Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baza socialiste mbështet kandidatin Ben Blushi për kryetar partie

Shko poshtë

Baza socialiste mbështet kandidatin Ben Blushi për kryetar partie Empty Baza socialiste mbështet kandidatin Ben Blushi për kryetar partie

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 9:26 pm

Baza socialiste mbështet kandidatin Ben Blushi për kryetar partie

Dega e PS-së së Korçës mbështet platformën e deputetit të saj, për ndryshime në Statutin e partisë.


Baza socialiste mbështet kandidatin Ben Blushi për kryetar partie BEN
Ben Blushi


– Partisë Socialiste në Korçë i kërkon anëtarit të kryesisë të kësaj partie Ben Blushi që të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kryetar të Partisë Socialiste, pas ndërprerjes së mandatit të Edi Ramës. Kërkesa është bërë publike në një takim ta asamblesë të Partisë Socialiste në Korçë, e cila gjithashtu ka kundërshtuar dhe pretendimet e Edi Ramës, sipas të cilit zgjidhjet e 28 qershorit nuk mund të njihen, por shkak të manipulimeve.
Baza socialiste e kërkon kandidimin të anëtarit të PS-së Blen Blushit për kryetar të PS-së, vetëm pak ditë përpara mbajtjes të kongresit të jashtë zakonshëm të kësaj partie.
Kërkesa është bërë zyrtare nga anëtarësia Partisë Socialiste në Korçë.
Ilir Pendavinji, kryetari i Partisë Socialiste, dega Korçë shprehet se “I kërkuam deputetit Blen Blushi në mënyrë unanime, që ai të kandidojë për kryetar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, përballë dy kandidaturave të tjera të Edi Ramës dhe Arben Malajt”.
Sipas Pendavinjit rezoluta e miratuar nga asambleja e PS-së në Korçë gjithashtu mbështet platformën e Ben Blushit për ndryshimet në statutin e partisë, ndryshime këto që pritet të shqyrtohen në kongresin e 29 gushtit.
Në rezolutën e miratuar në mbledhjen e degës e Partisë Socialiste në Koçë është vlerësuar dhe puna e mirë të anëtarësisë deputetët dhe të gjithë simpatizantët e kësaj partie për të mbrojtur votat, për fitoren e kësaj partie në qarkun e Korçës. Kjo pikë e rezolutës ka sjellë debate sipas medieve që ka mbështetur rezolutën e Ramës për të mos njohur zgjidhjet për shkak të manipulimeve.
“Në këtë mbledhje pati debat rreth rezolutën së asamblesë kombëtare ishim katër-pesë veta që po debatonim, në këtë mbledhje u miratuar dhe një rezolutë, në të cilin vlerësohet simpatizantët të cilët i falënderojnë për votë që na kanë besuar neve. Dhe në mënyrë të veçantë falënderoj komisionerët e qarkut Korçë për punën që ato bënë, për mos tjetërsuar votat”, sqaroi më tej kryetari lokal i PS-ës së Korçës, Ilir Pendavinji.
Vetëm pesë ditë nga mbajta e kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, pritet që deputeti Blushin nisur dhe nga mbështetja që ka nga anëtarët e Partisë Socialiste të shpallë kandidaturën për Kryetar të PS, duke garuar përkrah Edi Ramës dhe Arben Malajt si kandidatë zyrtarë për të drejtuar selinë rozë.
Ndërkaq vetë deputeti Ben Blushi i cili kryesonte listën e deputetëve për qarkun e Korçës ka deklaruar se qëndrimin e tij do ta bëjë publik në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi