Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Piraj-Buxheti-dhuratë për fundvit

Shko poshtë

Shaban Piraj-Buxheti-dhuratë për fundvit Empty Shaban Piraj-Buxheti-dhuratë për fundvit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 04, 2009 1:52 pm

Shaban Piraj-Buxheti-dhuratë për fundvit U1_shaban-perajBuxheti- dhuratë për fundvit
Ardhja e Vitit të Ri dhashtë Zoti qoftë këmbëmbarë, pa konfliktualitete e me më pak shpifsharje në mes të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit
Nga Shaban Peraj
Në prag të Vitit të Ri, Kuvendi i Ulqinit miratoi buxhetin për vitin 2009, i cili në thelbin e tij parasheh tërë infrastrukturën zhvillimore të qytetit. Një buxhet të gëdhendur fuqishëm me parametra që duhet të zbatohet gjatë vitit që sapo filluam. Pavarësisht kritikave të bëra rreth tij si dhe amandamenteve të paraqitur nga një pjesë e opozitës, përfitues janë qytetarët, ata kanë hallet e veta dhe kjo i lënë ata të shpresojnë për një të ardhme më të mire përkundër krizës globale. Një debat kaq jetikë për qytetarët e saj e që u miratua me shumicë votash ishte urimi më i mire që u është dhënë qytetarëve në prag të ndërrimit të moteve. Projekt buxheti i inicuar nga kryetari i komunës, Gëzim Hajdinaga ka pasur arsye të diskutohet me qëllimin e mire për të arritur efektin pozitiv karshi taksapaguesve. Cfarë dëmesh mund të sjellë një debat aq i rëndësishëm si për funksionimin normal të pushtetit lokal ashtu edhe për vet qytetarët nga ku do të ishte qesharake nëse pretendohet se ai i sjellë komunës ndonjë tronditje.Përse atëherë kjo frikë nga niveli i buxhetit të paraparë, sa herë janë hartuar buxhete që nuk janë realizuar, po edhe ky nëse nuk realizohet, cka ka të ngjarë, a thua do të behet hataja?
Brenda debateve të zhvilluara për buxhetin e komunës së Ulqinit pati edhe debate politike ku “aktorët” nuk lanë shenj të mire duke u bërë kështu mollë sherri për cështje që nuk kanë rëndësi për opinionin me cka të sjellin neveri për fjalorin e përdorur.Aftësia e qeverisjes vendore për të krijuar një atmosferë demokratike është e pakuptueshme kur sheh se si zihen, cfarë fjalori përdorin të zgjedhurit e popullit. Nga kjo ka një tendencë për një gjuhë tjetër e cila rrebelohet për të mbërritur në një cak jo shumë të qartë. Eshtë për të ardhur keq që këtu ka një numër “aktorësh” të cilët bëhen imitues duke humbur dëshirën për të këmbyer fjalë të mira e të pastërta. Ndaj të vjen keq kur i shikon këta “aktorë” si të paaftë për të gjetur fjalë mirëkuptimi nga ku do të mjaftonte një buzëqeshje e sjellshme. Ka arsye serioze për të besuar se bile në këtë fundvit nuk është dashur të komunikohet me një fjalor që nuk e ngritë nivelin e seriozitetit. Kur këtu hidhet ndonjë mendim i ri nuk mungon zemërimi nga ku dikush dëshiron të luaj rolin e profetit për t’i thënë tjetrit “mbylle gojën”. Kjo nuk shkon pasi liria e shprehjes është ajo që të bënë të kuptosh se dëmton vetëm vetën. Duke vazhduar me mendje të mbyllura disa nga këta do ta kuptojnë se shprehja e mendimit ndryshe varet nga mënyra se si pritet ai mendim. Ata që i kanë vënë “aktorët” në krye të kuvendit duhet ta kuptojnë se duke u marrë me fraza boshe, me retorikë që nuk përkon me realitetin do të sjellin “skandal” dhe pastaj pasojnë sharjet nga ku e mira dhe e keqja janë anët e së njëjtës medalje.
Pavarësisht rrjedhave të bezdishme të seancave të Kuvendit gjatë vitit të kaluar tashmë një gjë duket e qartë, ajo se në krye të këtij Kuvendi është instaluar personi nga i cili sipas pozitës pritej të bënte ndryshime thelbësore, por që në fakt këtu u arritë një ndryshim sistemor e në asnjë mënyrë ndryshim shoqëror. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me një pushtet më demokratik e më efikas se ato të mëparshmit, përkundrazi filosofia e tyre politike vazhdon të ushqehet mbi parime jodemokratike dhe kjo shumicë parlamentare është larg të qenunit një alternative e re politike.
Fjalët e papëgjegjshme të ndëgjuara në foltoren e kuvendit sa vijnë e po shumohen nga këta “aktorë” që shfaqen para kamerave duke e quajtur vetën persona të rëndësishëm politik. Ata mund të thonë gjithcka, mund të kalojnë nga një krah në tjetrin duke menduar se kështu do të na ndricojnë udhën dhe gjykimet tona nëpërmjet sallës së kuvendit. Kush me mustakë, e kush me muskuj shihen nga ekrani televiziv se si nuk mbajnë përgjegjësi për të kaluarën e tyre, së paku para opinionit duke u prezantuar sikur të mos ketë ndodhur gjë në këtë komunë ku kryetari i tanishëm Gëzim Hajdinaga e ka të vështirë për të ndrequr gabimet e mëparshme edhe për faj të tyre ngase ishin në ato vite partizanë të një krahu tjetër. Duke u bërë zaptues të mikrofonit e me batuta fetare të pakripta shkojnë aq larg sa prezantohen edhe si profetë duke mos mbajtur përgjegjësi morale për akuzat e padrejta që lëshojnë ndaj kolegëve të tyre gjoja në emër të parimeve fetare. Këtu fjala publike e ka humbur tashmë sensin me defekte ndërsjellëse që po pëjeton opinioni nga séance në séancë.
Qëllimi i tyre është që të përdorin cdo mundësi për të mos e lënë qytetarin të gëzohet e të shpresojë për më mire duke u mbështetur në arritjet e deritashme. Nuk ka arsye tjetër. Humbja e kujtesës shërben për historinë e shkurtër të xhuxhave, nga ku një qëndrim i tillë nuk është i drejtë sepse të shpie tek përgjegjësia për të vazhduar me gabime e krahasime pa sens. Realisht pasojat negative e shtojnë efektin edhe tek qytetarët përball opinioneve që lëshojnë duke servirur “sapun për djathë”. Politikanët sjellin mesazhe fetare nga vendi ku bëhet politika dhe kjo i detyron ata që bile njëherë të bëhen të thjeshtë e të marrin pjesë në festa fetare nga ku do të sjellin mesazhe urimi pikërisht në këto festa të shënuara. Të njëjtit ndryshe sillen me vetvetën, ndryshe me opinionin ndaj konsensusi i arritur për buxhetin e vitit 2009, të shtynë të besosh se me mirëkuptim e pa batuta fetare mund të arrihet ajo për cka u ka besuar populli.

Dërgoi për ZSH: Jahir Demaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi