Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Karaxhozët e Vetëvendosjes

Shko poshtë

Halit Bogaj: Karaxhozët e Vetëvendosjes Empty Halit Bogaj: Karaxhozët e Vetëvendosjes

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 12:51 am

Halit Bogaj: Karaxhozët e Vetëvendosjes U1_HalitBogaj


KARAXHOZET E VETËVENDOSJES

Nga Halit Bogaj

Është për t’u tronditur se si na përsëritet historia brenda vetëvetes, apo llojit tonë,siç është bërë zakon të thuhet,duke parë me sytë tanë dhe duke e dëgjuar me veshët tanë se çka janë duke bërë dhe vepruar të ashtuquajturit’’patriotë’’të ‘’Vetëvendosjes’’ të cilët për namin tonë të zi i përkasin një grupi adoleshentësh të padefinar që ia bëjnë varrin Kosovës dhe për fat të keq edhe mëtej mbesin të paprekur/në mënyrë publike/ nga opinioni,mjetet e informimit dhe oraganet tona shtetërore të cilat japin ndonjë deklaratë shumë të butë dhe nuk dalin haptas kudër tyre për t’i treguar opinionit dhe të gjithë neve se sa të dëmshme janë veprimet e tyre të cilat na çojnë në theqafje të mëtejme dhe na bëjnë të irituar në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas disave’’na ka ndihmuar të çlirohemi’’kurse sipas meje dhe tërë popullit shqiptar’’na kanë çliruar’’nga A-ja deri në ‘’ZH’’. Si duket për këta karaxhozët e ‘’Vetëvendosjes’’/kërkoj falje, term i huazuar nga Skënder Zogaj/d.m.th. Perëndimi, Ahtisari me shokë etj./as që na kanë ndihmuar për t’u çliruar as nuk na kanë çliruar fare!!!, prandaj ata sot veprojnë zi e më zi dhe keq e më keq kundër atyre që u përcaktuan për ta pranuar shtetin e Kosovës, për t’i ndihmuar dhe për ta afruar sa më tepër drejt integrimeve euro atlantike të cilat janë në derë dhe nuk kanë ku të shkojnë tjetërkah,përveç nëse ndoshta ‘’karaxhozët’’bëjnë ndonjë veprim tjetër të radhës dhe ndonjë zbulim ‘’xhordanobrunian’’për të na bindur të gjithë neve se e kemi gabim kurse vetëm ata’’arushana dhe hyxhymxhi’’që praptojnë vetura të’’Euleksit’’e kanë mirë!!!.Është për t’u çuditur se si Kryetari i shtetit dhe Kryeministri i vendit nuk e shohin rrezikun e karaxhozëve të cilët janë duke shkuar vazhdimist ekstrem pas ekstremi, si herën e fundit kur i’’praptuan’’dhe i thyen vandalisht dhjetra makina të Halit Bogaj: Karaxhozët e Vetëvendosjes U1_3‘’Euleksit’’kurse Kryeministri ynë i pafuqishëm ndaj tyre arsyetohet në njëfarë mënyre se’’Ne vetë e kemi thirrë Euleksin’’, duke mos treguar se po të mos ishte Euleksi këtu, 62 shtetet që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës dhe parasëgjithash SHBA-të,nuk do të ishim as ne si popull, por as karaxhozët e lazdruar të cilët/duke mos u dënuar fare për veprimet e veta të çoroditura, parasëgjithash antikosovare, mos të them antikombëtare ngase po më zihet për të madhe dhe e papranuar nga dikush/atëherë këtu gullumuç do të ishte Serbia me tërë arsenalin e saj të njohur!.Ata me veprimet e veta vandaliste/kundër veturave të’’Euleksit’’/ na i kujtuan ata të Beogradit atë ditë kur u pranua Pavarësia e Kosovës!Edhe këtu nga dikush do t’më zihet për të madhe por nuk kam çka bëj.

Kta ‘’maicbardhë’’dhe ‘’pëllumba paqësorë’’njëmend përngjajnë shumë në ata me mjekrra, siç kishte thënë njëri në një koment të ‘’Zemrës shqiptare’’! Bile bile kanë aq shumë ngjashmëri sa që mund t’i qujsh’’binjakët siamezë’’ngase kush e deformoi aq keq para disa ditësh apo muajsh foton e Tina Kajdanovit?!. Ata duke mos qenë të kënaqur me asgjë që është arritur në Kosovë, vazhdojnë të ecin përpara me qëllimet e tyre, po e përsëris’’të padefinuara, të pakuptuara dhe të çoroditura’’të cilat e dëmtojnë pa masë qenjen tonë kombtare dhe veprojnë, siç thotë populli’’një budallë e gjuan gurin dhe njëqind të mençur s’mund ta nxjerrin’’.

Se çfarë efekti negativ dhe shumë tragjik kishte veprimi banditesk i’’Vetëvendosjes’

kundër veturave të’’Euleksit’’ tregon edhe fakti se pikërsih të nesërmen në Mirovëcën veriore plasi konflikti midis policisë serbe të Veriut she shqiptarëve të atjeshëm ku kishte edhe të lënduar!Sigurisht mund të jetë që policia e ‘’Euleksit’’do t’u ketë thënë atyre të Mitrovicës, tregojuni pak këtyre babushave se ne dimë edhe ndryshe, por edhe në këtë rast ‘’karaxhozët’’do të thonë ‘’Siç po e shihni kemi pasur të drejtë kur kemi thënëe se shqiptarët e Kosovës nuk kanë asgjë në dorë’’, duke mos hyrë fare në analizën e veprimeve të veta të tmershme të cilat nuk e kanë ndër mend t’i ndërpresin fare dhe ‘’për fatin tonë fatkeq’’ ato të ardhshmet do të jenë kundër Qeverisë, për ta çuditur edhe njëherë botën, e cila do të thotë’’O Zot çka qenkan në gjendje t’i bëjnë vetëvetes dhe atyre që përpiqen vazdimisht t’u ndihmojnë’’.Çuditërisht’’ këta trima dhe mic sokola ‘’nuk po i shohim asnjëherë në Veri të Mitrovicës/aty ku zihet pasuli nga një kokërr /dhe ku Dragani dhe Stojani nuk i marrin aspak me të mirë por ua tregojnë atë sendin e macës!.Ata nuk shkojnë në Mitrovicën veriore por diku ku është më butë dhe ku Sadriin/ministrin lokal/ mund ta shëndrrojnë më lehtë në Lopë dhe Lopën ta shëtisin si nasihat/për ta parë njerëzimi demek se ja çka po na bën Sadriu, qeveria dhe të gjithë ata që nuk mendojnë si karaxhozët e padefinuar/.

Nëse këta djelmosha nuk e shohin vetëveten dhe nivelin në të cilin kanë rënë është mirë që të dalin ngapak në kojshillëk dhe ta marrin vesh se çka flitet për ta.Me fjalë tjera janë bërë tepër bajat dhe të paduruar, por edhe mëtej nuk po japin kurrfarë xhevapi se përse nuk po e formojnë Partinë e tyre me të cilën do të luftonin në Parlamanet dhe para popullit me votat që do t’ua jepte Ai . Nuk di çka i ka gjetur dhe përse kanë mbetur të shurdhër në kërkesa të tilla të cilat u janë bërë atyre shumë herë edhe nga mjetet e ndryshme informative edhepse edhe ato janë duke koketuar/kuptohet në emër të patrotizmit të tyre/me karaxhozët.

P.S. Kësaj radhe aty nuk ishte ‘’kryetrimi’’dhe’’Mic Sokoli’’kryesor që t’u dilte përpara veturave’’të mjera të Euleksit’’, për t’u thënë atyre, siç thot Ardit Gjebrea në atë këngën e tij’’Ja ku jam’’dhe gjithashtu t’ua jep urdhërin që’’të shporren sa më shpejt nga toka e Kosovës sepse atë e mbrojnë trimat e Çe Gevarës’’.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi