Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen

Shko poshtë

Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen Empty Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 12:11 am

Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen

E përgatiti: Diella XHOKLI
Aktorja Joan Collins, e cila me stilin e saj të veçantë dhe përkujdesen ndaj vetes e kishte fituar titullin e ikonës së modës, mendon që shumica e yjeve të reja nuk brengosen sa duhet për pamjen e tyre

Aktoret e reja, yjet nuk përkujdesen sa duhet për pamjen e tyre kur janë në pyetje rastet formale. 'Natyrisht, stili ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Askush nuk dëshiron të duket sikur divat siç kanë qenë Pol Negri dhe Gloria Swanson. Grimi i veçantë, frizura dhe rrobat kanë qenë gjërat me të cilat magjepseshin dhe krenoheshin nënat dhe gjyshet tona, por ato të tilla do të dukeshin qesharake sot. Në të vërtetë, ato do të ishin një ‘ndryshim’ i mirëseardhur, për pamjen e parregulluar dhe të papërkujdesur të yjeve të sotme që i shohim nëpër magazina të ndryshme', tha 76-vjeçarja, Joan Collins, e cila gjithmonë ka qenë në zë për shkak të kuptimit të veçantë për bukurinë dhe për stilin e patejkalueshëm. Me gjithë këtë, në vazhdën e yjeve ‘të çrregullta’ të tanishme, Joan Collins i ka veçuar disa që nuk hyjnë në këtë grup. Dita Von Teese-n e ka veçuar për shkak të flokëve të saj të zeza, figurës femërore dhe buzëve të kuqe, ndërsa me stilin e tyre e kanë ‘lënë pa fjalë’ edhe Beyonce Knowles, Nicole Kidman dhe Angelina Jolie. 'Ndoshta divat e vërteta janë gjithnjë e më të rralla, pasi që ato vazhdimisht ndjeken nga paparacët, të cilët i zbulojnë ato nëpër aeroporte pas ditës së mëparshme të kaluar duke defiluar në tepihun e kuq. Bukuroshet e kohës së artë të Hollywood-it, për dallim nga këto, kanë qenë plotësisht të mbrojtura dhe se asnjëherë nuk kanë pasur nevojë që të ballafaqohen me paparacët dhe me sulmin e vazhdueshëm në privatësinë e tyre', përfundoi Joan Collins.
Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen Joan
Joan Collins
Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen Dita
Dita Von Teese
Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen Beya
Beyonce Knowles
Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen Nica
Nicole Kidman
Collins: Yjet sot, nuk brengosen për pamjen Angif
Angelina Jolie
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi