NJË VIT PAS PAGËZIMIT NË KISHËN "GJON PAGËZUESI" NË ZALLKUQ TË KLINËS
Faqja 1 e 1
NJË VIT PAS PAGËZIMIT NË KISHËN "GJON PAGËZUESI" NË ZALLKUQ TË KLINËS
NJË VIT PAS PAGËZIMIT NË KISHËN "GJON PAGËZUESI" NË ZALLKUQ TË KLINËS, NË ORËT E HERSHME TË MËNGJESIT TË 20 GUSHTIT, KALLET SHTËPIA E FAMILJES MEHAJ NË PRIGODË DHE TENTOHET TË KALLET AJO E VËLLAIT TË GJERGJ-BAJRAM KABASHIT, TAHIR KABASHIT NË GURRAKOC TË ISTOGUT
* SHTËPIA E FAMILJES 21 ANËTARËSHE MEHAJ U KALL NË ORËN 03:10 MINUTA, NDËRSA SHTËPISË SË VËLLAIT TË GJERGJ KABASHIT,TAHIR KABASHIT,POLIC I POLICISË RAJONALE NË PEJË, IU VU FLAKA NË ORA 5 E 50 MINUTA, POR ZJARRI NË KATIN E DYTË TË SHTËPISË U HETUA SHPEJT NGA TAHIRI DHE U SHUA NË SHPEJTËSI PA U PËRFSHIRË NGA FLAKËT PJESË TË TJERA TË SHTËPISË SË TIJ
Më 20 gusht në ora 03 e 10 minuta në Prigodë të Istogut u kall në tërësi shtëpia e familjes 21 anëtarëshe të Jusuf, Gjon, Skënder, Nard dhe Ylber Mehaj, familje kjo që iu rikthye fesë katolike të të parëve në një ceremoni pagëzimi në Kishën "Gjon Pagëzuesi" në Zallkuq(Zllakuqan) të Klinës në fillim të gushtit të vitit të kaluar. Ndërkaq, në ora 5 e 50 minuta, iu vu flaka shtëpisë së vëllait të Gjergj-Bajram Kabashit, Tahir Kabashit, polic në rajonin e Pejës, duke ia vënë zjarrin katit të dytë të shtëpisë së tij porse në saje të gjeturisë së Tahirit, zjarrri u shua me shpejtësi duke mos lejuar që të përfshinte pjesë të tjera të shtëpisë dykatëshe. Sado që nuk na lejohet të paragjykojmë për faktin se kush ishin zjarrvënësit e motivet e tyre që i shtin të ndërmerrnin një akt të tillë barbar, gjithnjë përderisa Policia e Kosovës dhe organet hetuese ta thonë fjalën e vet meritore, ne si pjesëtarë të familjeve Mehaj nga Prigoda dhe Kabashi nga Gurrakoci, këto veprime terroriste i shohim si mirë të planifikuara dhe të organizuara me qëllim të përhapjes së frikës për aktin tonë legjitim për të zgjedhur besimin të cilit i takojmë me bindje, shpirt dhe zemër. Vendimet tona për t'u pagëzuar në katolicizëm kanë qenë të menduara mirë, të bëra me dashuri dhe vendosmëri, andaj janë të kota përpjekjet e të gjithë atyre që me frikë e terror mendojnë të na shmangin nga rruga jonë për ta pasur besimin fetar që e duam. Për neve është tepër shqetësuese që në Kosovën shqiptare mund të planifikohen veprime të tilla terroriste nga, siç duket, pozitat e një fundmentalizmi islamik i cili kurrë nuk ka ekzistuar në këtë formë në trojet tona. Duke qenë se kësaj rradhe gjithçka përfundoj pa pasoja në jetërat njerëzore, por me vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ne si familje Mehaj nga Prigoda e Istogut dhe Kabashi nga Gurrakoci, i bëjmë thirrje policisë së Kosovës që menjëherë e pashtyeshëm të vihet gjurmëve të krimit jo aq për atë se janë kërcënuar e kanosur jetërat dhe shtëpitë tona, porse në këtë mënyrë është duke u kanosur Kosova, shqiptarësia e vendit tonë! Pas këtyre akteve terroriste të piromanëve të tillë, politika e Kosovës nuk ka më të drejtë që ta fshehi kokën në rërë si struci, por t'i deshifrojë problemet me të cilat po ndeshet Kosova e re, ku përpos rreziqeve e provokimeve të parreshtura të Serbisë, është duke vepruar edhe një fundmentalizëm islamik i llojit të vet, i lidhur me qarqet më antishqiptare i cili ka paralajmëruar luftë ndaj neshë që nga akti ynë i pagëzimit dhe jo vetëm ndaj neshë, por ndaj ekzistencës mijëvjeçare të krishterizmit në Kosovë. Lojaliteti ynë ndaj ruajtësve të rendit, policisë së Kosovë në rradhë të parë, sikurse edhe ndaj politikës vendëse është absolut; mirëpo ne kërkojmë që policia e Kosovës dhe politika e saj, të zgjohen nga kllapia që i ka zënë se provokimet ndaj sigurisë së vendit janë të çdollojshme dhe ato porositen nga kahe e anë të ndryshme, siç janë porositur konfliktet e tilla nga Serbia në fillim të shekullit të kaluar, e siç mund të porositen edhe tash nga Serbija dhe shërbime të tjera të fshehta me disponim armiqësor ndaj Kosovës dhe kombit tonë në përgjithësi. Detyrimi me dhunë i banorëve të Lugut të Baranit e shumë pjesëve të tjera të Kosovës sonë të dashur në të kaluarën jo aq të largët, për ta pranuar me çdo kusht e mjet fenë islame përmes djegjeve nga disa herë të shtëpive të banorëve të pafajshëm, flet për një traditë dhune të nxitur nga të tjerët për interesat e tyre antishqiptare. Kjo traditë e keqe, kjo mbjellje e nxitje e kobshme antishqiptare duhet të përfundojë për hirë të Kosovës, për hirë të qytetërimit shqiptar!
Ne para së gjithash mendojmë se është me rëndësi jetike për Kosovën që ata që ndërmorrën veprime të tilla terroriste të zbulohen dhe të vihen para organeve të drejtësisë, në mënyrë që populli shqiptar ta shof fytyrën e vërtetë të këtyre antishqiptarëve dhe t'a kuptojë se nga kush është duke i ardhur e keqja. Këto veprime pa dilemë janë mirë të organizuara dhe sipas koordinimit duket sheshit se janë të natyrës operative, që do të thotë se ekziston njëfarë shërbimi i fshehur që planifikon rrezikimin e jetës dhe pasurisë së të tjerëve. Prodekani i Fakultetit të Kulturës Islame në Prishtinë, Qemal Morina, vetëm se e kemi zgjedhur fenë e zemrës pati paralajmëruar për atë që mendjes së tij i qe dukur si "lojë e rrezikshme", ndërsa kryetari i Forumit të të Rinjve Musliman të Kosovës, Behar Beqiri, na qe kërcënuar se i ka qitur "forcat në terren"! Ne i sugjerojmë policisë së Kosovës që Behar Beqiri të kalllxojë deri në imtësi se ku janë ato forca dhe cilët janë ata që janë në kuadër të këtyre "forcave" se, sipas deklaratës së tij, kjo duhet të jetë një polici religjioze islamike e Kosovës! Historikisht dihet se është Serbia ajo që ka derdhur mund e para për ta futur Kosovën në luftë vëllavrasëse ndërshqiptare, por për forca të organizuara ushtarake a policore, për të cilat foli publikisht ky far Behar Beqiri, kurrë nuk mund të dëshmohet të ketë pasur... Dhunë propagandistike ndaj pagëzimit tonë në mediat elektronike ka ushtruar edhe grupi i islamistëve të mëdhenj politik nga Shqipëria, e sidomos njëfarë Artan Mehaj nga Lushnja. Ne i kërkojmë policisë së Kosovës dhe asaj shqiptare vëmendje shumë më të theksuar, jo aq për ne sa për Kosovën dhe Shqipërinë, të cilat në asnjë mënyrë nuk duhen lejuar të shndërrohen në vatra të konflikteve religjioze të porositura nga armiqtë e kombit tonë. Të keqën mund ta parandalojmë vetëm tashti kur ende ka kohë që islamizmi politik shqiptar(!)të mos lejohet për t'u shndërruar në faktor determinues me pasoja shkatërrimtare për ndërgjegjën kombëtare shqiptare, se, për fat të keq, së paku në Kosovë, islamistët politik kanë zënë vende të pamerituara e të palejueshme në institucionet vendimmarrëse të shtetit. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi,Kryeparlamntari, Jakup Krasniqi etj, së bashku me krerët e policisë së Kosovës dhe me pjesëtarë ende të pakonsoliduar të shërbimit të fshehtë të Kosovës, do të ishte dashur që këtë çeshtje ta trajtonin me seriozitetin që e meriton. Parlamenti i Kosovë, madje, do të ishte e udhës që një seancë t'ia kushtojë kësaj dukurie kobndjellëse për Kosovën.
Ne presim të na ndihmoni në ruajtjen e pasurisë dhe jetës sonë dhe kjo mund të bëhet para së gjithash përmes zbulimit dhe vënies para organeve të drejtësisë së këtyre kriminelëve, përndryshe, nëse nuk gjejmë mbështetje nga organet legjitime të vendit tonë, ne do të jemi të detyruar të kërkojmë mbrojtje nga KFORi, vendet evropiane dhe SHBAtë, në mbrojtje të jetës sonë, pasurisë sonë, besimit tonë fetar që s'paraqet rrezik për askend, për mbrojtjen para së gjithash të shqiptarësisë së vendit tonë.
Shqiptarësia e vendit tonë është e paprekshme dhe atë s'do të lejojmë ta cenojë askush; kushdo qoftë ai, me maska a pa maska qoftë ai...
Kjo është një hakmarrje e njerëzve të errësirës që duan të na mbajnë me dhunë në fenë që nuk i përkasim dhe që duan t'i trembin qindra e mijëra shqiptarë tjerë që janë në rrugën e pagëzimit. Për ç'farë hakmarrje dhe verbërie joshqiptare është fjala tregon edhe tentim kallja e shtëpisë së vëllait të gazetarit të njohur Gjergj-Bajram Kabashit, policit Tahir Kabashit, i cili në asnjë mënyrë dhe në asnjë çast nuk e ka vënë në dyshim e peshojë dëshirën e vëllait e familjes së tij, por përkundrazi e ka miratuar pa as më të voglin dyshim. Vëllai i vërtetë kurrë nuk e mohon vëllain e vet pa marrë parasysh bindjet fetare a politike të tij, botëkuptimin dhe vizionin e tij jetësor...
Me nderime:
Familja Mehaj nga Prigoda e Istogut & Familja Kabashi nga Gurrakoci i Istogut
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Policia e Kosovës nuk i pranon provat e gjetura nga i zoti i shtëpisë Mehaj
Policia e Kosovës nuk i pranon provat e gjetura nga i zoti i shtëpisë Mehaj
Sot me daten 24.08.2009 ne ora 11 Enver Gjon Mehaj paraqitet per here te pare ne policine lokale te Istogut per te deponuar provat e gjetura nen germadhat e shtepise pas kthimit nga Norvegjia. Ne qese perplot me doreza te dyerve dhe brava dhe mekanizma te hapjes dhe mbylljes se dyerve me celsa, poashtu edhe nje mjet shume i forte me hallka me te cilen ishte perforcuar dera e hyrjes se shtepise Mehaj ne Prigode, u refuzuan te pranohen si prove ne policine e Istogut.
Ne vend se policia e Kosoves te siguronte vendin e ngjarjes dhe te merr ndonje prove qe eshte relevante per rastin ata nuk kishin levizur as nje cope tjegull nga vendi i ngjarjes. Me kujdes dhe ne menyre sa me te mire nje nga nje tjegull dhe mbeturine pra deres se hyrjes u kontrolluan nga vet pronari i shtepise Mehaj. Aty gjeta hallkat e forta me dry te pacelur dhe hallke te keputur nga dora e keqberesit. Keto provat na binden neve se gjithcka eshte planifikuar dhe organizuar mire. Por shpresa e fundit eshte profesionistet e huaj te cilet kane paralajmeruar nje hetim te mire, ndoshta vone por me mire vone se kurre sepse edhe policia e Kosoves do te bindet vet se zjarri eshte i vene me qellim. Athua ky refuzim i provave per ti deponuara ne polici i rrenjet me thelle_ Kete tja leme kohes. Por nje gje eshte e sigurte se bashkesia nderkombetare po e percjell rastin me vemendje dhe keqberesit do te arrestohen nese nuk kane perdorur doreza dhe maska. Mos u mezitni per deme materiale, ato jane imtesi ne krahasim me demet e imazhit te vendit tone te dashur, Kosoves.
Kalofshi nje dite te mire, Enver Gjon Mehaj, Kosove
Ne vend se policia e Kosoves te siguronte vendin e ngjarjes dhe te merr ndonje prove qe eshte relevante per rastin ata nuk kishin levizur as nje cope tjegull nga vendi i ngjarjes. Me kujdes dhe ne menyre sa me te mire nje nga nje tjegull dhe mbeturine pra deres se hyrjes u kontrolluan nga vet pronari i shtepise Mehaj. Aty gjeta hallkat e forta me dry te pacelur dhe hallke te keputur nga dora e keqberesit. Keto provat na binden neve se gjithcka eshte planifikuar dhe organizuar mire. Por shpresa e fundit eshte profesionistet e huaj te cilet kane paralajmeruar nje hetim te mire, ndoshta vone por me mire vone se kurre sepse edhe policia e Kosoves do te bindet vet se zjarri eshte i vene me qellim. Athua ky refuzim i provave per ti deponuara ne polici i rrenjet me thelle_ Kete tja leme kohes. Por nje gje eshte e sigurte se bashkesia nderkombetare po e percjell rastin me vemendje dhe keqberesit do te arrestohen nese nuk kane perdorur doreza dhe maska. Mos u mezitni per deme materiale, ato jane imtesi ne krahasim me demet e imazhit te vendit tone te dashur, Kosoves.
Kalofshi nje dite te mire, Enver Gjon Mehaj, Kosove
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)
» Ahmet Murati: Poezi: Titull "Urata e vitit të ri!"; Poetry: Title "New Year's Wish"
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)
» Ahmet Murati: Poezi: Titull "Urata e vitit të ri!"; Poetry: Title "New Year's Wish"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi