Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhmije Mehmetaj: Prof. Dr. Basil Schader për studimet e shqipes

Shko poshtë

Nexhmije Mehmetaj: Prof. Dr. Basil Schader për studimet e shqipes Empty Nexhmije Mehmetaj: Prof. Dr. Basil Schader për studimet e shqipes

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 27, 2009 1:05 am

Nexhmije Mehmetaj: Prof. Dr. Basil Schader për studimet e shqipes U1_NexhmijeMehmetaj

Prof. Dr.Dr. BASIL SCHADER PËR STUDIMET E SHQIPES





Shkruan: prof. Nexhmije Mehmetaj


Mësuese – Jura, Zvicër





Me emrin e Prof.Dr. Basil Schader është e lidhur tradita albanologjike e këtij shekulli, jo vetëm në Zvicër. Në ketë vend, ku gjuhësia ka një të kaluar të begatshme, albanologjia nuk kishte shtënë rrënjë të thella deri më tani. Zviceranët mund të krenohen me arritje të shquara në fushën e indoevropianistikës, por problematika shqiptare nuk ekziston fare në gjuhësinë zvicerane. Interesimet për gjuhën shqipe këtu i gjejmë në kuadër të atyre për gjuhët indoevropiane dhe të studimeve krahasimtare në përgjithësi.





Albanologjia zvicerane lindi në vitin 2000, kur dijetari Basil Shader, mori vendim për të regjistruar studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, por duke mbledhur materiale për doktoratën e tij në Zvicër dhe në Kosovë. Me gjithë mungesën e një institucioni që do të merrej në mënyrë të drejtpërdrejtë me albanologji, Basil Schader arriti të krijojë themelet e albanologjisë zvicerane, e cila do të japë gjithnjë e më shumë kontribute të rëndësishme në studimet e shqipes. Deri më tani albanologjia zvicerane ka vetëm një njeri të vetëm.





Me studimet e tij Basil Shaderi solli dhe për në qarqet shkencore të Zvicrës albanologjinë dhe e bëri që ajo të flasë edhe gjermanisht në nivel të ndritshëm shkencor. Këtë punë ai e bëri në kuadër të studimit të gjer pesë vjeçar në Universitetin e Tiranës, me botimin e librit “Shqyrtime gjuhësore


Në kuadër të këtij botimi prej 454 faqe është përfshirë teza e doktoratës së tij, mbrojtur në Universitetin e Tiranës në shkurt të viti 2005, duke qenë doktoratura e tij e dytë . Kjo vepër shënoi datë të rëndësishme në studimet shqiptare duke hapur rrugën e studimeve albanologjike, deri tani të panjohura. Libri është pritur shumë mirë në qarqet albanologjike, për shkak se paraqiste studime të zhvilluara sociolinguistike, duke trajtuar mjaft gjerë edhe situatën gjuhësore të diglosisë e të dy gjuhësisë në Zvicër. Me të drejtë, ai këtë gjendje gjuhësore të gjuhëve në kontakt, sidomos të shqipes e të gjermanishtes, po edhe të gjermanishtes e shqipes, i ka kundruar në dritën e një lidhje të ngushtë me realitetin e dy kulturalizimit dhe të dallimeve a diferencimeve etnike e shoqërore. Gjithashtu në përndarjen funksionale të varieteteve dhe të sistemeve të ndryshme gjuhësore në gji të një bashkësie shoqërore të përbashkët, siç janë prej kaq kohësh, zviceranët me shqiptarët.







Nexhmije Mehmetaj: Prof. Dr. Basil Schader për studimet e shqipes U1_BasilSchader
Basil Schader
Dy gjuhësia dhe diglosia, ashtu si edhe forma të tjera të ndërmjetme të tyre, si p.sh.”dygjuhësia” dialektore janë nga dukuritë më të rëndësishme të sociolinguistikës së sotme, prandaj edhe kanë zgjuar interesimin e shkencëtareve, si në aspektin teorik ashtu edhe në aspektin praktik. Mjafton të themi se R.Jakobsoni e konsideron dygjuhësinë si problemin themelor të gjuhësisë, kurse U. Makej (W.Mackey) e quan atë si një dukuri me përmasa të shumta. Emrat e cituar kanë rëndësi të përmenden, për shkak se flasin vetvetiu për orientimin e tij. Schaderi hyn ndër albanologët që kanë kapur pikat kyçe të këtyre studimeve. Libri i pranishëm jep mbi vështrimin dhe përmbledhjen e plotë të fryteve të studimeve pesëvjeçare të prof.dr Basil Shaderit. Materialet i ka mbledhur në Zvicër dhe në Kosovë.






Përmbajtja e studimit është zhvilluar kryesisht në këto pika .


* Bashkëjetesa shqiptaro – zvicerane, trajton aspekte historike dhe aktuale në lidhje me mërgimin shqiptar në Zvicër dhe me perceptimin e ndërsjellë të shqiptarëve dhe zviceranëve.


* Shqipja dhe gjermanishtja: Shënime për një krahasim gjuhësor . Këtu jep një krahasim gjuhësor të shqipes me gjermanishten, është një temë e pa shqyrtuar më parë.


* Shqipja dhe gjermanishtja, si gjuhë në kontakt. Paraqet një serë ndikimesh të rëndësishme ndërgjuhësore, si në nivelin fonetik-leksikor e madje edhe në atë gramatikor.


* Ndikimet e shqipes mbi gjermanishten.


* Midis gjuhës letrare dhe dialektit : Kompetencat e orientimit në shqip dhe në gjermanisht.


* Kush “ i përzien” gjuhët? Shqyrtime sociolinguistike rreth praktikës dygjuhësore.


* Hulumtime gjuhësore rreth kod – suiçingut shqip gjermanisht. Me interes është, gjithashtu, përcaktimi që bën ai lidhur me situatën e përndarjes së varianteve dhe gjuhëve të ndryshme në Zvicër, në kuadër të dygjuhësisë dhe të shumë gjuhësisë.


Pos kësaj, ai është marrë edhe me përhapjen e dijës për shqipen dhe shqiptarët në Zvicër, ka shkruar tekste shkollore të ndryshëm me vlerë për gjuhën shqipe, për ta ndihmuar mësimin e shqipes, si dhe artikuj të shumtë për rëndësinë dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, tek nxënësit shqiptarë edhe pse në kushte mërgimi. Nën penën magjepse të Basil Schaderit , këtij miku të madh të shqiptarëve ndrit si margaritar thënia e tij që në faqen e parë të librit:





“Shqiptarëve kudo në botë , me shpresën dhe dëshirën që ta ruajnë gjuhën e tyre të bukur, kulturën e tyre të lashtë dhe identitetin e tyre si shqiptarë.”





Prej dy vitesh, ai është lidhur me mësues dhe drejtues të arsimit në Kosovë. Këtë vit ka përfunduar me sukses Projektin, Standardet për tekstet shkollore pranë MASHT në Kosovë.


Mori pjesë në seminarin e pestë kombëtar për mësuesit e shqipes jashtë atdheut që u mbajt më 26 -29 korrik 2009 në Mitrovicë, Prof Shaderi shpalosi projektin tjetër shumë të rëndësishëm për mësimin plotësues të gjuhës shqipe Tekstet shkollore për diasporën, për të cilin kishte gjetur mirëkuptimin financiar nga Shkolla e Lartë e Zyrihut – Zvicër.





Biografia e Basil Schaderit është instruktive dhe mjaft tërheqëse. Aktualisht është profesor i gjuhës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zyrihut, udhëheqës i degës “gjermanishtja si gjuhë e dytë anëtar i komisioneve të ndryshme, autor i librave, artikujve të shumtë, recensent dhe ekspert në komisione të ndryshme për librat shkollorë dhe didaktikë; udhëheqës i projektit kërkimor “Kompetenca gjuhësore, orientimi gjuhësor dhe suksesi shkollor i nxënësve shqiptarë në Zvicër”. Nga viti 2003, bashkë me gruan Erica janë anëtarë nderi, në Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër .





Ai i ka të gjitha premisat të quhet dhe vlerësohet edhe si pedagog, personalitet krijues, me pikëpamje të reja pedagogjike, origjinale dhe shumë progresive. Veprimtaria e tij është shumë e pasur dhe e llojllojshme, gjë që e vërteton bibliografia e punës së tij. Meritojnë të merren në vështrim këto vepra e punime të tij:


1.”Johan Jokob Redinger ( 1619 – 88 ), Sprachwissenschofter und Pädagage im gefalge des Comenius”. Cyrih, 1985.378 faqe . Libri është pranuar e miratuar si disertacion në Universitetin e Zyrihut.


2.”Festgenossen.Über Wesen und Funktion der eidgenössischen Verbadsfeste”1993,416 .


3. Libri “ Shqip” një përmbledhje të gjerë tekstesh shqip, për nxënëse / shqipfolës dhe për mësimin ndërkulturor në klasat normale e të veçanta, i botuar së bashku me F B.,1996.


4. “Ura e fjalëve “, fjalor shkollor shqip - gjermanisht / gjermanisht- shqip.


5”Sprachenvielfalt als Chance” (Shumëgjuhësia si shans ).e tjera .





Me librat shkollorë dhe me tekstet e tjera si me broshurat dhe artikujt ku shprehu mendimet mbi edukatën Shader u takon shëmbëlltyrave më të mira të historisë së pedagogjisë së përgjithshme dhe të historisë së kulturës njerëzore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi