Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eleonora Gjokaj:ULLIRI

Shko poshtë

Eleonora Gjokaj:ULLIRI Empty Eleonora Gjokaj:ULLIRI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 28, 2011 5:09 pm

Eleonora Gjokaj:ULLIRI Eleonora-K.Gjoka_

Eleonora Gjokaj:ULLIRI

(poemë)

I gjelbër më je,
Përherë krenar,
I lartë, i drejtë,
Hijeplotë,
Plot bisqe, plot fletë.
Me trungun,

Plot zgavra, stoik,
Shekullor,
Asgjë me ty
S’krahasoj.

Statujë e kohërave,
Që ikin e vijnë,
Far i mikpritjes,
Dhe i dashurisë,
Që aty mbijnë.

Fëshfërimën e gjetheve,
Unë e mblodha
Tek ti, ulli,
Në muzë e ktheva,
Në këngë e melodi,

Para çdo fëshfërime,
Që shperndahet nga ti,
Të magjepsur do mbesim,
Përherë, ne jete,
Na ngjan si mrekulli.

E ç’janë
Para teje
Mbretër,
Princër,
Kardinalë,
Presidentë,
Diktatorë?

Gjithçka ndryshon,
Ndryshon vazhdimisht,
Ndryshon përherë kah,
Siç ndryshon një ekran.

Vijnë e venë qeveritë,
Përmbysen, tronditen,
Ca vijnë pa dashje,
Ca vijnë se nxiten.

Dhe bëjnë që bota,
Të mbushet mornica,
Të dridhet nga pasiguria,
Nga luftat, nga frika.

Por ti, o ulli, shekullori,
Fëshfëritësi, mbetesh aty,
Rrahur nga vitet e shekujt,
Rrahur nga shume stuhi,

Rezistues, dëshmues,
Muze i gjithë kohërave,
I përkulshëm ndaj dashurive,
I pamposhtur ndaj stuhive.

E ndodh që sakatohesh,
Trupi me plage mbulohet,
Nuk pret të vijë kush,
Por vetë mjekohesh.

Njerëzit largohen,
S’jetojnë përherë,
Si vegjeton ti, o ulli,
Aqë gjatë, plot vlere.

Brezat vijnë e ikin,
Jetëshkurtër, kalimtarë,
Po ti historitë e tyre,
I ke dëgjuar, i ke parë.

Shkundi pak fletët,
Shkundi pak gjethet,
E në vend të kokrrave
Bien dhimbjet e jetës.

Drama, tragjedi,
Brenga dhe halle,
Kamje, moskamje,
Dashuri, tradhëti.

Ti mbetesh si ditar,
I atyre që ishin e s’janë,
I atyre që janë e s’do jenë,
Ditar dhe pishtar që rrëfen.

Ti, o i madhi ulli,
Ishe fjalë e urtë,
Shpresë dhe bollëk,
Që sjell bekim e mirësi.

Vetë Jezus Krishti,
Me Apostujt e tij,
Nën hijen tënde lotuan,
Kur nga Juda u tradhëtun.

Sa tshume të adhuroj,
O pemë e Perëndisë!
Për çdo gjë që natyra,
Plot nur të ka qëndisë.

Për trupin e lartë,
Per kurorën e artë,
Per degët e plota,
Dhe zjarret e ngrohta,

Për lulet e bardha,
Per kokrrat e rralla,
Stafidhet e thata,
Vajin ngjyrë t’artë.

Për kurorën ombrellë,
Që rri e gjelbër përherë,
Fëshfëritjen ëndërruese,
Për hijen freskuese.

Rrënjët e futura thellë,
Tokën fort e pushtojnë,
Gërshetuar ne kapilarë,
Përjetësisht e perqafojne.

Njerëzit te cmojne miresite,
Cdo gje e kane ne perdorim,
Bejne kremëra, sapunë, bërsi,
Në kozmetikë e në industri.

Gjethet e verdha pa jetë,
I vetëkthen në ushqim,
Kështu je ti, i bekuar ulli,
Nuk je pemë, por mitologji.

Ti e nderon atë Rivierë,
Ti, më e bukura legjendë.
Ti, moj pemë e uruar,
Sa jeta duhesh respektuar.

Ndaj me gjethet e tua,
Kurorat e fitoreve krijuan,
Mbretër e triumfatorë,
Olympikas u zbukuruan.

Liria, shpresa, pasuria,
Paqja, fitorja, qetesia,
Janë thurur e gershetuar,
Mes bisqeve të gjelberuar.

Me thjeshtesine e penës,
Ngjyer në qiellin e kalter,
Ngjyer ne detin plot tallaz,
Per një të vërtetë, do flas:

Kemi një ulli, ne një pronë,
Qe si legjendë, ai qendron,
Në fushën tone, në Qeparo,
Nga më të lashtët në botë,

Ne moshe mijra vjecar
Per te zotet akoma krenar,
Kishte mburojë të fortë,
Njerëz të mirë e punëtorë.

Tek secili prej nesh,
Mirësia e tij na ndjek,
Shpirti ynë kur vuan,
Atje qetësinë e gjen.

E dinte këtë gjyshi im,
Ndaj në çastet e fundit
Kur ishte duke u larguar,
Gjyshja i kishte kerkuar:

- Petro, të shesim një ulli,
Do jetë një zgjidhje e mirë,
Do të kemi shumë mundësi,
Të blejmë ca ilaçe për ty”.

Por atij që i dhimbeshin,
Ullinjtë njësoj si fëmijët,
Pranoi më mirë të vdiste,
Por jo ullinjte t’i shiste!

“Jo, moj grua c’po degjoj,
Ulinjte duhet te prodhojnë
Janë si prinder për fëmijët,
Dhe fëmijë nga prindët tone!

Ulliri eshte monument,
Trashëgimnia jone na flet,
Nuk merr gje nga njeriu,
Dhe pa pushuar na jep,

Mbeten burim dhe pasuri,
Lidhen me ne në përjetësi,
Fëmijët, pas vdekjes sime,
Do kenë si mbështetje ty.

Por po mbetën pa ullinj,
Do mbeten pa prindër,
Do humbasin mua e ty,
Dhe gjithëashtu sigurinë.

Nuk preken jo Ullinjte,
E kane vleren si femijet,
Jane identiteti yne,
Do shoqërojne breznite!

ULLINJTË E BRAKTISUR

Kur u shkova pranë,
Mallëngjim më dhanë,
Si pleq te rene u dukën,
Të varfër e mjeranë;

Prere copë e sakatuar
Të tharë, të shkatërruar,
Nga pseudopronarët,
Nga ca njerez barbarë.

Ah, sytë ç’më panë!
Ku janë të paret tane,
Thirra ane e mbane,
Përgjigje s’ me dhane.

Aty - këtu ndonjë ulli
Qe kthyer në klithmë,
Drejt qiellit ankohej,
Mbase atje do dëgjohej.

O botë e çuditshme!
Gjembat pse i krijove,
Kur rrite trëndafilat,
Me gjithe ato lloje?

Përherë përkulemi,
Para teje i miri ulli,
Se vaj i jep kandilit,
Dhe njerëzve mirësi.

Flaka jote e mirë,
Ndezur le të rrijë,
Te shndrisë përherë,
Për shpirtrat që venë.

Njerëzit mëkatarë,
Të mos vënë sopatë,
Të keqen ta ndalin,
Zoti u dhëntë hakë!

30 Shtator 2002, N.Y

ULLIRI
DHE GRATE
HIMARJOTE


Shpesh gërshetat e grave,
Dhe ato te nënës sime,
U mpleksen mes degëve,
U ngaterruan me bisqet.

Petalet supeve qendronin,
Me lulet e tyre te bardha,
I kthenin në nimfa te reja,
Ne shtojzovalle e ne zana.

Ata kuptonin shumë,
Ata shihnin dhe shumë,
Në vitet me ato gjëmë,
Beheshin si muzeum.

Mbuloheshin gjelberim,
Nxirrnin sythe te rinj,
Perhapnin fëshfërimën,
Mbushej fusha me prodhim.

Nën te fresketat hije,
U shkruan historira,
Atje pati mbështetur,
Shpatat e saj trimëria.

Prandaj sot ato trungje,
Plot shenja i shenojne,
Për gjithë të vërtetat,
Plagët e tyre rrendojnë.

Do mbesin deshmimtare,
Se kane humbe pronaret,
Dhe qeshin edhe qajne,
Per vitet me mjerane!

Nje dite me nenen time,
Tek shetisja nen ato hije,
Trungun e Ullirit perfshiu,
Dhe vuri duart ne ije!

Lotet curk asaj i vane,
Per pronen kishte mall,
Ja u moren si brutale,
Te panjohurve u a dhane!

Kjo s’ndodhi me Turqine,
Betohem per Perendine,
Braktisje te tille jo, s’ pane,
Te mjeret Ullinjte tane!

Elko
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi