Adnan Abrashi: Çka jeni në horoskop Fatmir, Hashim...?!
Faqja 1 e 1
Adnan Abrashi: Çka jeni në horoskop Fatmir, Hashim...?!
ÇKA JENI NË HOROSKOP FATMIR, HASHIM...?!
Nga Adnan Abrashi
Në rrethin e shoqërisë sime të ngushtë, gjithmonë kur ndonjë nga bashkëshoqëruesit tanë fillon ta teproj me krekosje dhe lëvdata për vete, ose bëhet i mërzitshëm me muhabetin e tij, për ta ndërprerë që të vazhdoj më tej, praktikonim që në atë moment, ndokush nga ne të ndërhyjë me pyetjen karakteristike të formulës paralajmëruese: “Çka je në horoskop bre filan-fistek?”. Kështu që, për momentin kushdo që kishte fjalën dhe i bëhej kjo pyetje, menjëherë e kupton se e ka tepruar diku.
Kjo formë e shprehisë së ndërprerjes së dikujt që flet dokrra, kohën e fundit më është instaluar në mua si një ves i keq, dhe këtë mënyrë të ndërhyrjes pak sa të pahijshme ndaj të tjerëve, e praktikoja edhe në vende dhe situata të tjera jashtë shoqërisë sime. Çuditërisht, kjo shprehi e formuar, nuk reagonte vetëm kur dëgjoja ndonjë “muhalife” nga dikush aty për aty prezent, por automatikisht atë e thuaja në vete edhe gjatë leximit të ndonjë fjalimi apo artikulli si edhe kur dëgjoja ndonjë deklaratë apo lajm alla si dokrra në televizion. Në ditën e fundit të vitit të vjetër, ngjashëm reagova me zë edhe në fjalimin festiv të presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, drejtuar popullit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pasi isha i ngopur me lëvdatat dhe krekosjet e tyre përplot optimizëm të rrejshëm që na dhuronin këta, neve qytetarëve të mjerë atë ditë parafestive, ëmbël qesha në vete dhe spontanisht nga brendia e qenies sime më doli me zë të lartë ajo pyetja sarkazmatike si shprehi: “Çka je ti bre Hashim në horoskop? Po ti Fatmir... ?“, e kështu radhazi reagova edhe në rastet e shumë paraqitjeve të fundvitit të ministrave si dhe përfaqësuesve të institucioneve tjera qeveritare dhe publike të Kosovës.
Asgjë interesante këtu! Por, mbi të gjitha, kulmimi i tendosjes sime nervore arriti kur në TV lajmet ditore, dëgjova konferencën për shtyp të përfaqësuesve të KEK-ut dhe shpalljen e vitit 2008 nga ta, si vit më produktiv dhe tejet të suksesshëm. Me këtë rast, jo vetëm që isha i befasuar, por u bëra i çmendur.
“Çka është tepër, është tepër!” - thash në vet, dhe nga “nervoza” mahinalisht e ndala televizionin
Nuk është kjo e tëra! Kur u qetësova dhe më kaluan emocionet e tendosura, tentova që sërish ta kuçi TV aparatin. Merrni me mëndë?! Ai në atë moment nuk më punoi fare, sepse nuk kishte rrymë...!?
Mu në natën më të hareshme të ndarjes së dy mot – motove që shënohet në tërë botën, unë nuk pata rrym dy orë, ndërsa, po në natën e ditës së parë festive të Vit të Ri 2009, nuk pata rrymë katër orë.!
A thua, ku mbaron te ne marrëzia?!
Gëzuar Vitin e Ri 2009, Kosovë...!
Edhe pak misticizëm!
Alkimia është një urtësi e fshehtë e civilizimeve të lashta, e cila, në mes tjerash, merret edhe me njohjen dhe deshifrimin e shenjave paralajmëruese për parashikimin e së ardhmes sipas gjuhës mistike të ndodhjeve të fenomeneve në natyrë dhe lëvizjeve të vogla por specifike si sjellje kolektive të njerëzve dhe grupeve një shoqëri. Ajo, çdo ngjarje apo efekt natyror dhe shoqëror, tenton ta deshifroj si sinjal metaforik për diçka të madhe dhe më të keçe konkrete që mund të na ndodhi në të ardhmen.
Nëse së paku për momentin tentojmë që të jemi alkimist, atëherë ajo çka ndodhi si paralajmërim në fundvit me burgosjen spektakulare të 10 shqiptarëve të Kosovës Lindore nga policia speciale e Serbisë, si dhe, ajo çfarë ndodhi në ditët e para të Vitit të Ri 2009, në pjesën veriore të Mitrovicës, qytetit të Kosovës së “pavarur” dhe “sovrane”, aktualisht të njohur nga më shumë se 50 shtete, dhe që, sipas premtimit të Skënder Hysent, gjatë vitit 2009, do të njihet edhe nga më shumë se 70 shtete tjera, bazuar në metodat e gjuhës interpretuese alkimiste, nuk po më duket se, në të ardhmen, po na shkruhet mirë neve në Kosovë, mu ashtu sikur na uruan udhëheqësit tanë në fjalimet e tyre përmbyllëse festive të fundvitit.?!
Duke vazhduar më tutje me stilin tim sarkazmatik, nuk do ta pyes Kosovën se çka është në Horoskop, sepse mirë e di se ajo ka lindur më 17 shkurt dhe sipas zodiakut i takon shenjës së UJORIT. Por, edhe kur e shikoj kartelën natale të parashikimit astrologjik të kësaj shenje për vitin 2009, ajo nuk më bënë aq optimist.?!!
Duke bërë shpesh në shkrimet e mija komperacione figurative astrologjie me gjendjen tonë të tanishme politike në Kosovë, këto ditë, nga një lexues që jeton në SHBA, pranova një letër me përmbajtje specifike. Aty, në mes tjerash, ai më quante “ astro- analist shalatan”. Shumë interesat, pa dyshim. Dhe, përgjigja ime atij, ishte kështu:
“Edhe presidenti i juaj BUSH, sikur të qëndronte vetëm një javë këtu, do të fillonte të merrej me ASTROLOGJI, sepse ne në Kosovë nuk kemi rrymë edhe nga 6-8 orë në ditë (besa ndonjëherë edhe me ditë të tëra ). Kështu që, këto rrethana specifike, na mundësojnë që t’i shohim yjet në qiell edhe në pikë të ditës, e lere më natën.”.
Për kuriozitetin tuaj, miku im amerikan, nuk më është përgjigjur ende në këtë letër. E, sa për horoskopin e KOSOVËS si UJOR, atë më gjerësisht do ta prezantoj së shpejti. Pikërisht në vigjilje të ditëlindjes së saj të parë.
Gëzuar Vitin e Ri 2009, Kosovë...!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan Abrashi: Ata na thonë...
» Adnan Abrashi: Nuk po mërzitem se ata po na rrejnë, por...
» Adnan Abrashi:QAJ KITARA IME...
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
» Adnan Abrashi: Mendoj me zë...!
» Adnan Abrashi: Nuk po mërzitem se ata po na rrejnë, por...
» Adnan Abrashi:QAJ KITARA IME...
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
» Adnan Abrashi: Mendoj me zë...!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi