Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dega e LDK-së e Gjermanisë, mbështet Adem Salihajn për kryetar të Ferizajt

Shko poshtë

Dega e LDK-së e Gjermanisë, mbështet Adem Salihajn për kryetar të Ferizajt Empty Dega e LDK-së e Gjermanisë, mbështet Adem Salihajn për kryetar të Ferizajt

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 06, 2012 6:41 pm

Dega e LDK-së e Gjermanisë, mbështet Adem Salihajn për kryetar të Ferizajt LDK-Logo2

Dega e LDK-së e Gjermanisë, mbështet Adem Salihajn për kryetar të Ferizajt
Dega e LDK-së e Gjermanisë, mbështet Adem Salihajn për kryetar të Ferizajt 551719_385451198155396_100000715571256_1143743_2111382828_n

Adem Salihaj, një udhëheqës i dëshmuar

Dega e LDK-së e Gjermanisë përkrah fuqishëm kandidatin për kryetar të Ferizajt, Adem Salihajn, njeriun e dijës, guximit, sakrificës e luftëtarin konsekuent të vizionit rugovian për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Dega e LDK-së e Gjermanisë vlerëson lartë zgjedhjen e Degës së LDK-së së Ferizajt dhe të anëtarësisë së saj si dhe bekimin dhe përkrahjen që i dha kryesia qendrore e LDK-së në Prishtinë.

Anërarësia e LDK-së në Gjermani, e cila ka zhvilluar kontakte të rëndësishme bashkëpunimi me Degën e LDK-së në Ferizaj dhe me kryetarin e saj, z. Adem Salihajn, shprehë besimin e saj të thellë, se votuesit e Ferizajt, janë të etshëm për ndryshime që do ta kthejnë qytetin e tyre për së mbari, ku do të mbisundojë ligji dhe shteti i së drejtës, ku qytetarët do të jetojnë të lirë e pa frikë për vete, për familjet dhe pasurinë e tyre, por me shpresë për të nesërmen e sigurtë të tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Ne besojmë se Qeverisja e ardhëshme e LDK-së, në krye me Adem Salihajn, qytetarëve të Ferizajt e sidomos të rinjëve do t’u krijojë hapsirë për punë përmes investimeve, ku asnjë i ri nuk do të ketë nevojë ta braktisë atdheun, por do ta ndërtojnë sistemin e vlerave përëndimore, ku kapitali do të krijohet me pune të nderëshme dhe, jo mbi baza të lidhjeve me pushtetarët dhe përmes politikave korruptive e me dukuritë e nepotizmit e familjarizmit.

LDK-ja në Ferizaj, përmes Adem Salihajt, është ajo që do t’ju jep fund këtyre formave të pasurimit, duke përkrahur bisnesin e ndershëm, pa shantazhe e haraqe..

Anëtarësia e Degës së LDK-së në Gjermani, në të gjitha mënyrat, përmes familjeve e familjarëve, miqëve e kolegëve veprimtarë, do ta bëjnë maksimumin për senzibilizimin, përkrahjen dhe votimin e kandidatit të LDK-së, Adem Salihajt.

Vota për Adem Salihajn është vota për Ferizajn - qytet i lirisë e demokracisë, i zhvillimit dhe përspektivës për të gjithë.

Muharrem Sfarqa
Zëdhënës i Degës së LDK-së për Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi