Gjon Frani Ivezaj: Atdhedashuria e Baca Kurti Gjokaj të Grudës
Faqja 1 e 1
Gjon Frani Ivezaj: Atdhedashuria e Baca Kurti Gjokaj të Grudës
Baca Kurti Gjokaj |
Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, që sipas konceptit të malësorëve do të thoshte askohe se kishte më tepër pushkë për t’i bërë ballë pushtuesve osmanllinj, që në Malësi gjithnjë gjetën kundërshtimin më të ashpër më armë në dorë, pakënaqsinë dhe ndjenjën e lartë të kundërshtimit dhe mosnënshtrimit ndaj zgjedhës së huaj. Për malësorin gjithnjë liria ishte gjëja më e shtrenjtë. Ata e identifikonin vetën me shqiponjën e Alpeve tona, që fluturonte në lartësi të mëdha e lirë dhe në folën e vet mirërriste zogjtë e vet. Shqipja dhe malësori kanë qenë simbole të pandara në kreshtat e maleve tona.
Nga Gjon Frani Ivezaj, Historian
Malësia ndër shekuj është shquar për figura të ndritur, që kanë bërë emër të mirë në krahinën, ku ato jetuan dhe vepruan, duke u përfshirë denjësisht në historinë e lavdishme të trojeve etnike shqiptare.
Ky fis i Grudës është i ardhur prej Basumet të Postribës të Shqipërisë së Veriut në mesin e shekullit XV – XVI. Ata menjëherë u vendosën në Malin e Grudës së sotshme kreshnike, e përmendur për një histori plot nder e lavdishme të shkruar përmes grykës së pushkës në të gjithë zonën e Mbishkodrës.
Asokohe i pari i vendit (krahinës) atdhetari i shquar Vuksan Gelaj ishte si pari i Grudës, që e cila vërtetohet edhe sot nga burimet historike të shkruar nga autorët e huaj dhe shqiptarë. Banorët vendas janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori, si dhe kanë shkëmbyer mallra dhe produktet e tyre blegtorale në qytetin e Shkodrës.
Kjo derë ka qenë e njohur historikisht edhe nga banorët e qytetit, si njerëz të pushkës, nderës, besës, trimërisë, odës së kuvendeve të burrave, lahutës e çiftelisë, në të cilën janë përjetuar gojë më gojë historitë e lavdishme të Hotit e Grudës, në luftë kundër pushtuesve shumëshekullorë turq.
Atdhetari e luftëtari i njohur Vuksan Gelaj, ishte një derë e fortë dhe me zë të nderuar në të gjithë trevën në fjalë. Ai shquhej edhe bujari dhe mikpritje ndaj miqve dhe kalimtarëve të ndryshëm vendas dhe të huaj. Bujaria e tij shembullore u tregua me Basumen dhe sëbashku me katër djemtë e tij i vendosi në tokat e veta në Vuksan Gelaj të Zetës së sotshme.
Të porsaardhurit e rinj e ndjenë vetën si në shtëpinë e tyre, ku gjetën menjëherë ngrohtësi tipike shqiptare e tradicionale malësore, besë dhe bujari, ndihmë dhe integrim të shpejtë në ambientin e ri ku u vendosën këto miq te rinj të Grudës. Ende në histori përmenden oborret dhe kështjella e Vuksan Gelës.
Nga kronikat e kohës hartuar nga reportërët vendas dhe të huaj, që janë marrë me hulumtimin e historisë së krahinës së Malësisë në veçanti, del se zemërgjerësia dhe bujaria e madhe e Vuksan Gelës. Gjatë shekujt e mëvonshëm nga katër vëllezërit u krijuan dhe morën përhapje në trevat malore katër fiset Basumes, që vijnë nga Gjokajt e sotshëm vëllai i parë, e më pas erdhën vëllezërit: Lulgjuraj, Kalajt dhe Vulajt.
Me pushtimin e Shkodrës në vitin 1638, simbas kronikave historike, pothuajse të gjithë barqet (breznitë) e Malësisë së Veriut, bënë lëvizje (migrime), nëpër shumë vende gjatë kohës që qyteti verior Shkodra po kalonte çastet e hidhura nga mësymjet e të huajve.
Nga ana e tjetër, shqiptarët dhe në veçanti malësorët e Grudës, rrokën përherë pushkën në mbrojtje të trojeve të tyre stërgjyshore, duke qenë një pengesë serioze për pushtuesit turq. Kryengritjet spontane të kohës përfshinë edhe Malësinë e Grudës. Pjesë e kësaj rezistence të vendosur dhe të herëpas’herëshme u bënë edhe bijtë e Basumes, pra antarët e familjeve të katër fiseve, të cilët si trima dhe luftëtarë të dalluar i qëndruan përkrah vëllezërve shqiptarë grudianë.
Bijtë e Basumës u përqëndruan dhe ndërtuan shtëpitë e tyre në formë kulle me frëngji në Malin e Grudës, duke e populluar atë brez mbas brezi. Sot gjurmët e hershme të vëllëzërve të Basumës mund të gjehen si dëshmi fare lehtë tek stërnipërit e tyre që mbajnë mbiemrat e të parëve të tyre, si: Gjokajt që gjenden në Mileshin e sotshëm, sikurse edhe në vende të tjera; fisi i Lulgjurajve që gjendën me shtëpitë e tyre në Selishtën krenare; fisi i Kalajve që gjenden në Pikale; fisi i Vulajve në Vulajt e sotshëm të Grudës.
Luftrat e njëpasnjëshme kundër mizorisë së Perandorisë Otomane dhe sulltanëve, që herë pas here udhëhiqnin ekspeditat ndëshkuese kundër malësorëve trima shqiptarë, mbajtën të ndezur në zemrat e malësorëve ndërgjegjën e lartë për t’i dalë zot vatanit dhe mbajtur mbi supe gjithnjë armët dhe barutin, si gjënë më të shtrenjtë.
Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, që sipas konceptit të malësorëve do të thoshte askohe se kishte më tepër pushkë për t’i bërë ballë pushtuesve osmanllinj, që në Malësi gjithnjë gjetën kundërshtimin më të ashpër më armë në dorë, pakënaqsinë dhe ndjenjën e lartë të kundërshtimit dhe mosnënshtrimit ndaj zgjedhës së huaj.
Për malësorin gjithnjë liria ishte gjëja më e shtrenjtë. Ata e identifikonin vetën me shqiponjën e Alpeve tona, që fluturonte në lartësi të mëdha e lirë dhe në folën e vet mirërriste zogjtë e vet. Shqipja dhe malësori kanë qenë simbole të pandara në kreshtat e maleve tona.
Djemtë e Basumës gjithnjë kanë qenë një krah i djathtë i Vuksan Gelës së Grudës, që luftonin kundër taborreve të rënda të ushtrisë turke, që me çdo mjet dhe dredhi kërkonte nënshtrimin e panënshtruarve malësorë. Krenaria e malësorëve mbijetoi ndër shekuj. Dhe pjesë e kësaj ishin edhe katër viset që u bënë pothuajse vëllezërit e Vuksan Gelës, duke e justifikuar ndër shekuj, bujarinë, zemërgjërësinë, që dera e njohur e të parit të Grudës u dha bijve të Basumës ndër shekuj. Kjo mirënjohje u njoh gjithnjë me fisnikëri nga katër vëllezerit, bijtë dhe stërniperit e tyre që mbushën sofrat e kullave të Gjokajve dhe të vëllezërve të tjerë.
Simbas një kroniku të kohës veneciane Pino Ambrozzi, thuhej se patriotizmi, ndera, bujaria tradicionale dhe me gjithnjë me zemër të bardhë e treguar nga i pari i Grudës Vuksan Gelaj, ka berë që brezat e katër vëllezërve e mbajtën me nder besimin që katundi i Grudës tregoi ndaj kësaj familje të parë që erdh dhe u vendos në Grudë shumë shekuj më parë. Ata dhe ne veçanti fisi i Gjokajve me në krye pinjollin e denjë te saj Baca Kurti Gjokaj i Grudës, është shquar për besë, trimëri, bujari, ruajtjen e zakoneve dhe traditave të krahinës, respektin ndaj të parëve vendas, historisë së lavdishme që kishte dhe ua rriti edhe me shumë nderen dhe lavdinë krahinës së Grudës.
Patriotizmi i madh i treguar me shembuj konkret nga Vuksan Gelaj i Grudës dhe sokolat trima të Basumës, u shpreh tek mbrotja me vendosmëri që ata i bënë kishës së Shën Kollit (Shën Nikollës), që asnjëherë ajo të mos kthehet me minare të xhamisë turke.
Duhet kujtuar se ushtria turke, mbasi vriste, masakronte, surgjynoste, torturonte, shkatërronte çdo gjurmë të pastër të burimeve dhe jetës kristiane të popullit shqiptar, duke i kthyer objektet e kultit të krishterë në xhami me minare.
Në fakt baza e të gjithë themeleve të objekteve islame ose xhamive në Shqipëri, janë të mbushur me gjak të pastër arbëror e kristian, gjurmët e së cilës gjenden përveç se në objektet e fundit arkeologjike që janë zbuluar aty, por edhe nga vetë emrat njerëzve dhe toponimimet e hershme që ende ruhen ne shumë qendra banimi dhe krahina të ndryshme brenda vetë Malësisë dhe ne terësi në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë si dëshmi e shekujve kristianë. Njëkohsisht këto gjurmë të freskëta i ndeshim sot edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë së Mesme dhe Jugut ashtu edhe në trojet etnike shqiptare në Maqedoni etj.
Prej fisit të Gjokajve gjatë shekujve kanë dalur burra me zë në të gjithë trevën e jashtë saj, të cilët tradicionalisht janë shquar për vyrtytet e hershme tipike shqiptare, si: besa, trimëria, atdhedashuria, zbatimi me përpikmëria i kanunit të maleve të Lekë Dukagjinit, urtia, oda e burrave, mikpritja me zemër dhe bujari për të gjithë miqtë dhe kalimtarët e thjeshtë që kanë bujtur në këtë kullë fisnike plot njerëz të ndershëm e bujar.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjon Frani Ivezaj: Atdhedashuria e Baca Kurti Gjokaj të Grudës
Fisi i Gjokajve dhe pinjolli Baca Kurti
Prej fisit të përmendur për besë e burrëri, bujari e fisnikëri të moçme shqiptare doli patrioti i flaktë Baca Kurti i Grudës, i cili përmendet shpesh në analet e historisë së popullit shqiptar dhe në veçanti në kryengritjet e njëpasnjëshme të kohës kur ai jetoi dhe veproi si një shqiptar i vërtetë.
Ai ishte dhe mbeti një njeri i madh i kombit shqiptar, që gjithë jetën e tij luftoi me armë në dorë në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare. Baca Kurti i Grudës, iu bashkëngjit patriotëve të shquar, që askohe vepronin në qytetin e lashtë të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.
Ai gëzonte respekt në të gjithë vendet ku ai shkonte, sepse kishte besë, burrëri, trimëri, bujari, ndërshmëri, ishte njeri i fjalës, nderit, respektonte kanunin e maleve tona shkreshnike, ishte njeri i urtë dhe shumë i mençur në zgjidhjen e probleme të trevës së tij, luftoi pa reshtur për ndërgjegjësimin e malësorëve për liri dhe pavarësi kundër Portës së Lartë të Perandorisë Otomane asokohe.
Baca Kurti i Grudës dha kontributin e tij të madh në drejtim të pajtimit të gjaqeve mes shqiptare, duke u munduar ta zbuste këtë plagë shumëshekullore që ndoqi malësitë tona ndër shekuj. Ai thoshte, se shqiptarët nuk duhet të derdhin gjak mes vedit por duhet të luftojnë dhe bijnë në fushën e betejës me nderë si dëshmorë të adheut.
Gjakderdhja ishte dhe mbeti një plagë që e ndihmoi edhe më shumë pushtuesin turk të jetonte më gjatë në trojet tona, sepse malësorët dhë në tërësi shumë krahina shqiptare, në vend që të luftonin turkun ia kishin drejtuar grykën e armëve shtëpive në asmeri.
Në histori kanë mbetur të shënuar shumë shembuj pozitiv që mbajnë firmën e pajtimit të Baca Kurtit të Grudës, mbasi ai ishte një burrë i madh me një vizion dhe dëshirë që populli shqiptar të çlirohet një herë e përgjithmonë nga nata e gjatë e mjerimit dhe vuajtjeve që kishte sjellë pushtuesi mizor turk edhe në krahinat e Malësisë së Veriut të Shqipërisë dhe në veçanti në Malësinë e Mbishkodrës.
Baca Kurti i Grudës ishte bashkëkohës i trimit legjendar Smajl Martinit, që ishte Bajraktari i Grudës, i Çun Mulës së Hotit, heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit, Pec Petanit të Shkrelit e të Keçe Turkut të Kelmendit etj. Ai me armën ngjeshur shok mori pjesë në luftrat më të përgjashme të popullit shqiptar, në kryengritjet e njëpasnjëshme që u zhvilluan në Malësi, të tilla si: Lufta e Spushit, kundër taborreve mizore turke, u dallua si një luan i vërtetë në Betejën e Deçiqit në vitin 1890, në Luftën e Plavës dhe Gucisë etj.
Nëse do të shohim me kujdes fotot historike të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, sëbashku me trimat e kohës që vinin nga Malësia ishte edhe Baca Kurti i Grudës, që përkrah patriotëve të vërtetë liridashës e kishin marrë në dorë fatet e popullit shqiptar, për ta liruar tokën tonë martirë një herë e përgjithmonë nga zgjedha shumëshekullore turke.
Gjithnjë shtëpia e njohur e Baca Kurtit të Grudës nxori burra me famë, zë dhe besë, nderë, fjalë, trima e azganë, që me shembullin përsonal shkruan historinë e krahinës përmes flakës së barutit të pushkëve të tyre, duke qenë përherë ndera dhe krenaria e përhershme për Malësi dhe trojet etnike shqiptare. Në historinë e popullit shqiptar ata zenë një vend të merituar, sepse e shkrinë jetën e tyre për çështjen e madhe të atdheut.
Kështu nga kronikat e kohës dhe historianët e ndryshëm, shohim Baca Kurti i Grudës me trimat e tij nuk iu nënshtrua mjerimit, shtypjes dhe asgjesimit historik të pushtuesve mizor turq, por përmes zërit të brendshëm të ndërgjegjës kombëtare, ata i vunë gjoksin mbrojtjes së atdheut, duke bërë jetën e tyre fli në mbrotje të tokës amtare që edhe më përpara fiset e tyre e kishin larë më gjak të pastër trimash.
Kështu sipas Imzot Simonit, një historian i njohur, thuhet se Idriz Pasha i Shkodrës dëshironte që përmes një ushtrie të madhe turke të hynte në Guci e Pejë më 1890. Gjithashtu e shkruhet se Haxhi Zeka i Pejës i kërkoi ndihmë Baca Kurtit të Grudës e Idriz Selmanit kryekomandant i Pejës ishin krahu i djathtë i Haxhi Zekës, për të luftuar kundër ushtrisë së Idriz Pashës. U bë një mbledhje shumë e rëndësishme historike afër Pejës, ku mori pjesë edhe trimi i Grudës për të eliminuar me luftë ushtrinë mizore zaptuese turke.
Lëvizjet patriotike antiturke të kohës të drejtuar nga patriotët e flaktë të lirisë së Baca Kurti i Grudës, ranë në sy të Portës së Lartë dhe vezirave të Shkodrës që me kohë ishin të stacionuar në qytetin më të lashtë Verior të Shqipërisë.
Nga ana e tjetër, duke parë zgjerimin e kryengritjeve dhe zemërimin e popullit të malësisë se po rritej e zgjerohej shumë, për të mos rrezikuar qeverinë e tyre në pjesën Veriore të Shqipërisë, Porta e Lartë përmes njerëzve të saj, kishin organizuar herë mbas herë atentate dhe forma të tjera të eliminimit fizik të patriotëve shqiptarë dhe udheheqësve kryesorë të tyre, mbasi ishin njerëzit më të rrezikshëm të Perandorisë Turke asokohe.
Shpesh udhëheqve u ofrohej edhe shumë të mëdha me ar (ose me lira turke), për të thyer karakterin e tyre dhe qëllimin e kryengritjeve antiturke. Por më kot se trimat e lirisë dhe komandantët legjendar të tyre nuk blihen as trathojnë interesat e larta kombëtare për disa aspra (lira) të pushtuesve turq. Veziri i Shkodrës, i ka thënë Baca Kurtit të Grudës që t’ia shes atij Grudën dhe të bashkohet me ushtrinë turke, duke i dhënë poste dhe ofiqe të lartë në Perandorinë Turke, ashtu sikurse kishin bërë shumë shqiptarë të tjerë që më vonë ishin kthyer në vegël çorre në duart e mizorëve turq.
Disa nga trathtarët e kombit të veshur dhe paguar nga ushtria turke disa herë kishin ardhur në Malësi nën flamurin e turkut. Një rast i tillë është e shenuar edhe në historinë e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të udhehequr nga fatosi i lirisë Dedë Gjon Luli më 6 Prill të vitit 1911. Por trimat e Dedës këto trathtarë mercenarë të kombit që vinin nga Shkodra me flamurin e Sulltanëve të Stambollit, mbasi i zunë rob i lanë të lirë të kthehen të turpëruar në Shkorën që e kishin trathuar për disa lira turke.
Një këngë popullore me lahutë e çifteli këndohet edhe sot:
“Po çon Veziri kalin e parë,
te Baca Kurti i Grudës,
kqyr more Vezir do tjera halle,
se Baca Kurti i Grudës
nuk e shet vedin me pare.
Se jem djemtë e Malcis
E nipat e Gjergj Kastriotit….”
te Baca Kurti i Grudës,
kqyr more Vezir do tjera halle,
se Baca Kurti i Grudës
nuk e shet vedin me pare.
Se jem djemtë e Malcis
E nipat e Gjergj Kastriotit….”
Prej këtyre themeleve të fisit të Baca Kurtit lindi edhe Gjergj Daku Gjokaj, profesor i dalluar i Malësisë, njeri energjik, patriot i zjarrtë për kombin shqiptar. Ai si profesor ka dhënë mësim në Universitetin e Prishtinës, ka drejtuar emisionin e gjuhës shqipe në Titograd. Ai është gjithashtu autori i shumë librave për fëmijë, ku midis tyre mund të përmendim librin: “Koha”. Krijimtaria e tij përfshin edhe fushën e prozës, poezisë etj.
Gjergj Daku Gjokaj, ishte pjesëtar i Mbledhjes së Malësisë të vitit 1964 për Pajtimin e Gjaqeve. Dihet se asokohe në Malësi gjakmarrja ishte një plagë e rëndë që pikonte gjak të pafajshëm. Aty morën pjesë bajtaktarë, vojvodë e burrat e tjerë të dalluar të Malësisë, nga Shqipëria, Kosova etj.
Ashtu sikurse vellai i tij edhe Gjelosh Daku Gjokaj, ishte një intelektual i shquar në fushën e pikturës. Ai edhe sot ka nënshkrimin e veprave të tij në shumë ekspozita dhe galeri arti në mbarë Europën, por më së shumti punimet e tij me penelin me ngjyra gjenden në Romë, Londër, Athinë etj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjon Frani Ivezaj: Mbijetesa, dëshmi e lavdisë shqiptare ndër shekuj
» Albert Shala: Dëshmori i Kombit Tomë Rrok Gjokaj
» Tringa e Grudës (Video)
» Eleonora Gjokaj:ULLIRI
» Elida Buçpapaj:TEK RITA SALIU HEDHIN SHTAT NJËHERËSH SHOTA E DRENICËS, TRINGA E GRUDËS, NORA E KELMENDIT, GONXHE BOJAXHIU E PRIZRENIT
» Albert Shala: Dëshmori i Kombit Tomë Rrok Gjokaj
» Tringa e Grudës (Video)
» Eleonora Gjokaj:ULLIRI
» Elida Buçpapaj:TEK RITA SALIU HEDHIN SHTAT NJËHERËSH SHOTA E DRENICËS, TRINGA E GRUDËS, NORA E KELMENDIT, GONXHE BOJAXHIU E PRIZRENIT
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi