.
Ju njoftojmë se të mërkurën në seancën gjyqësore me rastin e takimit të ndërprerë në mes të Sporting Clubit dhe KF Kosova u mor vendim që 3 pikë t´i merrë KF Kosova. Në javën e ardhshme klubi shqiptar nga Hamburgu pret skuadrën Billstet-Horn. Takimi fillon në orën 15.00 dhe ai zhvillohet në Dratelstr. 2, Wilhemsburg.
Adem Makolli

******************
Frankfurt: FC Kosova – TuS Makkabi 1:2
Humbje, atëherë kur nuk e pret
Futbollistët e skuadrës Kosova nga Frankfurti në këtë javë u befasuan nga skuadra izraelite TuS Makkabi, duke u mundur ne terrenin e tyre me rezultat minimal 1:2. Golin e vetëm për skuadrën shqiptare e shënoi Orhan Kazazi.
FC Kosova: Salihu, Alihajdari, Hashani, Toski, Mazllomaj, Selmanaj, Krasniqi, Kazazi, Hasani, Blakçori dhe Alijaj.
Trajner: Sami Blakçori.
Seria e gjatë prej 12 ndeshjeve të fituara radhazi për skuadrën FC Kosova nga Frankfurti u ndërpre këtë të diel, kur u mposhtë nga TuS Makkabi me rezultat minimal 1:2. Në këtë moment rezultati nuk ka fort rëndësi sa ka ndërprerja e një serie shume të gjatë të fitoreve të njëpasnjëshme. Porse një gjë e tillë edhe mund të ndodhë ngase seria e fitoreve është ditur se një ditë mund të ndërpritet, porse ndoshta jo edhe këtë javë kur i njëjti kundërshtar në sezonin vjeshtor në fushën e tij u mund me rezultat 9:4.
FC Kosova nga Frankfurti sivjet ka një ekip shumë të mirë dhe se kjo humbje nuk duhet të mirret si tragjike pasi që janë edhe mjaft ndeshje për t´u zhvilluar dhe sidomos kur kësaj i shtohet edhe humbja e skuadrës në vendin e dytë Bergen/Italia duke u rujatur distanca e pikëve dhe gjasat që deri në fund të kampionatit të kalohet një vend më lart në tabelë e më këtë të fitohet edhe e drejta për kualifikime për Bezirksoberliga, në mos u arritë vendi i parë i cili në kategorinë më të lartë i çon drejtpërdrejt.
Ruzhdi Statovci
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sporti në diasporë Empty FC Kosova me fitore të thellë vazhdon garën për kupë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:28 pm

FC Kosova me fitore të thellë vazhdon garën për kupë

FC Kosova - FC Uster 7:3
Në stadiumin që gjendet në qendrën sportive “Buhler” të Cyrihut, klubi shqiptar i futbollit nga Cyrihu “FC Kosova” realizoi një fitore të vlefshme për kupën futbollistike të Zvicrës, duke u kualifikuar kështu për xhiron tjetër të kësaj gare me rëndësi. Ndeshjen kundër FC Uster futbollistët shqiptarë e fituan me rezultat bindës 7:3.

Për të trimëruar djelmoshat nga Cyrihu, në stadium ishte i pranishëm edhe i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, i cili mori pjesë edhe në një koktej rasti që FC Kosova e kishte shtruar para ndeshjes. Ndërsa rreth 700 shikues, sa ishin mbledhur në tribunat e stadiumit, u kujdesën për atmosferë të zjarrtë sportive.

Megjithë faktin se fitorja e djelmoshave të Kosovës në fund doli mjaft bindëse, ishte fare evidente se skuadra kundërshtare nuk ishte aspak kafshatë e lehtë për ta. Kjo edhe i jep më shumë shije fitores së tyre. Kështu, pasi që pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2:2, në fillim të pjesës së dytë FC Uster ia doli të udhëhiqte me rezultatin 3 : 2, mirëpo FC Kosova shumë shpejt forcoi radhët e veta dhe nuk lejoi befasi. Në vazhdim të lojës, me një angazhim të të gjithë lojtarëve dhe me katër gola të shënuar vetëm nga golashënuesi më i mirë i ligës, Fazli Haxhiu, FC Kosova deri në fund të ndeshjes ia doli jo vetëm që humbjen ta kthente në fitore të thellë, por edhe të rriste diferencën, duke dhënë katër gola më shumë se skuadra kundërshtare. Pra ishte 7:3 rezultati përfundimtar.

Për FC Kosova luajtën: Përparim Bunjaku, Shukri Latifi, Visar Sylaj, Samet Pajaziti, Shpend Latifi, Sefer Haxhiu (83`Asdren Avdijaj), Ismail Bunjaku, Arlind Rexhaj (74`Fidan Alidemaj), Mikel Lazri, Fazli Haxhiu (90`Mërgim Rushiti) Adnan Jashari.

Golat: minuta 27`Fazli Haxhiu 1:0, 30`Porcelli 1:1, 33`Adnan Jashari 2:1, 44`Maliqi 2:2, 47`Porcelli 2:3, 60`Fazli Haxhiu 3:3, 65`Fazli Haxhiu 4:3, 73`Fidan Alidemaj 5:3, 89`Fazli Haxhiu 6:3 dhe 90`Fidan Alidemaj 7:3. SH.B.


Sporti në diasporë Gggg
Gëzimi i fitores
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sporti në diasporë Empty Risi në garën për kupën e Kosovës në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:21 am

Risi në garën për kupën e Kosovës në Gjermani

Myftar Halili, BOTA SOT
Nga mbledhja e Kryesisë së FFSHGJ-së

Në mbledhjen e radhës së kryesisë së Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, që u mbajt në Stukenbrock, nën drejtimin e Ruzhdi Statovcit, kryetar u shqyrtuan përgatitjet për mbajtjen e garës së Kupës së Kosovës në Gjermani. Gara e sivjeme e Kupës së Kosovës në Gjermani do të mbahet më 20 e 21 qershor, në Ludwigsburg ku krahas FFSHGJ-së bashkorganizatore do të jetë edhe skuadra vendëse, KF Drita-Kosova.
Të pranishmit u njoftuan me ecurinë e përgatitjeve për këtë garë që është më masivja e futbollit shqiptar në diasporë. Poashtu nga të pranishmit u inicua nevoja e ndryshimit të rregullave të garës. Deri tash sipas rregullores në fuqi, në garën për Kupën e Kosovës në Gjermani kanë pasur të drejt të marrin pjesë të gjitha ekipet shqiptare që janë të regjistruara në Lidhjet futbollistike vendëse në rrethet e tyre, kurse në kuadër të ekipit kanë pasur të drejt të marrin si huazim edhe nga dy futbollistë që nuk janë anëtarë të klubit. Me këtë ishte menduar që të përmirësohet cilësia e lojës së futbollit, mirëpo sa kishte anë pozitive kjo praktikë reflektoi edhe anët e veta negative. Për këtë qëllim u propozua dhe në fund edhe u miratua vendimi që nga gara e sivjeme ekipet shqiptare që marrin pjesë në garën për Kupën e Kosovës në Gjermani nuk kanë të drejtë të marrin përforcime nga jashtë, porse duhet të paraqitën vetëm me lojtarët e vet që janë të regjistruar në Lidhjet e futbollit në rrethet e tyre ku ato veprojnë. Me këtë kuptohet se ekipet nuk kanë të drejtë të përforcohen me futbollistë që nuk janë anëtarë të klubit.
Poashtu u vendos që në rregullore të ndryshohet edhe pika e cila sanksionon dënimin e futbollistëve që ndëshkohen me karton të kuq. U vendos që futbollistët e ndëshkuar me karton të kuq do të dënohen varësisht sipas veprës që kanë bërë kur u është shqiptuar masa e përjashtimit nga loja.
Me këto ndryshime do të njoftohen të gjitha klubet pjesëmarrëse të garës së sivjeme për Kupën e Kosovës.
Në këtë mbledhje ekipet e para që u paraqitën për këtë garë ishin FC Kastrioti nga Stukenbrocku dhe KF Kosova nga Hamburgu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sporti në diasporë Empty Re: Sporti në diasporë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi